Kompania e tregtimit të makinave “Albania Motor Company” ka arritur një sukses të vërtetë përgjatë vitit 2016. Fordi, makina që ajo tregton në tregun shqiptar rezultoi më e shitura. Me 537 makina të reja të shitura, marka Ford lë pas vetes të gjitha markat e tjera të makinave të reja, duke shënuar kështu një rezultat, që përbën një rritje prej 33 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo i ka mundësuar kompanisë jo vetëm statusin e asaj që ka brandin më të shitur në tregun shqiptar, por edhe disa vlerësime nga shtëpia e mirënjohur automobilistike “General Motors” . Kështu, “Albania Motor Company”, përfaqëson kompaninë me performancën më të mirë gjatë vitit 2016 të shitësve të makinës Ford në Europë. Ndërkohë që stafi i saj është vlerësuar ekipi menaxhues më i mirë për vitin 2016.
Tregu i makinave të reja në Shqipëri njohu një rritje të vogël gjatë vitit 2016, duke arritur në afro 2700 makina në vit. Megjithatë ky treg mbetet sërish në përmsa tejet modeste kur kujton se një shtet si Bosnja dhe Hercegovina, i ngjashëm shumë më Shqipërinë në përmasa dhe tregues ekonomik shiti për vitin 2016 8700 makina të reja.