Achilleas Kanaris

Emri i kompanisë: Vodafone Albania
Xhiro e biznesit 2018: 120 milion EURO
Numri i punonjësve: 420
Vendndodhja: Tiranë

Nga ajo cfarë kemi studiuar përgjatë historisë 15 vjecare të Botimit Kombëtar: “Biznesi shqiptar: Më të Mirët” një nga problemet e mëdha të biznesit është struktura e tij. Në listën e kompanive më të mëdha të vendit apo të atyre me fitimin më të madh bëjnë pjesë kryesisht kompani nga sektori i tregtimit të karburanteve, i ndërtimit dhe i punimeve në infrastrukturë, nga sektori i basteve, nga farmaceutika apo koncensione të ndryshme. Akoma edhe më keq paraqitet struktura mes kompanive të vogla dhe atyre të mëdha, ku këto të fundit janë në një masë tejet modeste, krahasuar me ndërmarrjet e vogla apo relativisht të vogla. Por nëse duam të kuptojmë se si mund të ishte zhvilluar më mirë Shqipëria mjafton ti hedhim një sy fushës së telekomunikacioneve. Edhe pse me një operator tashmë të dalë jashtë tregut, sërish telekomunikacionet janë sektori, ndoshta i vetëm, ku Shqipëria matet me Europën. Sepse sipas Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacioneve Shqipëria renditet ndër tregjet më të avancuara mobile në nivel global. Edhe OOKLA, gjigandi botëror i testimit të shpejtësisë e rendit Shqipërinë në vendin e 25, ndër 130 kompani në botë sa i takon shpejtësisë së internetit. Kjo është meritë e të gjitha kompanive që operojnë në telekomunikacione, por në mënyrë të vecantë e liderit të kësaj fushë, Vodafonë Albania.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: INFO TELECOM, PRO-MARKETING
Xhiro e biznesit 2018: 210 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +1 Fitimi: 3 milion euro
Numri i punonjësve: 1000

Viti 2018 ishte i mbushur me evenimente biznesi dhe me vendime të rëndësishme, të marra prej biznesmenit 34 vjecar, Marin Gjonaj. Vendimi i parë kishte të bënte me blerjen e paketës së aksioneve të ortakes së tij, Anisa Skëndo, në të treja kompanitë, Info Telecom, Digicom dhe Promarketing, kundrejt një cmimi prej disa miliona eurosh. Sigurisht që vendime të tilla nuk janë të lehta për tu marrë edhe nga biznesmenë me një eksperincë të gjatë, por për djaloshin e ri, kjo ishte një cështje e menduar gjërë e gjatë. Pasi, ecuria e shkelqyer INFO-TELECOM-it që nga momentet e krijimit të tij, rritja e vazhdueshme, përmirësimi i përformancës në të gjitha treguesit ishin të lidhur pikësëpari me vetë Marinin. Megjithatë, sërish kur ndërmerret një hap i tillë aq i rëndësishëm, kur blen aksionet dhe bëhesh 100 për qind pronar i kompanie kundrejt një investimi të rëndësishëm financiar, është shumë interesante të shikohet ecuria e kompanisë tashmë me këtë status. Pra, viti i parë, pas ndryshimit të strukturës së pronësisë është një vit testues, për të marrë sinjale positive apo negative, për tu ndjerë pozitivisht apo jo prej saktësisë apo mossaktësisë së vendimarrjes. Dhe Marin Gjonaj i ka të gjitha arsyet të ndjehet mëse i kënaqur, pasi me blerjen e aksioneve të ish-ortakes së tij, ai ka bërë një deal të shkëlqyer.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Lindita Kikino

Xhiro e biznesit 2018: 230 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +50
Numri i punonjësve: 522
Vendndodhja: Elbasan

Rasti i kompanisë Kurum International është unik në realitetin e biznesit shqiptar. Jo më tepër sa i takon natyrës së aktivitetit në fushën e metalurgjisë, se sa ajo cfarë ngjsu me këtë kompani, mënyra si u veprua dhe stadi ku ka arritur sot. Në përceptimin e qytetarëve të zakonshëm, Kurum International mund të jetë një kompani e falimentuar. Sepse këtu mund të ketë mbetur “Ora” e tyre. Tek lajmet dhe buja që provokoi vendimi i para disa viteve i pronarit turk të Kurumit për të shpallur falimentin. Ndonëse një veprim i tillë është mëse i zakonshëm në ekonomitë e vendeve të ndryshme, në Shqipëri falimentimi është baraz me dorëzim, është i barabartë me “vdekjen” e kompanisë apo një biznesi të caktuar. Kurse në rastin e Kurumit, ish-drejtuesit turq patën arsye ekonomike dhe ligjore që e shpallën falimentin. Rruga që ndoqën ishte pikërisht ajo që parashikonte edhe ligji për kompani që ndodhen në situate të tilla, sikurse u ndodh Kurum-i. Patën gjithashtu edhe qëllimin për te ndryshuar formën e administrimit e menaxhimit të kompanisë, në mënyrë që asaj ti jepeshin shanset e ringjalljes. Kështu, ata shkuan në Gjykatë, ku parashtruan me transparencë, momentin e keq që po përjetonte kompania. Ndërkohë, Gjykata nga ana e saj, bëri veprimet që imponon procedura ligjore në të tilla situate dhe Kurum kaloi nën administrim të deleguar. Këtu fillon edhe ana më interesante e historisë. Brenda pak vitesh, nën këtë formë organizimi, Kurum filloi të përmirësojë performancën e tij, duke arritur jo vetëm nivelet më të mira, që nga viti 1998, vit kur edhe u themelua ajo, por të kapë castet kulmore.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Samir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group
Xhiro e biznesit 2018: 300 milionë euro
Numri i punonjësve: 3000
Vendndodhja: Tiranë

Eka patur dhe e ka idhull e model frymëzimi, por tashmë ai fare mirë mund të konsiderohet si një Warren Buffet shqiptar. Është një investitor i fuqishëm, është një folës i mirë në publik, ndonëse nuk preferon të dalë shumë, e po kështu ka filluar të hedhë edhe hapat e para në filantropi. Për shumë kënd ai është një njeri që ka prekur qiellin, një person që ka korrur suksesin e jashtëzakonshëm në kuptimin më të mirëfilltë e më preciz të fjalës. Për shumë e shumë shqiptare ai është personi që ka bërë realitet një endërr të pamundur për tu realizuar, një njeri që ka pësuar transformimin e jashtëzakonshëm, nga një student i dikurshëm me studime të lëna në mes, për të marrë rrugën e emigrimit, në një biznesmen i përmasave shumë të mëdha. Por si për të vërtetuar se pluralizmi përmban e përmbledh cdo lloj ideje e opinion, për dikë ai është edhe sinonimi i oligarkut, pavarësisht nëse është i vërtetë ky përcaktim për të apo jo. Mirëpo ajo që duhet pranuar pa asnjë diskutim, ajo që konfirmojnë shifrat përtej cdo lloj interpretimi është se Samir Mane përfaqëson një “magjistar” të vërtetë menaxhimit e fitimit.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj
Xhiro e aktivitetit 2018: 670 milionë euro (Kastrati SHA 500 mln, Kastrati 130 mln, Albsig 20 mln, Auto Star Albania 20 mln, etj)
Numri i punonjësve: 1200 (Kastrati 780, Kastrati sh a 300, Albsig 160, Auto Star Albania, Kastpetrol etj)
Vendndodhja: Durrës

Në Shqipëri egzsitojnë disa grupe të fuqishme ekonomike, të cilat përfshijnë në gjirin e tyre një gamë të gjërë aktivitetesh. “Kastrati Group” është padyshim ndër më të fuqishmit, për të mos thënë më i fuqishmi. Spektri i veprimtarisë së tij është i larmishëm. Ai përfshin tregtimin me shumicë e pakicë të karburanteve, hotelerinë, veprimtarinë siguruese, ndërtimin, punimet në infrastrukturën rrugore, shitjen dhe servisin e makinave të reja etj. Sigurisht, mbërritja deri në këtë stad, ku është aktualisht “Kastrati Group”, shndërrimi i kompanisë së dikurshme Kastrati në një grup të mirëfilltë e të fuqishëm është rrjedhojë e rritjes sistematike pra që ka njohur ndër vite ajo. Me aktivitet fillestar të bazuar në tregtimin e një produkti konsumi, sikurse është karburanti, pra, duke u marrë me tregtimin e asaj që quhet edhe “ari i zi”, krahas rritjes së nevojave për këtë product, krahas rritjes së tregut të këtij produkti, vinte cdo vit edhe rritja e kompanisë “Kastrati”. Rritje sasiore kjo, që duke qenë e pranishme cdo vit, coi më pas edhe në ndryshime të rëndësishme, sikurse ishte diversifikim në mënyrë të natyrshme i veprimtarisë së tij, shtimi i “gjymtyrëve” të tjera në “trupin” e “kastrati”-it.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

“Më të Mirët” rrisin performancën

 

Shpetim Luku

Të dashur lexues!

E kemi nisur takimin tonë në vitin 2004, jemi takuar cdo vit që prej asaj kohe dhe ja ku po takohemi sërish, për herë të 16-të, nëpërmjet botimit Kombëtar, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2019”. Kur ideuam këtë projekt dhe filluam konkretizimin e tij, e kishim parashikuar se ecuria e tij do të ishte shume e mire. E se do të bënim një rrugë të gjatë me të. Jo vetëm prej faktit se ai është konceptuar si një botim unik, i paimitueshëm-imitimi i idesë është një dukuri që ndodh rëndom në realitetin shqiptar e më gjërë-, por sepse ishim zotuar që, duke ndjekur një metodikë profesionale pune, do ti garantonim Botimit objektivitetin e tij. Fakti që tashme ky Botim mbushi 16 vite që realizohet, vërteton më së miri respektimin prej nesh të “vijave të bardha” të profesionit.

Nga ajo cfarë kemi parë e kemi analizuar me treguesit e vitit 2018, konstatojmë me kënaqësi se performanca e “ më të mirëve” është përmirësuar, krahasuar me një vit më parë. Kështu, 200 kompanitë më të mëdha shqiptare realizuan gjatë vitit një total xhiroje biznesi prej 8.5 miliardë euro dhe ky tregues paraqitet i rritur ndjeshëm, krahasuar me një vit më parë, kur xhiro ishte 7 miliardë euro. Po kështu, 200 kompanitë më të suksesshme realizuan një fitim total prej rreth 890 milionë euro, ndërkohë që ky tregues një vit më parë ishte 735 milionë euro. Shumë domethënës është edhe përmirësimi i treguesit të eksportit. 100 kompanitë më të mëdha eksportuese shqiptare realizuan një total eksporti prej 1.3 miliardë euro, ndërkohë që vitin paraardhës kontributi i tyre në eksport ishte 726 milionë euro.

Jemi gjithashtu të lumtur, teksa konstatojmë se mjaft subjekte, të cilat ishin në mënyrë sistematike pjesëtare të listës së më të mëdhenjve, ose më të suksesshmëve janë larguar prej saj, si rrjedhojë e vendimit që mori qeveria shqiptare për mbylljen e tyre. E kemi fjalën pra, për kompanitë që kishin si natyrë aktiviteti organizimin e lojërave të fatit, por që suksesi i tyre nuk krijonte një ndjesi të mirë kur bëje një bilanc të kostove sociale me të cilat, shoqërohej suksesi i tyre. Ashtu sikurse jemi të lumtur edhe për mjaft hyrje të reja që janë biznese me vlerë dhe me impact në eknominë dhe shoqërinë shqiptare.

Libri vazhdon ti përmbahet traditës së krijuar sa i takon formës dhe përmbajtjes së tij. Në të do të gjeni të dhëna të detajuara për mjaft kompani shqiptare e të huaja, do të keni mundësinë të krijoni një ide më të qartë për fizionominë e biznesit shqiptar në tërësi, nëpërmjet të dhënave krijohet mundësia e gjykimit për mjaft subjekte ekonomikë, mund të krahasohen ato edhe me subjekte të rajonit që kanë të njëjtën natyrë aktiviteti etj.

Në Botimin e sivjetëm kemi sërish të dhëna krahasuese nga vendet e rajonit, si nga Serbia, Slovenia, Kroacia, Bosje Hercegovina, Maqedonia, të dhëna këto që shërbejnë për të krijuar një ide mbi nivelin ku ndodhet biznesi shqiptar në raport me analogët e tij. Sikurse cdo vit, kemi bërë përpjekje për të siguruar të dhëna edhe nga Kosova, cka do ta bënte akoma më të plotë tablonë. Mirëpo për shkak të një ligji absurd, që i konsideron të dhëna të tilla si mbrojtje e koefidencialitetit të kompanive, nuk eshtë bërë e mundur bërë të mundur. Sidoqoftë, e rëndësishme është që performance e më të mirëve ka ardhur në përmirësim.

E shfrytëzojmë sërish rastin për tiu drejtuar një falenderim të përzemërt të gjitha institucioneve shtetërore bashkëpunuese, të cilët ndihmuan në realizimin e këtij botimi

Magjistari i fitimit

 

Shpetim Luku

E ka patur dhe e ka idhull e model frymëzimi, por tashmë ai fare mirë mund të konsiderohet si një Warren Buffet shqiptar. Është një investitor i fuqishëm, është një folës i mirë në public, ndonëse nuk preferon të dalë shumë, e po kështu ka filluar të hedhë edhe hapat e para në filantropi. Për shumë kënd ai është një njeri që ka prekur qiellin, një person që ka korrur suksesin e jashtëzakonshëm në kuptimin më të mirëfilltë e më preciz të fjalës. Për shumë e shumë shqiptare ai është personi që ka bërë realitet një endërr të pamundur për tu realizuar, një njeri që ka pësuar transformimin e jashtëzakonshëm, nga një student i dikurshëm me studime të lëna në mes, për të marrë rrugën e emigrimit, në një biznesmen i përmasave shumë të mëdha. Por si për të vërtetuar se pluralizmi përmban e përmbledh cdo lloj ideje e opinion, për dikë ai është edhe sinonimi i oligarkut, pavarësisht nëse është i vërtetë ky përcaktim për të apo jo. Mirëpo ajo që duhet pranuar pa asnjë diskutim, ajo që konfirmojnë shifrat përtej cdo lloj interpretimi është se Samir Mane përfaqëson një “magjistar” të vërtetë te menaxhimit e fitimit. Grupi “Balfin” që ai ka themeluar e drejton, e ushtron aktivitetin e tij në një mori sektorësh. E ushtron aktivitetin gjithashtu edhe në vende të tjera, përvec Shqipërisë. Po të rrijmë e të numurojmë aktivitetet e tij, do të duhen disa minuta. Aktivitetet e tij shtrihen në sektorin minerar, në ndërtimin e fshatrave rezidencialë e turistikë, ndërtimin dhe menaxhimin e qendrave tregtare, tregtinë e elektroshtëpiakeve, tregtinë e produkteve të ndryshme, bujqësinë etj etj. Vetë Samir Mane dikur shprehej se në Shqipëri kishte provuar gjithcka dhe tashmë i mbetej sfida e zhvillimit përtej “mureve” të vendit tonë. Kur flitet për Samir Manen, shumë persona e perceptojnë atë thjesht njeriun më të pasur të Shqipëri. Kjo edhe mund të jetë  e vërtetë, por ajo që është absolutisht e vërtetë, lidhet me faktin se Samir Mane është aktualisht personi që fiton më shumë përgjatë një viti në Shqipëri.  Nga shumë e shumë kompani që ka në përbërje të “Balfin Group”, 6 prej tyre i ka ndër 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë. Këtë status kanë kompania e përpunimit dhe pasurimit të mineralit të kromit, Albchrome, e cila gjatë vitit 2018 regjistroi një aktivitet në kuotën e 8 miliarde lekëve të reja. Performancë të shkëlqyer kishte edhe Neptun, e cila regjistroi një volum aktiviteti në kuotën e 7.4 miliardë lekëve. Pastaj vjen zinxhiri i supermarketeve Spar me një aktivitet në kuotën e 6.7 miliardë lekëve. E ndjek Mane TCI me 6.3 miliardë lekë Kontribut të rëndësishëm në rezultatin e përgjithshëm të grupit japin edhe BFI Trade dhe Kid Zonë me respektivisht 4 miliardë dhe 2.1 miliardë lekë aktivitet. Dhe po ti shtojmë kësaj shifre edhe ato të TEG-ut dhe QTU-së, që gjithsesi nuk arrijnë ta kapërcejnë pragun, që lejon renditjen tek 200 më të mëdhenjtë, bëhet një total prej afro 36 miliardë lekë vetëm brenda për brenda territorit shqiptar. Mirëpo, sikurse thamë edhe pak më lart, për Samir Manen ka kohë që ka filluar sfida e rritjes jashtë Shqipërisë, cka është konkretizuar me nisma e investime serioze si në uzinën e ferronikelit në Kosovë, në Shkup etj, cka bën që aktiviteti i tij të jetë shumë herë më i madh se sa ai brenda territorit shqiptar.

Por madhësia e biznesit të grupit nuk është ndonjë tregues aq i rëndësishëm e domethënës, krahasuar edhe me të tjerët. Treguesi ku ai ka bërë diferencën reale me biznesmenët shqiptarë e është bërë i krahasueshëm me ata rajonale është fitimi i realizuar nga kompanitë e tij. Nëqoftëse në renditjen e 200 kompanive më të mëdha ai kishte të listuara 6 kompani, tek 200 kompanitë më të suksesshme shqiptare mbi bazën e fitimit të realizuar ai ka të klasifikuara 8 kompani. Le të fillojmë paraqitjen e tyre sipas radhës. Albchrome mbetet edhe sipas këtij treguesi kompania kryesore e Samir Manes me rreth 1.4 miliardë lekë fitim. Dhe nuk duhet harruar se kemi të bëjmë me një kompani të blerë më statusin e një kompanie të falimentuar, por që në saj të një menaxhimi të mirë e investimeve të kryera në të, ajo ka arritur të kthehet kompania më rentabël e tij, cka verifikon edhe saktësinë dhe nuhatjen e tij prej biznesmeni të sprovuar, kur vendosi ta blejë atë nga Decometali.

Mane Tci është kompania e dytë më fitimprurëse e tij. Shumëkush mund habitet me të drejtë e të impresionohet nga reklamat që tregojnë fshatra të bukur turistikë të ndërtuar në Palacë apo në Hamallaj, apo rezidencat “Ambasador”, por statistikat e vërtetojnë akoma më mirë përfilljen e bukurisë së tyre nga blerësit. Sepse ManeTci pra, vetëm gjatë vitit 2018, ka arritur të sigurojë një fitim  prej 1.1 miliardë lekësh.

Por edhe Spar duket se ka arritur të krijojë familjaritet me konsumatorët shqiptarë, përderisa ka arritur të sigurojë një fitim prej 800 milionë lekësh. Tre kompani të tjera, si BFI Trade, TEG dhe KID Zonë kanë siguruar thuajse një fitim të barabartë prej 700 milionë lekësh. Kurse Neptun 500 milionë lekë, për ta mbyllur listën QTU me një fitim modest, krahasuar me “motrat” e saj brenda grupit. Në total vetëm nga këto kompani, Balfin Group ka arritur të fitojë afro 5.5 miliardë lekë gjatë vitit 2018. Ky është një fitim i pazakontë, ndoshta edhe rekord, i parritur kurrë më parë nga ndonjë biznesmen apo grup biznesi nëpërpmet veprimtarisë operative të kompanive që drejton.

Kur e intervistojnë, Mane shpeshherë thotë se në stadin ku ka arritur nuk i bën përshtypje pasuria. Dhe kjo duket plotësisht e vërtetë. Sepse në këtë fazë ku ndodhet ai, me këto rezultate qe ka arritur, ky duket një problem tashmë i tejkaluar. Sfida të vërteta në këto momente për të është zgjerimi dhe rritja e mëtejshme, krijimi i perspektivave të reja, duke eksploruar e konkuruar në tregje të tjera, si dhe përmirësimi i rezultateve të atyre kompanive që ai mendon se nuk i ka brenda objektivave. Dhe nuk do të jetë e largët dita, kur të gjitha kompanitë e tij, të gjitha, të dalin me fitim. Sepse Samir Mane e ka dëshmuar me bollëk që e ka këtë aftësi.

“Heroina e Punes Kapitaliste”

 

Shpetim Luku

Tek një kryqëzim në Lushnje, atje ku ndahen rrugët për në Fier e Berat, ndodhet një ndërtesë, në pamje te parë, mjaft e zakonshme. Nga ato ndërtesa që ka me qindra në Shqipëri.  Por brenda saj zhvillohet një aktivitet i jashtëzakonshëm. Ndërtesa,  pa ndonjë vlerë të madhe si aset është dhënë me qera nga pronari i saj. Kurse ata që e kanë marrë me qera kanë ndërtuar në të një aktivitet me vlera shumë të mëdha për vete, për mjaft fermerë të zonës e pse jo, edhe për bujqësinë në tërësi të zonës së Myzeqesë. Bëhet fjalë për kompaninë Elian-Export, një kompani e themeluar rreth 20 vite më parë, nga një grua e thjeshtë me origjinë nga Kucova, por e martuar dhe e vendosur prej kohësh në Lushnje, Neta Arapi. Një kompani e specializuar për eksportin e perimeve dhe frutave, kur vetëm gjatë vitit 2018 realizoi një eksport në nivelin e 5-6 milionë eurove në vende të tilla si Cekia, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Lituania etj. Vlera e eksportit të realizuar në një vit mund të mos jetë  aq impresionuese nga ana sasiore sa të të detyrojë të reagosh uauuuu, por ama puna që bëhet për një rezultat të tillë është tejet e madhe dhe e admirueshme. Mjafton të sjellësh ndërmend që ajo vlerë eksporti është realizuar nga rreth 680 rrugë kamionash të vetë kompanisë. Mjafton të imagjinosh e përfytyrosh ciklin e kësaj pune që përfshin kontaktet dhe “kontratat” me fermerë të ndryshëm,  grumbullimin prej tyre të produkteve, ambalazhimin e tyre, bërjen gati për eksport, transportin e tyre prej mijëra kilometrash në vende të ndryshme e një sërë procesesh të tjera.

Dikur, para viteve 90, egzistonte një titull nderi, ai i Heroit apo Heroinës së Punës Socialiste, i cili akordohej për rezultate të larta të arritura në fushën e ekonomisë, kulturës, revolucionit tekniko-shkencor etj. Nuk mund të them e te shprehem nëse ky titull nderi qe aplikohej ne sistemin e dikurshem ishte i mirëadresuar e i mirëpërdorur, kur iu jepej shoferëve, traktoristëve, montatorëve, novatorëve e racionalizatorëve, të cilët punonit që atëhere për vitet aktuale. Por ajo që mund të thuhet me siguri sot është se Neta Arapi ia ka dhënë vetës titullin e Heroinës së Punës kapitaliste. Me backgroundin e një gruaje, që shumë vite të saj të para 90-ës i ka jetuar si punëtore, ajo tregon se cfarë mund të arrijë njeriu kur është i përkushtuar pas punës, kur punon ditë e natë, në diell e shi, kur sakrifikon për punën dhe suksesin. Kanë kaluar 20 vite, por ajo e mban mend sikur të ketë ndodhur dje, momentin që i ndryshoi jetën, duke i dhënë qartësinë e duhur për të bërë këtë aktivitet që bën sot. Merrej me tregti të fruta perimeve në tregun e Lushnjes, kur një biznesmen malazes i kërkon ti sigurojë një kamion me shalqin. Neta e mban frymen në Divjake dhe e realizon me sukses porosinë që mori kundrejt një shpërblimi, i cili e bën të qeshë sot kur e kujton. “E pyeta biznesmenin biznesmenin malazez nëse i pëlqeu malli që i gjeta dhe ai mu përgjigj në mënyrë pohuese, duke më porositur edhe kamionë të tjerë”-tregon Neta.

“Me vjen mirë, megjithëse më ke paguar si grua, ndonëse kam punuar sa  dy burra”-i ka thënë më tej ajo.

Por sot, këtyre kujtimeve Neta i kthehet e e iu referohet vetëm me humor, sepse ajo është e vetëdijshme se përfitimi  ishte i madh. Aty mori rrugë biznesi i saj i eksportit të frutave e perimeve. Aty filloi ndryshimi i saj i madh, nga një shitëse e thjeshtë në tregun me shumicë të Lushnjes, në një eksportuese e produkteve bujqësore si domate, lakër, speca, domate,shalqine, pjepra, rrush, etj nëpër tregjet europiane. Në ato momente nisi rrugë shndërrimi i Neta Arapit në një grua biznesi me përmasa e rëndësi për ekonominë e Lushnjes në vecanti. Aty nisi specializimi i ngushtë i saj si një grua që ushtron biznes në një fushë që ajo e njeh më mirë se cdokush tjetër. Në  një aktivitet me kontakte me të huaj, mosnjohja e një gjuhe mbase mund të përbëjë një dizavantash sipërfaqësor, që gjithsesi kompensohet nga femijët e saj, por Neta Arapi ka aftësinë kryesore që duhet për këtë lloj biznesi. Ajo flet shkëlqyeshëm gjuhën e produkteve bujqësore që grumbullon e shet. Nuk i duhen më shumë se sa disa sekonda që me atësinë e saj, me përvojën që ka grumbulluar e eksperiencën që ka krijuar ajo të marrë vendim për një produkt të caktuar nëse vlen apo jo për eksport. Dhe në fund të fundit, në këtë biznes, ky është edhe celësi i suksesit. Sepse duke qenë një biznes i vështirë, reduktimi i riskut mbi bazën e një aftësie  të rrallë seleksionuese është premisa dhe baza kryesore mbështetëse për sukses. Një biznes i tillë që realizohet në bashkëpunim me partnerë të huaj e ka të domosdoshme “shqisën” e dallimit të cilësisë së parë të produkteve. Sepse vetëm kështu mund të zhvillohet në mënyrë afatgjatë e me rritje nga njëri vit në tjetrin ai. Por ndërkohë, ky biznes kërkon edhe korrektesë shembullore me ata që janë furnitorët e tu. Pra fermerët e ndryshëm që dorëzojnë produktet e tyre. Neta Arapi e shpjegon me një gjuhë të thjeshtë filozofinë e kompanisë së saj. “Më shumë mërzitem, po qe se kontratorët e mi jashtë vendit ngelen të pakënaqur nga dy-tre paleta me mall, se sa të mos më nisin lekët për të gjithë sasinë e mallit”.

Kurse sa i takon detyrimeve karshi fermerëve, as që bëhet fjalë të devijojë një ditë nga marrëveshja me ta. Duke vepruar në këtë mënyrë, Neta Arapi është kthyer në një lloj magjistareje shitjesh. Është krijuar një frymë optimiste tek fermeri lushnjar, beratas apo fierak. Ai duhet të vrasë mendjen vetëm të mbjellë e të vjelë, sepse për të shitur kanë Netën. Nëse dikush ka një prodhim cilësor për të shitur, mendja menjëherë i shkon tek Neta. Nëse Neta i bën porosi që në fillim, atëhere aq më mirë. Dhe janë jo pak, por rreth 1500 fermerë që kanë kontakte me Netën, që asistohen nga ajo, që komunikojnë në vazhdimësi me të. Vërtet Elian-Export ka 50 gra të punësuara, por impakti i veprimtarisë së saj është shumë herë më i gjërë. Ajo është shndërruar në një hallkë shumë të rëndësishme mes shitësit dhe blerësit të huaj. Ajo përbën një motiv shtese një arsye më shumë pse fermeri duhet të punojë e kultivojë tokën. Pse ai duhet të prodhojë produkte cilësore. Ajo përbën një katalizator të zhvillimit të bujqësisë. Ndaj dhe ajo meritoi një grant qeveritar për ndërtimin e një magazine të re moderne, cka do ta cojë në një stad akoma më të lartë veprimtarinë e Elian-Export. Njëkohësisht, edhe kontributin e saj për ekonominë e zonës.

Suksesi i Neta Arapit, por edhe i biznesmenëve të tjerë që ushtrojnë  një aktivitet të kësaj natyre certifikon gjithashtu atë që shumë të huaj pranojne: cilësinë e produkteve shqiptare.

 

Suzuki Vitara e re, një SUV që bën zemrën të pulsojë fort

 

 

 

Shpëtim Luku

 

Si duhet të jetë një model i ri makine që ai të jetë i mirëpritur nga klientët? Si mundet ai të godasë në shenjë me të parën?

Nga pamja e jashtme ose sic thuhet ndryshe exteriori, ajo duhet të jetë tërheqëse në mënyrë që të të ndjellë ta admirosh e pastaj te kërkosh të futesh brenda saj. Kurse, kur futesh brenda saj, sapo të ulesh në vendin e drejtimit, duhet të të transmetojë ndjesi të tillë që të të mos bëhet të zbresësh më  e udhëtimi të mos ketë fund. Pikërisht përjetime të tilla i provon që në kontaktin e parë me Suzuki Vitara-n e re. Kompania e mirënjohur e prodhimit të automobilëve  lancoi para pak kohësh Vitara-n e re dhe sikurse ndodh zakonisht, konform praktikës së bashkëpunimit, u deshën edhe disa muaj që përfaqësuesja e Suzuki Motors në Shqipëri, kompania Artinel 95 ta sjellë atë e ta ketë të disponueshëm për tregun shqiptar. E rëndësishme është pra, që larmisë së llojeve e modeleve të ndryshme të makinave në tregun shqiptar, i është shtuar edhe një ofertë shumë e mirë dhe e leverdishme, sic është Suzuki Vitara e re. Sepse me 20000-21000 euro mund të bësh tënden makinën e shpallur si më e bukura në kategorinë  Small Croossover. Dhe nuk ka ndonjë arsye për tu habitur, përderisa ajo është produkt i një kompanie të mirënjohur, si Suzuki Motors, e cila është themeluar që në vitin 1908 dhe ka filluar prodhimin e mjeteve motorike në vitin 1937. Pra është produkt i një kompanie me një rol të rëndësishëm prej protagonisti në industrinë e prodhimit të automjeteve dhe motorcikletave. I një kompanie shumë të madhe, automjetet dhe motorcikletat e së cilës ka qenë përherë objekt i risive teknologjike dhe i një raporti të shkëlqyer mes cilësisë dhe cmimit.

Sapo kontakton me Vitara-nn e re ajo të fton të bëhesh gati për një eksperincë të re sepse rrezaton fuqi dhe energji. Karakterizohet nga një dizajn i bukur dhe i guximshëm që të ndihmon të vjedhësh vëmëndjen, kudo që mund të shkosh me të. Suzuki Vitara vjen me ndryshime që sjellin një pamje të hijshme dhe moderne të saj ku bien në sy një grilë e fortë me 5 elemente, parakolpi i fortë i përparëm i kromuar, dritat e pasme LED me efekt 3D. Edhe ngjyrat në dispozicion të klientëve janë rritur.Nga ky konktakt i parë me pamjen e jashtme të saj, shqisat aktivizohen për të konstatuar përsosjen e brendshme të një SUV-i të rritur plotësisht

Zemra fillon të shtojë pulsimin nga kurioziteti, kur së pari ulesh në vendin e shoferit dhe mendon kohën që do të kalosh me Vitarën e re. Kjo ndjesi na mbajti të mbërthyer përgjatë rrugës së provës nga Vora deri në Krujë. Në brendësi, makina është e gjërë, por jo aq sa të jetë e përshtatëshme për tu përdorur si makinë familjare. Ngado rrethohesh me butësi dhe ndjehesh rehtashëm. Dhe kur makina ndizet e motori rrotullohet, atëhere pushtohesh nga një ngazëllim i madh për të shkuar kudo e për të vizituar sa më shumë vende me Vitara-n e re.

 

 

Teknologjia është një nga pikat e forta të këtij SUV kompakt  japonez, si në aspektin e sistemeve të asistencës së shoferit ashtu dhe për siguruar  rehatinë në bord. Paneli i nstrumentave është i butë. Në veçanti, ka teknologji të shumta për të ndihmuar shoferin në timon: nga monitorimi për pikat e verdha në paralajmërim kur kthehet prapa, duke menduar për frenim autonom emergjent ose sinjalizim për kalimin e pavullnetshëm të korsisë së shoferit.

Suzuki Vitara është shumë e pasur në pajisje: kontroll automatik i klimës,  ekran  me prekje 7 “, Bluetooth, kompatibilitet me Android Auto, Apple CarPlay, kamera e pasme, kontrolli i lundrimit, dritat e mjegullës, 7 airbags, ka sensorë të dritës dhe shiut, sensorë parkimi të përparmë e të pasëm, pasqyra me palosje elektrike, një orë me dizajn të ri, drita të rregullueshme në lartësi të ulët etj

Të ngasësh një Suzuki Vitara të re, nga ato që janë prodhuar në vitin 2018 apo 2019, përvecse kënaqësisë është edhe  veprim i sigurt, pasi ajo ka sisteme ndihmëse në mbështjetje të sigurisë. Vitara përmban një sistem të avancuar të zbulimit e sinjalizimit, i cili përdor kombinimin e një kamere dhe një lazeri të bashkëngjitur në xhamin e përparmë.

Kamera identifikon problematikat në ecje në lidhje me distancat e makinave të tjera, të këmbësorëve para makinës, ndërrimin e korsisë dhe ia transmeton lazerit, duke bërë të mundur një siguri të shkëlqyer në rrugë. Kur një makinë po i afrohet shumë mjetit që ju po drejtoni, atëhere një ikonë paralajmëruese LED ndizet në pasyrën përkatëse të jashtme. Nëse shoferi ndryshon korsinë një ikonë LED ndizet dhe shoqërohet nga një paralajmërim zanor.

 Sa i takon motorevë ato janë në versionin Boostorjet 1.0 me tre cilindra dhe me 112 kaj fuqi, me reduktim të konsumit dhe emisionit të gazrave. Kurse për ata që duan më shumë sportivitet e madhështi është në dispozicion edhe motori 1.4 me 140 kuaj fuqi. Ky është një motor me injektim të drejtëpërdrejtë. Sistemi i injektimit të drejtpërdrejtë rrit efikasitetin e makinës dhe redukton konsumin e karburantit. Ka përshpejtim shumë të mirë, dizajni i motorit është  lehtë dhe kompakt.

Ne shkuam në Krujë me Vitara-n e re dhe u kthyem sërish në Vorë dhe vendin e kënaqësisë së përjetuar nga ky udhëtim i rehtshëm me të, e zuri keqardhja që po ndaheshim me një makinë komode. Me një makinë që na dhuroi emocione të forta.

 

 

 

MAHINDRA XUV 500, një fuoristradë me cilësi e cmim të shkëlqyer

Shpëtim Luku

 

Të blesh një makinë të re sot duket një zgjedhje e vështirë e plot dilema. Sepse larmia e markave dhe modeleve të tyre është aq e madhe sa duket se kjo e përligj “hutimin” e blerësit në treg. Por në realitet nuk ka pse të jetë kështu. Sot, kur kërkohet të veprohet me mendim të ekonomizuar e me racionalitet, orientimi në tregun e makinave të reja duhet të bëhet mbi raportin cilësi makine-cmim i saj. Sa më i mirë të jetë ky raport, aq me e goditur është blerja. Gjykuar sipas këtij raporti ne na ka surprizuar tej mase MAHINDRA XUV 500. Ky është një SUV i vërtetë,  prodhuar nga MAHINDRA MOTORS, pjesë e shumëkombëshes së mirënjohur indiane, Mahindra Group.  Ky grup i fuqishëm, përvec tregut të madh indian, prodhon automjete të mënyrë të dedikuar edhe për tregun europian dhe atë amerikan.  Mahindra Group eshte themeluar ne vitin 1945 dhe ka veprimtari ne mbi 100 vende anekend globit. Aktivitetet e Mahindra Group perfshijne sektorin automotiv, sherbime te IT, agrobiznes,  hoteleri e deri ne kompani ajrore.  I gjithe grupi ka realizuar per vitin 2018 nje turnover prej 20.7 miliarde dollare dhe ka mbi 240 mije punonjes. Per vende te vogla si Shqiperia, marka Mahindra mund te jete akoma e panjohur mire, por prodhuesi i saj eshte i “vjeter” ne tregun automotiv, me mbi 74 vite eksperience. Ne perberje te Mahindra Grup eshte edhe Ssang Yong Motors, kompania prodhuese e motoreve Piagio dhe Java. Gama e prodhimeve te saj ne fushen automotive eshte aq e madhe sa perfshin automjetet, kamionet, autobuzet, traktoret, motoret etj. Sa i takon automjeteve, e gjithe pervoja e saj eshte shpenzuar per te permbushur nevojat e nje tregu te stermadh sikurse eshte ai indian, ndersa  tani vemendja e saj eshte kthyer edhe nga tregje te tjera, ate europian dhe amerikan. Ne kete menyre, Mahindra i ka hyre nje gare dhe konkurence me industrite e mirenjohura automobilistike europiane, por e sigurte eshte qe, duke i dhene nje rendesi te madhe, sidomos dizajnit, ajo do te kete nje rol te rendesishem ne kete gare.

Meqënëse ekskluzivitetin e saj në Shqipëri e ka kompania e njohur ARTINEL 95, me një përvojë të gjatë në tregtimin dhe servisin e makinave të reja, ne patem mundësinë ta merrnin për një ditë një makinë Mahindra XUV 500  për ta shqyrtuar  dhe analizuar atë. Që në pamje të parë të bën përshtypje dizajni i vecantë i saj, stili i të cilit  duket se është frymëzuar prej leopardit. Mbulesa e ngritur simulon supet e ngritur e të hollë të tij. Projektoret LED janë në harmoni të plotë me grilën e përparme. Që në pamje të parë, Mahindra XUV 500 ka një pamje madhështore dhe magjepëse në rrugë. Dhe në këtë rast nuk ka asgjë për tu cuditur, përderisa dizajni i saj është realizuar as më shumë e as më pak, por nga vetë e famshmja PininFarina. E blerë për afro 168 milionë euro prej Mahindra Group, në vitin 2015, kjo studio dizajni e famshme per stilimin e automjeteve të Fiat-it, Ferrari-t, Maserati-t, Peugeot, Alfa Romeos, Lancia-s etj ka 4 vite që energjitë dizjanuese i ka të kanalizuara në funksion të Mahindra Motors. Dhe për rrjedhojë, ka  një kontribut të rëndësishëm në cilësinë e automjeteve që Mahindra Motors prodhon në Europë.

Nëse MAHINDRA XUV 500 ka një pamje impresionuese nga jashtë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për interiorin. Hapja e deres së makinës kryhet me një lehtësi të habitshme, mjafton edhe tërheqja e saj vetëm me një gisht. Hyrja brenda në makinë dhe ulja në vendin përkatës të shoferit apo pasagjerit është sërish një detyrë tejet e lehtë dhe sapo hyn brenda konstaton një automjet me një hapësirë të bollshme. Aty shikon që ky model është perfekti për ata që dëshirojnë makinë për nevoja familjare apo edhe për punë. Sepse Mahindra XUV 500 është e projektuar për të mbajtur 7 persona brenda saj, duke iu ofruar atyre udhëtim të sigurtë, komod dhe me konsum të ulët të karburantit e të pjesëve të këmbimit.

Por opsionale është edhe mundësia e përdorimit të makinës me 5 vende dhe në kategorinë e mjeteve tregtare të kategorisë N1.

Ne e provuam këtë tip automjeti në rrugën malore të Prezës, e cila eshtë një rrugë që të ofron situata të ndryshme dhe ku ti mund të konstatosh mënyrën e sjelljes së makinës në këtë terren të vështirë e plot kthesa. Edhe pse malorja është e fortë, Mahindra XUV 500, në saj të motorit të saj  MHAWK  2.2  ofronte një performancë shumë të mirë me një fuqi mbresëlënëse prej 155 kf. Asnjë deformim i rrugës nuk ndjehej brenda në makinë në saj të amortizimit të shkëlqyer që ajo ka. Nga Pateshi në Palaq është një segment rrugor që nuk mund të konsiderohet i mirë, por për Mahindra XUV 500 ishtë vështirësi e papërfillshme. Edhe në tatëpjeta të forta mjafton ta lësh makinën në marshin e parë dhe nuk ka nevojë as për këmbë ne frena e freksion, pasi ajo ka aftësinë të kontrollojë vetë shpejtësinë e zbritjes. I bazuar në traditën dhe përvojën e gjatë të Mahindra-s në ndërtimin e automjeteve fuoristradë dhe testimin e tyre në kushte terreni të vështira, përdorimin e patentave dhe teknologjive të avancuara perendimore dhe bashkëpunimin që ka Mahindra Motors prej dekadash me kompani të njohura europiano perendimore , XUV 500 është një SUV përvecse me stil unik, por që teknikisht e praktikisht ofron komoditet të lartë  e siguri  të niveleve më të larta bashkëkohore. Vetë afati i garancisë prej 5 vitesh, afat ky që është më i gjati në tregun e makinave të reja, tregon për besimin e madh që ka Mahindra Motors në cilësinë e automjeteve të prodhuara prej saj. Në kategorinë e tij, modeli i ri i Mahindra-s, XUV 500 ofron një raport unik, të pahasur në asnjë rast tjetër mes, të cmimit, cilësisë, shërbimit dhe vlerës së automjetit. Të marrësh një fuoristradë të këtyre përmasave e të kësaj cilësie për një cmim prej rreth 21 mijë euro, sa e ofron distributori zyrtar i saj ARTINEL 95, e për më tepër edhe me leasing, është një okazion dhe mundësi që duhet rrokur pa mëdyshje prej atyre që dëshirojnë të blejnë një makinë të kësaj kategorie. Sepse ndërmend më vjen dinamika që kanë pësuar makina analoge të Mahindra XUV 500.  Përpara disa vitesh,  për qëllime rritjeje pranie në treg janë shitur me cmime sa ai me të cilët shitet Mahindra XUV 500 sot. Për ta dyfishuar cmimin e tyre më pas. Ndaj për Mahindra XUV 500 cmimi prej 21 mijë euro, në raport me vlerën e makinës duket  modest, por që nuk mund të vazhdojë gjatë. Duhet përfituar nga kjo konjukturë.