Si te reduktosh dilemat e blerjes së një makine?

 

 

Ose një histori personale dhe një propozim për koncensionaret e makinave në Shqipëri

Shpetim Luku

 

Kushdo që është në pozitën e blerësit potencial të një makine padyshim që e ka të qartë panoramën e dhjetra dyshimeve, dilemave, pasigurive e kalkulimeve që  krijohet në një situatë të tillë. Sepse të blesh një makinë nuk është një veprim i lehtë, nuk është një vendim që mund të merret më pak minuta apo brenda pak orësh. Të blesh një makinë do të thotë të pushtohesh e të sqarosh mjaft dilema, tu japësh një e nga një përgjigje shumë pyetjeve. Të blesh makinë të re apo të përdorur?  Të blesh makinë gjermane, japoneze, koreane, italiane apo ndonjë markë tjetër? Të blesh Mercedes, Fiat, Ford, Hyundai, Skoda apo njërën nga dhjetra markat e tjera që gjenden në treg? Të blesh jashtë apo në tregun e brendshëm? Të blesh në privat apo kompani?

Pra mjaftojnë këto pyetje e shumë të tjera si këto për të kuptuar se procesi i blerjes së një makine nuk është fort i lehtë. Le ti marrim këto dilema me rradhë. Të blesh një makinë të re apo të përdorur është një cështje që zgjidhet nga buxheti që ka në dispozicion gjithsecili për të blerë një makinë. Sigurisht, ideale do të ishte marrja e një makine të re, por jo të gjithë e kanë këtë mundësi, ndaj shumica i drejtohet tregut sekondar të makinave. Ndërkohë, duke qenë se buxheti është në limite të caktuara, kjo do të thotë se nuk egziston luksi për të zgjedhur stemën. Aq me tepër që sot diferencat ndërmjet markave sa vijnë dhe reduktohen. Pra me një sasi të caktuar parash mund të marrësh në treg një automjet më të mirë të një marke jo me shumë “prestigj”, ndërkohë që këto para nuk do të mjaftonin për homologen e një marke tjetër, por disi më prestigjioze. Problemi kryesor është vendi i blerjes. Pra, do i drejtohesh tregut privat, të përbërë nga individë të palicensuar e të licensuar, nga persona pa besueshmëri e me besueshmëri, pa përgjegjësi kundrejt teje, marrëdhënia me të cilët përfundon në momentin e përpilimit të aktit të shitblerjes apo ndonjë kompanie të specializuar për këtë qëllim?

DSCN0080Shumekujt i ka rënë rasti të shkojë në tregjet e makinave të përdorura, ku ofrohen marka të ndryshme. Megjithëse makinat janë kryesisht të viteve 2003,2004,2004 pra 10-15 vjecare individët që i shesin ata pretendojnë për një kilometrazh që sjell habi. Thuajse të gjithë thonë që makina që ata shesin ka bërë 140 mijë apo 150 mijë kilometra. Kur ti e shfaq habinë justifikimi, nëpërmjet të cilit ata kërkojnë të të qetësojnë është se mjeti ka qenë në përdorimin e një plake apo gruaje të moshuar. Aq shumë është masivizuar ky justifikim sa tashmë ai është banalizuar dhe është kthyer në një ekspozues i manovrave që bëjnë individë të ndryshëm me kilometrazhin e përshkruar të makinës. Në këtë kuptim, blerja tek individët është një proces me risk, duke u shndërruar në një marrëdhënie jo korrekte e të ndershme. Duke u shndërruar në një lotari, ku produkti mund të të qëllojë i mirë apo i keq.Personalisht mendoj se rruga më e mirë për të siguruar një makinë të mirë e të përdorur është tek kompanitë që merren me tregtimin e makinave të reja, por që kanë filluar tashmë të krijojnë edhe tregun e makinave të përdorura. Më të avancuarat janë Porsche Albania nëpërmjet kompanisë së specializuar të saj Das WeltAuto dhe Auto Star Albania, të cilat janë shumë active në këtë treg. Në ambientet e tyre mund të gjesh oferta shumë të mira, aq më tepër që merr një produkt me garanci, një product, për të cilin mund të kesh të drejtën e kërkimit të llogarisë nëse ai nuk del sic duhet e sic ta kanë premtuar në momentin e shitblerjes. Të blesh një makinë të përdorur në koncensionare do të thotë që të kesh edhe të drejtën e pretendimit për reagim nga ana e shitësit sepse në këtë rast bëhet fjalë për autoritetin e një kompanie që dëshiron të ketë emër të mirë në treg. Prandaj, nisur edhe nga një histori personale do të rekomandoja vetëm marrëdhënie me kompani të tilla që tregtojnë makina të tilla. Ndërkohë, duhet theksuar se koncensionarët e makinave të reja mund të shfrytëzojnë akoma më mirë këtë segment tregu, duke krijuar stokun e makinave të përdorura prej makinave të reja të shitura prej tyre. Deri më tani kanë patur vështirësi, pasi i pengonte TVSH, të cilën duhet ta paguanin dy herë: edhe në rastin kur shisnin një makinë të re, por edhe kur këtë makinë e merrnin pas disa vitesh për ta rishitur si të përdorur. Mirëpo ndryshimet në ligjin e TVSH e kanë zhdukur këtë barrier biznesi, e cila akoma spo shfrytëzohet sic duhet për të krijuar avantazhin e duhur karshi individëve tregtarë të makinave. Por e ardhmja mbetet optimiste.

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More