Shpëtim Luku
Kompania koncensionare e kolaudimit te automjeteve SGS regjistron rekordin e fitimit ne historine saj 10 vjecare te aktivitetit te saj. Ne baze te te dhenave zyrtare, ajo ka arritur te siguroje nje fitim prej rreth 400 milione leke gjate vitit 2018, cka eshte edhe fitimi me i madh vjetor i arritur ndonjehere prej saj. I krahasuar me nje vit me pare, fitimi eshte rritur me afro 80 milione leke te reja, ose mbi 25 per qind ne terma relative. Eshte e lehtë të merren me mend faktorët që mund të kenë cuar në rritjen e fitimit, në kushtet kur tarifa e tij ka mbetur e pandryshuar ndër vite. Dy me kryesoret janë: rritja e numrit të automjeteve në qarkullim, të cilat duhet të paraqiteshin në sportelet e SGS për shërbim dhe së dyti, reduktimi i ndjeshëm i normave të amortizimit, përderisa bëhet fjalë për një kontratë që ndodhet në fundin e saj dhe investimet fillestare janë amortizuar plotësisht. Fitimi i kompanisë ka ndjekur një kurbë të tillë, ku ai ka qenë i ulët në vitet e para të aktivitetit, duke ardhur duke u rritur, për të kulmuar në vitin 2018. Kështu, koncensioni i kolaudimit të automjeteve rezulton një histori suksesi personal për kompaninë, e cila ka likujduar plotësisht investimet e realizuara dhe ka siguruar fitimet përkatëse, mbase edhe përtej pritshmërive sipas plan biznesit. Kurse, gjykuar nga interesi i klientëve, nuk mund të konsiderohet plotësisht i tillë. Pasi, edhe pse shënoi përmirësim, në krahasim me kohën kur ky shërbim ofrohej nga shteti, serish difektet dhe problematikat, sidomos ato që lidheshin me radhet e gjata për të marrë shërbimin ishin prezente. Kompania u përpoq që ta zgjidhte këtë problem, nëpërmjet ofrimit të prenotimit online, por kjo vetëm në dy tre vitet e fundit të kontratës. Po kështu, kompania në bazë të kontratës ka patur për detyre që të realizojë në vitin e fundit të kontratës një riinvestim në masën 30 për qind të investimit fillestar, por edhe pse duhen vetëm 2-3 muaj që koncensioni të mbarojë zyrtarisht, ky investim nuk është realizuar.
Njërit prej koncensioneve të shumtë në ekonominë shqiptare i ka ardhur fundi. Interesant është të dihet mënyra se si do të ofrohet në të ardhmen shërbimi i kolaudimit të automjeteve. Që kompania të shpresojë në një ripërtëritje kontrate është normale nga ana e saj, por nuk është më e mira për qytetarët dhe shtetin. Ndaj, duhej të kishte filluar me kohë procesi i “dizajnimit” të formës si do të jetë ky shërbim pas disa muajsh e në vazhdim. Teorikisht mënyra më e mirë është ajo që siguron eleminimin e difekteve të vërejtura gjatë koncensionit të SGS, përmirësimin e shërbimit karshi qytetarëve, duke ulur kohën e marrjes së këtij shërbimi dhe po ashtu, edhe interesat e ofruesve të tij. I takon qeverisë që të bëjë përcaktimin përfundimtar, sipas shembujve pozitivë që janë me shumicë kudo. Edhe në rajon