Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjohur

As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi i disa intelektualëve librazhdas, me iniciator kryesor, tashmë të ndjerin, Skënder Karriqi mori aprovimin e padiskutueshëm para dy viteve nga Bashkia e qytetit. Dhe kjo është mëse e kuptueshme. Me rreth 100 vepra të përkthyera gjatë jetës së tij jo të gjatë, mes të cilave “Kapitali”, “Ideologjia gjermane” apo “Lufta civile në Francë”, Sami Leka është një nga përkthyesit më të njohur shqiptarë, kryesisht i letërsisë filozofike, përkthimet e të cilit pasuruan këtë lloj literature në Shqipëri. Ndaj dhe ai përfaqëson një nga intelektualët më në zë të zonës së Librazhdit. Mirëpo, ndërsa merrte pjesë në ceremoninë përkatëse, djali i tij, biznesmeni i mirënjohur Luan Leka dalloi degradimin e thellë që kishte pësuar biblioteka e qytetit, e cila kishte humbur tërësisht funksinin e saj. Pra, nëse emri i Sami Lekës i bënte nder bibliotekës, gjendja në të cilën ndodhej biblioteka nuk i bënte aspak nder emrit të Sami Lekës. Dhe këtu mori rrugë një projekt i vecantë nga ana e biznesmenit. I vetëdijshëm për rolin që ka një bibliotekë të jetën  e komunitetit, i bindur për rëndësinë e saj si insitucion për ruajtjen dhe promovimin e kulturës locale, rritjen e nivelit të arsimimit dhe njohurive, promovimin e leximit dhe nxitjen e mendimit kritik, ai vendosi për një  rikonstruksion tërësor të saj. Dhe sikurse e ka zakon, që cdo punë që merr përsipër e bën me seriozitetin maksimal, edhe rikonstruksioni i bibliotekës së Librazhdit filloi dhe mbaroi brenda afateve të përcaktuara, duke pësuar një transformim rrënjësor. Por përfundimi i godinës ishte vetëm fillimi. Dhe gjëja më e lehtë për tu bërë. Sikur Luan Leka të ishte një person që nuk donte kokëcarje të tjera, atëhere ai do të mjaftohej vetëm me këtë sipërmarrje dhe do ta quante punën e tij të mbaruar. Mirëpo si një lider vizionar dhe qytetar i përgjegjshëm ai e dinte se një institucioni, i duhen kthyer edhe funksionet e tij që të ketë kuptim angazhimi me të. Dhe në rastin e bibliotekës së qytetit të Librazhdit problemi kryesor nuk ishte gjendje e mjerueshme fizike, por humbja e funksioneve të saj, braktisja nga lexuesit realë dhe potencialë të saj. Sot, në kushtet e zhvillimit të teknologjisë leximi është bërë një process i vështirë edhe duke patur kushte komode e jo më në rrethana aspak favorizuese. Ndaj, Luan Leka nuk e quajti pra të mbaruar punën vetëm me rikonstruksionin e ndërtesës së bibliotekës, por inicioi edhe një projekt tjetër, akoma më të rëndësishëm, për promovimin e leximit. Duke vendosur cmime të ndryshme për kritikën më të mirë letrare, për esenë më të mirë, për recensionin më të mirë, për poezinë më të mirë etj, me kushtin që librat e përdorur për këtë qëllim të ishin shfrytëzuar nga biblioteka “Sami Leka”. Përpara pak kohësh u mbyll edicioni i parë i këtij projekti që mendohet të vazhdojë në një periudhë afatgjatë. Ndoshta jo me përmbushje të plotë të pritshmërive, por sidoqoftë, me sinjale shumë të mira se projekti po funksionon mirë.

Si një njeri e biznesmen skrupuloz, Luan Leka mund të mos ketë marrë që në vitin e parë kënaqësinë e plotë që vjen nga objektivat e përcaktuar prej tij, por e ka provuar këtë kënaqësi në disa aspekte të tjera. Sepse ai ka ndërmarrë një hap të shkëlqyer me ndikim pozitiv si nga ana sociale  ashtu edhe  ekonomike. Iniciativa e tij tregon përgjegjësi shoqërore për të investuar në kapitalin intelektual të gjeneratave të ardhshme. Duke stimuluar leximin, sidomos tek të rinjtë ai krijon kushte për zhvillimin e aftësive kritike, analitike dhe kreative tek të rinjtë. Leximi është një nga mënyrat më efektive për të zgjeruar horizontet dhe për të pasuruar kulturën. Kjo iniciative e Luan Lekës mund të kontribuojë në përmirësimin e rezultateve arsimore, duke përgatitur një brez më të mirë përgatitur për tregun e punës dhe jetën në përgjithësi. Por ndërkohë, ajo mund të jetë edhe nismë frymëzuese edhe për biznese të tjera që të angazhohen në përgjegjësi sociale dhe të investojnë në projekte me impact afatgjatë. Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse iu referuar këti shembulli në këtë shkrim.

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More