Shpëtim Luku
Kryeqytetit shqiptar iu shtuan së fundmi dy investime: Aqua Park dhe Adventure Dajti Parc. Janë të dyja investime të bëra në një sector që ishte dhe mbase edhe vazhdon të jetë deficitar sa i takon ofertës karshi konsumatorëve. Kushdo e ka vënë re se sa i takon tregut të argëtimit, Tirana është e varfër, pa shumë alternativa. Koha e lirë në më të shumtën e rasteve kalohet duke projektuar një drekë në një nga lokalet e shumtë. Por argëtimi presupozon më shumë se kaq. Ndaj, Aqua Park dhe Adventure Dajti Parc janë investime më se të mirëpritura, janë goditje në shenjë nga sipërmarrësit e tyre.
Aqua Park e nis me një sukses të vrullshëm
Aqua Park është një kompleks pishinash të mëdha dhe lokalesh shërbimi në zonën e City Park-ut. Ideatori dhe investitori i saj, Artan Mene është shquar gjithmonë për kreativitet në biznes, ndaj nuk është shumë për tu habitur me këtë iniciativë të re biznesi të tij. Nëse duhet të habitemi, atëhere këtë duhet ta bëjmë me nisjen e vrullshme të aktivitetit të Aqua Park-ut, cka dëshmon për një sipërmarrje që do të jetë e suksesshme në vazhdim. Që nga 25 korriku, dita ku u hap kompleksi, ambientet e tij janë frekuentuar edhe mbi kapacitetin prej 800 vendesh që ai ka. Madje ditë të shtuna e të djela, sipas fjalëve të punonjësve të tij, është shënuar edhe thuajse dyfishi i kapacitetit. Së shpejti, Aqua Park-ut do ti shtohet edhe një pishinë e re dimërore, cka do të bëjë që suksesi i saj të mos përjetohet vetëm në sezonin veror, por edhe ditët e tjera jashtë këtij sezoni.
Dajti Adventurë Parc, endrra e bërë realitet e Met Malos
Kur biznesmeni Met Malo ndërtoi teleferikun e Dajtit, ai nuk bëri gjë tjetër vecse ndërtoi një rrugë modern, të shpejtë, që të conte për afro 14 minuta në Malin e Dajtit. Por teleferiku nuk mund të ishte i suksesshëm nëse nuk do të përmirësohej oferta në Dajt. Ose e thënë ndryshë, teleferiku do frekuentohej si rrugë e shpejtë dhe komode, nëse shtoheshin arsyet pse qytetari i Tiranës duhet të shkonte në Dajt. I vetëdijshëm për këtë, Malo bëri disa investime të tjera në Dajt, sikurse ishin Hoteli dhe Ballkoni i Dajtit(Bar restorant). Por sërish duheshin oferta të tjera. Arsye më të forta se sa një drekë, darkë apo një xhiro me kuaj në fushën e malit të Dajtit. Ndaj Dajti Adventure Parc është pikërisht ajo që duhej, është pikërisht ajo arsyeja e fortë që duan qytetarët për të marrë rrugën në Dajt e për të kaluar disa orë në mënyrë aktive. Në këtë kuptim, ky investim shkon plotësisht në harmoni me idetë që kishte Met Malo dhe fare mirë mund të quhet endrra e tij e bërë realitet tashmë nga i biri, Klajdi Malo. Dhe nuk ka asnjë diskutim që suksesi do ta shoqërojë edhe këtë iniciativë të bukur.