“Besniku” blen kompaninë “Atlas”

 

 

Në sektorin e përpunimit të drithërave ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm. Kompania e njohur me emrin “Besniku” ka blerë një tjetër kompani të rëndësishme të këtij sektori, “Atlas”-in. Në fakt procesi i shitblerjes ka afro 4 muaj që ka ndodhur, ndonëse procesi ndodhet tashmë në fazët e inventarizimit dhe akoma nuk mund të bëhet fjalë për marrje në dorëzim të kompanisë “Atlas” nga kompania “Besniku”. Por kjo është thjesht cështje kohe dhe procedure. Sepse ajo që është e sigurtë është fakti se për afro 8 milionë euro “Atlas” është blerë nga “Besniku:. Arsyetimi i nevojës së blerjes së kësaj kompanie dihen nga drejtuesit e Kompanisë Besniku dhe i mbetet kohës të verifikojë nëse është një blerje e justifikuar apo jo. Por ajo që mund të thuhet në këtë rast është se me këtë blerje, kompania “Besniku” pëson një transformim të rëndësishëm duke marrë edhe statusin e përpunuesit të drithërave. Sepse deri më tani kjo kompani njihej më tepër si një importuese dhe furniture e fabrikave të tjera me lëndë të parë. Duke u bërë pronarë të “Atlas”-it, drejtuesit e kompanisë blerëse i japin aktivitetit të tyre rolin e një protagonist të rëndësishëm të sektorit. Sepse Atlas është një kompani që ka që nga viti 2004 që ëhtë në tregun përkatës me një volum vjetor mesatar aktiviteti ndër vite aty aty me kompanitë e tjera të mëdha të sektorit. Kompania “Atlas”, e themeluar nga investitori grek Dimitri Thomoglou dhe sipërmarrës shqiptarë, ishte një investim fillestar prej afro 12 milionë euro. Kohët e fundit, aktiviteti i kompanisë ishte në bjerrje, ndonëse pak muaj më parë, kompania i rishfaq si asnjeherë tjetër në median radiotelevizive me  një fushatë të fuqishme reklamuese. Tani që bëhet i njohur fakti i shitjes së saj, atëhere kuptohet edhe qëllimi i kësaj fushate