SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” realizuan 13 miliardë euro xhiro dhe fituan 1.3 miliardë euro

Ja ku erdhi edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Cdo botim i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim unik në median shqiptare. Një traditë që ka nisur në vitin 2003 e që ka vazhduar për 21 vite me radhë. Më një historik prej 30 vitesh biznesi shqiptar paraqitet sot i strukturuar, i konsoliduar dhe me konkurencë të fortë në cdo sektor të tij. Gara që nis në 1 janar të cdo viti ka sigurisht fituesit e saj. Ata që kanë realizuar performancë të mirë gjykuar nga volume i aktivitetit, nga përfitueshmëria, nga sasia e investimeve të realizuara, nga natyra e aktivitetit, nga impakti social dhe ekonomik etj etj. Pikërisht biznese dhe biznesmenë të tillë  janë në fokusin e botimit tonë. Pra ata që prodhojnë sukses real. Pra atë lloj suksesi, i cili nuk matet vetëm nga fitimi, por edhe nga ndikimi dhe vlera që i shtojnë jetës së të tjerëve. Sepse në të vërtetë suksesin e ëndërrojnë të gjithë, por jo shumë prej tyre vrapojnë,  punojnë dhe e sigurojnë atë. E pra, nëpërmjet këtyre personazheve ne dëshirojmë të tregojmë mënyrën se si arrihet suksesi. Ky ka qenë motivi kryesor e nisjes së këtij botimi, ky ka qenë qëllimi kryesor i vazhdimit ndër vite të këtij botimi. Fakti që jetëgjatësia e botimit rritet vecse konfirmon cdo vit se ai ka qenë, është dhe besoj se edhe në të ardhmen, do jetë i mirëpritur.

Nga ana tjetër “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” ka arritur të krijojë një model mendimi, perceptimi, arsyetimi dhe gjykimi karshi biznesmenëve shqiptarë. Ata nuk janë ashtu sikurse i paraqet politika për qëllime të përfitimeve të castit. Nuk janë ashtu sikundër i “vizatojnë” negativisht   persona të tjerë publikë, por janë motor zhvillimi për vendin. Janë themeli i këtij sistemi që bazohet në iniciativën e lirë. Janë persona që guxuan që në fillimet e sistemit kapitalist dhe bënë diferencimin e tyre në saj të punës dhe përpjekjeve madhështore, për të mbërritur tek ky status që kanë sot.

Të 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2023 (ky vit merret në shqyrtim dhe analizë) mundën të sigurojnë një total xhiroje prej rreth 13 miliardë euro. Një shifër pak a shumë e njëjtë me atë të një viti më parë. Kurse 200 kompanitë më të suksesshme të Shqipërisë siguruan një fitim total prej 1.3 milionë euro. Nga analiza e të dhënave ekonomiko-financiare të kompanive më të mëdha ë më fitimprurëse në vend duket se viti 2023 ka qenë vecanarisht i mirë për bankat, të cilat ia dolën të sigurojnë fitime në shifra impresionuese. Po ashtu, i mbarë ka qenë viti 2023 edhe për kompanitë që merren me prodhim të energjisë elektrike, pra për hidrocentralet privatë në vend. Masivizimi i dëshirës për të investuar në drejtim të ngritjes së hidrocentraleve privatë duket se ka qenë e justifikuar, përderisa shumë prej tyre kanë janë shpërblyer nëpërmjet fitimeve të mëdha të siguruara. Përmirësim kanë njohur krahasuar me një vit më parë edhe kompanitë e karburanteve, të cilat nëpërmjet këtij përmirësimi tregojnë edhe efektin dërrmues që ka patur në veprimtarinë e tyre ish Bordi i Transparencës, i ngritur nga qeveria me qëllim kontrollin e cmimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimi me cmimet, por që në të vërtetë, ky bord abuzoi me bizneset e karburanteve.

Edhe kompanitë që operojnë me fonde publike, sikurse janë atë të punimeve në infrastructure, kanë patur performancë të mira, e po kështu edhe mjaft kompani ndërtimi apo prodhimi materialesh ndërtimi.

Sigurisht, ne do të ishim të lumtur, nëse do të fillonim të konkretizonim një pjesë të vizionit tonë e që lidhet edhe me integrimin e biznesit të Kosovës në këtë botim, por ky objektiv nuk është bërë akoma i mundur. Për arsyen e thjeshtë sepse institucionet e Kosovës janë disi hermetikë në sigurimin e transparencës për biznesin Kosovar, c’ka do të mund të na krijonte neve mundësinë për të analizuar, arsyetuar e gjykuar sic duhet në mënyrë profesionale.

U përpoqëm sivjet edhe për të sjellë risi në botim, duke identifikuar personazhe realisht të suksesshëm në biznes nga shqiptarët që kanë emigruar nëpër botë, por për arsye të disa vështirësive kjo detyrë mbetet të realizohet në Botimin e ardhshëm.

Në këtë Botim gjenden edhe të dhëna rreth performancës së biznesit në vende kryesore të Ballkanit si Sllovenia, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina etj.

Si gjithmonë, një falenderim të përzemërt për të gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan për këtë Botim.

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin duke vrarë biznesin

Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar  urdhrin për të hequr nga supermarketet pjeprin vendas. Nuk ishte një trill i castit pa arsye. Por ishte një reagim impulsive, I ndikuar prej një videoje të një protagonisti në rrjetet sociale, i cili  publikonte matjet e tij për sasinë e nitrateve tek një pjepër vendas dhe që sipas tij ishin në sasi shumë të larta, krahasuar me normativat. Dhe që e shoqëronte atë me një alarm të tipit: njerëz, po konsumoni vdekjen. Mirëpo, pasi kaloi pak kohë, pasi kaloi panikun fillestar, biznesmeni i njohur filloi të ketë një ndjesi faji që veproi në alarm. Që besoi apriori dicka, pa e verifikuar nga ana logjike, nga ana teknike etj etj. Ndaj iu fut një sfide tjetër. Asaj të verifikimit të besueshmërisë së instrumentit matës që kishte përdorur gazetari dhe që rëndom stigmatizohej si “lodër kineze”. Mori një pjepër  mati sasinë e nitrateve me aparatin kinez, e më pas, po  të njëjtin pjepër ia nënshtroi matjes në laboratorin e tij. Rezultatet ishin shumë të ndryshme në raportet 1:10. Pra laboratori nxirrte një sasi nitratesh 10 herë më ulët se sa ajo që nxirrte aparati matës kinez. 

Pikëpyetja e dytë e madhe lidhej me normativat me të cilat bëheshin krahasimet e rezultateve konkrete. Ku u sajuan këto normativa? Ku janë deklaruar ato? Ku i gjen ky aparat i paakredituar nga askush normativat e pranuara, me të cilat bëhet më pas krahasimi me rezultatet faktike? Sepse rregullorja europiane e vitit 2023 nuk ka asnjë limit për frutat, por vetëm për perimet? https://eur-lex.europa.eu/eli/reg/2023/oj

Duket pra që kemi të bëjmë me një situatë jo aq të thjeshtë, sa të mjaftojë kryerja një matje me një aparat tërësisht të pabesueshëm e më pas të rendim për ta hedhur atë në tregun e klikimeve. Pasi nën petkun e përpjekjeve për të mbrojtur konsumatorin në rastin konkret kemi vrarë fermerin shqiptar. Kemi kontribuar në rritjen e besimit ndaj produkteve që ai prodhon me mund e djersë e të cilat shpesh i shet me cmime që nuk i garantojnë as shpenzimet që ka kryer ai. Kemi kontribuar që produktet vendase të rrijnë stok, të pashitura e ti zgjerohet akoma më shumë hapësira produkteve të importit. Pra kemi kontribuar në vrasjen e fermerit shqiptar.

 Por kjo kërkon përgjgjshmëri, profesionalizëm, kompetencë, të cilat në kohët e sotme duket sikur janë pretendime luksi. Por papërgjegjshmëria apo edhe abuzimi shtrihen përtej këtij rasti. Për shumë kompani të njohura, me lehtësinë më të madhe adresohen akuza, të cilat synojnë ti godasin këto kompani në reputacion. Pra në atë pikë të fortë të tyre që ata e kanë krijuar me shumë përpjekje, përgjatë shumë viteve, nëpërmjet një sjelljeje korrekte e serioze karshi konsumatorit. që e kanë krijuar si reaksion afatgjatë nëpërmjet demonstrimit të vlerave më të mira. Kompani të tilla janë të vetëdijshme se reputacioni që kanë krijuar në treg e që pikësëpari ka të bëjë me besueshmërinë e tyre tek klienti është pasuria e vërtetë e tyre. Ndaj, ata nuk do të bënin asgjë që do të mund ta cënonte këtë vlerë që ata kanë, mirëpo sot, në kushtet e përhapjes së medias online, shumë persona për të mbijetuar mendojnë se kanë gjetur rrugën e duhur për të shitur heshtjen apo ndalesën pasi ndërtojnë një stuhi me shpifje. Nuk e di nëse kanë rezultat, pavarësisht se vetë gjykoj se skanë si  të ia arrijnë qëllimit. Pasi ai që ka arritur të ndërtojë reputacionin, ka ndërkohë edhe integritetin, cilësi kjo që e pengon të bëjë marrëveshje duke legjitimuar shpifjen apo papërgjegjshmërinë. Por e vërtetë është gjithashtu se edhe dëmi që shkaktojnë nuk është i papërfillshëm. Iu takon institucioneve shtetërore detyra për të qenë më të qartë në raste të tilla. Për tiu kthyer edhe njëherë rastit kur njw bloger turret në rrjetet sociale për të “hedhur nitrate” tek pjepri shqiptar ajo që duhet të bënin institucionet shtetërore ishte pikërisht ajo që bëri vetë biznesmeni shqiptar. Denoncim i mungesës së besueshmërisë së “lodrës” dhe referimi kundrejt rregullores së Bashkimit Europian.

Rrugëtimi i suksesshëm i Eridan Skanës në biznesin francez

    Eridan Skana inaguroi pak kohë më parë një ambient të ri prej 7000 metrash katrorë pranë Besançon-it për kompaninë e tij ”Bourgogne Franche-Comté Signalaux”, e cila prodhon sinjalistikën rrugore për autoritetet lokale, kompanitë e autostradave (50% e shitjeve) operatorët dhe tregtarë privatë të paneleve. 

Në moshën 43-vjeçare, Eridan Skana kryeson një grup lokal të specializuar në sinjalistikën rrugore, me një ekip prej 70 punonjësish të shpërndarë në tre lokacione: “Global Signalization”, me bazë në “École-Valentin”, “Hicon” në Vesoul dhe “Bourgogne Franche-Comté Signalaux”,  e themeluar së fundmi në një ambient prej 7000 metrash katrorë, në një truall prej 24000 m2 në komunën “Chemaudin et Vaux”.

   Kompania e fundit u krijua në vitin 2020, pas blerjes nga Eridan Skana, të kompanisë ” Franche-Comté Signaux”, e vendosur më pas në Rurey për më shumë se 30 vjet dhe e vendosur në likuidim të detyrueshëm.

Në vetëm tre vjet, sipërmarrësi jo vetëm që do ta kthejë kompaninë në rrugën e duhur, që është rezultat i një strategjie të bazuar veçanërisht në modernizimin e objekteve të prodhimit dhe ripërcaktimin e proceseve të prodhimit, por do të rrisë gjithashtu në mënyrë spektakolare shitjet me dy milionë euro në vit. Kjo e fundit tani arrin në nëntë milionë euro dhe në të ardhmen e afërt pritet të kalojë 15 milionë euro.

I vetëm nuk mund të bësh asgjë

    Kjo histori suksesi është arritur kryesisht falë të aftësisë së Eridan Skanës për të planifikuar në mënyrë afatgjatë, për të ndërtuar një vizion, për t’i qëndruar atij dhe për t’ia transmetuar këtë vizion ekipit të tij. “Të vetëm nuk jemi asgjë! » pohon ai.

   “Të dish se nga cilët njerëz do të rrethohesh, ky është një nga çelësat e suksesit. Nuk jam njeri i lehtë, jam shumë kërkues. Nuk më kanë pëlqyer kurrë fjalët e bukura, njerëzit që premtojnë gjëra të mëdha dhe në fund nuk i realizojnë. Unë mendoj se vetëm veprimet kanë rëndësi. Të gjithë mund të gabojmë. E kush është ai që nuk ka gabuar asnjëherë? Por duhet të jemi në gjendje t’i korrigjojmë gabimet dhe kjo mund të arrihet vetëm duke pasur në kokë një qëllim të qartë.

“Kjo është ajo që u mësoj kolegëve të mi, në mënyrë që të jemi të gjithë sinkron dhe të gjithë të lëvizim në të njëjtin drejtim. Ideja është që ta bëjmë rrugëtimin së bashku. Nuk bëhesh drejtues ndërmarrjeje nisur nga interesa ekonomike, të paktën për mua nuk është kështu. Është një aventurë njerëzore që përbëhet nga rreziqe që duhet të dimë t’i masim. Që një ekip të funksionojë, duhet të jemi të aftë të tregojmë vendosmëri, të japim besim dhe të vlerësojmë çdo njeri. Kështu, unë i vë vetes synimin që të përpiqem dhe të përcaktoj një metodë për ta arritur këtë qëllim. Por nëse dikush më sugjeron një mënyrë më të mirë që mund të sjellë të njëjtin rezultat, unë e pranoj. »

Eridan Skana rrezaton një vetëbesim dhe një vullnet që është bërë njësh me të. Kjo këmbëngulje i ka rrënjët në fëmijërinë e tij. I lindur në Shqipëri nga nja baba inxhinier automobilash dhe nga një nënë mësuese, ai u rrit në një mjedis ku vlera e punës nuk ishte fjalë boshe. “I kam parë gjithnjë prindërit duke punuar dhe megjithëse jam rritur në një vend të varfër, në një krahinë të krishterë, nuk kam përjetuar kurrë dhunë dhe nuk i kam parë asnjëherë prindërit të grinden. Pikërisht ky terren i shëndetshëm, ky themel i fortë, më lejoi të nis rrugën drejt suksesit. Nuk ka rrugëtim të përsosur, por kur ke këtë lloj trashëgimie dhe bën një hap përpara, kjo të çon gjithnjë në rrugën e duhur.”

Djaloshi Eridan nuk kishte mbushur ende 20 vjeç kur me këtë dëshirë për liri u largua nga Shqipëria për të provuar fatin larg këtij vendi, që një dekadë më parë kishte qenë një nga diktaturat më të egra komuniste në Europë. “Kishte dëgjuar për Francën, vendin ku nëse punon fort, në fund shpërblehesh.”. Kështu mbërriti në Besançon dhe u regjistrua në fakultetin e drejtësisë.

Për të paguar studimet, gjeti një punë sezonale në “Franche-Comté Signalaux”, në Rurey, Doubs. Pasi u diplomua në vitin 2002, ai iu bashkua ekipit të kësaj kompanie të sinjalistikës rrugore si montues. Në pak më shumë se dhjetë vjet , filloi të ngrihej në detyrë dhe i provoi të gjitha pozicionet, derisa u bë drejtor i kompanisë.

   Në vitin 2014, duke mos ndarë më vizionin e menaxherit, vendosi të krijojë kompaninë e tij, “Global Signalisation”, të cilën e themeloi në École-Valentin, pranë Besançon-it. Ishte një sukses i menjëhershëm (më shumë se tre milionë euro shitje), gjë që I mundësoi Eridan Skanës të blinte në vitin 2018, konkurrentin e atëhershëm “Hicon”.

Po atë vit, Quentin Bourgeois, kontabilist i kompanisë, u bë krahu i djathtë i Eridan Skanës, i cili më pas i besoi drejtimin e kësaj blerjeje të re. Dy vjet më pas, sipërmarrësi mëson se kompania që i kishte dhënë një shans kur mbërriti në Francë ishte në likuidim gjyqësor. “Propozimi i një oferte blerjeje ishte i qartë për mua, por përfaqësonte njëkohësisht një sfidë të vërtetë.”

    «Jam i bindur që vetëm puna të shpërblen»

   “Eridani më pyeti nëse doja të provoja. Reagova menjëherë pozitivisht. Atëherë më tha që të mendohesha dhe ta diskutoja me familjen, sepse përmasat e sfidës kësaj here ishin të ndryshme. Të nesërmen përgjigjja ime ishte përsëri po, duke qenë se isha i bindur se me Éridanin çdo gjë ishte e mundur”, thotë Quentin Bourgeois, sot përgjegjës finance dhe prodhimi në “Bourgogne Franche-Comté Signalaux”.

   Oferta lokale e të dyve nuk u pranua nga gjykata tregtare, e cila preferoi atë të një grupi të madh nga Franca veriore. “Një blerës i cili, ndryshe nga ne, nuk kishte asnjë interes real industrial për këtë vend dhe që nuk kishte ndërmend të ruante punësimin.”

Në vend që të hiqnte dorë nga çështja, dyshja vijoi duke kërkuar mbështetjen e prokurorisë së Besançonit, e cila e apeloi vendimin. Katër muaj më vonë, Gjykata e Apelit e Besançonit hodhi poshtë “Nord Signalisation”, në favor të Eridan Skanës. Ky i fundit më pas nisi rithemelimin e kësaj kompanie, të cilën e quajti “Bourgogne Franche-Comté Signaux”. “Mjetet e prodhimit ishin vjetëruar, m’u desh të investoja dy milionë euro në makineri për të rritur produktivitetin dhe përgjegjshmërinë e kompanisë, përpara se të hidhja një hap të ri dhe të transferoja ambientet në komunën “Chemaudin et Vaux”, që ndodhej në hyrje të një autostrade.

Një etapë e re

    E ndërtuar në zonën industriale “Echange”, ndërtesa e re ka 1500 panele fotovoltaike (që mbulojnë pothuajse 90% të çatisë, ndërkohë që kuadri ligjor kërkon vetëm 30%), duke e bërë ndërtesën 100% të pavarur në energji. “Ne gjenerojmë pothuajse dyfishin e nevojave tona për energji elektrike dhe mund t’ia shesim tepricën EDF-së,” shpjegon Quentin Bourgeois.

“Këto ambiente i projektuam në funksion të tre aktiviteteve tona: prodhimit të sinjalistikës rrugore, dorezave dhe shtyllave të larta (PPHM), të cilat ne jemi të vetmit që i ofrojmë, si prej alumini ashtu edhe prej çeliku, dhe planifikimit urban. Në seksionin e sinjalistikës bëmë ridizajnim, me qëllim që të mos kthehemi më. Investuam në një prerës lazer që na lejon të punojmë tre telajo alumini në të njëjtën kohë. Pra, sot në tre orë prerje ne konsumojmë dy tonë material, ndërsa më parë duhej një javë punë për të njëjtin vëllim. Njëkohësisht, jemi pajisur me një makineri, e cila përveç kursimit të kohës dhe materialeve, ofron mundësinë e zhvillimit të një game të re produktesh. Kemi krijuar edhe një godinë dedikuar lyerjes, të cilën dëshirojmë ta japim me qira për kompanitë vendase, me 30% destinacion të brendshëm dhe 70% të jashtëm”.

     “Këto investime, në shumën prej 12 milionë eurosh, na lejojnë të fitojmë në korrektësi ndaj klientëve (ne mund të prodhojmë një panel për klientët tanë në vetëm gjysëm ore), në cilësi (në Francë jemi vetëm dy që pretendojmë një nivel të tillë cilësie me standardin e dyfishtë CE dhe NF), të rrisim normat e prodhimit, të reduktojmë punën e mundimshme, të bashkërendojmë veprimtarinë me kompani të ndryshme simotra, të rrisim besueshmërinë e makinerive (për shembull, investimi në një stol saldimi gjysmë automatik dixhital që garanton zgjidhjen e problemeve në më pak se 24 orë), të reduktojmë gjurmën ekologjike, etj. Kjo është receta që një biznes të funksionojë sot,” përfundon Eridan Skana.

SHPËTIM LUKU/Dhe garën e supermarketeve e fitoooon…CONAD

Të qarkullosh miliona për të fituar qindarka. Po qe se do të duhej të përshkruanim me një fjali atë që ka ndodhur gjatë vitit 2023 me rrjetet e supermarketeve në Shqipëri do të ishte pikërisht kjo fjali. Pra aktivitet voluminoz dhe qindra milionë euro, por fitime mikroskopike prej qindarkash. Në të kundërt me perceptimin e konsumatorëve, e për më keq, edhe të shumë ekspertëve të ekonomisë, problemi pra me cmimet përshtypjelënëse apo përshtypjebërëse, nuk lidhet me supermarketet si hallka e fundit e shitjes me pakicë. Është e vërtetë që cmimet rriten në mënyrë sistematike dhe këtë e tregon Indeksi i Cmimeve të Konsumit që raportohet nga INSTAT, por supermarketet duket se janë kontribuese shumë modeste në rritjen e këtyre cmimeve. Këtë e dëshon fakti se pothuaj të gjitha rrejtet e supermarketeve në Shqipëri funksionojnë më norma rentabiliteti nga 0-10 për qind, normë kjo e llogaritur me fitimin para tatimit. Janë shumë arsye e shumë faktorë që i bëjnë cmimet e produkteve bazë të ushqimit në Shqipëri të larta dhe në këtë shkrim nuk kemi si qëllim analizën apo matjen konkrete të ndikimi të secilit factor. Por ajo që themi me siguri është se barra e fajita nuk qëndron tek kompanitë që menaxhojnë rrjetet e supermarketeve. Sepse ky aktivitet është I formalizuar tërësisht, qoftë me hyrjet në doganë e qoftë me shitjet në segmentin fundor nëpërmjet faturave për gjithsecilin blerës.  Dhe për të kaluar nga fjalët tek faktet konkretet le të shikojmë ecurinë e rrjeteve kryesore të supermarketeve në Shqipëri gjatë vitit 2023.

Spar rezultoi rrjeti që pati më shumë volum shitjesh. Realizoi një aktivitet rreth 10 miliardë lekë, me rritje krahasuar me një vit më parë. Por me një fitim para tatimit pak më të lartë se 400 milionë lekë. Pra kjo kompani, edhe pse më e madhja në treg, funksionoi me një normë rentabiliteti prej 4 për qind.

Conad Albania dhe Conad Food Albania realizuar së bashku një aktivitet prej mbi 8 miliardë lekë. Dhe që të dyja garantuar një fitim para tatimit prej më shumë se 860 milionë lekë. Cka do të thotë se të dyja kompanitë, që gargantuan një rentabilitet pak më të lartë se 10 për qind. Por duhet thënë se Conad Food Albania si furnitore e Conad Albania-s ka një rentabilitet më të madh, në dallim nga Conad Albania si kompani tregtuese me pakicë.

Diambe është një tjetër rrjet supermarketesh që ka patur përhapje vitet e fundit. Gjatë vitit 2023 ai arriti të sigurojë një xhiro biznesi prej 3.8 miliardë lekësh, kundrejt një fitimi prej 144 milionë lekësh. QëII korrespondon një rentabilitet prej 3 për qind, bazuar në fitimin para tatimit.

Volum pune ka bërë edhe Xhangolli. Rreth 3.6 miliardë lekë. Por kur vjen puna tek fitimi ai është fare modest. Rreth 14 milionë lekë fitim është një shifër e papërfillshme, krahasuar me qarkullimin e konsiderueshëm.

Edhe Ekstramarket është një rrjet supermarketesh që po përhapet mirë vitet e fundit. Gjatë vitit 2023 siguroi një xhiro prej 2.5 miliardë lekë, kundrejt një fitimi para tatimit prej 166 milionë lekë. Pra me një normë rentabiliteti midis 6-7 për qind.

Edhe rrjeti i njohur i supermarketeve Eco Market ka patur një aktivitet në shifra të mira sa i përket shitjeve, teksa ka regjistruar një xhiro prej 2.5 miliardë lekë. Por puna calon sa i takon fitimit. Vetëm 95 milionë lekë fitim i siguruar është shumë larg pritshmërive të një kompanie me përhapje të gjërë.

Jo pa qëllim e shpalosëm këtë panoramë të rezultateve ekonomiko-financiare të disa prej rrjeteve kryesore të supermarketeve në Shqipëri. Se janë edhe rreth 30 kompani të tjera më të vogla të kësaj natyre, por që nuk devijojnë nga ‘rregulli” i kompanive të mëdha. Pra fitime modeste, norma modeste rentabiliteti. Dhe askush nuk ka pse cuditet me këtë fakt, përderisa edhe historiku I këtij biznesi shënon të tjera raste e shembuj që vërtetojnë se sektori I retail-it në Shqipëri, nuk është aq bujar sa e perceptojnë disa. Mercator për shembull, rrjeti më I njohur I supermarketeve në Ballkan erdhi në Shqipëri para disa vitesh dhe u detyrua të largohet pas humbjeve të njëpasnjëshme. Më pas I erdhi radha të madhit Carrefour të largohet nga Shqipëria me një borxh të akumuluar dhe të padhënë karshi furnitorëve prej 17 milionë eurosh.

Edhe rrjeti belg Del Haise, një nga ekselencat e Europës e mbylli me humbje dhe iku. Vetë Conad, më i madhi në Itali punoi me humbje nga viti 2006 deri në 2014. Me një humbje mesatare vjetore 1.5-2 milionë euro në vit.

U desh pra një punë e madhe menaxhuese nga pronarët e rinj për të arritur të mbyllin humbjet, të fillojnë të prodhojnë fitime, për të arritur në vitin 2023, ku, duke krahasuar volumet e aktivitetit me fitimet e realizuara të fitojnë edhe garën me konkurentët e tyre.

Conad merr vendimin e rëndësishëm

Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me supermarkete që nuk janë në pronësi të saj, por të të tjerëve, por që shesin produktet e Conad-it. Kompania synon që në një të ardhme të afërt, i gjithë rrjeti i supermarketeve të jetë në pronësi të saj. Është një ndryshim pozitiv për të gjitha palët: edhe për konsumatorët edhe për vetë kompaninë. Për konsumatorët do të jetë një lëvizje e mirëpriturpër vetë arsyet pse u ndërmor ajo. Conad është një kommpani që operon kudo me shumë reputacion, reputacion ky që manifestohet me besimin në rritje të klientëve karshi produkteve të saj. Kur  themi produkte Conad, mendja shkon tek cilësia dhe siguria e këtyre produkteve. Mirëpo metoda e mëparshme e operimit të kompanisë nuk e garantonte reputacionin e saj në nivelet më të larta dhe kjo jo për faj të saj. Jo pak herë klientë të ndryshëm kanë reklamuar produkte të tregtuara jashtë afatit të skadencës, situata problematike këto që janë konstatuar cdo herë në dyqanet franchise dhe asnjëherë në supërmarketet në pronësi të kompanisë. Dhe për drejtuesit e kompanisë Conad Albania ka qenë e vështirë “ndarja e shapit nga sheqeri”. Ka qenë e vështirë për ta të bindnin konsumatorin se një situatë problematike është krijuar për faj të administratorëve të dyqaneve franchise, të cilët kanë për detyrë të mbajnë në kontroll gjëndjen e produkteve, të heqin nga qarkullimi ato që kanë mbushur afatin e skadencës, ti mbajnë produktet në kushte të caktuara që të garantohet cilësia e tyre etj etj. Por sa herë ndodhte që një konsumator ndeshej me një situatë të papëlqyeshme për të, atëhere të gjitha rrufetë binin mbi Conad-in. Në këto kushte pronarët e Conad Albania-s vendosën që të ndryshojnë mënyrën e operimit të kompanisë, duke i ngritur rrjetin e kompanisë me supermarket dhe hipermarkete, që të gjitha në pronësi të kompanisë. Ky veprim do të forcojë edhe më tepër besimin e njerëzve tek produktet e Conad-it, sepse filozofia e kompanisë është: produkte cilësore në treg dhe monitorim i vazhdueshëm e produkteve në qarkullim. Burimet e brendshme financiare për ta materializuar këtë ndryshim të rëndësishëm egzistojnë. Sepse Conad Albania, ka njohur performanca në përmirësim të vazhdueshëm, duke qenë sot në një prej rrjetit të supermarketeve më të suksesshëm në Shqipëri. Gjatë vitit të fundit Conad regjistroi një aktivitet prej 78 milionë euro dhe një fitim mbi 9 milionë euro, cka tregon gjendjen e shëndoshë financiare të saj, e aftë pë të përmshur cdo qëllim të sajin, në funksion të përmirësimit të aktivitetit. Tre hipermarkete të rinj, në Tiranë,Durrës e Fier janë ngritur, krahas atyre që kanë qenë e vazhdojnë të jenë në pronësi të kompanisë. Ideja është që pjesa tjetër, pra ai numër suoermarketesh franchise të zëvëndësohen plotësisht me dyqanet e vetë kompanisë, për të arritur në rreth 35-40 supermarkete dhe hipermarkete. Aq sa ka qënë zinxhiri tregtues i kompanisë.

“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me cmimin e shijes superiore

Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023.  Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhdon të jetë edhe përgjatë këtij viti në vijim. Sigurisht që ky nuk është as opinion e as perceptim, por thjesht një realitet i konfirmuar nga shifrat. Gjatë vitit 2023 kompania performoi në mënyrë të shkëlqyer, duke realizuar një volum aktiviteti prej afro 3,6 miliardë lekë. Me një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, kur kompania regjistroi  një aktivitet në kuotën e 2,8 miliardë lekëve. Arsyeja se pse konsumatorët e kanë zgjedhje të parë ujin “Lajthiza” është e lehtë për tu kuptuar.  “Lajthiza” është uji më cilësor në treg dhe këtë e vërtojnë analizat e kryera në institucionet më prestigjoze ndërkombëtare. Por së fundmi këtë e konfirmon edhe Instituti Ndërkombëtar i Shijes, me qendër në Bruksel, i cili i ka dhënë ujit ‘Lajthiza” cmimin superior të shijes.

Çfarë është vleresimi per shijen superiore?

Jeta është shumë e shkurtër për të mos ngrënë dhe pirë mirë.

Të paktën kështu besojnë në Institutin e Shijeve. Kjo është arsyeja pse u krijua Çmimi i Shijes Superiore.

Çmimi Superior i Shijes është një certifikim i dhënë nga Instituti Ndërkombëtar i Shijes për produktet ushqimore dhe pijeve që kaloi nëpermjet një vlerësimi sa më pozitiv të shijes nga një panel master-shef dhe somelierësh të klasit botëror.

Që nga viti 2005, ata kane vlerësuar mijëra produkte nga mbi 100 vende. Falë jurisë te ketyre ekspertëve të nivelit të lartë të gastronomisë, çmimi Superior Taste është i njohur gjerësisht në industrinë e Ushqimit dhe Beverage. Është me shume gjasa certifikimi më prestigjioz i shijes në mbarë botën.

Çfarë thotë vleresimi i shijes për produktin?

“Shija” është një përvojë njerëzore shumëshqisore që është jashtëzakonisht e fuqishme dhe komplekse. Ajo kombinon të dhëna nga një sërë kriteresh shqisore, duke përfshirë aspektet vizuale, aromatike, shije dhe teksturale, si dhe ndjesinë përfundimtare në gëlltitje.

Një produkt të cilit i është dhënë çmimi i shijes Superiore është një produkt që ka kaluar një vlerësim ndijor të secilit prej 5 kritereve të mësipërme nga ekspertë profesionistë të shijes dhe ka arritur një rezultat mesatar mbi 70%.

Kjo do të thotë që produkti është i mire krijuar, i ekuilibruar dhe i shijshëm. Çdo vit vlerësohen mijëra produkte, por certifikohen vetëm më të mirat.

Kush i vlerëson produktet?

Juria përbëhet nga më shumë se 250 master-shef dhe somelierë.

Çdo anëtar jurie zgjidhet me kujdes bazuar në përvojën e tyre të shijimit; ata janë vënë në qendër të vëmendjes nga konkurset e master-shefave dhe somelierëve dhe nga institucionet e specializuara si Le Guide Michelin dhe Gault & Millau.

Me prejardhje nga mbi 20 vende, anëtarët e jurisë së Institutit të Shijes janë të gjithë të jashtëm dhe të pavarur. Njohuritë e tyre për shijet dhe aftësia e tyre për të dhënë komente përkatëse vlerësohen dhe monitorohen vazhdimisht nga Komiteti i Degustimit të Institutit të Shijeve.

Vlerësimet bëhen ne mungese shikueshmerie te produktit dhe në heshtje të plotë. Anëtarët e jurisë nuk e shohin paketimin dhe nuk dinë as emrin e markës dhe as emrat e prodhuesve.

Master-shefat dhe somelierët nuk bëjnë kurrë gjykime bazuar në ndjenjat e tyre të brendshme; ata ndjekin një metodologji objektive të bazuar në 5 kriteret e analizës ndjesore ndërkombëtare.

SLOGANI: Uje Mineral Natyral magjikisht i fresket, delikat, duke te lene pershtypjen e nje pastertie hyjnore ne qiellze!

Komentet e pergjithshme:

Ky është një produkt i shkëlqyer me një pamje të qartë dhe një shije delikate minerale.

Një ujë qe shuan etjen, duke te lene ndjesine e nje butesie te kadifejte ne goje.

Një kënaqësi për të pirë vetëm ose me një vakt.

Një produkt shumë mahnites në kategorinë e tij.

Vizioni:

Vizualisht me nje shkelqim dhe reflektim mahnites, I cili tregon nje produkt te nje cilesie mjaft te larte.

Nuhatja:

Ndjesite nuhatese te ketij produkti tregojne nje arome neutrale, delikate dhe mineralisht fine.

Vleresimi final i ndjesise:
një produkt i brishte harmonik që të lë në gojë shijen e një pastërtie të mëndafshte. Lehtësisht acide dhe cilësi freskuese.  Duket qartë pra që kemi të bëjmë me një vlerësim të studiuar e të merituar të ujit, tashmë të mirënjohur e të famshëm, “Lajthiza

Miss Fake News

Miss Fake News

Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëmtojnë nëpër libra të ndryshëm,  për të identifikuar shembuj të fake news-eve, dhe më pas të diskutojnë rreth tyre me studentët. Si të dallohet një fake news, si të reduktohet apo eleminohet efekti i një fake news-i, si të kuptohen arsyet e hedhjes në qarkullim të një fake news-i etj etj. Nuk ka pra pse të ndërtojnë leksionet dhe diskutimin rreth lajmeve të rreme me shembuj të sofistikuar nga jashtë, pasi Shqipëria ka tashmë  në gjirin e saj autoren e fake news rekord, deputeten Ina Zhupa. Përpara pak muajsh ajo hodhi në qarkullim lajmin që drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit, i ndikuar nga presioni që Ina si deputete dhe disa persona të larguar nga puna, kanë ushtruar ndaj tij. Madje për pak orë, Ina Zhupa e përjetoi edhe si triumf këtë dorëheqje të pandodhur, duke shkëmbyer me anëtarë të tjerë të “kauzës” së saj komplimenta reciproke. Edhe sot e kësaj dite, kur Drejtori i Përgjithshëm i RTSH vazhdon natyrshëm e suksesshëm veprimtarinë dhe misionin e tij në krye të institucionit t% media publike, postimi i deputetes Ina Zhupa vazhdon të jetë i pranishëm në faqen e saj në fb. Përveçse dëshmi kokëfortësie, ky fakt ekspozon ndërkohë mungesën totale të fleksibilitetit nga ana e deputetes, mungesën e dëshirës pë reflektim edhe kur realiteti e nxjerr blof. Këto janë mungesa të rëndësishme për një person, i cili dëshiron dhe aspiron të jetë në politikë për një afat të gjatë kohor. Por nuk mund të jesh e tillë nëse je me kredibilitet, reputacion e besueshmëri të cënuar e të cunguar. Këtë deputetja i’a ka bërë vetes. Në fund të fundit çdokush që operon me fake news, kujdeset që ato të jenë aq të sofistikuar sa të duhet punë nga ana e atyre që janë objekt i tyre për t’i çmontuar efektin negativ të tyre. Sepse me përhapjen masive të rrjeteve sociale, fake news-i është bërë një instrument i zakonshëm me të cilin operohet në politikë, gazetari, biznes e fusha të tjera. Por çdokush duhet të paguajë edhe koston përkatëse për lajmet e rreme. Dhe kjo kosto është humbja e besueshmërisë, aq e domosdoshme kjo për të qenë i suksesshëm.  Është e qartë se tashmë Ina Zhupa është kthyer në simbolin e fake-news për arsyen e thjeshtë se lajmet fake të saj kanë qenë lehtësisht të përgënjeshtruar që ditën e parë kur janë hedhur në qarkullim dhe vazhdojnë e përgënjeshtrohen çdo ditë që drejtori i Përgjithshëm i RTSH shkon dhe ulet në zyrën e tij për të drejtuar. Edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo ndodhi, sërish persona të caktuar vazhdojnë me pyetjen: a dha dorëheqjen drejtori, çka nxjerr të pah efektin negativ të një fake news-i. Studimet e ndryshme kanë treguar se arsyeja kryesore e veprimit me fake news është politika, apo dëshira për të përfituar para ndaj dhe Ina Zhupa si një deputete e Parlamentit shqiptar besoj se arsyet e veprimit i ka të tilla. Pra arsye politike. Me dëshirën për të qenë e pranishme me statusin e një protagonisteje. Por kauzat duhen identifikuar, ato nuk mund të shpiken. Pasi ndryshe mund të ndodhë që të bësh një investim aq të keq për veten sa të quhesh në vijim “Miss Fake News”.

Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?

Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezultat i mospëlqimit të një fejtoni, të shkruar nga Ponari e të botuar në gazetën e ushtrisë, u angazhua personalisht që Avni Ponari të largohej nga profesioni që ai e donte aq shumë. Ishte Ministri, që me vendimin e tij, i dha Avni Ponarit ankthin e parë që vjen nga papunësia. Ishte Ministri, i cili me veprimin e tij e ballafaqoi oficerin e ri dhe babain e dy fëmijëve të vegjël  me shqetësimin dhe pasigurinë që të jep papunësia. Tashmë me një status të ri, Avni Ponari ndaloi makinën afër ish-eprorit të tij, doli nga makina, i dha dorën dhe e pyeti: a më njeh?

“Sigurisht që të njoh”, iu përgjigj ish-Ministri, me një buzëqeshje në fytyrë, e ndoshta  i përgatitur psikologjikisht edhe për ndonjë shfryrje mllefi nga ana e “viktimës” së tij të dikurshme. Por ajo që ndodhi ishte e kundërta e saj që mund të presupozonte ai. Ponari nxori një kartëvizitë nga xhepi dhe ia la në dorë duke e shoqëruar gjestin me fjalët: sa herë të kesh nevojë, për cdo gjë që të kesh nevojë dhe kurdoherë që të kesh nevojë, trokit në derën time pa ngurrimin më të vogël. Po pse kjo ofertë bujare?  Cfarë ishte deklarimi i këtij disponimi dashamirës dhe i dobishëm? Shprehje konsiderate dhe vlerësimi i Avni Ponarit për ish eprorin që e shkarkoi nga puna? Sjellje sipas predikimit Kristian për të mos iu përgjigjur tjetrit “sy për sy e dhëmbë për dhëmbë”? Asnjëra nga këto nuk ishte. Hapja e derës, dhënia e lejes për të trokitur kurdoherë aty për cfarëdo lloj nevoje ishte thjesht një veprim në bazë të një konkluzioni filozofik.  Ishte një veprim që u bë si rrjedhojë e shikimit pozitiv të gjërave dhe ngjarjeve. Shkarkimi nga puna, edhe pse me preteks qesharak, ishte njëri nga gurët e themelit, me të cilin më pas, Avni Ponari ndërtoi perandorinë “SIGAL”. Sepse pas këtij shkarkimi ai u fut në industrinë e sigurimeve, duke mbuluar kryesisht sigurimet e mjeteve motorike dhe të anijeve në udhëtim. Por kur edhe nga kjo punë pati telashe të tjera me eprorët e tij  atëhere kupa u mbush. Nuk mendoi më për punësimin e radhës, gjë që do të sillte problemet e radhës. Por mendoi të mos humbë më kohë,  shfrytëzoi ligjin e porsa dalë për liberalizimin e tregut të sigurimeve, aplikoi për të marrë licencën e kompanisë private, të projektuar në kokën e tij mbi bazën e një vizioni pa limite dhe filloi punën për konkretizimin e tij. Gjithë ditëve rrugëve të Shqipërisë, qytet më qytet për të ngritur rrjetin shitjes së policave të sigurimit. Gjithë ditën me përpjekje të stërmundimshme për të krijuar “ushtrinë” e siguruesve të “SIGAL”-it. Në ditë të caktuara ka rastisur të përshkojë edhe 1000 kilometra brenda ditës, duke shkuar në 5 qytete të Shqipërisë nga Veriu në Jug. Dhe bëhet fjalë për një kohë kur rrjeti rrugor ishte i shkatërruar dhe udhëtimi me automjet ishte torturë e vërtetë. Gjithë ditën në punë në funksion të “SIGAL”-it, kësaj “foshnje” që sapo kishte lindur e duhej të rritej, ndërkohë që në darkë kthehej tek fëmijët që i kishin munguar e iu kishte munguar përgjatë ditës. Por sapo niste të qetësohej e të shlodhej disi fizikisht nga dita e gjatë dhe e mundimshme, mendja i rrinte tek “SIGAL” dhe mezi priste të zbardhte dita e re, për të nisur sërish dedikimin ndaj krijesës së tij të biznesit. Momenti kur takoi ish-Ministrin e tij, i përket një kohe, kur “SIGAL” kishte marrë drejtim e rrugë, kishte lënë pas ato konkurentë që ishin  në treg dhe kishte fituar rolin e lidershipit në tregun e sigurimeve. Dhe në euforinë e suksesit, Avni Ponari përcaktonte nëpërmjet analizës së tij si një nga kontribuesit e rëndësishëm edhe vendimin për pushimin nga puna.

Që nga ai moment, pra që nga casti kur “SIGAL” siguroi rolin primar në tregun e sigurimeve, e ka ruajtur këtë rol dhe e ka forcuar nga viti në vit.

Duke u rritur, duke u forcuar dhe konsoliduar “Sigal Uniqa Group Austria” ka arritur të ketë një impact të madh në jetët e gjithsecilit që ka ndërtuar marrëdhënie me të. Të sigurohesh do të thotë dinjitet, intergritet për gjithsecilin. Të sigurosh shtëpinë do të thotë se në rast fatkeqësish natyrore mos të rrish me sytë e drejtuar nga institucionet publike në shpresë të mëshirës së tyre, por të zgjidhësh problemin konform kontratës që kë nënshkruar me kompaninë e sigurimeve.

 Të sigurohesh për shëndetin do të thotë që nëse të “zë e keqja” të mos rrish në shpresë të apeleve për ndihmë e solidaritet, që me shumë mundësi ka të mos vijë, por ti drejtohesh kompanisë së sigurimit për pagesën e faturave. Dhe dalim pastaj edhe tek një ndër arsyet kryesore pse veprimtaria e “Sigal Uniqa Group Austria” është kaq e suksesshme. Sepse ajo nuk i shmanget detyrimit kryesor që ka një kompani sigurimi e që është pagimi i dëmeve. Vetëm në Shqipëri mbi 22 për qind e totalit të dëmeve  Jo-Jetë ose afro 14 milionë euro janë paguar nga “Sigal”.  Kurse Sigal Jetë ka rreth 58 për qind të totalit të dëmeve të paguara. Dhe kur ke reputacionin e një kompanie serioze dhe të përgjegjshme, atëhere edhe klientët të besojnë. Ndaj dhe aktiviteti i kompanisë, vetëm në Shqipëri, është rritur rreth 13 për qind krahasuar me vitin paraardhës.

 E vërteta është se “SIGAL UNIQA GROUP Austria” ka ofruar gjithmonë mundësi të reja aty ku të tjerët nuk i shohin, ndaj është një hap para në ofrimin e produkteve novatore, të thjeshta, të shpejta dhe pa kosto shtesë. I kushtohet shumë rëndësi rritjes së eficensës nëpërmjet optimizimit të mëtejshëm të modelit të biznesit, duke rritur produktivitetin. Janë thjeshtëzuar dhe automatizuar pjesa më e madhe e proceseve të punë, janë shkëmbyer dhe zbatuar praktikat më të mira të punës, është optimizuar më tej marrja në sigurim dhe vendosja e cmimeve.

Modeli i biznesit është përmirësuar nëpërmjet adoptimit të mënyrave të reja të qasjes ndaj klientëve dhe pasurimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve, të cilat ofrojnë vlerë shtesë për klientët. Kompania ka rritur vizibilitetin e brandit dhe tërheqjen ndaj produkteve egzistuese dhe atyre të reja.

Në misionin për të qenë më shumë se sa kompani sigurimi SIGAL ka zgjeruar modelin e biznesit përtej fondit të sigurimeve, duke thelluar fokusin tek menaxhimi i aseteve dhe biznesit të fondeve të pensionit. Si dhe është punuar më tej me promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi kujdesin dhe mbrojtjen e rriskut.

Po qe se do të kishim mundësi të monitoronim nga afër Avni Ponarin për një periudhë të caktuar kohe, me siguri do të konstatonim që fjala më e përdorur e tij gjatë ditës është “SIGAL”. Dhe ka të drejtë. Sepse “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” është tashmë jo vetëm një realitet i rëndësishëm në tregun financiar shqiptar, por njëkohësisht është edhe një ide e 25 viteve më parë, e transformuar në një gjigand brenda një harku kohor 25 vjecar.

SIGAL është gjurma e suksesit të Avni Ponarit, është kryevepra që e ka përmbushur dhe realizuar plotësisht atë.

Avantazhi që u kthye në skllavëri

 

Shpëtim Luku

Përpara syve në  një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të kryejë një punonjësi benzinate, e përvec kësaj ka në administrim edhe një minimarket. Nga ata që janë tashmë pjesë përbërëse e stacioneve të karburantit. Në fakt, i habitur jam vetëm unë sepse të tjerët, pra banorët e Dhërmiut, Palasës apo Himarës tashmë janë mësuar me faktin se filipinasit janë pjesë e komunitetit të tyre.

Ca më tutje, në Qeparo, Elseni, pronari i  një kompleksi që ka një bar restorant, 9 dhoma për pushues, një lavazh makinash është i kapluar nga fataliteti. Nuk gjen punonjës, askush nuk vjen të punojë thotë ai, mes një trishtimi që i lexohet lehtë në fytyrë.

“Kam investuar rreth 1 milionë euro këtu, nëse këto lekë do investoja për të blerë apartamente në Tiranë do të isha ku e ku më mirë e nuk do të kisha këto problem”, thotë ai.

Në fakt, probleme me gjetjen e fuqisë punëtore kanë të gjithë bizneset, pavarësisht se disa prej tyre, kryesisht bizneset e mëdha, janë munduar ta zbusin problemin nëpërmjet agjensive të punësimit, duke sjellë punëtorë nga Azia. Por si erdhëm në këtë ditë, ku vende pune ka, por punonjës të gatshëm për ti pranuar ato nuk ka? A ishte kjo një rrufe në qiell të hapur, pra një krizë akute, apo ishte një krizë e përgatitur në mënyrë graduale dhe sistematike ndër vite?

Sa herë që qeveritarëve shqiptarë iu duhej të ftonin investitorë të huaj për të investuar në Shqipëri, krahu i lirë i punës rreshtohej si një ndër argumentët kryesorë për ti bindur ata. Dhe nuk është se ky argument ishte pa baza. Një vend i dalë nga një system i falimentuar ekonomik, sikurse ishte Shqipëria, papunësinë e kishte plagën kryesore të saj. Ndërsa punësimi i tyre ishte premtimi dhe sfida kryesore e politikanëve dhe qeveritarëve. Investitorët e huaj që erdhën në Shqipëri patën rastin ta verifikonin realitetin, duke gjetur këtu  kontigjente të mëdha të papunësh, madje edhe të papunë të kualifikuar, por edhe persona të gatshëm për të punuar, me qëllim sigurimin e mbijetesës së tyre. Krahun e lirë të punës filloi ta shfrytëzoi edhe biznesi vendas. U shtuan tej mase kompanitë që punonin me material porositës dhe ato të sigurisë fizike, që në thelb të veprimtarisë së tyre kishin shitjen e krahut të punës. Në garë për shfrytëzimin e punonjësve u vunë edhe bizneset e tjera, pavarësisht llojit të aktivitetit dhe pavarësisht rentabilitetit të tyre. Dy ishin drejtimet e fitimeve ekstra të biznesit shqiptar gjatë viteve. E para pagat. Marrëdhënia mes biznesmenit dhe punëtorit shqiptar ka qenë gjithmonë një kontradiktë, ku biznesmeni ishte i pakënaqur me punëtorët e tij dhe mendonte se edhe aq sa i paguante, i paguante kot. Ndërsa punonjësi është ndjerë i shfrytëzuar dhe që nuk ka marrë atë që i takon, pikërisht nga pangopësia e punëdhënsit të tij. Pak a shumë si realiteti I dikurshëm kur thuhej se “shteti bën sikur na paguan e ne bëjmë sikur punojmë.  Dhe puna arriti deri aty sa nëse dikur, në fillimet e sistemit të ri, të ikje nga shteti e të punoje në privat, quhej sikur kishe bërë progress të rëndësishëm, tani, të ikësh nga privati për në shtet është një zgjidhje e arsyeshme. Sepse paga mesatare bruto në shtet ka arritur në 85 mijë lekë, ndërsa në sektorin privat kjo pagë është rreth 110 euro më e ulët. Ndërkohë që shteti flet për objektiva konkretë, për ta rritur këtë pagë në 900 euro, kurse privati duket se nuk ka as dëshirë e as vullnet për të ndjekur këtë kurs. Edhe nëse paga mesatare është rritur disi në sektorin privat, arsyeja kryesore lidhet me rritjen e pagës minilae të herëpashershme, të kushtëzuar e të detyruar me ligj nga shteti.

Aspekti i dytë i shfrytëzimit të punonjësve ka qenë mospagimi i sigurimeve shoqërore të tyre. Ose me saktë dhe drejtpërdrejtë vjedhja e kontributeve të tyre, të cilat normalisht duhet të arkëtoheshin në skemat e sigurimeve shoqërore. Si rezultat i kësaj manie, puna arriti deri aty ku për 1 pensionist kemi vetëm 1,1 kontribues. Dhe pjesën e kontributit të munguar të biznesit në këtë drejtim, e kompenson buxheti i shtetit, ndërkohë që këto fonde mund të përdoreshin në drejtime të tjera. Dëmi është akoma më i madh sepse ndër vite është përgatitur një bombë sociale, e cila tashmë ka ardhur në prag të shpërthimit të saj. Duke harruar që vjen një ditë dhe njerëzit plaken e duhet të dalin në pension, biznesi shqiptar ka “meritën” e krijimit të kontigjenteve të tëra njerëzish, për të cilët pensioni është “mollë e ndaluar”.  Mbi 75 për qind e atyre që punojnë në të zezë apo pjesërisht në të zezë janë me atstusit e të varfërit, ndaj të kapluar nga paniku, ata tashmë kanë filluar të vrasin mendjen e të veprojnë për të korigjuar atë cmund të korigjohet. Kanë ikur dhe ikin në emigracion me shpresën se do të arrijnë të kapin disi kohën e humbur. Sa për ofertat për punë nga biznesi shqiptar ato nuk mbërrijnë në veshët e tyre sepse zhgënjimi duket i madh dhe besimi i pathyeshëm.  “Skllevërit” e krijuar nga biznesi ndër vite duket se janë nisur në kërkim të një padroni më të drejtë

Rikthimi i gjigandit mediatik

Shpëtim Luku 

Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës  të një televizioni tjetër privat. Tani i Top-it, i ulur tek Piramida ku zhvillohej biseda, hedh vështrimin nga Radio Televizioni Shqiptar dhe i thotë bashkëbiseduesit të tij: ky që kemi përballë uroj të mos zgjohet, sepse ky nuk përballohet po u zgjua.

Nëse nuk do ti ndërpritej jeta aksidentalisht dhe Dritan Hoxha do të vazhdonte të jetonte edhe sot e kësaj dite, është e sigurtë se atë që po ndodh me Radiotelevizionin shqiptar ai do e përjetonte me ndjenja të dyzuara. Nga njëra anë  do të ndjente shqetësimin e natyrshëm që vinte nga fakti që ai, të cilin e quante “gjigandi në gjumë”, është zgjuar. Që do të thotë se skena e medias televizive shqiptare nuk ka më dy televizione të mëdha kombëtare, por llogaritë tashmë duhen bërë edhe me RTSH-në. Ndërsa nga ana tjetër, si njeri  që dinte të vlerësonte të tjerët për zotësitë e tyre do të ndjente edhe admirimin për ata, të cilët, edhe pse kundërshtarë dhe shqetësimsjellës për të, e kanë futur tashmë RTSH-në në shinat e duhura.

Sepse në RTSH tashmë nuk vegjetohet, nuk punohet në mënyrë formale e rutinore, ose më saktë, në RTSH nuk bëhet sikur punohet, sikurse është vepruar në të shkuarën, por përkundrazi. Në RTSH ideohet, krijohet, e konkretizohen emisione e programe në vazhdimësi. Në këtë institucion punohet në mënyrë sistematike dhe me vision të qartë për të përmbushur misionin e tij si një media në funksion të publikut  në të tre komponentët: informim, edukim, argëtim.  Në Radio Televizionin shqiptar punohet tashmë në  të dy frontet: edhe në drejtim të sasisë, pra prodhimit të shumë e shumë programeve, por ajo që është edhe më kryesorja, këto programe  janë cilësore, cka plotëson standartin për të qenë një aktor i fuqishëm në tregun mediatik.

Sa i takon anës sasiore, janë rreth 120 programe në javë që prodhohen prej RTSH-së, programe këto të konceptuara për të gjitha kategoritë e popullsisë. Pavarësisht vendbanimit të tyre, banojnë në Shqipëri apo jashtë saj, banojnë në fshat apo qytet. Pavarësisht moshës së tyre, pasi janë programe për fëmijë, të rinj, të rritur e njerëz të moshës së tretë.

Janë programe dhe emisione të ideura e të konceptuara për të qenë konkuruese me programet analoge nëpër televizione të tjera private. Të cilat brenda një periudhe të shkurtër ia kanë arritur qëllimit. “Mirëmëngjes Shqipëri”,  “Jetë shqiptare”, “3D”,  “Kur xhirohej një film”, “Një natë sa një Jetë” apo “Fustanella”, pa harruar edhe programe të tjerë,  kanë krijuar audiencën e tyre të madhe.

Sepse si në cdo treg tjetër, edhe në këtë  lloj tregu ajo që stë lë të gënjesh veten është shikueshmëria. Dhe për të matur shikueshmërinë  ka forma të ndryshme, ku një prej tyre është edhe interaktiviteti dhe impakti në rrjetet sociale. Në youtubë, Tik Tok, Facebook apo instagram. Ose sic thuhet në mënyrë të thjeshtëzuar klikimet. Një matës i tillë vlen edhe për RTSH-në, por ajo cfarë e dallon RTSH-në  me mediat e tjera konkurente, është se klikimet nuk janë qëllim në vetëvete i saj, nuk janë një plan apo objektiv për tu arritur me cdo kusht e me cdo mënyrë. Klikimet, pëlqimet janë pasojë dhe njësi matëse e një procesi gradual, sistematik e të pakthyeshëm. Në rastin më të keq, RTSH-ja ka dyfishuar numrin e ndjekësve të saj në një rrjet social dhe në rastin më të mirë ajo i ka dymijëfishuar ato, sikurse është rasti në platformën Tik Tok, ku RTSH ka arritur shifrën 3.3 milionë. Vetëm brenda një periudhë kohore prej 8-9 muajsh ka emisione që i kanë kaluar 1 milionë klikimet dhe pozitivja është se këto janë që të gjitha emisione të reja, të krijuara në rrethana të reja. RTSH nuk i ka pra obsession klikimet, por ama i vlerëson ato si një njësi matëse objective që tregojnë në mënyrë domethënëse se ku ishte ajo, ku është dhe ku do të jetë në një të ardhmen.

Cfarë është arritur përgjatë këtyre 8 muajve nuk është rastësi. Por është fryt i një vizioni, strategjie, reformash dhe investimesh të realizuara në teknologji e infrastrukturë. Aktualisht RTSH-ja ka studion më të mirë në vend, gjë që ka shërbyer edhe si stimul, po ka krjuar edhe mundësitë për të realizuar programe e spektakle të ndryshme nga ato që përmendëm më lart. Në RTSH kushtet e punës kanë ndryshuar rrënjësisht, duke i kthyer pra gazetarit të RTSH dinjitetin e cënuar nga mungesa e mëparshme e këtyre kushteve. RTSH ka aktualisht sallën e orkestrës të restauruar plotësisht, duke e kthyer atë në një ambient ku mund dhe do të realizohen veprimtari përtej destinacionit të ngushtë që ajo kishte më parë. Ndërsa së fundmi është shënuar edhe arritja më e madhe e deritanishme, studio e re e RTSH 24, cka krijon mundësitë që radiotelevizioni public të nisë një epokë të re në fushën e informacionit të pandërprerë.

Gjysma e hapësirës totale të ambienteve të RTSH ishin kthyer në vende magazinimi plehrash e mbeturinash, ndërkohë që tashmë kjo sipërfaqe është integruar plotësisht, duke u bërë funksionale. Duke fituar pra hapësira të reja në funksion të përmirësimit të mëtëjshëm të kushteve të punës për punonjësit e RTSH-së.

Sigurisht që është bërë shumë brenda një periudhë të shkurtër kohe, por ama puna vetëm sa ka filluar. Destinacioni ku synohet e ku do arrihet pa më të voglin dyshim, është ende larg, por e sigurtë është vendosmëria për ta cuar RTSH-në majat më të larta. Për ta rikthyer atë, sërish të madh.