ANISA SKËNDAJ & MARIN GJONAJ

Drejtues dhe aksionerë të shoqërive INFO Telecom, Proff esional Marketing Albania dhe Digicom
Emri i kompanisë: Info Telecom, Promarketing dhe Digicom
Të ardhura bruto 2014 105 milionë euro (Info Telecom)
Numri i punonjësve: 800
Vendndodhja: Tiranë

Përpara disa kohësh gjatë një bashkëbisedimi rreth biznesit shqiptar, biznesmeni i mirënjohur Avni Ponari bëri një konstatim. “Më thuaj, çfarë biznesmeni i ri ka dalë në skenë, na ka mbetur neve të fillimit të zhvillojmë bizneset”. Në fakt, në thënien e tij ka një të vërtetë të madhe. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në elitat e fushave të tjera, edhe në biznes është e vështirë të dallosh “new entry”. Sepse përgjithësisht biznesmeni shqiptar ka patur për karakteristikë kryesore të tij guximin dhe ngurtësinë në vendime.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KORAY ZEYTINOĞLU

Drejtor i Përgjithshëm i Kurum International
Emri i kompanisë: Kurum International
Të ardhurat bruto 2014: 173 milionë EURO
Numri i punonjësve: 725
Vendndodhja: Elbasan

Egziston një prirje e përgjithshme, gati gati në trajtë inercie që kur është fjala për kompani që e kanë të lidhur aktivitetin me fushën e ndërtimit të përgatitesh të ballafaqohesh me aktivitet me rënie. Në fakt, nuk është pa arsye një disponim i tillë. Aktiviteti i ndërtimit ka vite që ka hyrë në krizë në Shqipëri, ndaj një ndikimi negative nuk kanë se si ti shpëtojnë edhe ndërmarrjet e kompanitë e lidhura me të. Që kanë prodhuar për llogari të ndërtimit. Në këtë kuptim, edhe nëse aktiviteti i Kurum International do të fi guronte me rënie të ndjeshme, kompania do të ishte e “justifi kuar” me faktorë tashmë të njohur.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

LUAN MUÇA

President & CEO DELTA GROUP
Emri i kompanisë Delta Group
Të ardhurat bruto 2014: 63 milionë EURO
Numri i punonjësve: 550
Vendndodhja: Tiranë

Të arrish në majë duhet forcë, ambicie dhe fat, të qendrosh atje, duhet karakter! Në koherencë me këtë thënie Ceo & Presidenti i Delta Group z. Luan Muça ka bërë të mundur arritjen në piedestalin e biznesit Shqiptar të kompanive Delta Home, Deutschcolor, Dast dhe Delta. Këtë fakt e tregon më së miri dhe marrja e një çmimi tepër të rëndësishëm për deltagroup si biznesi më i sukseshëm Import – Export për vitin 2014, çmim ky i akorduar nga Dhoma e Tregtisë.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

SAMIR MANE

President i BALFIN GROUP
Qarkullimi Vjetor 2014: 295 mln EURO
Numri i punonjësve: 3500
Vendndodhja: Tiranë

Balfi n, Balkan Finance Investment Group, është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, fi nancime dhe programe besimi për konsumatorët.

Z. Samir Mane e nisi biznesin që në vitin 1993 në Vjenë dhe tashmë ka arritur të krijojë Grupin më aktiv dhe inovator falë investimeve të suksesshme në ide që kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

CHRISTIAN CANACARIS

CEO i Raiff eisen Bank në Shqipëri
Emri i kompanisë: Raiifeisen Bank sh.a
Të ardhurat bruto 2014: 120 milionë EURO
Numri i punonjësve: 1000
Vendndodhja: Tiranë

Kur ish-Banka e Kursimeve kaloi nën pronesinë e Raiffeisen Bank Internacional pritshmëria më e madhe ishte që futja e këtij investitori të mirënjohur të shërbente si katalizator për modernizimin e sistemit bankar në përgjithësi. E vërteta është se kjo pritshmëri është realizuar dhe se privatizimi i kryer në vitin 2004 rezulton një prej privatizimeve më të mira të realizuara në Shqipëri. Raiffeisen Bank Sh.a, pati një vit fi nanciar të suksesshëm, pavarësisht vështirësive të përgjithshme në mjedisin ekonomik.

 
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ADRIAN ÇELAJ

Administrator i Përgjithshëm i OSHEE-së
Emri i kompanisë: OSHEE
Të ardhurat bruto 2014: 335 milionë EURO
Numri i punonjësve: 4967
Vendndodhja: Tiranë

Që në çastet e para kur Shqipëria fi lloi transformimin e sistemit ekonomik, në fjalimet dhe veprimet e politikanëve u vu re fetishizim i procesit të privatizimit. Sipas tyre, privatizimi i gjithckaje do të përbënte celësin e artë nëpërmjet të cilit ekonomia shqiptare do të ringjallej dhe vendi do të progresonte. Pikëpamje të tilla si ato të bashkejetesës së publikes me privaten rezultonin “demode” e për to askush prej politikaanëve e qeveritarëve deri më tani nuk kishte veshë për të dëgjuar.

 
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

SHEFQET KASTRATI

 

President i Kastrati Group
Të ardhurat bruto 2014: 480 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +8
Numri i punonjësve: 533
Vendndodhja: Durrës

Cilido që ka shqyrtuar e mbikqyrur në vazh- dimësi tregun e hidrokarbureve ka vënë re me lehtësi dy gjëra. Së pari, ndryshimin e vazhdueshëm të operatorëve të këtij tregu. Mjaft kompani, të cilat dikur kanë qenë protagonist të spikatur të këtij tregu kanë dalë prej tij e tashmë nuk fi gurojnë fare në inventarin e subjekteve që merren me këtë biznes. Vetëm gjatë vitit 2014 janë 4 kompani që kanë dalë nga tregu e po kështu janë disa të tjera që I janë shtuar këtij tregu.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015” 

Borxhi i lartë publik si dëshmi keqqeverisjeje

Edhe pse ka shkuar në kufijt maksimalë të ezaurimit, niveli  i borxhit publik stimulon një pyetje carmatosëse: cfarë problem është zgjidhur një herë e mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët?

Shpëtim Luku

 

Prej disa kohësh dinamika e borxhit public të Shqipërisë, niveli i lartë në të cilin ai ka arritur-qeveria e kaluar e dorëzoi detyrën me 63 për qind borxh ndaj PBB- ka qenë edhe lajm, por edhe object debate në Shqipëri? Duhet të ketë tavan apo jo për të, a është në nivele alarmante apo nuk ka arsye për shqetësim, a duhet vijuar akoma të merret borxh apo duhet të fillojë procesi i reduktimit të tij? Këto e të tjera pyetje si këto kanë mbisunduar në debat. Natyrisht me protagonist pro dhe kundër. Mirëpo ka qenë një debat i cekët, pa asnjë orvatje për të rrokur thelbin e problemit, që në të vërtetë përbën edhe arsyen kryesore pse të gjithë duhet të ndjehen të shqetësuar e të trishtuar. Nëse borxhi public i Shqipërisë nga 40 për qind që duhet të ishte, sipas kalkulimit të specialistëve të huaj, ka shkuar në 63 për qind e pritet të rritet edhe më tej, atëhere një pyetje është e pashmangshme: cfarë problemi Shqipëria mund të krenohet se e ka zgjidhur njëhere e përgjithmonë?! Dhe që për qyttetarët e thjeshtë do të përbënte një argument ngushëllues mbi bazën e të cilit ata do të thonin: “vërtetë do na takojë në të ardhmen të paguajmë fatura të kripura, por ama një apo dy problem i kemi zgjidhur e skemi më nevojë të përqëndrojmë fonde e investime”?! Është zgjidhur problemi i infrastrukturës, që ka qënë edhe sektori që ka gllabëruar fontet më të mëdha? Realiteti në të cilën ndodhet ajo nuk ta lejon një pohim të tillë. Sepse, në Shqipëri nuk ka akoma asnjë aks rrugor që të jetë i përfunduar nga pika A në pikën B. Nuk mund të shkosh në mënyrë komode as në Gjirokastër e Sarandë, as në Korcë, as në Shkodër, as në Peshkopi, as në Berat e as në Vlorë sepse kudo do të dalin segment rrugorë ndërmjetës që ta kthejnë udhëtimin në një hall të madh.

Është zgjidhur problem i energjisë elektrike? Sigurisht që jo sepse ky sector mbart një problematikë tejet të madhe me kontributin e shumë aktorëve dhe faktorëve. Qytetarët sërish vazhdojnë të kenë problem me energjinë elektrike, jo më tepër sa i takon furnizimit me të, por shpërndarjes së pabarabartë të faturave, ku korrekti paguan edhe për jokorrektin! Edhe pse vend me kushte tejet të përshtatëshme, Shqipëria vazhdon të jetë akoma vend me deficit energjitik, pa arritur të ndërtojë një vepër të rëndësishme energjitike përgjatë gjithë tranzicionit. Hidrocentrali i Ashtës dhe disa investime për rritjen e kapacitetit transmetues janë shumë pak, përpara problemeve për të konkluduar se sektori energjitik është pranë zgjidhjes së problemeve një herë e mirë.

A mund të thuhet se bujqësia e gëzon këtë status? Sërish realiteti sugjeron përgjigjen:jo. Sepse për situatën ku ndodhet bujqësia shqiptare mjaftojnë vetëm disa kronika televizive për pëmbytjet që përsëriten në mënyrë sistematike cdo vit për të kuptuar se ato që janë dëshmi i një bujqësie të përparuar, pra kanalet vaditëse dhe ato të kullimit si dhe hidrovoret janë në më të shumtën e rasteve ose të shkatërruar ose jashtë loje. Për pasojë, fermerit shqiptar do ti duhet edhe mjaft kohë të përballet me problem me të cilat ai duket i ambientuar tashmë, por kurrë smund të flasim për bujqësi në nivele të larta.

A mund ta themi këtë për turizmin? Pra, si rezultat i borxhit të shfrenuar, a është  dizejnuar turizmi në trajtë industrie, në mënyrë që ai më pas të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit, në përmirësimin e bilancit financiar? A mund të thuhet pra që turizmi shqiptar tashmë ka marrë formë dhe është gati të rikthejë investimet e realizuara në të? Unë personalisht mendoj se jo.

Dhe kështu mund të vazhdonim arsyetimin edhe për fusha e sektorë të tjerë. Por sado që përpiqemi, sërish, nuk na vjen ndërmend asnjë “punë e mbaruar njëherë e mirë”. Cka do të thotë se borxhi i lartë public, ezaurimi i tij deri në nivele kritike dhe kompromentuese për të ardhmen është thjesht një dëshmi, një ekspozim i keqqeverisjes shqiptare. Pse jo, edhe denoncim i korrupsionit në nivele alarmante. Nëse do të shpreheshim në mënyrë figurative, mënyra se si qeveria e kaluar është sjellë me borxhin public i ngjan asaj të një kryefamiljari që ka marrë kredi bankare, por  që nuk ka arritur të zgjidhe nëpërmjet saj as problemin e punësimit, as problemin e strehimit, as problemin e shkollimit të fëmijëve të tij. Shkurt, i ka bërë paratë rrush e kumbulla-thotë populli për të tilla raste.

Perse Profesor Doktoret e ekonomise nuk bejne dot biznes?!

Dje biznesmeni Avni Ponari kishte botuar nje artikull shume interesant tek nje e perditshme shqiptare. Por njekohesisht edhe sfidues. Sepse ne baze te vezhgimit te tij asnje person nga ata qe jane prof. Dr ne fushen e ekonomise nuk kane nje biznes te tyrin. Pra me pak fjale aftesite implementuese te tyre te asaj qe ata dijne ne teori jane thuajse zero. Kjo eshte mese e vertete.

Pergjate 12 viteve studim biznesi neve nuk na kane dale perpara shembuj te tille impresionues ku ai pra qe eshte i pergatitur teorikisht e ka shfrytezuar kete avantazh konkurues e per rrjedhoje ka arritur te ndertoje nje biznes te suksesshem te vetin. Dhe pyetja qe shtrohet ne kete rast eshte: cfare kane bere e cfare bejne shumica e prof. Dr? Ata kane dhene dhe mend e keshilla njesoj si ai kirurgu qe i thote ndonje kolegu te tij te ri: nuk behet keshtu, nuk behet ashtu, por pa qer i zoti te marre bisturine e ti jape drejtim situates.

Dhjetë idetë brilante të biznesit shqiptar në 25 vite

Shpetim Luku

 

Përpara 25 viteve, atëhërë dhe kur nisi rrugëtimi drejt një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inciativën e lirë, ata ishin të barabartë me të tjerët. Mirëpo tani kanë krijuar një hendek tejet të madh pasuror. Në hierarkinë shoqërore, të ndërtuar mbi bazën e pronësisë materiale ata janë padyshim në top listë. Por, po ashtu, në top listë janë edhe sa iu takon hirearkisë së njerëzve të admiruar nga të tjerët. Nuk e kemi fjale për atë kategori njerëzish që janë bërë të pasur duke grabitur e shfrytëzuar prona të të tjerëve apo prona publike për interesin e tyre personal. Nuk e kemi fjalën as për atë kategori njerëzish, që pasurinë e tyre e kanë shumëfishuar duke qenë protagonist të evazionit fiskal. Apo duke bërë korrupsion e kontrabandë. Nuk e kemi fjalën as për persona që kanë shpërdoruar detyrën publike në këmbim të milionave e pastaj janë transformuar në “biznesmenë” As edhe për persona, që normalisht kanë statusin e biznesmenit të dështuar, por të njeriut të pasur. Por e kemi fjalën për atë kategori njerëzish që janë bërë të pasur prej dy karakteristikave themelore që duhet të ketë një person që i futet kësaj rruge: idesë së mirë dhe aftësisë për të menaxhuar atë cfarë lind pas idesë. Ne kemi seleksionuar 10 ide biznesi, 10 veprime biznesi, të cilat kur i shqyrton sot me ftohtësi dhe  logjikë racionale nuk ka se si të mos ngjallin impression. Dhe ja cilat janë ato.

1.DIGITALB

Ka një rregull shumë të thjeshtë se si të funksionosh në kapitalizëm. Duhet të  ofrosh një produkt ose shërbim. Kurt ë gjithë vrisnin mendjen se cfarë produkti duhet ti ofronin tregut, ose cfarë produkti nuk kishte hyrë në treg, mendja e Dritan Hoxhës punonte në “korsi” tjetër, ku nuk i shkonte mendja askujt. Kur zhvilloheshin mbledhjet e KKRRT-së, nën drejtimin e ishkryetarit të atëhershëm Sefedin Cela kembëngulja e Dritan Hoxhes ishte miratimi i ligjit për transmetimet dixhitale. Dhe kur merrte përgjigje jokopetente nëpër këto mbledhje reagimet dhe shpërthimet e tij intensifikoheshin. Tani që Digitalb është realitet dhe për këdo është e qartë si funksionon,  kuptohet lehtë pse Dritan Hoxha reagonte në mënyrë të vrullshme e me njefare ankthi e nervozizmi kur nëpunësit e shtetit shfaqnin skepticizëm për idenë e tij.  Të tjerët nuk e kuptonin e skishin sit a kuptonin ndërkohë që Ai kishte të qartë të gjithë planin, nga A deri tek ZH. Pra, kishte si qëllim që të gjitha familjeve shqiptare, bareve e lokaleve tiu ofronte një product mjaft të vlefshëm. Ndërkohë, kalkulimet i kishte bërë për një treg mbarëshqiptar, që do të thoshte një treg mbi 6 milionë shqiptar. Nëse i referohemi realitetit të sotëm të Digitalb-it, atëhere kuptohet që kemi të bëjmë me një kompani, e cila e ka vlerën e biznesit në treg(oferta reale për blerje) 140-160 milionë euro. Pa llogaritur ketu faktin se përgjatë gjithë viteve të egzistencës së tij deri më tani, Digitalb ka qenë një nga kompanitë më rentabël shqiptare. Ja pra se si një ide biznesi, origjinale apo e huazuar ska rëndësi, por e kuptuar dhe e implementuar më së miri, e mbi të gjitha shumë e ndryshme nga bizneset e tjera ,u shpërblye me një ecuri të pazakontë në treg. Duke tejkaluar ndoshta edhe pritshmëritë më larta të krijuesit të saj.

2. Shitja e Ish-Bankës Amerikane të Shqipërisë

Sot ky emër i përket historisë së bankingut shqiptar. Sepse është Intesa Sao Paolo banka që ka zenë vendin e saj. Mirëpo mënyra se si u krijua Banka Amerikane e Shqipërisë dhe për më tepër, mënyra dhe cmimi i saj i shitjes përbëjnë një veprim spektakolar biznesi. U themelua si bankë me një capital prej 5 milionë dollarësh e pas disa viteve aktivitet u shit me një cmim prej 180 milionë dollarësh. Mënyra si u zhvilluan me pas ngjarjet në sektorin bankar, kriza që përfshiu këtë sector në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri, rritja e kredive të këqija dhe problematike nga ana e bankave në Shqipëri tregon se bankave aktuale, midis të tjerave edhe pasardhëses së BASH-it, poi u “mpihen dhëmbët” ndërsa ish-drejtuesit dhe menaxherët e BASH-it volën fryte të mira nga marrja e vendimit të duhur në kohën e duhur.

3.SIGAL, nisi me 300 mijë USD, sot vlerësohet mbi 100 milionë Euro

 

Shumë “peshë” ka shtuar gjatë aktivitetit të saj edhe kompania e sigurimeve, SIGAL. E themeluar edhe kjo rreth 15 vite më parë, kur ligji për tregun e sigurimeve parashikonte një kapital themelues prej 300 mijë dollarësh, kompania ka rritur praninë e saj në tregun e sigurimeve, duke ia dalë mbanë që të jetë udhëheqës i fushës më vazhdimësi. Nisi si inerci profesionale e ish-drejtorit të INSIG-ut të Tiranës, Avni Ponarit, të cilit i duheshin edhe disa partnerë të tjerë. Por që nuk e pati fare të vështirë t’i gjente. Rezultatet do të ishin të larta. “SIGAL” do të arrinte deri aty sa pjesa e tregut që i korrespondonte atij të lëvizte nga 27- 30%. Kurse totali vjetor i primeve të mos zbriste asnjëherë nën 12 milion dollarë. Po kështu edhe fitimi vjetor, i ndarë mes aksionerëve, apo i riinvestuar të “saldohej” në kuotën jo më poshtë se 2 milion dollarë. Dhe do të vinte edhe momenti, kur kompania do t’i nënshtrohej një vlerësimi objektiv, të cilin nuk e bën askush më mirë sesa ai që dëshiron të bëhet pjesë e saj nëpërmjet blerjes së aksioneve. Në vitin 2003, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve bleu 13% të aksioneve të kësaj kompanie, kundrejt një çmimi prej 1.5 milion dollarë. Çka do të thotë se 4 vite më parë, “SIGAL” kishte një vlerë të përafërt prej 15 milion dollarësh. Dhe nuk duhet harruar se bëhet fjalë për një çmim të 50-fishuar, vetëm 4 vite pas themelimit të aktivitetit. Por vlera e kompanisë do të vijonte të rritej. Pas procesit të mbikëqyrjes, në të gjitha kompanitë shqiptare të sigurimeve, austriakja UNIQA, vendosi të bëjë pjesë të sajën “SIGAL”-in. Fillimisht mori 1% të aksioneve i mori për 4 milion euro, por shitja reale e një pjese të mirë të aksioneve të kompanisë shqiptare u realizua pas 3 vitesh. Atëhere kur tregu i sigurimeve do të ishte më i madh  dhe ku pjesa e “SIGAL”-it gjithashtu është më e madhe.Në këtë mënyrë Unica Group bleu 68.7 % të aksioneve, duke e konsideruar këtë transaksion si një biznes të shkëlqyer.  Sa ishte çmimi i kompanisë  në momentin, kur u bë kalimi i paketës dominuese të aksioneve tek UNIQA? Edhe sot e kësaj dite nuk ka një cmim të deklaruar të shitjes së SIGAL-it, por ajo që mund të thuhet me siguri është se në bazë të treguesve e parametrave financiarë, kjo kompani sot ka një vlerë tregu prej 100 milionë euro.

4. Krijimi i Qendrës Tregtare UNIVERS(QTU)

Nëpërmjet krijimit të QTU-së, Samir Mane u bë themeluesi i qendrave tregtare në Shqipëri. Aq i madh ishte suksesi i saj, sa kjo qendër shërbeu edhe si katalizator i një sërë investimesh të tjera në këtë sektor. Brenda një harku të shkurtër kohor, QTU u bë me një numur të konsiderueshëm simotrash dhe konkurentesh. Dhe ashtu sic ka meritën e stimulimit të investimeve në sektorin e retailit, po ashtu QTU-ja ka edhe “mëkatin” e tundimit të mjaft investitorëve në këtë fushë, të cilët gabuan në përllogaritje e për rrjedhojë sot janë pronarë qendrash tregtare të falimentuara. Ndërkohë që QTU, si për të përforcuar ligjin e parë të marketingut, atë të avantazhit të të qënit i pari në një biznes, vazhdon sërish, e patrazuar, rrugën e saj të suksesit, a thua se vendi nuk është super i bombarduar në këtë sektor me investime kapitalesh.

5. EHW, 23 vite aktivitet, 1000 herë shtim kapitali

Edhe kompania e përpunimit të mishit EHW renditet ndër kompanitë më të mira shqiptare të këtyre 25 viteve. Ndoshta si ide biznesi mund të mos jetë shumë e sofistikuar, por sidoqoftë ajo e ka largpamësinë e saj. Së pari, sepse përpjekjet e krijuesit të saj, Luan Leka janë përqëndruar tek ringjallja e një tradite, që dikur egzistonte dhe për të cilën kishte nostalgji, sikurse ishin prodhimet e sallamit. Jo më kot edhe sot e kësaj dite thelbi i spoteve të publicitetit nga mjaft kompani të kësaj fushe tentojnë pikërisht në këtë aspekt: pra tradita shqiptare. Dhe së dyti, nëpërmjet menaxhimit të shkëlqyer, prodhimeve me cilësi dhe harmonisë me cmimet kompania ka siguruar cdo vit parametra të tillë që sot ia kanë shumëfishuar 1000 herë vlerën e kapitalit themelues të saj Dhe aq i fortë është Luan Leka në idenë dhe aftësitë e tij menaxhuese, sa këtë e tregon më së miri fakti se edhe tregut i janë bashkuar ndër vite dhjetra kompani të tilla, EHË ka ruajtur kurdoherë vlerën e liderit të tregut. Dhe njëkohësisht, vlera e kompanisë ka ardhur vetëm në rritje

6. TOP Channel, e vetmja media shqiptare me fitim

Edhe Top Channel është vepër e të ndjerit. Dritan Hoxha. Sigurisht, nuk është televiozioni i parë shqiptar sa i takon kronologjisë kohore, por ama është televizioni i parë dhe ndoshta i vetmi që është ndërtuar dhe funksionon mbi bazën e ligjesive klasike të tregut të medias.  Rezultati mund të përmblidhet në disa statistika domethënëse. Rreth 500-600 të punësuar si askund tjetër, një e ardhur mesatare vjetore që vërtitet në 10-15 milionë euro dhe e gjitha kjo në saj të audiencës së krijuar. Pasi të vjelësh reklama duhet të kesh të fortë argumentin kryesor që ta mundëson atë: audiencën. Edhe sa i takon vlerës së tregut Top Channel është rivlerësuar shumë. Qarkullojnë fjalë për dhjetra milionë euro ofertë për blerjen e tij, pavarësisht se drejtuesit dhe pronarët aktuale të saj nuk e kanë parë të udhës tjetërsimin e pronësisë së tij.

7. Spitali Amerikan, 70 milionë euro ofertë blerjeje

 

Spitali Amerikan sa i takon jetëgjatësisë nuk ka shumë vite aktivitet. Ose ndryshe mund të themi se aktiviteti i saj ka nisur në kulmin e konsolidimit të biznesit shqiptar. Mirëpo është një ide biznesi që është verfikuar si tejet utilitare dhe interesante. Duke shfrytëzuar degradimin e shërbimit public shëndetësor nga njera anë, dhe nga ana tjetër dëshirën e njerëzve për tu kujdesur për shëndetin e tyre, Spitali Amerikan lindi si një ofertë e shkëlqyer për përmbushjen e këtij qëllimi. Tashmë pacientët dhe qytetarët nuk mund të ankohen për cilësi shërbimi në Shqipëri sepse alternativën që e siguron dhe garanton këtë e kanë. Dhe në fakt ata që zgjedhin Spitalin Amerikan si kujdestarin e shëndetit të tyre sa vijnë e shtohen nga viti në vit. Në seciliv vit, aktiviteti i Spitalit Amerikan është më i lartë se sa viti paraardhës. Ndërkohë, performance e shkëlqyer e saj ka rënë në sy edhe të blerësve të ndryshëm që kanë ofruar 70 milionë euro për të marrë paketën e aksioneve. Mirëpo, si një punë e nisur mirë dhe me perspektivë të mirë, ajo ska asnjë arsye të ndërrojë duar pronarësh.

8. 15 katëshi një veprim i bukur biznesi

Njeriut I ndodh shpesh të ndodhet përpara situatave të komplikuara ku duhet të marrë një vendim.  Në një situatë të tillë u ndodh edhe Ram Geci, ku për arsye të ndryshme kompania e punimeve në infrastrukturë nuk kishte më atë shkëlqimin e viteve më parë. Mbetet ose të dalësh në pension duke qenë i pasur, ose të shqyrtosh realitetin për të startuar sërish në fushën e biznesit, por në një sektor të ri. Pikërisht gjetja e “truallit” të ri është cështja më e vështirë. Sepse, nëse sot ka kushedi sa biznesmenë shqiptarë që janë në vështirësi të mëdha, kjo ka ardhur pikësëpari nga dëshira e tyre për të diversifikuar veprimtarinë, por që në fakt, kjo manovër i ka ekspozuar para rriskut. Kurse Ram Geci gjatë gjithë karrierës së tij si biznesmen kishte preferuar aktivitetin e specializuar: rikonstruksionin e rrugëve. Dhe kur i erdhi moment që duhet të ndryshonte natyrë aktiviteti, ai bleu 100 për qind Hotel Tiranën, duke zgjidhur kështu njeherë e mirë cështjen e perspektivës në biznes.

9. Shitja e grupit mediatik nga Edisud s.r.l

Grupi mediatik Edisud s.r.l që përfshinte në gjirin e tij Gazeta Shqiptare, televizionin Neës 24, radio RASH dhe ëebsitin Balkan Ëeb iu shitën dy biznesmenëve Irfan Hysenbelliu dhe të ndjerit Artan Santo për një shumë prej afro 6.5 milionë euro. Shumëkush u habit se si ishte e mundur të shpenzoheshin kaq para, ndërkohë që sipas tyre një rrugë më efikase mund të kishte qenë krijimi i mediave nga fillimi. Pa i hyrë shumë debatit nëse është më mirë njëra rrugë apo tjetra, veprimi që kreu shoqëria italiane është shumë impresionues. Sepse ajo tregon se nëse dëshiron të jesh profesionist, nëse dëshiron të funksionosh si profesionist, atëhere ska asnjë shans që puna jote të jetë pa vlerë tregu. Ky grup mediatik lindi diku nga viti 1994 nëpërmjet botimit në Shqipëri të Gazeta Shqiptare, e cila ishte një risi për shtypin e shkruar të asaj kohe. Dizajni modern dhe rendja pas lajmit ishin një praktikë pune që shërbyen si katalizator edhe për pjesën tjetër të medias shqiptare. Me pas u ngrit radio Rash e më pas News 24, si i pari television informative në Shqipëri. Pas saj Balkanëeb, si i pari ëebsit. Kështu pra, një sipërmarrje që nisi në kuptimin figurative me një kompjuter, arriti të “shtojë peshë” e të shitet me afro 6.5 milionë euro. Ndërkohë që regjizori dhe dirigjenti i saj, gazetari Carlo Bollino, me sipërmarrjen e re në krye të grupit tjetër mediatik po tregon se në media, sin ë cdo punë tjetër duhet operuar me profesionalizëm që të mos ndjehesh asnjehërë i zhvlerësuar dhe i papërfillur prej tregut.

10. NOBIS WELLNES Center

Në Shqipëri mund te ketë mijëra biznese më të mëdha se sa qendra NOBIS WELLNES Center. Vetë themeluesi i saj, Behar Malaj dhe partnerët e tij mund te kenë cdo biznes tjetër që realizojnë aktualisht më të madh se sa kjo e Nobis-it. Edhe vetë si project biznesi nuk është fort origjinale, por e imituar nga vende të tjera të zhvilluara. Por ama është një ide biznesi që i ka tejkaluar pritshmëritë edhe të pronarëve të saj. Është një ide, një biznes dhe një object i kërkuar shumë. Sepse, vetëm pishina dimërore që ka ky kompleks nuk bazohet në klientë që e shfrytëzojnë atë për luks apo si koshiencë për mirëmbajtjen e trupit. Ns i hedh një sy përbërjes së personave që vizitojnë këtë qendër, sidomos pishiën e saj, shumica janë nga ata që kryejnë rehabilitimin postraumatik. Nga ata qe e kanë pishinën sugjerim mjeku për reduktimin e pasojave të ndryshme. Dhe ku con nëpër mend, se ndërsa numri i tyre shtohet, kurse objektet e kësaj natyre janë me pakice, atëhere ideja e krijimit të Nobis WELLNESS Centër bëhet akoma më simpatike. Vetëm fakti që tashmë kjo qendër numuron rreth 1100 kontrata klientësh e vërteton më së miri këtë.