Emri i kompanisë: Mektrin Motors
Xhiro e biznesit 2017: 30 milion EURO
Ndryshimi në % 17/16: 0
Numri i punonjësve: 396
Vendndodhja: Gjirokastër
Kushdo që ka kaluar gjatë vitit 2017 në autostradën (Durrës – Tiranë), duhet të jetë ndjerë i habitur kur ka parë që ndërtesa e bukur e “Mektrin Motors” po prishej për t’i lënë vendin një të reje. Nuk ishte një ndryshim që u bë për korigjime funksionale, pasi ndërtesa e mëparshme ishte e ndërtuar me largpamësi e me standarde, duke pasur hapësirat e nevojshme si për arkivimin e makinave, showroom-in ashtu dhe servisin. Nuk ishte ndonjë ndryshim i imponuar as për korigjime estetike, pasi sikurse e thamë edhe më lart, ndërtesa ishte e bukur, e re, e ndërtuar vetëm 13 vite më parë. Madje, pikërisht pse ishte e tillë, e bukur dhe funksionale, ajo ishte edhe një ndër faktorët që e shndërruan “Mektrin Motors” në një prej kompanive më profesionale të profi lizuar në trajtimin e mjeteve pak të përdorura. Investimi prej 3.5 milionë euro, i realizuar në vitin 2017 dhe që konsistonte në ndërtimin e një ambienti tërësisht të ri, ishte i domosdoshëm sepse “Mektrin Motors” kishte fi tuar të drejtën për të qenë ai “kujdestari” i dy markave të famshme të makinave për territorin e Shqipërisë, konkretisht të “Jaguar & Land Rover”. Ky investim ishte vazhdimi i atij prej 5.5 milion euro të kryer një vit më parë për ndërtimin e showroom-it të “Volvo Car” dhe të “Volvo & Renault Trucks”. Kështu, 5 marka automjetesh të mirënjohura në administrim, me ambiente pune të standardeve më të larta të mundshme, të cilat nuk kanë asgjë më pak se sa ato të vendeve të tjera të zhvilluara, “Mektrin Motors” arrin një ndryshim të rëndësishëm. Nga një kompani dikur e profi lizuar për shitjen dhe servisin e automjeteve pak të përdorura apo të reja, por të tipeve të ndryshme, tashmë ajo është një kompani që i shtoet koncensionarëve të makinave të reja. Ky është një ndryshim shumë pozitiv për tregun e makinave të reja në Shqipëri, pasi “Mektrin Motors”, ka treguar përgjatë 13 viteve aktivitet në tregun e automobilëve se është një kompani profesionale, një kompani inovatore, një kompani me standarde të larta, që pritet të ketë me veprimtarinë e saj efekt pozitiv për tregun në tërësi.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”