Xhiro e biznesit 2019: 36 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +3
Numri i punonjësve: 397
Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër, Kosovë,
Maqedoni, Greqi
Çdo vit kur marrim të dhënat dhe analizojmë të dhënat ekonomiko-financiare të biznesit shqiptar konstatojmë se kompania Elka sa është aty, midis më të mirave të biznesit shqiptar. Duke i patur të gjitha “kartat” e suksesit në rregull, madhësinë e biznesit, fitimin, eksportin, numrin e punonjësve etj. Elka sa bën pjesë në atë numur të paktë kompanish shqiptare, që ka të gjitha treguesit në rregull. Gjatë vitit 2019 realizoi një aktivitet në nivelin e 34 milionë eurove. Pak a shumë sa i një viti më parë, por që gjithsesi mjaftoi për ta renditur kompaninë në vendin e 68 ndër kompanitë më të mëdha shqiptare. Dhe kur mendon se një rezultat i tillë është arritur duke tregtuar rreth 123 artikuj të ndryshëm të konsumit të përditshëm, atëhere kupton më mirë protagonizmin e kësaj kompanie në treg dhe nivelin dominues të garës prej saj.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”