Rikthimi i gjigandit mediatik

Shpëtim Luku 

Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës  të një televizioni tjetër privat. Tani i Top-it, i ulur tek Piramida ku zhvillohej biseda, hedh vështrimin nga Radio Televizioni Shqiptar dhe i thotë bashkëbiseduesit të tij: ky që kemi përballë uroj të mos zgjohet, sepse ky nuk përballohet po u zgjua.

Nëse nuk do ti ndërpritej jeta aksidentalisht dhe Dritan Hoxha do të vazhdonte të jetonte edhe sot e kësaj dite, është e sigurtë se atë që po ndodh me Radiotelevizionin shqiptar ai do e përjetonte me ndjenja të dyzuara. Nga njëra anë  do të ndjente shqetësimin e natyrshëm që vinte nga fakti që ai, të cilin e quante “gjigandi në gjumë”, është zgjuar. Që do të thotë se skena e medias televizive shqiptare nuk ka më dy televizione të mëdha kombëtare, por llogaritë tashmë duhen bërë edhe me RTSH-në. Ndërsa nga ana tjetër, si njeri  që dinte të vlerësonte të tjerët për zotësitë e tyre do të ndjente edhe admirimin për ata, të cilët, edhe pse kundërshtarë dhe shqetësimsjellës për të, e kanë futur tashmë RTSH-në në shinat e duhura.

Sepse në RTSH tashmë nuk vegjetohet, nuk punohet në mënyrë formale e rutinore, ose më saktë, në RTSH nuk bëhet sikur punohet, sikurse është vepruar në të shkuarën, por përkundrazi. Në RTSH ideohet, krijohet, e konkretizohen emisione e programe në vazhdimësi. Në këtë institucion punohet në mënyrë sistematike dhe me vision të qartë për të përmbushur misionin e tij si një media në funksion të publikut  në të tre komponentët: informim, edukim, argëtim.  Në Radio Televizionin shqiptar punohet tashmë në  të dy frontet: edhe në drejtim të sasisë, pra prodhimit të shumë e shumë programeve, por ajo që është edhe më kryesorja, këto programe  janë cilësore, cka plotëson standartin për të qenë një aktor i fuqishëm në tregun mediatik.

Sa i takon anës sasiore, janë rreth 120 programe në javë që prodhohen prej RTSH-së, programe këto të konceptuara për të gjitha kategoritë e popullsisë. Pavarësisht vendbanimit të tyre, banojnë në Shqipëri apo jashtë saj, banojnë në fshat apo qytet. Pavarësisht moshës së tyre, pasi janë programe për fëmijë, të rinj, të rritur e njerëz të moshës së tretë.

Janë programe dhe emisione të ideura e të konceptuara për të qenë konkuruese me programet analoge nëpër televizione të tjera private. Të cilat brenda një periudhe të shkurtër ia kanë arritur qëllimit. “Mirëmëngjes Shqipëri”,  “Jetë shqiptare”, “3D”,  “Kur xhirohej një film”, “Një natë sa një Jetë” apo “Fustanella”, pa harruar edhe programe të tjerë,  kanë krijuar audiencën e tyre të madhe.

Sepse si në cdo treg tjetër, edhe në këtë  lloj tregu ajo që stë lë të gënjesh veten është shikueshmëria. Dhe për të matur shikueshmërinë  ka forma të ndryshme, ku një prej tyre është edhe interaktiviteti dhe impakti në rrjetet sociale. Në youtubë, Tik Tok, Facebook apo instagram. Ose sic thuhet në mënyrë të thjeshtëzuar klikimet. Një matës i tillë vlen edhe për RTSH-në, por ajo cfarë e dallon RTSH-në  me mediat e tjera konkurente, është se klikimet nuk janë qëllim në vetëvete i saj, nuk janë një plan apo objektiv për tu arritur me cdo kusht e me cdo mënyrë. Klikimet, pëlqimet janë pasojë dhe njësi matëse e një procesi gradual, sistematik e të pakthyeshëm. Në rastin më të keq, RTSH-ja ka dyfishuar numrin e ndjekësve të saj në një rrjet social dhe në rastin më të mirë ajo i ka dymijëfishuar ato, sikurse është rasti në platformën Tik Tok, ku RTSH ka arritur shifrën 3.3 milionë. Vetëm brenda një periudhë kohore prej 8-9 muajsh ka emisione që i kanë kaluar 1 milionë klikimet dhe pozitivja është se këto janë që të gjitha emisione të reja, të krijuara në rrethana të reja. RTSH nuk i ka pra obsession klikimet, por ama i vlerëson ato si një njësi matëse objective që tregojnë në mënyrë domethënëse se ku ishte ajo, ku është dhe ku do të jetë në një të ardhmen.

Cfarë është arritur përgjatë këtyre 8 muajve nuk është rastësi. Por është fryt i një vizioni, strategjie, reformash dhe investimesh të realizuara në teknologji e infrastrukturë. Aktualisht RTSH-ja ka studion më të mirë në vend, gjë që ka shërbyer edhe si stimul, po ka krjuar edhe mundësitë për të realizuar programe e spektakle të ndryshme nga ato që përmendëm më lart. Në RTSH kushtet e punës kanë ndryshuar rrënjësisht, duke i kthyer pra gazetarit të RTSH dinjitetin e cënuar nga mungesa e mëparshme e këtyre kushteve. RTSH ka aktualisht sallën e orkestrës të restauruar plotësisht, duke e kthyer atë në një ambient ku mund dhe do të realizohen veprimtari përtej destinacionit të ngushtë që ajo kishte më parë. Ndërsa së fundmi është shënuar edhe arritja më e madhe e deritanishme, studio e re e RTSH 24, cka krijon mundësitë që radiotelevizioni public të nisë një epokë të re në fushën e informacionit të pandërprerë.

Gjysma e hapësirës totale të ambienteve të RTSH ishin kthyer në vende magazinimi plehrash e mbeturinash, ndërkohë që tashmë kjo sipërfaqe është integruar plotësisht, duke u bërë funksionale. Duke fituar pra hapësira të reja në funksion të përmirësimit të mëtëjshëm të kushteve të punës për punonjësit e RTSH-së.

Sigurisht që është bërë shumë brenda një periudhë të shkurtër kohe, por ama puna vetëm sa ka filluar. Destinacioni ku synohet e ku do arrihet pa më të voglin dyshim, është ende larg, por e sigurtë është vendosmëria për ta cuar RTSH-në majat më të larta. Për ta rikthyer atë, sërish të madh.