Xhiro e biznesit 2018: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +23
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Durrës
Për këdo që i futet rrugës së biznesit, e rëndësishme është që të jetë i qartë për atë që do të bëjë e atë që di të bëjë. Plotësimi i këtyre dy “kushteve” është nga garanci për sukses të sigurtë. Grupi prodhues i metaleve, i përfaqësuar nga Pap Metal dhe Albsteel, ka krijuar një sukses sistematik përgjatë 20 viteve, që kur filloi aktiviteti i saj. Dhe duke qenë industri përpunuese dhe prodhuese, duke qenë aktivitet i komplikuar e i vështirë nga pikëpamja profesionale, vetë fillimi i këtij lloj biznesi ngjall habi. E njëkohësisht edhe admirim për sipërmarrësin, Proletar Hasani. Gjatë eksperiencës së tij të emigrimit në Greqi, shumë vite më parë, ai ra në kontakt me këtë lloj industrie, formoi bagazhin e duhur për mënyrën si funksiononte ky biznes, krijoi besimin në vetëvete, por edhe dëshirën për ta zhvilluar një të tillë në Shqipëri. Fakti që për 20 vite, kompanitë e drejtuara prej tij, kryesisht PapMetal, e tash dy vite edhe Albsteel, janë liderë të tregut përkatës tregon se ai ka bërë zgjedhjen e duhur. Fakti, që kompleksi prodhues i metaleve në Xhafzotaj, është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, vërteton saktësinë e vendimit të Proletar Hasanit për tu marrë me këtë lloj aktiviteti.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”
Recent Posts
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
SHPETIM LUKU
Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat të nisur ...
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...