Ermal Beqiri, një aktor i shquar i “Sillicon Valley-t” shqiptar

Nga Shpëtim Luku

Padyshim që teknologjia sot është  një nga sektorët që formëson ekonominë globale, nxit ndryshimet dhe përcakton tendencat. Njëra nga industritë më të synuara dhe tërheqëse sa i takon rentabilitetit të lartë në të gjithë botën është ajo e informatikës. Pra industria e konceptimit, ideimit, prodhimit dhe përshtatjes së zgjidhjeve softuerike nga platformat bazike  deri tek zgjidhjet më të komplikuara ERP dhe CRM.  Jo më kot kompanitë më të mëdha në botë renditen ato teknologjike si Microsoft, Apple, Amazon, Facebook, Google, Yahoo, Samsung, Alibaba etj. Jo më kot Billi Gates, Jeff Bezos, Mark Zukenberg, Lary Page etj renditen tek njerëzit më të pasur në botë. Ata kanë qenë edhe pionierët e inkubatorit më të madh të teknologjisë në botë Sillicon Valley në San Francisko të Kalifornisë.

Por edhe Shqipëria ka “Sillicon Valley”-n e saj. Dhe një nga pionierët e tij është padyshim Ermal Beqiri. I mirëarsimuar dhe i doktoruar për informatikë në Francë, në Universitetet e Nimes dhe Montpeljesë ai pati rastin të tregojë se është një person i talentuar i fushës duke u renditur i dyti në Robotikë, si dhe nëpërmjet punës në disa kompani franceze.  Ai u rikthye në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në vendlindje. Si dhe për të vërtetuar që pervecse një inxhinier i talentuar informatike është edhe një biznesmen i talentuar i këtij sektori. E nisi aktivitetin prej informaticieni duke ofruar zgjidhje informatike për universtitetet shqiptare, publike dhe ato private. Duke dixhitalizuar veprimtarinë e tyre, cka solli një administrim më të lehtë e më të mirëtë tyre. Kurse prej 11 vitesh  ka ngritur një nga kompanitë lider në Shqipëri që ofron zgjidhjet për institucione të ndryshme nga ata qeveritaret por edhe për kompanitë private brenda dhe jashtë vendit.

Kush është “Soft&Solution Group?

 

“Soft&Solution” është sot një nga kompanitë kryesore teknologjike të Shqipërisë. Si një kompani lider që nga viti 2011 në fushën e informacionit dhe telekomunikacionit në Shqipëri dhe tashmë edhe në Francë e Turqi,  Gjatë vitit 2021 realizoi një volum aktiviteti në vlerën e 650 milionë lekëve ose rreth 5.5 milionë euro. Dhe me një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë. Soft & Solution Group ofron shërbime në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve të të gjitha kategorive dhe profileve. Stafi i saj është i motivuar të krijojë produkte dixhitale funksionale dhe elegante për t’u dhënë zgjidhje të thjeshta edhe problemeve më komplekse.
Në “Soft&Solution” punohet për të dhënë zgjidhje që ndihmojnë bizneset dhe organizatat udhëheqëse të vendit të ofrojnë menaxhim efikas dhe përvoja të paharrueshme, duke u bazuar në platformat fleksibël që kanë krijuar. Më e rëndësishmja,  ata ndihmohen të rriten.

 

“Soft&Solution” fokusohet vetëm tek zgjidhjet. Ajo ka ofruar zgjidhje softuerike të klasit botëror për më shumë se një dekadë tani. Ka punuar në projektet më inovative me institucionet dhe organizatat më të rëndësishme të vendit. Ndërsa ka hyrë në dekadën e dytë të aktivitetit, “Soft&Solution” po investon në fuqinë punëtore dhe talent të dyfishtë.

Me angazhimin për ndërtimin e sistemeve softuerike dhe një staf të certifikuar, Soft&solution renditet ndër kompanitë më të suksesshme në treg. Kompania i është nënshtruar një sërë auditimeve gjatë një periudhe 12 mujore. Qëllimi kryesor i kompanisë  është që çdo proces në kompani të plotësojë dhe të tejkalojë standardet e synuara.

Një nga faktorët bazë të suksesit që ka siguruar kompania ndër vite është talenti i punonjësve të saj, dedikimi ndaj punës, dashuria për të dhe profesionin. ““Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e doni atë që bëni, do të jeni të suksesshëm”.”- thotë Tony Robins, një nga motivuesit kryesorë të biznesit.

Soft&Solution njihet për fokusin e saj të vazhdueshëm në ofrimin e zgjidhjeve praktike për klientët e saj, në vend që të fokusohet thjesht në inxhinierinë e softuerit. Kjo e vendos atë në një avantazh të konsiderueshëm konkurrues.

Projektet qeveritare kërkojnë nivelin më të lartë të besimit, sigurisë, aftësive të menaxhimit të projekteve dhe palëve të interesuara. Soft&Solution i ka këto cilësi.

Soft&Solution prezanton deri në 12 artikuj QC, duke siguruar cilësinë më të lartë të projekteve me çmime konkurruese. Ndërkohë që është edhe në procesin e ndërtimit të suksesit të një markë të fortë dhe të mirënjohur globale.

 

Recent Posts

Të bojkotojmë ata që paguajnë taksa në favor
Sikurse mund ti ketë rënë në sy cdokujt, së fundmi është ndërmarrë një iniciativë e cila synon bojkotin e blerjeve nëpër supermarkete një ditë të muajit shkurt. Qëllimi sipas organiza...
February 7, 2025 Read More
“Hienat”
"Hienat bankare" është libri i një gazetari investiguese amerikan, i cili trajton abuzimet e mëdha në sektorin bankar dhe financiar. Teksa kryente intervistat e shumta me punonjës të këtij sek...
February 6, 2025 Read More
Pse asnjë profesor shqiptar i ekonomisë nuk ësh
Vasil Naci është një prej biznesmenëve më të njohur e më të suksesshëm shqiptar. AGNA Group, Pronar dhe President i të cilit ai është ka aktivitete në disa sektorë të biznesit shqiptar....
January 27, 2025 Read More
Paradoksi i Kukësit, qarku më i varfër, por me
Qarku i Kukësit është më i varfëri në Shqipëri. Dhe kjo nuk është cështje perceptimi. Pasi pasuritë e shumta natyrore që ndodhen në këtë qark si mineralet, pyjet, hidrocentrali, liqeni,...
January 16, 2025 Read More
Deputetë të dështuar, biznesmenë të parakalua
Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme ku do të votohet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. E sigurtë është që në adresë të biznesmenëve të ndryshëm do...
January 7, 2025 Read More
Cfarë makine të zgjedh e të blej?
Të blesh një makinë nuk është një vendim i lehtë. Përkundrazi është tejet i vështirë sepse pyetjet që e shoqërojnë këtë process e që iu duhet dhënë përgjigje janë të shumta. Cfa...
January 4, 2025 Read More
Drama e kursimtarëve
Egziston një rregull i pashkruar sipas të cilit kurrë nuk duhet shpenzuar aq sa fiton, por më pak. Sigurisht, këtij rregulli nuk mund ti nënshtrohen persona apo familje që bëjnë pjesë tek ka...
December 30, 2024 Read More
Keqkuptimi i madh me cmimet e supermarketeve!
Perceptimi se cmimet e produkteve të ndryshme në supermarketet e Shqipërisë janë më të larta se sa në vende si Italia, Kosova, Maqedonia apo Serbia ka një përhapje jo të pakët tek konsumat...
December 27, 2024 Read More