Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimbset

SHPETIM LUKU

Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka të bëjë fare me faktin se ky biznes ishtë një klient potencial i munguar i tij apo i kompanive të tjera të sigurimeve. Sepse edhe me këto difekte të mëdha e problematika që ka tregu shqiptar i sigurimeve, sërish grupi SIGAL ku është themelues dhe drejtues Avni Ponari ecën shumë mirë. Rreth 150 milionë euro prime, mbi 2500 punonjës dhe agjentë sigurimesh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe spektri i gjërë i sigurimeve tregon qartë stadin ku kanë arritur kompanitë e menaxhuara prej tij. Duke qenë ndër grupet më të mëdhenj ekonomike në Shqipëri. Por Avni Ponari “ngacmohet” në situata të tilla nisur nga botëkuptimi i tij prej profesionisti në fushën e sigurimeve, botëkuptim ky i krijuar nga një veprimtari më shumë se 30 vjecare në këtë treg. Ai e di mirë rolin e rëndësishëm të sigurimeve si mbrojtje ndaj humbjeve financiare, duke siguruar kompensim për dëmet nga fatkeqësitë natyrore si tërmete, përmbytje, zjarre apo edhe mbulimin e dëmeve nga aksidentet, vjedhjet apo akteve të vandalizmit. Ai  e njeh mirë rolin shumë të rëndësishëm të industrisë së sigurimeve në ofrimin e qetësisë mendore, nëpërmjet eleminimit të stresit financiar të përballimit të kostove të papritura. Ai e di aftësinë e industrisë siguruese për të mbrojtur bizneset dhe individët nga kriza financiare dhe për të ndihmuar në rikuperimin e shpejtë të humbjeve. Duke qenë kështu pjesë thelbësore e një planifikimi financiar afatgjatë. Ai di gjithashtu mirë rëndësinë e madhe që kanë sigurimet edhe për individin me të papriturat e jetës që i duhet të haset. Mirëpo realiteti shqiptar ofron me bujari të madhe raste kur bizneset vazhdojnë ta injorojnë për të keqen e tyre këtë funksion të rëndësishëm të sigurimeve.

“Kur është puna për ta mbushur tavolinën me verë Gaja Sperss Langhe Barolo( rreth 500-600 euro shishja) ata e bëjnë këtë me lehtësi, por për një siguracion ngurrojnë”- thotë Avni Ponari. Dhe e ka plotësisht të qartë se pse ndodh kjo sepse sapo e pyet për këtë ai përgjiget: kulturë, kulturë, kulturë. Pra është cështje e mungesës së kulturës siguruese, e mungesës së vetëdijes për ndikimin e madh pozitiv që ka industria siguruese në jetën e njerëzve dhe aktivitetin e bizneseve. Edhe pse operatorët e tregut i kanë adresuar bateritë e tyre të marketingut tek sensibilizimi për të papriturat e jetës, duket se ato nuk i trembin shumë shqiptarët përderisa një pjesë e madhe e atyre që mëndohen që kanë para e quajnë siguracionin “para të hedhur kot”. Por që në të vërtetë nuk është kot sepse përditë shfaqen raste kur njerëzit i bien kokës me grushte, kur nuk rehabilitojnë dot humbjet e tyre shumëmilionëshe, vetëm pse kanë ngurruar për të paguar një siguracion “qindarkash”. N.LL është një biznesmen i njohur, të cilit së fundmi iu dogj magazine e produktit të gatshëm dhe e lëndëve të para. Gjithcka do të ishte e lehtë për të për kompensimin e dëmit disa milionë eurosh, po qe se nuk do të vonohej rreth 40 ditë për të bërë siguracionin e radhës. 

A mos është mosbesimi kundrejt kompanive një nga arsyet pse shqiptarët ngurrojnë të sigurohen? Edhe kjo nuk duket se qëndron si arsye përderisa egzistojnë mjaft raste kur është dëshmuar konkretisht përfitimi nga marrëdhëniet e ndërtuara me to. Gjithkush e mban mend vjet zjarrin e fuqishëm që përfshiu kompaninë Deutche Color në Maminas, ku flakët përpinë gjithcka. Ishte një rast klasik për marrëdhënien i siguruar-sigurues, kur siguruesi nëpërmjet një  procedure të shpejtë, transparente bëri vlerësimet përkatëse dhe mori përgjegjësitë e tij që buronin nga kontrata, duke kompensuar 100 për qind dëmin.

Edhe në Kosovë pati një rast interesant, ku njëra nga kompanitë kryesore të saj, Viva Fresh pësoi një dëm të madh nga zjarri, por që për fatin e mirë të pronarëve të tyre ishte e siguruar tek Sigal Kosova. Dhe kompania e dëmtuar mori si dëmshpërblim financiar 4 milionë euro. Por akoma edhe më mirë duket rëndësia e konkretizuar e industrisë siguruese në rastin e tërmetit të fundit që goditi Shqipërinë, ku dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimet vullnetare u rritën mbi 1000 për qind. Pra sado hipoteza të ngrejmë rreth faktorëve që bëjnë që shqiptarët të mos sigurohen, analiza përfundon tek evidentimi i dy të tillëve. Një numur të madh njerëzish pengohen nga buxheti familjar i pamjaftueshëm, pra për arsye disi objektive, ndërsa për një pjesë tjetër, që hyjnë tek grupi i atyre që kanë para është thjeshtë cështje e mungesës së kulturës përkatëse. Është cështje e mospërfilljes së rrezikut. Ose edhe cështje e vlerësimit të jetës sipas asaj shprehjes së famshme për të dëshmuar trimërinë se “shqiptari e ka vdekjen si me le”!

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More