KOMPANIA TOP CHANNEL

Emri i kompanisë: Top Channel
Të ardhurat bruto 2014: 12 milionë EURO
Numri i punonjësve: 594
Vendndodhja: Tiranë

Shumë vite më parë, kur filloi procesi i dhënies së licencave kombëtare e locale për transmetime televizive kërkesat për këto licenca njohën një boom. Aq sa të krijohej ideja që cdokush dëshironte të bëhej pronar i një televizioni apo radioje. Nisur nga ky vrull kërkesash dhe duke gjykuar dhe nga stadi ku ishte ekonomia shqiptare në atë kohë dhe perspektivat e saj patëm bërë një paralajmërim: radiomania dhe telemania dukuritë që rrezikojnë të groposin miliona dollarë. Dhe cfarë treguan zhvillimet e mëvonshme?! Televizione dhe radio private u krijuan në një numur të konsiderueshëm e të paarsyeshëm për nivelin e ekonomisë shqiptare. Duke i shtuar realitetit të medias televizive edhe atë të medias së shkruar ku ka dhjetra të përditshme e dhjetra revista javore na shfaqet përpara syve një tablo absurde dhe e padeshifrueshme.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

SOTIR BULO

Drejtor i Përgjithshëm i “Alumil Albania”
Emri i kompanisë: Alumil Albania
Të ardhurat bruto 2014: 12.5 milionë EURO
Numri i punonjësve: 155
Vendndodhja: Tiranë

Çdo të ndodhte me ato kompani shqiptare që janë konceptuar për të qenë në funksion të sektorit të ndërtimit? Cdo të ndodhte me këto kompani që janë në funksion të një sektori që paraqitet i saturuar tashmë në ekonominë shqiptare, apo në kushtet kur lejet e ndërtimit janë me pikatore, si rrjedhojë e mosmiratimit të planeve zhvillimore të zonave të ndryshme të vendit? Përgjigja është fare e thjeshtë. Në situatën në të cilën ndodhet ky sektor, e që transmeton një reaksion zinxhir në kompanitë e lidhura me to, për mjaft prej tyre është e kuptueshme të gjenden në telashe të mëdha. Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Nëse iu shqyrton kompanive të këtij lloji, pra kompanive që prodhojnë material për seotirn e ndërtimit atëhere kuptohet qartë se ky treg nuk është më në gjendje të përmbushë qoftë edhe objektivat minimal të tyre.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

GUIDO OTTOLENGHI

President i kompanisë “La Petrolifera Italo- Albanese”(PIA)
Të ardhurat bruto 2014: 13 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +80
Numri i punonjësve: 36
Vendndodhja: Vlorë

Kompania La Petrolifera Italo Albanese po mbush vitin e 5 të aktivitetit të saj në Shqipëri. Një aktivitet shumë i rregullt e korrekt në të gjitha drejtimet. Mirëpo sa herë që bie fjala për këtë kompani gjithkujt i kujtohen protestat dhe përpjekjet e shumta për ta penguar atëhere kur ajo ishte në trajtën e projektit e priste të konkretizohej. Krahasimi i realitetit të tanishëm të La Petrolifera Italo Albanese me protestat e dikurshme na lejon të dalim në disa përfundime.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ADI HAXHIYMERI

Administrator i Përgjithshëm i Kompanisë ” Bloja sh.a.” dhe “Prima”
Të ardhurat bruto 2014: 13 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +10
Numri i punonjësve: 73
Vendndodhja: Tiranë

Gjatë vitit 2014, Adi Haxhiymeri ka qenë shumë aktiv. Si kryetar i Unionit të Prodhuesve të Miellit ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm takimesh pune me institucionet e shtetit shqiptar. Fokusi i këtyre takimeve ka qenë evidentimi problematikës me të cilat haste sektori i fabrikimit të ndrithërave, vështirësitë e mëdha që përjeton ky sektor si rrjedhojë e konkurencës së pandershme. Dhe cili është thelbi i kësaj konkurence të pandershme? Nga shtete si Serbia(nëpërmjet territorit kosovar) dhe Maqedonia në Shqipëri hyn sistematikisht një sasi e madhe gruri i cilësisë shumë të dobët.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA ALBAELETTRICA

Ne vendosim standartet
Të ardhurat bruto 2014: 13.5 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +7
Numri i punonjësve: 80
Vendndodhja: Tiranë

Shoqëria Albaelettrica është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si edhe në projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Europian. Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, Albaelettrica krenohet me menaxhimin e nivelit më të lartë dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesavetë klientit; duke fi lluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ROLAND HYSA

President i kompanisë “Miell Tirana”
Emri i kompanisë: Miell Tirana
Të ardhurat bruto 2014: 15 milionë EURO
Numri i punonjësve: 102
Vendndodhja: Tiranë

Biznesi i përpunimit të drithërave është një aktivitet, madhësia e të cilit kushtëzohet nga lëvizja në bursë e lëndës së parë. Pra grurit. Sa më i lartë të jetë cmimi i grurit, aq më i madh rezulton edhe biznesi dhe e kundërta. Pavarësisht kësaj, nisur edhe nga krahasimi me operaorët e tjerë të fushës, “Miell Tirana” rezulton të jetë një ndër protagonistët e rëndësishëm të këtij tregu. Me rreth 15 milionë euro aktivitet, të regjistruar gjatë vitit 2014, kjo kompani renditet në vendin e 94 ndër 200 kompanitë më të mëdha shqiptare. Pra “Miell Tirana” ka qenë dhe mbetet një subject shumë i rëndë- sishëm i tregut të përpunimit të drithërave. Dhe bëhet fjalë për një sektor, kapacitete përpunuese të të cilit i tejkalojnë disa herë nevojat e vendit.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

MAJLIND LAZIMI

Drejtor Ekzekutiv i Posta Shqiptare
Emri i Kompanisë: Posta Shqiptare sh.a.
Të ardhurat bruto 2014: 15 milionë EURO
Numri i punonjësve: 2294
Vendndodhja: Tiranë

Posta Shqiptare vazhdon të ngelet një nga kompanite publike më të medhaja dhe më të suksesshme në vend jo vetëm për nga volumi i sherbimeve dhe të ardhurave, por edhe për nga numri i madh i punonjësve. Sot kjo kompani mban vendin e tretë ndër 100 punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri me 2294 punonjës në të gjithë territorin e Shqipërisë. Përvec volumit të të ardhurave dhe numrit të madh të të punësuarve, kjo kompani ka edhe rrjetin më të madh të zyrave ne vend me 550 zyra postare në të gjithë territorin e vendit, duke siguruar kështu një mbulim 100% të territorit shqiptar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

SELIM SEVGEN & JONGJIAN XU

Drejtorë të Përgjithshëm të kompanisë BERALB sh a
Emri i kompanisë: Beralb sh.a.
Të ardhurat bruto 2014: 15 milionë EURO
Numri i punonjësve: 430
Vendndodhja: Pukë

Viti 2014 nuk mund të quhet një vit i mirë për kompaninë BERALB sh.a. Të ardhurat bruto të kompanisë rezultuan në rreth 15 milionë euro, shumë më poshtë , krahasuar me një vit më parë. Po kështu, viti i kaluar u mbyll me humbje për kompaninë. Por e gjitha kjo e ka një shpjegim dhe një kuptim. Bakri është një mineral i destinuar për eksport në tregjet ndërkombëtare dhe i kuotuar në bursë. Gjatë vitit 2014, cmimi i tij ka qënë shumë më poshtë se sa vitet e tjera dhe kjo e ka dekurajuar kompaninë të prodhojë sasi të mëdha, të cilat vetëm sa do ti shtonin humbjet në madhësi absolute. Kështu që në pritje të përmirësimit të konjukturës ndërkombëtare, BERALB sh.a është mjaftuar me nxjerrjen e afro 250 mijë tonëve bakër në vitin 2014 , nga rreth 500 mijë që ka nxjerrë një vit më parë.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

LAVDOSH PETOSHATI

President i “Pespa Alumin”
Të ardhurat bruto 2014: 16 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +1.2
Numri i punonjësve: 419
Vendndodhja: Durrës

Në këto kohe krize ndërkombëtare dhe kombëtare, e sidomos në këtë krize të vërtetë në të cilën ndodhet sektori i ndërtimit, të konstatosh rritje aktiviteti në një kompani është luks i madh. Mirëpo ja që fatmirësisht ka kompani që ta japin një kënaqësi të tillë. Aq më tepër kur një fat si ky ka ndjekur kompani të mirënjohura e të konsoliduara në treg sikurse Pespa Alumin. Një rritje prej 1.2 për qind e aktivitetit, krahasuar me një vit më parë, sigurisht që nuk përbën ndonjë ritëm të madh, ndonjë ritëm imprësionues, por shumë i rëndësishëm është fakti se dy karakteristika të rëndësishme ka pasur kompania lider e prodhimit të aluminit gjatë vitit 2014. Së pari pra se veprimtaria ka patur rritje me të ardhura vjetore prej 1.82 miliardë lekë pa TVSH të përfshirë dhe së dyti, sepse numri i fuqisë punëtore ka ardhur në rritje, e po kështu edhe vlera e eksportit.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA AGRO BLEND

Emri i kompanisë: Agro Blend
Të ardhurat bruto 2014: 17 milionë EURO
Numri i punonjësve: 75
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Që prej 12 vitesh, kur ne kemi fi lluar Botimin Kombëtar: “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” bazuar në një mori indikatorësh, si madhësia e biznesit, lloji i aktivitetit, impakti social-ekonomik i veprimtarisë etj kompania AgroBlend ka qenë gjithmonë e pranishme. Për faktin e thjeshtë sepse gjatë analizës së treguesve ekonomiko-fi nanciarë të subjekteve që tregojnë performancën e tyre, AgroBlend është gjitmonë në mes të 200 kompanive më të mëdha shqiptare. E tillë ka qenë, e tillë rezulton edhe në vitin 2014. Me rreth 17 milionë euro aktivitet, kjo kompani renditet në vendin e 88 mes 200 kompanive më të mëdha të Shqipërisë. Dhe nuk duhet harruar që lloji i aktivitetit të kësaj kompanie nuk mund të jetë i krahasuar nga ana sasiore me kompani të tilla si ato që tregtojnë karburant apo me kompani telekomunikacionesh apo bankash.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”