Ndërsa shëtiste në rrugët e Milanos, nën shoqërinë e një miku, me të cilin kishte shkuar për të festuar Vitin e Ri 1999, Avni Ponari u gjend para zyrave impresionuese të kompanisë së sigurimeve Generali.
“E njeh, është Generali, kompani shumë e madhe sigurimesh”-i thotë miku shoqërues, Avni Ponarit, duke u përpjekur ta intrigojë, pasi vetëm 6 muaj më parë ai kishte marrë licencën për të krijuar një kompani private sigurimesh.
“E njoh, dhe jo vetëm e njoh, por kompania ime “SIGAL” pas 20 vitesh do të jetë si Generali”-i përgjigjet Avni Ponari. Tani që kanë kaluar pak më shumë se 20 vite “SIGAL Uniqa Group Austria” ka vërtet fizionominë e kompanisë Generali. Sepse, ashtu sikurse Generali është një nga kompanitë më të mëdha të tregut të sigurimeve në botë, Edhe “SIGAL Uniqa Group Austria” është kompania më e madhe e sigurimeve. Nëse Generali është një kompani e shpërndarë në afro 50 vende nëpër botë, SIGAL Uniqa Group Austria është një kompani që ka vite që ka marrë karakter rajonal duke u përhapur në Kosovë dhe Maqedoni, përvec Shqipërisë. Nëse Generali që kishte për referencë Avni Ponari këtu e 22 vite më parë, është një kompani me 70 miliardë euro prime në vitin 2020, edhe SIGAL, duke patur parasysh rajonin e vogël me konsumatorë të sigurimeve, ka një volum të konsiderueshëm primesh me mbi 65 milionë euro vitin e kaluar.
Rreth 72 mijë të punësuar ka Generali në të gjithë botën, por edhe SIGAL ka një numër të konsiderueshëm prej 1500 të punësuarish dhe agjentësh. Me pak fjalë, shifrat tregojnë që SIGAL UNIQA Group Austria është një General i rajonit tonë. Shifrat tregojnë se “përbetimi” i Avni Ponarit në rrugët e Milanos se “pas 20 vitesh edhe SIGAL do jetë një general shqiptar u bë realitet. Dhe tashmë duhet të kthehemi pas në kohë, të përfytyrojmë edhe një herë një person, i cili kishte vetëm pak muaj që i kishte hyrë rrugës së biznesit dhe që merrte si shembull një kompani të madhe ndërkombëtare. Cfarë ishte parashikimi i tij? Eufori e një personi që ishte i vetëdijshëm për licencën që kishte dhe biznesin ku kishte hyrë? Objektiv jo realist i një personi që oreksin e kishte më të madh se sa mundësia? Apo dicka tjetër? Vitet kaluan dhe tashmë ne kemi detyrimin dhe mundesinë ti japim përgjigjen e duhur pyetjes së mëparshme. E vërteta është se ajo cfarë shpalosi Avni Ponari përballë ndërtesës së kompanisë Generali ishte një ëndërr. Gjithkush ka nevojë për një ëndërr si pikë orientimi dhe më pas, edhe për një sistem drejtimi që do ta cojë personin në mbërritjen tek kjo pikë referimi. Bindja përcakton veprimin tënd dhe veprimi yt përcakton rezultatet e tua, por e para gjë është të kesh besim- thotë Mark Victor Hansen një motivues dhe trajner biznesi. Avni Ponari kishte shumë besim në vetëvete, një besim që e shpaloste kudo, e me siguri, në heshtje, shumë vetë mund ta kenë konsideruar edhe megaloman. Mirëpo duke qenë i përkushtuar non stop karshi kompanisë që krijoi, duke i përqëndruar vetëm tek ajo, duke ndërmarrë kurdoherë në kohën e duhur veprimet e duhura, duke i kushtuar shumë rëndësi reputacionit të kompanisë, duke paguar dëmet që i takonin të paguanin, duke bërë përpjekjet e duhura për të rritur shkallën e edukimit të publikut për domosdoshmërinë e sigurimit, duke mos u kënaqur vetëm me të ardhurat e sigurimit të detyrueshëm, por duke përqëndruar vëmëndjen tek sigurimet vullnetare, ai ia ka dalë mbanë që të jetë lider i përhershëm i tregut të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Jo vetëm kaq, por ka por ka qenë dhe katalizatori kryesor zhvillues i këtij tregu. Sepse gjithmonë ka qenë një hap të tjerëve, dhe të tjerët thjesht më pas kanë ndjekur hapat e tij. Kështu ndodhi me themelimin e kompanisë së sigurimit të jetës, e cila është e para kompani e këtij lloji në Shqipëri dhe vetëm më pas tregut iu bashkëngjitën edhe operatorë të tjerë. Kështu ndodhi edhe kur SIGAL u zgjerua në Kosovë dhe Maqedoni nëpërmjet kompanive Sigal Kosova dhe Sigal Maqedonia dhe vetëm më pas, vepruan në të njëjtën mënyrë edhe kompanitë e tjera analoge shqiptare. Po kështu, Avni Ponari ishte i pari, që kuptoi në momentin e duhur nevojën e ofrimit të një investitori të huaj të rëndësishëm në tregun e sigurimeve, ndaj ofroi Uniqa Group Austria. Rrugën e tij e ndoqn më pas kompani të tjera shqiptare.
Sigal Uniqa Group Austria është e vetmja kompani shqiptare, që, edhe pse sistemi bonus malus nuk ka filluar akoma zbatimin, ajo e aplikon atë në një formë tjetër, duke i ofruar të siguruarit një sigurim gjysëm kasko me cmimin e policës së zakonshme TPL. Dhe nuk janë pak, por mbi 400 milionë lekë të vjetra, subvencioni vjetor, i përdorur për këtë qëllim.
Tani, tregu i sigurimeve është përballë sfidave dhe zhvillimeve të reja. Sërish në pararojë të tyre është “Sigal Uniqa Group Austria”. Shumë zhvillime digitale janë bërë pjesë e zakonshme e veprimtarisë së SIGAL-it. Mund të raportosh dëmet online, mund të marrësh siguracionin online, është futur shërbimi i teleshëndetiti, cka do të thotë të kesh doktorin me vete. Shërbimet digitale janë e ardhmja edhe në biznesin e sigurimeve, ndaj, Avni Ponari, sikurse ka vepruar kurdoherë, edhe në këtë aspekt është i pari me shërbimin e digitalizuar.
Tregu shqiptar i sigurimeve ka edhe disa kompani të tjera, mirëpo Avni Ponari njihet si figura kryesore e tij. Sepse ai nuk lodhet, nuk përton të shfaqet kudo në publik kur është puna për të diskutuar për problematika të këtij sektori, për të punuar për zgjidhjen e tyre. Sfida e përhershme e tij ka qenë dhe mbetet: të funksionojë si një profesionist i mirëfilltë i sigurimeve dhe më shumë se kaq. Të jetë jo vetëm një njeri i suksesshëm, por edhe I vlerave.