Shpëtim Luku
Ndoshta mund të ketë qenë thjesht një dhuratë, me qëllimin e mirë për të ndihmuar policinë e shtetit për të kryer më mirë detyrat e saj. Por, po qe se përvec kësaj, OSHEE ka patur për qëllim edhe një lloj promovimi për përhapjen e makinave elektrike, kur i dhuroi disa të tilla policisë rrugore, atëhere ajo ia ka arritur qëllimit. Sepse pas policisë, filluan të përdorin makina eektrike edhe disa kompani taksish, por edhe individë të ndryshëm. Por, megjithatë, pa arritur të shënojnë një hop të rëndësishëm në përhapjn e këtyre automjeteve në Shqipëri. Por duket se tani interesi dhe preokupimi për ti përdorur këto lloj mjetesh, që në Europë kanë përhapje të gjerë, ka filluar të shtohet. Luca Busi, Drejtor i Përgjithshëm i “COCA COLA”-s në Shqipëri flet me shumë pasion e krenari rreth një projekti që ka inicuar kompania që ai drejton për të zëvëndësuar të gjithë flotën e makinave të shitjes-gjithsej 52 makina- me makina elektrike. Projekti jetësohet në shkurt të vitit 2020, mirëpo përvec kënaqësisë personale që Busi ndjen duke vepruar e ndërtuar strategji, konform botekuptimit të tij pro natyrës, ai synon të përhapë një trend. Pra, e thënë me fjalë të tjera, ai dëshiron që shembullin e “Coca Cola”-s ta ndjekin edhe një sërë kompanish, të cilat kanë në inventarin e tyre një numur të madh mjetesh, që i kanë në përdorim menaxherët e tyre. Dhe një interesim e gadishmëri të tillë e kanë shfaqur një mumur i konsiderueshem kompanish të tilla. Por…..
Këtu fillon problematika. Po të ishte se cdo gjë varej në dorën e biznesit, pra në ato kalkulimet klasike rreth leverdishmerisë së zëvëndësimit të makinave me karburant, me automjete elektrike, atëhere sigurisht që kjo ishte thjesht cështje vendimi nga ana e tyre. Dhe ky vendim nuk kishte pse të mos ishte pozitiv, pra pro zëvëndësimit, kur llogarit konsumit e papërfillshëm të energjisë elektrike për një makinë, krahasuar me konsumimin e karburantit si dhe amortizimin e vetë makinës. Perhapja e tyre do te ishte nje lajm i mire edhe per qytetaret, per vete impaktin e tyre ne permiresimin e cilesise se mjedisit ku jetojme. Problemi me të cilin përballen makinat elektrike në Shqipëri dhe që shpjegon faktin pse ato nuk po mund të përhapen me një ritëm të kënaqshëm, përderisa edhe Shqipëria është një vend i vogël, lidhet me sistemet e karikimit. Këtu fillon paqartësia e madhe, këtu nis e merr udhë konfuzion. Konfuzion ky që konkretizohet pikësëpari me autorësinë e ndërtuesit të infrastrukturës përkatëse. A është kjo një detyrë e bashkisë, e qeverisë apo duhet që vetë biznesi ti ndërtojë ato? Nëse triumfon si arsyetim alternativa e dytë, pra që duhet të jetë biznesi ai që duhet ta ndërtojë infrastrukturën e nevojshme të karikimit të baterive të makinave elektrike, duke e ofruar si shërbim, atëhere është e kuptueshme se këtë duhet ta bëjnë biznese, të cilat kanë nevojë të pajisen me licensen përkatëse për ta ofruar energjinë elektrike si shërbim. Pasi deri më sot, me statusin që ka, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE) është i vetmi dhe në kushte monopol për të siguruar dicka të tillë. Dilemat dhe pyetjet nuk përfundojnë me kaq.
Po vendet e vendosjes së infrastrukturës së karikimit kush duhet ti përcaktojë? Sepse të vendosësh aparate të karikimit të shpejtë do të thotë të krijosh mundësinë e impaktimit në linjat e shpërndarjes së energjisë, cka do të thotë se vendet ku duhen vendosur këto duhet të jenë të posacme. Nga ana tjetër, mënyra e shitjes së energjisë së përdorur për këtë qëllim duhet të jetë e tillë që të qëndrojë në kostot reale të saj. Pasi mund të vendosen aparate karikimi nëpër parkingje të ndryshme të Tiranës, cka bën që kostot të shtohen në mënyrë të detyrueshme. Këto cështje e të tjera që nuk janë përmendur në këtë shkrim të shkurtër, duhen zgjidhur, pasi ato kanë krijuar një kontradiktë të madhe mes dëshirës së klientëve potencialë të makinave elektrike dhe ngurrimit të tyre për të bërë realitet dëshirat dhe qëllimet. Sepse këto nuk janë thjesht pyetje që ata i ngrenë me veten apo me njëri tjetrin, por përfaqësojnë edhe tema negocimi me institucionet shtetërore. Dhe ajo cfarë kanë konstatuar nga një praktikë jo e shkurtër negocimi është se egziston një paqartësi e madhe me detyrat që duhet të përballojnë institucionet në një realitet tashmë të ri. Ndonëse vetë institucionet e shtetit nuk kanë dalë zyrtarisht me një mesazh. Topi i përgjegjësive hidhet sa njërin institucion tek tjetri, e sa njërën zyrë tek tjetra. Përsa kohë do të ketë një paqartësi të tillë rreth rolit që duhet kryejnë institucione të caktuara në ndërtimin e infrastrukturës së këtyre mjeteve, ato do të vazhdojnë të futën në tregun shqiptar me numra modestë dhe me zgjidhje spontane. Si ato zgjidhje që kanë gjetur psh Coca Cola Shqipëria, e cila i ka paraprirë projektit të saj, duke ndërtuar në ambientet e kompanisë së saj dy aparate Fast Charge”. Mirëpo tashmë jetojmë në epokën e zhvillimeve të vrullshme edhe në këtë sektor. Vetëm Volksëageni pretendon të prodhojë më shumë se 1 milionë makina elektrike, në një të ardhme shumë të afërt, cka e ekspozon Shqipërinë, një vend të “ngrirë” e të pa ndikuar sa duhet nga zhvillimet globale.