AVNI PONARI

Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Unica Group
Emri i kompanisë: Sigal Unica Group
Të ardhurat bruto 2014:: 45 milionë EURO
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup

Të thuash që Sigal Unica Group është kompani lider në tregun e sigurimeve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, nuk është se kë thënë ndonjë lajm të ri. Sepse, me përjashtim të 2-3 viteve të para, pas themelimit, që iu deshën kompanisë të organizohej e strukturohej, përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së saj, kjo kompani i ka përjetuar si lidere tregu. Duke krijuar kështu një lloj “rutine, sa i takon kryesimin të tregut të sigurimeve dhe duke i përqëndruar energjitë e kompanive të tjera për ristukturimin e hierarkisë së tregut nga vendi i dytë e poshtë. Kemi të bëjmë pra me një situatë që është pranuar edhe nga konkurentët e saj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ENDRI PUKA

Drejtor i Përgjithshëm i Albpetrol
Emri i kompanisë: Albpetrol
Të ardhurat bruto 2014: 51 milionë EURO
Numri i punonjësve: 2014
Vendndodhja: Patos, Fier

AlbPetroli është një shembull tjetër, përvec dy kompanive të tjera publike që tregon se një shoqëri shënon progress kur ajo mirëmenaxhohet me ligjësitë dhe botëkuptimin e menaxhimit të një prone private. Këtë e tregon dinamika pozitive e kësaj kompanie gjatë vitit 2014, krahasuar me vitin paraardhës, në të gjitha aspektet. Përgjatë vitit 2014, Albpetrol pati këto karakteristika kryesore

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ADAMANTIOS FRANTZIS

Drejtor i përgjithshme i ANTEA Cement
Emri i kompanisë: ANTEA Cement
Të ardhurat bruto 2014: 53 milionë EURO
Numri i punonjësve: 209
Vendndodhja: Krujë

ANTEA Cement sh.a. është më i madhi investim i tipit “greenfi eld” në Shqipëri, vlera e përgjithshme e të cilit kapërcen 200 milionë euro si një nga kompanitë më të mëdha industriale që operon në Shqipëri. Investimi është bërë bashkarisht nga Titan Group, një kompani shumëkombëshe greke e çimentos, Korporata Ndërkombëtare e Financave (KNF) – organizatë e Bankës Botërore kjo – si dhe Banka Europiane pr Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). Titan Group, kompania amë e Antea Cement J.S.C., është kompani e materialit ndërtimor të integruar vertikalisht, e themeluar më 1902 në Greqi, me 13 fabrika dhe me operacione të shtuara që shënojnë të ardhura prej 1.1 miliardë eurosh si dhe 25 milionë tonë të kapacitetit prodhues në disa rajone si Europa Juglindore (Shqipëri, Bullgari, Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi), Egjipt, Turqi dhe ShBA.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

FABRIKA E ÇIMENTOS FUSHË-KRUJË

Të ardhurat bruto 2014:: 65 milionë euro
Ndryshimi në % 14/13: +25
Numri i punonjësve: 380
Vendndodhja: Fushë Krujë

Egziston një perceptim i përgjithshëm që sektori i ndërtimit nuk përjeton ditë të mira. Dhe ky nuk është një perceptim pa baza sepse edhe statistikat e marra nga institucionet shtetërore tregojnë se ky sector është tkurrur. Gjithashtu, egziston edhe një perceptim tjetër kolektiv, sipas të cilit, edhe ato kompani, që prodhojnë e punojnë për llogari të sektorit të ndërtimit kanë aktivitet në rënie. Një perceptim dhe konkludim i tillë mund të jetë pjesërisht i vërtetë, pasi ka edhe kompani që bëjnë përjashtim nga prirja e përgjithshme. Fabrika e Cimentos Fushë Krujë është një e tillë që nuk i është nënshtruar efekteve tkurrëse që ka ushtruar rënia e sektorit të ndërtimit në përgjithësi.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA TELEKOM ALBANIA

Emri i kompanisë: Telekom Albania
Të ardhurat bruto 2014:: 90 milionë EURO
Numri i punonjësve: 438
Vendndodhja: Tiranë

Telekom Albania është kompania e parë e telefonisë celulare në Shqipëri sa i takon kohës së themelimit. Ajo i fi lloi operacionet komerciale në 1996, me emrin komercial Albanian Mobile Communications. Në 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom dhe në 2015 përqafon identitetin e brandit Telekom. Telekom Albania, me produkte moderne, inovacion të përhershëm në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike dhe çmimet më konkurruese, është shndërruar në ofrues të rëndësishëm të komunikimit dhe inovacionit cilësor në Shqipëri.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA MARKETING DISTRIBUTION

(M&D Albania)
Të ardhurat bruto 2014: 95 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +5
Numri i punonjësve: 324
Vendndodhja: Tiranë

Në Shqipëri ka disa kompani që veprojnë në fushën e distribuimit të produkteve të ndryshme. Të konceptuara e të bazuara tek nevojat të përditshme të njerëzve, këto kompani paraqiten përgjithësisht mirë. Por ajo që ka mjaft diferencë me konkurrentet e saj, kompania me statusin lider, status ky që e ka përfi tuar që nga viti i krijimit më 1991 e që e ka mbajtur gjatë gjithë kësaj periudhe, kompania që paraqitet çdo vit me një performancë të shkëlqyeshme e me diferencë nga të tjerat, është padyshim Marketing Distribution (M&D Albania). Mjafton të përmendim disa shifra dhe konkluzioni i mësipërm është i vërtetuar e i argumentuar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ANISA SKËNDAJ & MARIN GJONAJ

Drejtues dhe aksionerë të shoqërive INFO Telecom, Proff esional Marketing Albania dhe Digicom
Emri i kompanisë: Info Telecom, Promarketing dhe Digicom
Të ardhura bruto 2014 105 milionë euro (Info Telecom)
Numri i punonjësve: 800
Vendndodhja: Tiranë

Përpara disa kohësh gjatë një bashkëbisedimi rreth biznesit shqiptar, biznesmeni i mirënjohur Avni Ponari bëri një konstatim. “Më thuaj, çfarë biznesmeni i ri ka dalë në skenë, na ka mbetur neve të fillimit të zhvillojmë bizneset”. Në fakt, në thënien e tij ka një të vërtetë të madhe. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në elitat e fushave të tjera, edhe në biznes është e vështirë të dallosh “new entry”. Sepse përgjithësisht biznesmeni shqiptar ka patur për karakteristikë kryesore të tij guximin dhe ngurtësinë në vendime.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KORAY ZEYTINOĞLU

Drejtor i Përgjithshëm i Kurum International
Emri i kompanisë: Kurum International
Të ardhurat bruto 2014: 173 milionë EURO
Numri i punonjësve: 725
Vendndodhja: Elbasan

Egziston një prirje e përgjithshme, gati gati në trajtë inercie që kur është fjala për kompani që e kanë të lidhur aktivitetin me fushën e ndërtimit të përgatitesh të ballafaqohesh me aktivitet me rënie. Në fakt, nuk është pa arsye një disponim i tillë. Aktiviteti i ndërtimit ka vite që ka hyrë në krizë në Shqipëri, ndaj një ndikimi negative nuk kanë se si ti shpëtojnë edhe ndërmarrjet e kompanitë e lidhura me të. Që kanë prodhuar për llogari të ndërtimit. Në këtë kuptim, edhe nëse aktiviteti i Kurum International do të fi guronte me rënie të ndjeshme, kompania do të ishte e “justifi kuar” me faktorë tashmë të njohur.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

LUAN MUÇA

President & CEO DELTA GROUP
Emri i kompanisë Delta Group
Të ardhurat bruto 2014: 63 milionë EURO
Numri i punonjësve: 550
Vendndodhja: Tiranë

Të arrish në majë duhet forcë, ambicie dhe fat, të qendrosh atje, duhet karakter! Në koherencë me këtë thënie Ceo & Presidenti i Delta Group z. Luan Muça ka bërë të mundur arritjen në piedestalin e biznesit Shqiptar të kompanive Delta Home, Deutschcolor, Dast dhe Delta. Këtë fakt e tregon më së miri dhe marrja e një çmimi tepër të rëndësishëm për deltagroup si biznesi më i sukseshëm Import – Export për vitin 2014, çmim ky i akorduar nga Dhoma e Tregtisë.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

SAMIR MANE

President i BALFIN GROUP
Qarkullimi Vjetor 2014: 295 mln EURO
Numri i punonjësve: 3500
Vendndodhja: Tiranë

Balfi n, Balkan Finance Investment Group, është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, fi nancime dhe programe besimi për konsumatorët.

Z. Samir Mane e nisi biznesin që në vitin 1993 në Vjenë dhe tashmë ka arritur të krijojë Grupin më aktiv dhe inovator falë investimeve të suksesshme në ide që kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”