Përmbytje që ekspozojnë abuzimet 25 vjecare

 

 

Shpëtim Luku

 

Ura që lidh Qafë Shtamën me Krujën e për pasojë edhe me kryeqytetin e zona të tjera të vendit është shembur. Edhe ura e Drojes po ashtu. Janë shembur edhe mjaft ura të tjera.  Të vendosura ne kontekstin e përmbytjeve masive që kanë ndodhur në mbarë vendin ato tingëllojnë si disa dëme më shumë në inventarin kombëtar të dëmeve. Mirëpo, krahasuar me dëmet në zona të tjera të vendit që janë shkaktuar deri diku nga fatkeqësi natyrore sikurse janë vërshimi i lumenjve Vjosë, Osum, Seman, Erzen etj, shembja e këtyre urave të vogla, por shumë të nevojshme për qytetarët është dëshmi e një skandali të madh. Sepse këto ura,  janë rikonstruksione, për të cilët janë investuar miliona euro nga qeveria dhe ato nuk u bënë pre e ndonjë sulmi lumenjsh të terbuar. Këto ura modeste shërbenin vetëm si mbikalim mbi përrenj  modestë e po qe se “egërsimi” i një përroi apo edhe rrjedhjet e ujit nga faqet e malit kanë statusin e një “fatkeqësie natyrore”, atëhere kjo do të thotë se asnjë rrugë në territorin malor të Shqipërisë nuk duhet ndërtuar. Por në të vërtetë egërsimi i përronjve dhe rrjedhjet anësorë të ujit nga skarpatetet e maleve thjesht ekspozojnë një punë të dobët të kryer gjatë rikonstruksionit të rrugës. Dhe tashmë që urat dhe pjëse janë  prishur vetëm pas tre viteve, i mbetet atyre që kanë patur nevojë për këto ura dhe këto rrugë të vuajnë pasojat. Dhe viktimat janë qytetarë të thjeshtë, të cillët përvec halleve të zakonshme duhet të përballojnë edhe halle specifike, biznese të këtyre zonave, të cilët kanë humbur mundësinë e kontaktit me tregjet për produktet e tyre etj etj.

Pavarësisht se zakonisht në raste të tilla si ato të përbytjeve të sivjetshme, por edhe viteve të tjera dominon një atmosferë emotive solidariteti, ky fakt nuk ka pse të heqë mundësinë e të vështruarit kritik. Pasi rituali i punëve të dobëta e pa cilësi ka vazhduar përgjatë gjithë viteve të tranzicionit shqiptar ky gjysma e parave të fondeve të destinuara për investimeve publike kanë përfunduar padrejtësisht në xhepat privatë. Nëse korrupsioni në Shqipëri ka qenë në nivele kaq të larta, një “meritë” të madhe për këtë ka keqpërdorimi I fondeve për investime publike. Nëse i hedh një sy rrjetit rrugor shqiptar që mbahet edhe si adresa kryesore ku ka shkuar shumica e fondeve publike gjen rrugë pa standarte, të pambaruara, por të raportuara si  të tilla, rrugë që edhe pse kanë pak vite që kanë përfunduar në fakt duken sikur janë bërë para një shekulli. Në evidencat e zyrtarëve figurojnë qindra milionë euro të destinuara për rehabilitimin e infrastrukturës bijqësore sic janë kanalet kulluese dhe ujitës, mirëpo fakti është paradoksal: përmbytjet shtohen, në vend që të pakësohen. Dhe si për ta vërtetuar shkencërisht lidhjen korrelative të cilësisë së investimit me efektin pozitiv të tij, edhe në përmbytjet e këtyre ditëve u shfaqën raste positive. Psh Kavaja nuk u përmbyt, Tirana pati një përmirësim të ndjeshëm sa i takon këtij aspekti, pikërisht prej investimeve në pikat kritike, Divjaka po ashtu.  Ndaj dhe situata është e tillë, dramatike, shpesh edhe tragjike, ku mjafton vetëm një trill i zakonshëm natyror dhe urat apo rrugët zhduken sikur të mos kenë egzistuar kurrë. Një raport i fundit i Bankës Botërore të pak kohëve më parë nënvizonte një kontradiktë rreth faktit që Shqipëria ka shpenzuar përgjatë viteve më shumë fonde nga të gjithë vendet e tjera në infrastrukturë( në përqindje ndaj PBB-së), por ka insfrastrukturën më të prapambetur, me përjashtim të një vendi afrikan. Ky fakt kaloi pa zhurmë e debat, por në të vërtetë tek kjo kontradiktë fshihen edhe abuzimet gjigande që janë bërë ndër vite me investimet publike. Tek kjo kontradikte duhet gjetur shkaku dhe shpjegimi pse veprat publike shqiptare janë kaq jocilësore, kaq të ekspozuara karshi “presionit” më të vogël natyror, kaq pa standarte. Tek shumat e vjedhura sistematikisht ndër vite nga politikanë e kompani që kanë punuar për konkretizimin e projekteve duhet kërkuar arsyeja pse ne vuajmë kaq shpesh e kaq dramatikisht pasojat. Pse rrugët tona janë burim aksidentesh, pse veprat tona publike pak pasi mbarohen duken sikur kanë vite të tëra që janë ndërtuar pasi janë të amortizuara moralisht, estetikisht dhe fizikish. Kjo e shpjegon faktin që edhe pse janë shpenzuar miliarda euro, të financuara nga buxheti apo të siguruara nga borxhi publik, sërish Shqipëria është një vend pa asnjë problem të zgjidhur njëherë e mirë. Nuk ka të zgjidhur as rrjetin rrugor, as problemin e ujit dhe të energjisë, as sistemin e kanalizimeve dhe të ujitjes së bujqësisë, as turizmit etj etj Këtu duhet kërkuar shpjegimi, në të kundërt, nëse habitemi, atëhere kjo është thjesht një habi injoranti, që nuk shërben, por vetëm e justifikon realitetin dramatik.

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More