Të qarkullosh miliona për të fituar qindarka. Po qe se do të duhej të përshkruanim me një fjali atë që ka ndodhur gjatë vitit 2023 me rrjetet e supermarketeve në Shqipëri do të ishte pikërisht kjo fjali. Pra aktivitet voluminoz dhe qindra milionë euro, por fitime mikroskopike prej qindarkash. Në të kundërt me perceptimin e konsumatorëve, e për më keq, edhe të shumë ekspertëve të ekonomisë, problemi pra me cmimet përshtypjelënëse apo përshtypjebërëse, nuk lidhet me supermarketet si hallka e fundit e shitjes me pakicë. Është e vërtetë që cmimet rriten në mënyrë sistematike dhe këtë e tregon Indeksi i Cmimeve të Konsumit që raportohet nga INSTAT, por supermarketet duket se janë kontribuese shumë modeste në rritjen e këtyre cmimeve. Këtë e dëshon fakti se pothuaj të gjitha rrejtet e supermarketeve në Shqipëri funksionojnë më norma rentabiliteti nga 0-10 për qind, normë kjo e llogaritur me fitimin para tatimit. Janë shumë arsye e shumë faktorë që i bëjnë cmimet e produkteve bazë të ushqimit në Shqipëri të larta dhe në këtë shkrim nuk kemi si qëllim analizën apo matjen konkrete të ndikimi të secilit factor. Por ajo që themi me siguri është se barra e fajita nuk qëndron tek kompanitë që menaxhojnë rrjetet e supermarketeve. Sepse ky aktivitet është I formalizuar tërësisht, qoftë me hyrjet në doganë e qoftë me shitjet në segmentin fundor nëpërmjet faturave për gjithsecilin blerës. Dhe për të kaluar nga fjalët tek faktet konkretet le të shikojmë ecurinë e rrjeteve kryesore të supermarketeve në Shqipëri gjatë vitit 2023.
Spar rezultoi rrjeti që pati më shumë volum shitjesh. Realizoi një aktivitet rreth 10 miliardë lekë, me rritje krahasuar me një vit më parë. Por me një fitim para tatimit pak më të lartë se 400 milionë lekë. Pra kjo kompani, edhe pse më e madhja në treg, funksionoi me një normë rentabiliteti prej 4 për qind.
Conad Albania dhe Conad Food Albania realizuar së bashku një aktivitet prej mbi 8 miliardë lekë. Dhe që të dyja garantuar një fitim para tatimit prej më shumë se 860 milionë lekë. Cka do të thotë se të dyja kompanitë, që gargantuan një rentabilitet pak më të lartë se 10 për qind. Por duhet thënë se Conad Food Albania si furnitore e Conad Albania-s ka një rentabilitet më të madh, në dallim nga Conad Albania si kompani tregtuese me pakicë.
Diambe është një tjetër rrjet supermarketesh që ka patur përhapje vitet e fundit. Gjatë vitit 2023 ai arriti të sigurojë një xhiro biznesi prej 3.8 miliardë lekësh, kundrejt një fitimi prej 144 milionë lekësh. QëII korrespondon një rentabilitet prej 3 për qind, bazuar në fitimin para tatimit.
Volum pune ka bërë edhe Xhangolli. Rreth 3.6 miliardë lekë. Por kur vjen puna tek fitimi ai është fare modest. Rreth 14 milionë lekë fitim është një shifër e papërfillshme, krahasuar me qarkullimin e konsiderueshëm.
Edhe Ekstramarket është një rrjet supermarketesh që po përhapet mirë vitet e fundit. Gjatë vitit 2023 siguroi një xhiro prej 2.5 miliardë lekë, kundrejt një fitimi para tatimit prej 166 milionë lekë. Pra me një normë rentabiliteti midis 6-7 për qind.
Edhe rrjeti i njohur i supermarketeve Eco Market ka patur një aktivitet në shifra të mira sa i përket shitjeve, teksa ka regjistruar një xhiro prej 2.5 miliardë lekë. Por puna calon sa i takon fitimit. Vetëm 95 milionë lekë fitim i siguruar është shumë larg pritshmërive të një kompanie me përhapje të gjërë.
Jo pa qëllim e shpalosëm këtë panoramë të rezultateve ekonomiko-financiare të disa prej rrjeteve kryesore të supermarketeve në Shqipëri. Se janë edhe rreth 30 kompani të tjera më të vogla të kësaj natyre, por që nuk devijojnë nga ‘rregulli” i kompanive të mëdha. Pra fitime modeste, norma modeste rentabiliteti. Dhe askush nuk ka pse cuditet me këtë fakt, përderisa edhe historiku I këtij biznesi shënon të tjera raste e shembuj që vërtetojnë se sektori I retail-it në Shqipëri, nuk është aq bujar sa e perceptojnë disa. Mercator për shembull, rrjeti më I njohur I supermarketeve në Ballkan erdhi në Shqipëri para disa vitesh dhe u detyrua të largohet pas humbjeve të njëpasnjëshme. Më pas I erdhi radha të madhit Carrefour të largohet nga Shqipëria me një borxh të akumuluar dhe të padhënë karshi furnitorëve prej 17 milionë eurosh.
Edhe rrjeti belg Del Haise, një nga ekselencat e Europës e mbylli me humbje dhe iku. Vetë Conad, më i madhi në Itali punoi me humbje nga viti 2006 deri në 2014. Me një humbje mesatare vjetore 1.5-2 milionë euro në vit.
U desh pra një punë e madhe menaxhuese nga pronarët e rinj për të arritur të mbyllin humbjet, të fillojnë të prodhojnë fitime, për të arritur në vitin 2023, ku, duke krahasuar volumet e aktivitetit me fitimet e realizuara të fitojnë edhe garën me konkurentët e tyre.