Kompania GSA

Xhiro e biznesit 2018: 90 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +15
Numri i punonjësve: 141
Vendndodhja: Tiranë

Ka disa mënyra për të vlerësuar ecurinë e sektorit energjitik shqiptar. Mënyra më e mirë dhe e drejtpërdrejtë është ajo e statistikave që tregojnë nivelin e prodhimit të energjisë elektrike nga turbinate e hidrocentraleve në pronësi publike dhe atyre në pronësi private. P0r ndërkohë një tregues i mirë për mbarëvajtjen ose jot ë prodhimit vendas të energjisë është edhe ecuria e aktivitetit të një sërë kompanish private që janë të specializuara si “brooker” në sigurimin e këtij “malli” në tregun ndërkombëtar dge e ofrojnë në tregun shqiptar atëhere kur krijohen deficite mes kërkesës dhe ofertës nga impiantet prodhuese vendase. Një prej kompanive më të rëndësishme të këtij tregu, e krijuar shumë vite me parë dhe e specializuar në ndërmjetësimin e energjisë është GSA. Aktiviteti i kësaj kompanie, si dhe i simotrave të tjera në fushën e saj është i varur prej prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Nëse ky prodhim është i bollshëm, atëhere edhe aktiviteti i këtyre kompanive është në nivele jo shumë të larta. Mirëpo nëse ditët pa reshje vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëhere ky është një lajm i mirë për këto kompani sepse kjo do të thotë se ata janë thirrur në apel për të plotësuar nevojat për një produkt aq të rëndësishëm sikurse është energjia.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Achilleas Kanaris

Emri i kompanisë: Vodafone Albania
Xhiro e biznesit 2018: 120 milion EURO
Numri i punonjësve: 420
Vendndodhja: Tiranë

Nga ajo cfarë kemi studiuar përgjatë historisë 15 vjecare të Botimit Kombëtar: “Biznesi shqiptar: Më të Mirët” një nga problemet e mëdha të biznesit është struktura e tij. Në listën e kompanive më të mëdha të vendit apo të atyre me fitimin më të madh bëjnë pjesë kryesisht kompani nga sektori i tregtimit të karburanteve, i ndërtimit dhe i punimeve në infrastrukturë, nga sektori i basteve, nga farmaceutika apo koncensione të ndryshme. Akoma edhe më keq paraqitet struktura mes kompanive të vogla dhe atyre të mëdha, ku këto të fundit janë në një masë tejet modeste, krahasuar me ndërmarrjet e vogla apo relativisht të vogla. Por nëse duam të kuptojmë se si mund të ishte zhvilluar më mirë Shqipëria mjafton ti hedhim një sy fushës së telekomunikacioneve. Edhe pse me një operator tashmë të dalë jashtë tregut, sërish telekomunikacionet janë sektori, ndoshta i vetëm, ku Shqipëria matet me Europën. Sepse sipas Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacioneve Shqipëria renditet ndër tregjet më të avancuara mobile në nivel global. Edhe OOKLA, gjigandi botëror i testimit të shpejtësisë e rendit Shqipërinë në vendin e 25, ndër 130 kompani në botë sa i takon shpejtësisë së internetit. Kjo është meritë e të gjitha kompanive që operojnë në telekomunikacione, por në mënyrë të vecantë e liderit të kësaj fushë, Vodafonë Albania.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: INFO TELECOM, PRO-MARKETING
Xhiro e biznesit 2018: 210 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +1 Fitimi: 3 milion euro
Numri i punonjësve: 1000

Viti 2018 ishte i mbushur me evenimente biznesi dhe me vendime të rëndësishme, të marra prej biznesmenit 34 vjecar, Marin Gjonaj. Vendimi i parë kishte të bënte me blerjen e paketës së aksioneve të ortakes së tij, Anisa Skëndo, në të treja kompanitë, Info Telecom, Digicom dhe Promarketing, kundrejt një cmimi prej disa miliona eurosh. Sigurisht që vendime të tilla nuk janë të lehta për tu marrë edhe nga biznesmenë me një eksperincë të gjatë, por për djaloshin e ri, kjo ishte një cështje e menduar gjërë e gjatë. Pasi, ecuria e shkelqyer INFO-TELECOM-it që nga momentet e krijimit të tij, rritja e vazhdueshme, përmirësimi i përformancës në të gjitha treguesit ishin të lidhur pikësëpari me vetë Marinin. Megjithatë, sërish kur ndërmerret një hap i tillë aq i rëndësishëm, kur blen aksionet dhe bëhesh 100 për qind pronar i kompanie kundrejt një investimi të rëndësishëm financiar, është shumë interesante të shikohet ecuria e kompanisë tashmë me këtë status. Pra, viti i parë, pas ndryshimit të strukturës së pronësisë është një vit testues, për të marrë sinjale positive apo negative, për tu ndjerë pozitivisht apo jo prej saktësisë apo mossaktësisë së vendimarrjes. Dhe Marin Gjonaj i ka të gjitha arsyet të ndjehet mëse i kënaqur, pasi me blerjen e aksioneve të ish-ortakes së tij, ai ka bërë një deal të shkëlqyer.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Lindita Kikino

Xhiro e biznesit 2018: 230 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +50
Numri i punonjësve: 522
Vendndodhja: Elbasan

Rasti i kompanisë Kurum International është unik në realitetin e biznesit shqiptar. Jo më tepër sa i takon natyrës së aktivitetit në fushën e metalurgjisë, se sa ajo cfarë ngjsu me këtë kompani, mënyra si u veprua dhe stadi ku ka arritur sot. Në përceptimin e qytetarëve të zakonshëm, Kurum International mund të jetë një kompani e falimentuar. Sepse këtu mund të ketë mbetur “Ora” e tyre. Tek lajmet dhe buja që provokoi vendimi i para disa viteve i pronarit turk të Kurumit për të shpallur falimentin. Ndonëse një veprim i tillë është mëse i zakonshëm në ekonomitë e vendeve të ndryshme, në Shqipëri falimentimi është baraz me dorëzim, është i barabartë me “vdekjen” e kompanisë apo një biznesi të caktuar. Kurse në rastin e Kurumit, ish-drejtuesit turq patën arsye ekonomike dhe ligjore që e shpallën falimentin. Rruga që ndoqën ishte pikërisht ajo që parashikonte edhe ligji për kompani që ndodhen në situate të tilla, sikurse u ndodh Kurum-i. Patën gjithashtu edhe qëllimin për te ndryshuar formën e administrimit e menaxhimit të kompanisë, në mënyrë që asaj ti jepeshin shanset e ringjalljes. Kështu, ata shkuan në Gjykatë, ku parashtruan me transparencë, momentin e keq që po përjetonte kompania. Ndërkohë, Gjykata nga ana e saj, bëri veprimet që imponon procedura ligjore në të tilla situate dhe Kurum kaloi nën administrim të deleguar. Këtu fillon edhe ana më interesante e historisë. Brenda pak vitesh, nën këtë formë organizimi, Kurum filloi të përmirësojë performancën e tij, duke arritur jo vetëm nivelet më të mira, që nga viti 1998, vit kur edhe u themelua ajo, por të kapë castet kulmore.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Samir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group
Xhiro e biznesit 2018: 300 milionë euro
Numri i punonjësve: 3000
Vendndodhja: Tiranë

Eka patur dhe e ka idhull e model frymëzimi, por tashmë ai fare mirë mund të konsiderohet si një Warren Buffet shqiptar. Është një investitor i fuqishëm, është një folës i mirë në publik, ndonëse nuk preferon të dalë shumë, e po kështu ka filluar të hedhë edhe hapat e para në filantropi. Për shumë kënd ai është një njeri që ka prekur qiellin, një person që ka korrur suksesin e jashtëzakonshëm në kuptimin më të mirëfilltë e më preciz të fjalës. Për shumë e shumë shqiptare ai është personi që ka bërë realitet një endërr të pamundur për tu realizuar, një njeri që ka pësuar transformimin e jashtëzakonshëm, nga një student i dikurshëm me studime të lëna në mes, për të marrë rrugën e emigrimit, në një biznesmen i përmasave shumë të mëdha. Por si për të vërtetuar se pluralizmi përmban e përmbledh cdo lloj ideje e opinion, për dikë ai është edhe sinonimi i oligarkut, pavarësisht nëse është i vërtetë ky përcaktim për të apo jo. Mirëpo ajo që duhet pranuar pa asnjë diskutim, ajo që konfirmojnë shifrat përtej cdo lloj interpretimi është se Samir Mane përfaqëson një “magjistar” të vërtetë menaxhimit e fitimit.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj
Xhiro e aktivitetit 2018: 670 milionë euro (Kastrati SHA 500 mln, Kastrati 130 mln, Albsig 20 mln, Auto Star Albania 20 mln, etj)
Numri i punonjësve: 1200 (Kastrati 780, Kastrati sh a 300, Albsig 160, Auto Star Albania, Kastpetrol etj)
Vendndodhja: Durrës

Në Shqipëri egzsitojnë disa grupe të fuqishme ekonomike, të cilat përfshijnë në gjirin e tyre një gamë të gjërë aktivitetesh. “Kastrati Group” është padyshim ndër më të fuqishmit, për të mos thënë më i fuqishmi. Spektri i veprimtarisë së tij është i larmishëm. Ai përfshin tregtimin me shumicë e pakicë të karburanteve, hotelerinë, veprimtarinë siguruese, ndërtimin, punimet në infrastrukturën rrugore, shitjen dhe servisin e makinave të reja etj. Sigurisht, mbërritja deri në këtë stad, ku është aktualisht “Kastrati Group”, shndërrimi i kompanisë së dikurshme Kastrati në një grup të mirëfilltë e të fuqishëm është rrjedhojë e rritjes sistematike pra që ka njohur ndër vite ajo. Me aktivitet fillestar të bazuar në tregtimin e një produkti konsumi, sikurse është karburanti, pra, duke u marrë me tregtimin e asaj që quhet edhe “ari i zi”, krahas rritjes së nevojave për këtë product, krahas rritjes së tregut të këtij produkti, vinte cdo vit edhe rritja e kompanisë “Kastrati”. Rritje sasiore kjo, që duke qenë e pranishme cdo vit, coi më pas edhe në ndryshime të rëndësishme, sikurse ishte diversifikim në mënyrë të natyrshme i veprimtarisë së tij, shtimi i “gjymtyrëve” të tjera në “trupin” e “kastrati”-it.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”