Me biznesmenin korcar Luan Larti e kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit e më cilësorët e qytetit, që e ka ndërtuar kompania Larti sh.p.k. Pata ndjesinë se aty duhet të ishin zyrat e kompanisë, por Luan Larti më orientoi nëpërmjet telefonit të shkoja e ta takoja tek kantieri, aty afër. Kur mbërrita shikoj administratorin dhe njëkohësisht një nga pronarët e kompanisë Larti sh.p.k në mes të kantierit, duke ndjekur punimet.
“Nuk ke drejtues punimesh që rri vetë në kantier”, i them me humor. Dhe përgjigjen do ta merrja pak caste më vonë kur u ulëm të bisedojmë.
“Kompleksin e kam dhënë me sipërmarrje, grupeve të ndryshme që kryejnë punime sipas specializimit që kanë. Por më pëlqen shumë ti ndjek edhe vetë punimet, pasi marr kënaqësi kur shikoj ritmet e punës, kur shikoj ndikimin social të aktivitetit në një kontigjent prej afro 200 punonjësish, kur shikoj përmbushjen e grafikëve ditorë të punës, kur shikoj se si godinat rrisin shtatin cdo ditë etj.
Duke u përgjigjur në këtë formë, Luan Larti na ka dhënë në fakt edhe shpjegimin kryesor pse ai është biznesmeni më i madh në rajonin juglindor dhe një prej më të mëdhenjve edhe në rang kombëtar. Jo rastësisht. Ndonëse periudha e ndërrimit të sistemeve e kapi të ri në moshë, sërish, vuajtjet që kishte kaluar gjatë sistemit monist kur familja e tij trajtohej si kulak kishin lënë gjurmë tek Luan Larti. Për të drejtë shkolle as që bëhej fjalë, ndërkohë që viti kalendarik shtyhej me 6 muaj punë në bujqësi e 6 muaj në kombinatin e sheqerit në Maliq. Ndaj, kur sistemi ekonomik ndryshoi, kur në Shqipëri u instalua ai system ekonomik që bazohej në insiativën e lirë, në kokën e Luan Lartit ishte fiksuar vetëm një ide: të ndërtonte një punë të tijën nëpërmjet së cilës të matej e të verifikohej sa i suksesshëm ishte ai. E provoi për pak kohë emigrimin dhe e kuptoi shpejt se qëllimi i tij kryesor, pra, ndërtimi i një pune të tij kishte kuptim vetëm nëse kthehej në atdhe. Dhe porsa u kthye përfundimisht, së bashku edhe me atë që e ka aksioner përgjatë më shumë se 30 viteve, Astrit Isa, nisën tregtimin e fruta perimeve. Duke shënuar ndërkohë edhe fillimin e një ortakërie që ka thyer tashmë rekordin e kohëzgjatjes, gjë kjo e rrallë në biznesin shqiptar.
Ecuria e biznesit ishte e tillë që nuk mund të kënaqte egot e dy aksionerëve që kuptonin se mundësitë ishin për shumë më tepër efektivitet dhe rentabilitet. Ndaj dhe kaluan në një sektor tjetër, sikurse ishte ai i tregtimit të materialeve të ndërtimit. Rritja e vazhdueshme e aktivitetit sollli ndryshime të rëndësishme edhe në organizim, derisa në vitin 1999 u krijua kompania Larti sh.p.k. Në fillim si sipërmarrje e vogël me qëllim tregtimin e materialeve të ndërtimit në Korcë dhe rrethinat e saj. Por falë punës së themeluesve të saj dhe cilësisë së lartë të produkteve që tregtonte, aktiviteti rritej vazhdimisht dhe produktet zunë një vend të rëndësishëm në treg. Klientela filloi të shpërndahej pothuaj në të gjithë Shqipërinë dhe kompania u kthye nga kompani locale në kompani kombëtare. Objekti i veprimtarisë ka ardhur duke u zgjeruar, pasi përvec tregtimit të mallrave të ndryshëm për ndërtimin, kompania grumbullon dhe tregton skrap hekuri dhe vitet e fundit ajo është futur fuqishëm edhe në ndërtim. Duke ndërtuar dhe rikonstruktuar objekte banimi dhe tregtimi. Vetëm kompleksi në hyrje të Korcës përfaqëson një volum ndërtimi prej 60 mijë metra katror dhe është konkretizuar brenda një periudhe 4 vjecare. Cka do të thotë se cdo vit, kompania ka ndërtuar rreth 15 mijë metra katror.
Kompleksi i banimit në hyrje të Korcës është një nga krenaritë e Luan Lartit dhe ai duke biseduar nxjerrë në pah edhe arsyet nga buron kjo krenari njerëzore dhe profesionale.
“Në apartamentet e këtij kompleksi temperatura në dimër është 18 gradë, në verë kur bën vapë të madhe, brenda tyre është fresk. Cdo familje e ka faturën e energjisë elektrike jo më shumë se 4 mijë lekë në muaj dhe e gjithë kjo vjen sepse godinat janë me material cilësore në ndërtim dhe izolim”, shpjegon ai. Dhe habia vjen e shtohet tek ne kur mësojmë se i gjithë ky standart i lartë që shoqëron këtë kompleks e ka cmimin e shitjes më pak se 700 euro për metër katror. I gjithë volumi i ndërtimi prej 60 mijë metra katror është konkretizuar brenda një periudhe 4 vjecare, cka do të thotë se cdo vit, kompania ka ndërtuar rreth 15 mijë metra katror.
Moto e kompanisë Larti sh.p.k ka qenë dhë mbetet furnizimi i tregut me materialet më cilësore dhe standartet bashkëkohore. Dhe këtë e ka arritur nëpërmjet përzgjedhjes së produkteve që furnizon, duke siguruar partneritet me kompanitë më serioze në treg që i prodhojnë apo kanë ekskluzivitetin e këtyre produkteve.
Performanca e kompanisë
Më lart thamë se tashmë Larti sh.p.k renditet në gjirin e kompanive më të mëdha në rang kombëtar. Dhe ky nuk është një perceptim, por konkluzion që del edhe nga mbikqyrja dhe analiza e treguesve financiarë të saj. Gjatë vitit 2022, Larti sh.p.k arriti të realizojë një aktivitet në vlerën e 6.1 miliadrë lekëve. Kjo do të thotë një rënie fare e lehtë e të ardhurave, krahasuar me vitin paraardhës, por që megjithatë e renditën kompaninë në vendin e 72, ndër kompanitë më të mëdha të vendit. Më mirë ishte realiteti i përfitueshmërisë së kompanisë dhe dinamika e saj, krahasuar me periudhën paraardhëse. Kështu, Larti sh.p.k realizoi një fitim para tatimit prej 382 milionë lekësh, që do të thotë një rentabilitet prej 6,2 për qind, një nivel i kënaqshëm për kompani që distribuojnë dhe tregtojnë mallrat ë ndryshëm. Sipas këtij treguesi kompania Larti sh.p.k paraqitet si kompania e 104 sipas fitimit të siguruar. Edhe sa i takon taksave dhe tatimeve që përbëjnë edhe kontributin e kompanisë në buxhetin e shtetit, ai është në një shifër të konsiderueshme, pasi mbi 700 milionë lekë janë paguar në favor të institucioneve publike.
Këta tregues shumë të mirë nxjerrin në pah punën e palodhur të kryer nga drejtuesit dhe i gjithë stafi. Një nga synimet kryesore të Larti sh.p.k është rritja e mëtejshme e pranisë në treg. Dhe me atë cfarë ka treguar ndër vite, me progresin që ka mundur të sigurojë kjo kompani, nën drejtimin e Luan Lartit dhe Astrit Isa, është e sigurtë që synime të tilla janë mëse të realizueshme.