Biznesmeni Asllan Baraj nis ndërtimin e fabrikës së tullave dekorative

 

Shpetim Luku

Pas një periudhe 2-3 mujore, fabrika e tullave KID –ALB do të ketë një “fqinje” të re. Si rezultat i inciativës së biznesmenit, tashmë të mirënjohur, Asllan Baraj,ka nisur puna për ngritjen e fabrikës së tullave dekorative. Është një investim që e kalon shifrën e 5-6 milionë eurove, por që gjykohet si një investim tejet i goditur, duke parë fazën e re ku ka hyrë sektori i ndërtimit. Gjithkush e ka të qartë sot se ndërtuesit shqiptarë i kanë një borxh të madh Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, duke ngritur godina banimi e biznesi shkel e shko, pa asnjë projekt mbresëlënës, pa përdorim të produkteve cilësore, me fasada të tilla, kur godina “vjetërohej” që vitin e parë apo të dytë pas dorëzimi etj. Për rrjedhojë, sot kemi ndërtime të shumta, të cilat për nga funksionaliteti e paraqitja janë edhe më poshte se sa ndërtimet e dikurshme të para 90-ës, por me fasada të rikonstruktuara. Arkitekti i mirënjohur, Maks Velo, në një orvatje të para disa viteve për të paraqitur një album me 10 ndërtimet më të bukura në Tiranë pati shumë të vështirë të zgjidhte. Jo se ishin shumë e nuk dinte kë të seleksiononte, por ishin aq pak, sa mezi bëheshin 10!!!

Vetëm kohet e fundit situata ka ndryshuar. Ndërtimet tashmë kanë projekte të bukura, që presupozojnë përdorimin e materialeve cilësore  në fasada e brendësi. Janë ndërtime që sjellin kontribut në përmirësimin e pamjes së kryeqytetit e të qyteteve të tjera në përgjithësi. Të gjitha ndërtimet bëhen me fasada ku përdoren në mase materialet dekorative, por që  100 për qind e kerkesave plotesohet nga importi. Ky është edhe momenti i duhur, i identifikuar nga biznesmeni Asllan Baraj, për të ndërhyrë në treg, duke ngritur një fabrikë që do të vihet në funksion të kësaj morie ndërtimesh cilësore. Pas 2 apo 3 muajve, secili ndërtues që ka nevojë për produkte të tilla nuk ka pse të marrë rrugët për ti siguruar ato në Spanjë, Itali apo vende të tjera, por mjafton të shkojë  deri në Maminas e të kontraktojë. Sepse produktet do të jenë aq cilësore sa nuk do kenë asnjë dallim nga produktet e përdorura deri më tani, oferta e produkteve do të jetë e larmishme, teksa do të ofrohet një gamë mbi 30 të tilla, por edhe cmimi parashikohet të jetë më i leverdisshëm se sa ai i importit. Si cdo investim i ri, i realizuar në fushën e prodhimit, edhe fabrika e re është konceptuar me një kapacitet të tillë që të punojë edhe për eksport. Thjesht, sepse ajo do të jetë tani për tani, (ne te ardhmen nuk i dihet) një fabrikë unike për rajonin, e për rrjedhojë edhe furnizuesi kryesor i tyre.  Në fund të fundit, nuk ka shumë nevojë për imagjinatë, do të ndodhë ajo që ka ndodhur edhe me tullën masive.

Në fillim, megjithëse funksiononin disa fabrika tullash, të trashëguara nga koha e sistemit të kaluar, sërish, kërkesa kryesore konsumatore plotësohej nga importi për efekte kostove të larta të prodhimit këtu. Investimet e reja të kryera në industrinë e qeramikës e nxorrën thuajse tërësisht jashë loje produktin e importit. Aktualisht, industria vendase e qeramikës plotëson të gjithë nevjat e vendit, por që do të ishte e pamjaftueshme për të siguruar vazhdimësinë e saj. Ndaj, disa nga fabrikat kryesore të tullave, kanë siguruar një prezencë të fuqishme në eksport, ne vendet e rajonit. KID ALB është shembulli më i mirë, pasi gjatë vitit 2018, e pati raportin treg i brendshëm-eksport 50:50.

Rrugën që ndoqi KID ALB gjatë këtyre 10 viteve, suksesin që gatoi ajo gjatë kësaj periudhe, efektivitetin që manifestoi ajo vit pas viti, duke arritur të tejkaloi edhe pritshmëritë e planit të biznesit synon edhe “motra” e saj. Fundja, përderisa është fryt i idesë dhe inciativës së arkitektit të suksesit të KID ALB-it, Asllan Baraj, nuk ka pse të mos mbizotërojë optimizmi për fat të ngjashëm.

Recent Posts

Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More
Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More