Luca Busi

Emri i kompanisë:  Coca Cola Bottling Shqipëria
Xhiro e biznesit 2017:  27 milionë euro
Numri i punonjësve:  328
Vendndodhja:  Tiranë

Njeriut i ndodh shpesh të bëjë retrospektiva të jetës dhe aktivitetit të tij. Dhe mbi bazën e asaj që ka bërë apo jo, që e ka bërë mirë dicka apo jo, që marrë vendimin e duhur në momentin e duhur apo jo, lindin natyrshëm edhe ndjenja të tilla si kënaqësia, lumturia, besimi në vetëvete etj etj. Nëse arsyetojmë në këtë mënyrë, atëhere të gjithë pjesëtarët e familjes Busi kanë të drejtë të pushtohen nga ndjenja të tilla. Sepse, kur në vitin 1994, atyre iu bë një propozim për të “ngulur” flamurin e pijes së famshme “Coca Cola” në vendin, ku banorët e kishin parë ndonjëherë në TV këtë pije, ata nuk u menduan gjatë. Iu përgjigjën pozitivisht propozimit. Morën avionin dhe zbarkuan në vitin 1994 në Shqipëri. Vendi më i mbyllur i Europës kishte vetëm 4 vite që kishte lënë pas një sistem dhe një mënyë qeverisjeje, për tiu bashkuar familjes së madhe europiane. Ishte fillimi i eksplorimit të një sistemi tjetër ekonomik, fillimi i shfrytëzimit të potencialeve të vendit. Dhe më mirë se sa ata që kishin eksperiencë në këtë sistem të porsafilluar nga shqiptarët nuk mund ta dinte kush tjetër. Kam patur disa herë të takoj e intervistoj Franko Busin në ato kohë dhe konstatoja një entuziazëm të madh tek ai, jo vetëm për perspektivën e kompanisë që kishte ndërtuar në Shqipëri, por edhe për perspektivën e vendit në përgjithësi.

Duke investuar 12 milionë dollarë dhe me një afat realizimi të investimit prej 83 ditësh, “Coca Cola Bottling Shqipëria” filloi një rrugëtim shumë të suksesshëm në Shqipëri. Më vonë investimet u shtuan ndër vite, duke arritur një total, prej 60 milionë dollarësh, port ë igjitha këto investime të nevojshme, duket se kanë dhënë kompanisë “Coca Cola Bottling Shqipëria” staturën e një kompanie që korr sukses nga njëri vit në tjetrin. Ka një dukuri interesante në veprimtarinë e saj. Cdo vit veprimtaria e saj përmirësohet, cdo vit, aktiviteti i saj njeh dinamikë vetëm në rritje. Pa frikë mund të thuhet se viti 2017 mund të konsiderohet edhe viti më i mirë në jetën e saj. Sepse, gjatë këtij viti kompania realizoi një aktivitet në 3.7 miliardë lekëve, një tregues ky që është në nivele më të larta se sa ai i një viti më parë. Madje me shumë gjasa është edhe më i miri i arritur ndonjëherë nga kompania. Me këtë tregues në këto nivele kompani paraqitet për vitin 2017, e 60 në renditjen e kompanive më të mëdha të vendit. Është një renditje prestigjioze kur sjell ndërmend faktin se kemi të bëjmë me një kompani që tregton pije freskuese, që kanë cmime të ulta, por që tregon se sa në masë preferohen produktet e “Coca Cola Bottling Shqipëria”.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Recent Posts

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More