marin

MARIN GJONAJ

Emri i kompanisë: INFO-Telecom, Profesional Marketing, Digicom
Të ardhurat bruto 2015: 135 milionë EURO
Numri i punonjësve: 1200
Vendndodhja: Tiranë

Digicom u krijua në Gusht të vitit 2014, me një vizion të qartë dhe duke blerë dhe një Operator aktual në fushën e internetit, Adanet. Duke qene se Adanet është nga ISP ( Internet Service Provider ) më të vjetër në vend dhe ka shërbyer eksluzivisht për bizneset, Digicom trashëgoi eksperiencën 20 vjecare të Adanet dhe marrëdhëniet e saj me biznese të rëndësishme në vend. Një nga qellimet kryesore të krijimit të Digicom është dhe ofrimi i shërbimeve të internetit, telefonise dhe IPTV për pajtimtarë familjarë këtë herë, duke ofruar zgjidhje inotivative për abonentë familjarë dhe duke i dhënë atyre mundësinë e përdorimit të një shërbimi premium sikurse në Shtetet e Bashkuara apo në vendet më të zhvilluara të Europës. Digicom u themelua nga sipërmarresit Marin Gjonaj dhe Anisa Skendaj në gusht 2014, sipërmarrje kjo në vijim të suksesit të arritur nga këto sipërmarrës sërish në fushën e telekomunikacionit në dy kompanitë e tyre Infotelecom Shpk dhe Professional Marketing Albania – Promarketing duke perdorur sinergjite e ndryshme midis tyre ..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”