Elisabeta Hysi

Drejtoreshë e përgjithshme e kompanisë GJERGJI H TEXTILE

Emri i kompanisë: Gjergji H Tekstile

Xhiro e biznesit 2022: 1 milion EUR

Numri i punonjësve: 25

Vendndodhja: Tiranë

Si kanë arritur deri këtu? Kjo mund të jetë një nga pyetjet kur përballesh me sipërmarrje gjigante që të lë pa mend, e nis të hedhësh me veten teza hipotetike nga më absurdet. Pastaj mund të vijë pyetja e tjetër që mund të jetë dhe e para për nga radhitja: Si ia kanë dalë? Sepse jeta ka vështirësi. Biznesi në një terren si Shqipëria ka edhe më shumë. Ndaj problematika është pjesë e pandarë, dhe sado të mendosh se tek e fundit ky ka qenë “fati i rënë nga qielli”, ka shumë mendime dhe nga ato të natyrës njerëzore, të cilat duhet thënë, se nuk janë fort dashamirëse.
E ndërsa në këtë rrugëtim sfidat kanë qenë pjesë e këtyre viteve, shembujt e pafund janë tregues se ky investim, tanimë historik, ia ka vlejtur.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Julian Bërxulli


Administrator i kompanisë “AMBRA”

Emri i kompanisë: AMBRA

Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO

Numri i punonjësve: 450

Vendndodhja: Durrës

Qëkurse mori në duar “timonin” e kompanisë AMBRA, Julian Bërxulli është shndërruar në një biznesmen që vepron pareshtur. Që nuk ndalon kurrë e që nuk pajtohet me aktivitet rutinë. Që cdo vit e shoqëron me risi, të cilat e përmirësojnë edhe më tek kompaninë, i rrisin asaj aftësinë vepruese, e për rrjedhojë edhe perspektiva e saj sa vjen e forcohet. Risia më e fundit e AMBRA-s është zgjerimi me një ambient në një kompleks magazinash industriale, me sipërfaqe të konsiderueshme. Jo pa plan e pa qëllim. Është një veprim i studiuar mirë, që bën të mundur zhvendosjen e repartit të prestarisë nga ambientet historike të AMBRA-s në këto ambiente të reja. Për ti rritur kështu hapësirën reparteve të tjera të kompanisë, me qëllim që proceset të realizohen në kushte më të mira, por edhe kapaciteti prodhues i kompanisë të rritet më tej. Është një proces zhvillues për të, por me impakt edhe sa i takon rritjes së mëtejshme të impaktit social të kompanisë në favor të komunitetit durrsak.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Kompania AK-Invest


Emri i kompanisë: AK-Invest

Xhiro e biznesit 2022: 6 milionë euro

Numri i punonjësve: 50

Vendndodhja: Tiranë

AK – Invest, shoqëri aksionere e regjistruar me vendim të Gjykatës Tiranë nr. 28915 në Janar 2003, me kapital te regjistruar aksionar ALL 1,054,851,568; licensuar nga Banka e Shqipërisë si Institucion Financiar JoBanke për ofrimin e shërbimeve financiare nëpërmjet agjentëve në të gjithë vendin. AK – INVEST sh.a është Institucion Financiar licensuar nga Banka e Shqipërisë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Kujtim Zëre


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Albanian Herb”

Xhiro e biznesit 2022: 7 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +8

Numri i punonjësve: 60

Vendndodhja: Durrës

Piramida ishte parashikuar të ndërtohej me mermer të bardhë dhe një mermer i tillë nxirrej në Kretë të Greqisë. Atë kohë isha në ambasadë në Athinë dhe na u dha detyrë ndjekja e këtij problemi. Mbaj mend se kam shkuar e kam ndejtur disa ditë me radhë në vendin ku punonte kompania përkatëse për të nxitur e monitoruar punën për nxjerrjen e sasisë që kishim porositur”. Ndërsa Kujtim Zëre tregonte episode të tilla interesante gjatë një bisede tonën, mua më kaploi meditimi filozofik, duke vendosur në balancë karrierën e tij të dikurshme të zyrtarit korrekt e skrupuloz, me atë të tashmen prej biznesmeni protagonist në sektorin e eksportit të bimëve mjekësore. E pra, a ka mundësi që një person i zoti të jetë keq? A ka mundësi që një person ku cilësitë njerëzore si integriteti, korrektesa, personaliteti, karizma ti jenë të spikatura dhe të mos mund ti kanalizojë këto në një veprimtari private të suksesshme?

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Dritan Çelaj


Drejtor i Përgjithëm i kompanisë Atlantik

Emri i kompanisë: Atlantik

Xhiro e biznesit 2022: 7 milion EURO

Numri i punonjësve: 145

Vendndodhja: Tiranë

Kanë kaluar mbi 30 vjet që kur Shqipëria zëvëndësosi sistemin e ekonomisë së centralizuar me atë të bazuar në iniciativën e lirë. Një periudhë kohore kjo jo e shkurtër tashmë dhe gjatë së cilës është krijuar një elitë pa bujë dhe me kulturë të lartë sipërmarrjeje e që lulëzon për më shumë se një brez. OLD MONEY pra përfaqëson kështu dëshminë më evidente të maturimit në shoqërinë e kapitalit.
Pjesë e këtij brezi biznesmenësh është edhe Dritan Celaj. Viti 2023 shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e kompanisë Atlantik. Ajo mbushi 22 vjet që nga themelimi i saj. Për stafin e saj, ky nuk është thjesht një numër, por një shembull i shërbimit, përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj klientëve . Në më shumë se 2 dekada kompania Atlantik ka ruajtur fizionominë e saj duke vendosur qytetarin dhe nevojat e tij në qendër të punës së përditshme.
Besueshmëria është një objektiv që stafi i kushton rëndësi pasi lidhet jo vetëm me imazhin, por edhe me të ardhmen tonë dhe të partnerëve të kompanisë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Skerdilajd Faria


President i kompanisë Sombrero

Xhiro e biznesit 2022: 9 milion EURO

Ndryshimi në % 22/21: +110

Numri i punonjësve: 170

Vendndodhja: Tiranë

Doktor Skerdi, sikurse e thërrasin të gjithë Skerdilajd Farinë, është një persona interesant dhe shumë komunikues. Na pret në zyrën e tij me ciltërsinë dhe natyrshmërinë e një personi që të bën të ndjehesh sikur ke kohë që njihesh me të. Dy portrete të mëdha, njëra e filozofit gjerman Nice dhe tjetra e biznesmenit të famshëm Steve Jobs janë gjëja e parë ku të shkojnë sytë sapo futesh në zyrën e doktorit.
“Janë mentorët e mi”, nis të shpjegojë ai teksa ka parë drejtimin ku është ngulur shikimi im. “Nices ia kam lexuar pothuajse të gjitha librat, kurse biografinë e Jobs-it e kam lexuar 5 herë”, vijon doktori, si për të shpjeguar më tej se pse ata janë mentorët e tij. Dëshiroj të vazhdoj eksplorimin e arsyeve se pse i quan dhe i konsideron ai ata mentor, por kujtohem se shkaku i takimit tonë me të është tjetër. Ai lidhet me ecurinë fantastike të kompanisë Sombrero ose sikurse njihet ndryshe me emrin tregtar KEIT gjatë vitit 2022.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Anton Ndreca


Drejtor i Përgjithshëm e kompanisë “Gruppo Koni” sh.p.k

Emri i kompanisë: Gruppo Koni sh.p.k

Xhiro e biznesit 2022: 9 milionë euro

Numri i punonjësve: 80

Vendndodhja: Lezhë

Sandër dhe Nik Nikolli mund të njihen nga pak vetë në Shqipëri. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi prej vitesh ata janë transferuar dhe jetojnë në zonën e Lombardisë, në Itali. Por jo me statusin e një emigranti të zakonshëm. Dy vëllezërit mirditorë tashmë janë biznesmenë tejet të suksesshëm në vendin fqinj, duke ushtruar aktivitet në fushën e ndërtimit dhe duke realizuar vepra të nryshme rezidenciale, civile dhe industriale. Dhe jo në përmasa modeste. Si pronarë të tre kompanive, Gruppo Koni srl, Koni Construzioni dhe Koni srl vetëm gjatë vitit 2022 ata kanë realizuar një aktivitet mbi 51 milionë euro.
Eksperienca e punës që në fillimet e aktivitetit në fushën e punimeve të ndërtimit, duke ndjekur proceset e zbatimit të punimeve për ndërtimin e objekteve civile dhe industriale, që nga fazat e projektit deri në realizimin përfundimtar të tyre, solli që në vitin 2015 “Gruppo Koni” sh.p.k. të fillonte aktivitetin edhe në Shqipëri, nën drejtimin e Anton Ndrecës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Fatos Cerenishti


President i “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Premium Resort”

Xhiro e biznesit 2022: 11 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +12

Numri i punonjësve: 200

Vendndodhja: Durrës

Turizmi shqiptar po përjeton një boom të vërtetë, duke dhënë kështu sinjale të qarta se qëllimi për ta dizenjuar turizmin si një degë prioritare të ekonomisë shqiptare është në rrugën e konkretizimit. Nisur nga ky kontekst, nëse ka njeri që duhet të jetë më krenar se të tjerët për këtë realitet në tërësi dhe kontributin e tij në vecanti, ai është Fatos Cerenishti. Sepse zhvillimet e tanishme në sektorin e turizmit nuk bëjnë gjë tjetër vecse verifikojnë largapamësinë e tij, parashikimin e tij strategjik se dikur do të vinim në këtë fazë, dhe rolin e tij si një nga pionierët e parë të turizmit shqiptar që punoi për të instaluar këtë realitet që tashmë të shikuar e të pranuar tashmë nga të gjithë. Fatos Cerenishti është nga të parët që braktisi ndërtimin si sektorin fillestar të aktivitetit të tij dhe themeloi një aktivitet të qëndrueshëm dhe serioz në turizëm.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Nikolin Lleshi


President i kompanisë ALBA SHOES GROUP

Emri i kompanisë: ALBA SHOES GROUP & TNA

Xhiro e biznesit 2022: 12.2 mln EURO

Numri i punonjësve: 1100

Vendndodhja: Laç, Kamëz, Vlorë

Sot komoditeti i këpucëve nuk është më një opsion. Këmbët ngarkohen cdo dite me një sasi të konsiderueshme stresi nga faktorë të jashtëm, mekanikë ose klimatikë duke shkaktuar probleme të mëtejshme fizike tek puntoret që rrezikojnë shëndetin e tyre. Dhe këtu, me shpirtin artizanal, por një sy gjithmonë drejt risive, teknikët dhe dizajnerët e Alba Shoes Group janë përpjekur me sukses të balancojnë kërkesat e sigurisë me nevojat e komoditetit për mirëqenie më të mirë të këmbës dhe në përgjithësi për siguri më të madhe ne pune. Perkushtimi kostant ndaj detajeve, përvojave te gjata te akumuluar ne vite, vëmendja në kërkimin e lëndëve të para më të mira na lejojnë të krijojmë e te prodhojme sot këpucë sigurie me cilësi të lartë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Asllan Baraj


Drejtor i Përgjithshëm i Kombinatit të Qeramikës, “KID-ALB”

Xhiro e biznesit 2022: 13 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +40

Numri i punonjësve: 100

Vendndodhja: Maminas, Durrës

Viti 2022 ishte një vit që solli mjaft problematika për biznesin shqiptar. Pushtimi i Ukrainës bëri që cmimet e energjisë elektrikë të pësojnë një rritje shumë të fortë, cka solli një situatë të re për biznesin shqiptar në tërësi. Edhe për atë të prodhimit të tullave pa dyshim. Mirëpo cilësitë e kapitenëve të anijeve dalin në pah në det të trazuar. Dhe ajo që tregojnë numrat e kompanisë “Kid –Alb” është pikërisht një histori e shkëlqyer menaxhimi në rrethana tërësisht të reja. Të paprovuara më parë. Aktiviteti i kompanisë si volum u rrit në mbi 13 milionë euro, gjatë vitit 2022, nga 9 milionë euro që kishte qenë një vit më parë. Rritja pra është e ndjeshme, por sikurse është e kuptueshme, rritja e xhiros së kompanisë, përvec rritjes së sasisë së produktit të shitur, ka ardhur edhe si efekt i rritjes së cmimeve. Por pikërisht nevoja dhe detyrimi për të rritur cmimet si refleks i rritjeve të kostove ishte shqetësimi kryesori kompanisë. Si do të reflektohej kjo tek konsumatori ishte edhe pikëpyetja më e madhe.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”