Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë është tregu kryesor i Shqipërisë, ndaj dhe përqëndrimi në këtë treg është konsideruar nga bizneset e rretheve të Shqipërisë si një mënyrë për të garantuar rritjen e tyre. Kurse në qytetet apo zonat e tjera jashtë aksit Tiranë Durrës ka përgjithësisht pak biznese, por që nuk arrijnë dot të ngjiten në nivelin e kompanive kombëtare. Përjashtim bën ndonjë kompani e mirënjohur si ajo e prodhimit të sallameve, FIX PRO. Edhe pse ndodhet me zyra qëndrore dhe ambiente të kompanisë në Korcë, sërish ajo ia ka dalë mbanë që ta kalojë cakun e një ekonomie locale apo e rajonit juglindor, duke qenë e pranishme në të gjitha tregjet e Shqipërisë. Madje, e ka lehtësuar këtë prani, duke krijuar edhe një filial të sajin në Tiranë, duke e theksuar akoma më shumë protagonizmin në treg.
FIX PRO sh.p.k nisi të ushtrojë aktivitetin në fushën e sallamerisë prej vitit 2003. Ndërsa themeluesi i saj që nga viti 1992, filloi aktivitet si distributor ekskluziv i markave ndërkombëtare të erëzave, aromave dhe aditivëve për sallameritë e ndryshme.
Sipërmarrja me erëzat, aromat dhe aditivët e ndryshëm bëri të mundur që themeluesi z.Nesti Tarusha të krijonte dhe shpërndante anembanë Shqipërisë receta të shumëllojshme sallamrash në sallameri të ndryshme të mirënjohura të kohës.
Eksperienca e akumuluar në vitet e para pas 1990-tës me lëndët e para si dhe me artin e krijimit të recetave solli si rrjedhojë momentin e ndërmarrjes së një iniciative të guximshme për z.Tarusha në vitin 2003 duke themeluar sallamerinë “FIX” në qytetin e tij të lindjes, Korçë. Tregu i sallamerive në atë kohë kishte 3-4 sallameri të tjera të cilat kishin konsoliduar pozitat në këtë sektor. Megjithatë për z.Tarusha ky fakt nuk përbënte pengesë për të iniciuar biznesin e tij, pasi baza dhe elementët kryesor si njohja dhe aktiviteti më lëndën e parë, arti i krijimit të recetave si dhe guximi për të penetruar në treg ishin pikat më të forta. humë llojshmëria e produkteve me të cilat “FIX” hyri në treg dhe evoluimi i shpejtë brenda pak viteve dhe në shpërndarjen gjeografike të produkteve shoqëruar me recetat unike në shije dhe aroma të sallameve, bën të mundur që brenda një kohe relativisht të shkurtër sallameri “FIX” të renditej në kompanitë kryesorë në këtë industri.
Inovacioni ishte hapi i rradhës për tu konsoliduar drejt standardeve europiane përmes aplikimit të teknologjive më të fundit gjermane në këtë sektor si dhe imazhi i ri i kompanisë i zbatuar në të gjithë linjën e produkteve.
Ndonëse e themeluar si një kompani tregtare erëzash dhe aditivësh ushqimorë, nga viti 1992 deri në 2002, FIX PRO u transformua në një kompani të përpunimit të mishit dhe prodhimit të sallameve nën markën FIX në 2003. Qëllimi i kompanisë është të jetë lider në industrinë e përpunimit të mishit dhe prodhimit të sallameve, duke ofruar produkte me cilësi të lartë, të aksesueshme për të gjitha grupet sociale. Me kalimin e viteve, kompania ka zgjeruar ambientet e saj nga 1,000 m² në 2008 në 5,000 m² në 2023 me tipar kryesor qëndrueshmërinë, duke krijuar mundësi punësimi me kushte të mira pune (SDG 8). Duke i dhënë përparësi mirëqenies së fuqisë punëtore, kompania kontribuon në një mjedis pune pozitiv dhe nxit një ndjenjë përkushtimi dhe besnikërie midis punonjësve të saj.
Si pjesë e angazhimit për të ndihmuar njerëzit në nevojë, FIX PRO mbështet familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët me sindromën Doën, familjet vendase, të moshuarit e vetmuar dhe ata që jetojnë në varfëri. Kompania ofron pajisje shkollore falas për fëmijët e punonjësve dhe 100 g sallam në ditë falas për punonjësit e saj.
FIX- gjithashtu, ofroi ndihmë të shtuar shëndetësore gjatë pandemisë dhe kujdeset që të sigurojë rritje të rregullta vjetore të pagave, për të siguruar (të paktën) një pagë jetese për punonjësit e saj. Ndikimi i iniciativave të FIX-it është i dukshëm në fusha të ndryshme, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve.
Për sa i përket strategjisë, kompania fokusohet në prodhimin e produkteve me cilësi të lartë duke respektuar politikat e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e ujit. FIX-i ka investuar në një impiant për trajtimin e ujit dhe planifikon të dyfishojë kapacitetin e tij. Ai gjithashtu i përdor mbetjet e kartonit nga lëndët e para, për t’i ricikluar për ngrohje. Këto investime dhe veprime demonstrojnë përkushtimin e kompanisë ndaj parimeve të ekonomisë qarkulluese dhe qëndrueshmërisë mjedisore. Për inovacionin, FIX-i ka një departament të Kërkimit dhe Zhvillimit që mbështet inovacionet teknologjive dhe zhvillimin e produkteve të reja. Kompania ka investuar në një laborator të kontrollit të cilësisë së produktit. Aktualisht, ajo po synon certifikim CE, që tregon përputhshmërinë me standardet evropiane.
Për më tepër, FIX PRO po forcon imazhin e vet pozitiv, si brenda vendit ashtu edhe në të gjithë rajonin. Ka bërë investime në burimet njerëzore, duke përfshirë një rrjet teknologësh që ofrojnë ekspertizë, dhe gjithashtu ka anëtarë të stafit të specializuar në përdorimin e sistemit gjerman të gjurmueshmërisë, i cili gjurmon produktet nga origjina deri në shitje. FIX-i është angazhuar në furnizimin me dhi, për të siguruar një zinxhir të sigurt furnizimi. Ndryshe nga shumë përpunues të mëdhenj që mbështeten vetëm tek mishi i importuar për operacione e tyre, FIX-i merr një qasje proaktive duke i siguruar furnizimet e tij edhe brenda vendit. Kjo tregon përkushtimin e fortë të kompanisë për zhvillimin e sektorit të prodhuesve të vegjël brenda Shqipërisë. Duke mbështetur dhe promovuar prodhuesit vendas, kompania jo vetëm që forcon ekonominë vendase bujqësore, por gjithashtu kontribuon në qëndrueshmërinë e prodhuesve të vegjël.
Për ta përmbledhur, qëllimi i FIX-it është të jetë një kompani lider në përpunimin e mishit dhe prodhimit të sallamit, ndërsa strategjia e saj fokusohet në produkte me cilësi të lartë, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve. Kompania demonstron inovacion përmes kërkimit dhe zhvillimit dhe investimeve në sisteme dhe laboratorë. Ndikimi i FIX-it vërehet në kontributin e tij në punësim, uljen e varfërisë midis punonjësve dhe angazhimin për mirëqenien e punonjësve. Së fundmi, FIX-i përpiqet të projektojë një imazh pozitiv përmes investimeve të tij në burimet njerëzore dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.