Pasojat e një deklarate të papërgjegjshme të Governatorit

 

Shpëtim Luku

 

Pak kohë më parë, Governatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko bëri një deklaratë, nëpërmjet të cilës, shpalosi qëllimin e institucionit që drejton për deurozimin e ekonomisë shqiptare. Fill pas kësaj deklarate, euro fillojë dishezën e saj të pandalshme. Tani ajo ka arritur në nivele të tilla që është bërë shqetësim për dy kategori kryesore: për eksportuesit dhe për depozituesit. Grupi i parë e ka bërë të qartë nëpërmjet prononcimit të Shoqatës së tyre se humbjet që pritet të pësojnë eksportuesit janë shumë të ndjeshme, madje disa prej tyre edhe mund të falimentojnë. Por jo pak shqetësim ndjejnë edhe depozituesit, të cilët midis tre alternativave, lekë, dollar apo euro kanë zgjedhur ti mbajnë depozitat e tyre ne euro. Aktualisht ne nuk e dimë nëse euro është zhvlerësuar karshi lekut, pas një periudhe shumë të gjatë prej faktorëve klasikë, prej deklaratës së Governatorit apo prej të gjithë faktorëve së bashku. Por ajo që mund të themi me siguri është fakti se një deklaratë si ajo që Governatori bëri pak kohë më parë është e pakëshillueshme, e papranueshme, madje edhe e papërgjegjeshme. Sepse Banka e Shqipërisë është një institucion i besuar prej publikut dhe fjala e drejtuesit të saj nuk ka se si të mos ndikojë në formën e tentativave për vetëmbrojtje nga ana e atyre që disponojnë euro. Prononcime të tilla preceptohen nga publiku që ka interesa me euron si masa që drejtohen kundër interesave të tyre, ndaj dhe lind paniku në keto raste. Fatkeqësisht Shqipëria ka raste të ngjashme, ku është verifikuar edhe dëmi i madh që ka shoqëruar këto deklarata. Në vitin 1991, ish-kryeministri i asaj kohe, Ylli Bufi deklaroi në telenizionin publik shqiptar që Shqipëria ka edhe 6 ditë bukë. Një deklaratë kjo nëpërmjet së cilës ai donte të theksonte gjendjen e vështirë të vendit, por që u përkthye nga popullsia si nevojë për tju drejtuar magazinave për të siguruar rezerva më shumë se 6 ditë.

Kurse në vitin 1996, ish-Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha deklaroi i pyetur për piramidat e asj kohe se “paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë”. Kjo bëri që publiku ti drejtohet në një masë akoma më të madhe sporteleve të firmave piramidale dhe grafikët e depozitimit të kursimeve në atë kohë e vërteton në mënyrë kokëfortë këtë dukuri.

Tani vjen edhe radha e Governatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili shpall masat për deurozimin e ekonomisë, por publiku i euros ka prirjen ta përkthejë si luftë kundër “monedhës së tyre”.  Ti mund të bësh një plan masash dhe mund të fillosh zbatimin e tyre, por nuk është e nevojshme ti shpallësh ato me solemnitet në television. Të mos përfillësh apo të injorosh efektin psikologjik në rastin më të mirë tregon paaftësi.

Pak kohë ka kaluar dhe mjaft qytetarëve iu kanë nisur dhimbjet e kokës. Të njëjta me ato që pësojnë qytetarë në vende të ndryshme kur shikojnë se vlera e aksioneve të kompanive ku kanë investuar është në rënie të vazhdueshme. Cfarë të bëjë me aksionet? Ti shesin sa më parë, të presin se mos ndalon rënia etj etj. Edhe depozituesit bankarë në monedhën euro janë të përfshirë nga dilema të shumta. Ti kthejnë në lekë kursimet e tyre do të thotë të certifikojnë e të pranojnë një humbje të caktuar. Nga ana tjetër kanë frikë se mos rënia vazhdon. Si të veprojnë pra? Kjo është kokëdhëmbja e tyre. Por akoma më të shqetësuar janë  biznesmenët që eksportojnë. Kjo është nornalisht kategoria më e nderuar e biznesit shqiptar, pasi kanë arritur të thyejnë barrierat e të jenë të pranishëm edhe në tregje rajonalë. Këta janë biznesmenët që kanë fituar sfidën e eksportit, atë sfidë që e tentojnë të gjithë, por vetëm këta ia kanë dalë mbanë. Këta janë edhe biznesmenët më të dobishëm të vendit, pasi kontribuojnë në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, sjellin valutë të huaj në Shqipëri nëpërmjet aktivitetit të tyre. Atëhere ku qëndron faji i tyre, që Governatori iu rreshtiohet në krah të kundërt të interesave? Këtyre biznesmenëve ka shumë mundësi tiu zerohen fitimet vetëm nga ndryshimi i ndjeshëm I kursit në dëm të euros. Disa madje parashikohet që edhe mund të mbyllin aktivitetet.

Sigurisht, të  të mbash kursimet e tua në euro, dollarë apo monedhë vendase është cështje intuite, preference apo edhe fati. Askujt nuk i vjen keq kur humbja i ndodh për faktorë klasikë, por ama gjithkush ndjehet i revoltuar, kur një pjesë e kësaj humbje i dedikohet atij që besohet verbërisht për shkak të detyrës. Të vetëdijshëm për pasojat e deklaratave të mëparshme të tij, Genti Sejko ka dalë edhe disa herë të tjera duke u përpjekur të qetësojë qytetarët, të evidentojë faktin se kjo është një situatë e përkohëshme etj etj. Por fakti është se tregu ka përfillur më shumë deklaratën e parë të tij se sa të tjerat të mëvonshme. Ndaj, Governatori është mirë të përfillë një këshillë. Poste të tilla janë tejet të rëndësishme dhe shumë të lidhura me psikologjinë e njerëzve. Ndaj sa më pak dalje në media dhe atëhere kur është e nevojshme, daljet duhen bërë tepër të studiuara.

Shitet “Kato Vora”, ja kush e bleu

 

Te gjithë njerëzve që kanë kaluar në rrugën Tiranë Durrës ndër vite, nuk kishte sit ë mos iu bënte përshtypje  “heshtja” shumë vjecare pas ndërtimit të kompanisë që fillimisht u quajt “Kato Aromatik” e më pas e ndryshoi emrin në “Kato Vora”. E ndërtuar në këtë qytet rreth viteve 1994-1995, ajo ndoshta përbën rastin unikal në Shqipëri, kur një fabrikë, nuk punon asnjë ditë. Madje nuk dihej e nuk dihet as natyra e aktivitetit të asaj kompanie ngaqë nuk pati fatin të funksiononte. Ndonëse në ekstratin e komanisë që gjendet në Qendrën Kombëtare të Biznesit thuhet se objekti I veprimtarisë është investime në ndërtimin e fabrikave të cdo lloji, prodhime kozmetike, esenca vaji, sapunë banjo e detergjentë të ndryshëm, rroba të ndryshme e të brendshme etj.  Pavarësisht kësaj, ajo që është më e rëndësishmja në këtë rast është fakti se për më shumë se 20 vite, fabrika iu nënshtura procesit të amortizimit të natyrshëm, pa patur mundësinë të funksiononte. Dhe ky fakt fillimisht ishte habisjellës për qytetarët, por më vonë ata u mësuan e ambientuan me të. Por tashmë ish-“Kato Vora” ka pronar të ri. Ajo është blerë nga kompanite “Eco Market” dhe nga Union Group,  për afro 3 milionë euro, të cilët kanë menduar se ambientet dhe trualli i kësaj kompani eshte një asset i mirë për kompanitë e tyre egzistuese. Kujtojmë  “Eco Market”  është një kompani e specializuar në tregtimin e artikujve të ndryshëm ushqimor nëpër supermarket të ndryshme, por me qendër magazinimi në autostradë. Për të ky transaksion  do të thotë lirim nga një qera prej më shumë se 120 mijë euro në vit, të cilën e paguante me skemën e deritanishme të organizimit të saj dhe të të bërit biznes.

Kurse për Union Group, blerja është gjykuar si një mundësi e mirë për të krijuar kushte më komode dhe për tju dhënë një hapësirë më të pranueshme kompanive të caktuara që ky grup biznesi ka në përbërjen e saj.

Në ditët në vazhdim cdokush që konstaton punime në ambientet e ish “Kato Vora” nuk ka pse të habitet pasi ato do të jenë punime rikonstruksioni apo përshtatjeje në raport me objektivat dhe qëllimet që kanë pronarët e rinj.