Shpëtim Luku
Ndonjëherë përshkrimin më të të mirë të situatës ku ndodhet ekonomia nuk mund ta bëjnë as ekonomistët, as teoricienët apo akademikët, as politikanët. Mjafton një hall biznesmeni që të evidentohen disa problem të saj. G.R është një biznesmen i mirënjohur, me një aktivitet të konsoliduar e fitimprurës. Me pasuri që i shtohet cdo vit, por megjithatë edhe ai e ka një “hall”. “Nuk di c’të bej me afro 20 milionë euro që kam në bankë- më tha një ditë. Kështu halli pacin të gjthë-ia ktheva i buzëqeshur. Qesh ti qesh, por unë vertet e kam hall këtë-tha ai më serioz se kurrë. Në bankë nuk lihen më se ska asnjë lloj interesi-shtoi. Atëhere edhe unë u bëra serioz dhe fillova të arsyetoj rreth këtij “halli”. Një sasi e tillë parash është një shumë e konsiderueshme, një capital i vërtetë që nuk mund të rrijë i “fjetur” në bankë. Aq më tepër kur biznesmeni këtë profesion ka: shtimin e parave. Pra në këtë këndvështrim të kesh para e të mos jesh në gjendje ti shtosh ata vërtet është një problem që mund të mos e lërë të qetë një biznesmen profesionist. Ndaj edhe unë nisa “eskursionin” tim në të menduar, me pretendimin për ti dhënë ndonjë ide. “Pse nuk iu rri vigjilent këtyre pronave që bankat nxjerrin në ankand mos ble ndonjë gjë që ia vlen e ta zhvillosh më tej. Bankat nuk kanë asnjë pronë që tia vlej-tha biznesmeni. Atëhere këtu unë e stopova preokupimin tim për të qenë sadopak i dobishëm me ndonjë sugjerim dhefillova të mendoj rreth problemeve që shfaq ambienti ekonomik shqiptar.
Depozitues- banka, një marrëdhënië pa asnjë interes
Së pari është marrdhënia painters e depozituesve me bankat. Aktualisht bankat shqiptare nuk japin asnjë interes për depozitat e qytetarëve. Nuk dëshiroj fare ti futem analizës nëse kjo është e drejtë apo jo, por ama është një shkak shumë i mirë dhe i mjaftueshëm që paratë që qarkullojnë jashtë bankave të rriten, depozitat të ulen(ndonëse deri tani ato mund të kenë ardhur në rritje) dhe qytetarët tiu drejtohet dhënies së parave me fajde apo të bien pre e skemave të ndryshme financiare mashtruese. Bankat shqiptare, pasi kontribuan në strukturimin e kësaj ekonomie shqiptare që nuk prodhon asgjë, pasi cuan në humbjen e afro 1 miliardë eurove në trajtën e kredive të këqija,tani janë në fazën e reflektimit, por sigurisht, duke shkarkuar pasojat e këtij reflektimi tek aktorë të tjerë sikurse janë depozituesit.
Bankat si pjesëtare skemash korruptive
Bankat nuk ka asnjë pronë që tia vlejë-thotë biznesmeni. Kjo është mëse e vërtetë. Nëse i hedh një sy njoftimeve që nxjerrin zyra të ndryshme përmbarimore që punojnë për llogari të bankave atëhere shikon që ato realisht nuk kanë vlerë. Ato nuk tundojnë njeri për ti blerë. Kjo nxjerr në pah mënyrën se si bankat edhe janë mashtruar, por edhe janë korruptuar. Pasi të të figurojnë mbi 1 miliardë euro kredi e keqe do të thotë se kjo nuk ka ardhur si rrjedhojë e paaftësisë, porse vetë bankat kanë qene pjesë e trekendëshit korruptiv biznesmenë-vlerësues pasurie-staf menaxhues i bankave. Ku secili prej tyre ka patur detyrën e caktuar, por edhe pjesën e përfitimit. Biznesmeni kishte detyrë të siguronte si kolateral një pronë të caktuar, vlerësuesi kishte detyrë të rristë artificialisht vlerën e kësaj prone, kurse stafi menaxhues i bankave të mbyllte sytë kundrejt praktikës formale.
Biznesi shqiptar, një terren i vështirë tashmë
Të kesh mbi 20 milionë euro depozitë e të kesh vështirësi të konkretizimit të tyre në trajtë investimi, kjo tregon stadin ku ka arritur biznesi shqiptar. Pra tashmë kemi të bëjmë me një biznes të strukturuar, të konsoliduar, pa hapësira dhe ku ngutja për ti investuar ato mund të përkthehet me dështim. Këtu duhet kërkuar edhe fakti që edhe pse kemi sektorë të biznesut me mbipopullim me protagonist e investime, sërish aty vazhdohet të investohet. Me këtë si duket shpjegohet fakti, që edhe pse qendrat tregtare janë të shumta, sërish investohet në ngritjen e qendrave të reja. Me këtë shpjegohet fakti pse ne kemi cdo kilometër nga një distributor, pse kemi kaq restorante me shumicë, etj etj. Ka ardhur pra një kohë që të bësh biznes në Shqipëri nuk mjafton më vetëm të kesh, por edhe të dish. Të kesh aftësi të identifikosh saktë terrenin e investimit, e më pas ta ndërtosh punën në formë të tillë që të mund të kesh aftësi konkuruese.
Po investitorët e huaj?!
Dhe pyetjet që ekspozojnë problem vazhdojnë në drejtim të investitorëve të huaj. Flasim për investitorë të drejpërdrejtë, pasi Shqipëria deri më tani ka patur vetëm invstime të huaja të tërhequr kryesisht në kuadrin e procesit të privatizimit me përjashtim të dy projekteve të rëndësishmë sikurse ishte Statkrafti dhe TAP. Kur qenka kaq e vështirë për vendasit biznesmenë, që janë të aklimatizuar me këtë terren e klimë biznesi, po investitorët e huaj? Për ta mbetet të shpresohet vetëm tek aftësia e tyre për të prodhuar produkte e shërbime unike për tregun shqiptar, pikërisht në saj të zhvillimit dhe eksperiencës që ata zotërojnë