Administrator i kompanive R.B.H Beline dhe “Izvor99”
Xhiro e biznesit 2021: 40 milion EURO
Ndryshimi në % 21/20: +40
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Tiranë, Elbasan
E shikon këtë, ky është bitumi im, edhe ky, edhe ky…”. Ndërsa kalonim në segmente të ndryshëm rrugorë, gjatë një udhëtimi në një nga rrugët kryesore të Shqipërisë, e ndërtuar vitet e fundit, Rebani Likometa tregonte gjithë ngazëllim e krenari se bitumi që ishte përdorur aty ishte ofruar e tregtuar nga ai. Ishte një krenari e ligjshme e një personi, i cili ka arritur të ndërtojë një kompani tepër të suksesshme, e cila është kthyer prej vitesh në furnitorin kryesor të kompanive që punojnë në infrastrukturë me një produkt të domosdoshëm, sikurse është bitumi. Ka edhe kompani të tjera që kanë këtë natyre aktiviteti, por duket se ato as i afrohen fare e as kanë asnjë mundësi të konkurojnë me “IZVOR 99”-ën e Rebani Likometës. Dhe ky nuk është thjesht perceptim, por një konkluzion i logjikshëm që rezulton nga “fotografimi” i biznesit te tij përgjatë viteve.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”