A ia vlen që një biznesmen të bëhet politikan?

 

Shpëtim Luku

 

Zgjedhjet e qershorit po afrojnë dhe në dyert e shumë biznesmenëve ka arritur oferta e partive të ndryshme politike për ti inkuadruar ata në politikë. Por a ia vlen që një biznesmen shqiptar ti përgjigjet pozitivisht kësaj oferte?

Ti japësh përgjigje kësaj pyetje nuk është fare e thjeshtë sepse gjithkush mund të ketë këndvështrimin dhe opinionin e tij në raport me këtë cështje. Vetë ata, të cilëve iu është drejtuar oferta, mund të përdorin arsyetime nga më të ndryshmet. Mund të gjejnë argument pro, por mund të rreshtojnë edhe një sërë argumentash kundër, kur i duhet të refuzojnë ftesa të tilla. Ndërsa ne do të përpiqemi ti japin një përgjigje pyetjes së mësipërme duke  iu referuar retrospektivës sepse historia e rektutimit të biznesmenëve në politikë nuk filloi sot. E kaluara është si një galeri që përmbledh në gjirin e saj biznesmenë, për të cilët kalimi në politikë rezultoi një hap i pamenduar mire deri në fatalitet. Ndër të parët biznesmenë që u inkluduan në politikë ishte biznesmeni i hidrokarbureve Shyqyri Duraku. I zgjedhur si deputët në legjislaturën 2005-2009, ai ishte në atë kohë një ndër protagonistët më të spikatur në biznesit të hidrokarbureve. Mirëpo mandatin e deputetit e përfundoi me një kosto të lartë si biznesmen. Sepse vërtet ai është një njeri i pasur sot, por  në fushën e biznesit ka humbur shumë kuota, të cilat nuk jemi të sigurtë nëse do ti humbiste po  të mos e kishte bërë këtë kapërcim.

Sami Gjergji është një tjetër biznesmen apo më saktë ish biznesmen që nuk i rezistoi dot tundimit për tu përfshirë në politikë. Në kohën kur e bëri këtë lëvizje ishtë administrator i përgjithshëm i kompanisë së mirënjohur Floryhen. Me pas edhe i kompanisë së prodhimit të qumështit “Primalat”. Kompania e prodhimit të vezëve “Floryhen” ishte lidere e tregut, me rreth 40 për qind të tij. Mirëpo sot të dyja kompanitë nuk egzistojnë sepse kanë falimentuar. Vetë Sami Gjergji e gjen shkakun kryesor të dështimit të tij tek politika. Dhe gjasat janë që të jetë vërtet kështu, pasi disheza e kompanisë, problemet e saj filluan të shumëfishohen në kohën kur Gjergji i gëzohej statusit të deputetit.

Pilo Kerri është një tjetër biznesmen i cili ushtroi edhe detyrën e deputetit, për tiu kthyer sërish biznesit, por që sot rezulton se cikli biznes-politikë-biznes më shumë i ka prishur punë se sa i ka rregulluar.

Le të ndalojmë pak edhe tek biznesmeni Koco Kokëdhima. Për vetë dozat e protagonizmit të tij, të gjithë e mbajnë mend apogjeun e tij si politikan. Rol tejet aktiv, intervista të shumta, status i një deputeti të privilegjuar. Mirëpo emocionet positive që i vinin nga kjo situatë besoj se neutralizoheshin nga vënia në epiqendër të sulmeve të tij prej opozitës. Me akuzën e madhe si fjalë: konflikti i interesit dhe përfitim në mënyrë të padrejtë prej fondeve publike. Por që në të vërtetë kjo akuzë e bujshme ishte e konkretizuar në një kontratë qesharake ofrimi shërbimi internet me një komunë të rrethit Durrës. Më pas erdhi dërgimi i cështjes në Gjykatën Kushtetuese, pastaj heqja e mandatit të deputetit, pastaj mbarsja me një inat karshi krerëve të partisë. Kolegëve të tij e Grupit Parlamentar etj etj.

Por rasti më domethënës i kostove që mund të paguash nga politika kur ndërron biznesin me të është ai i Mark Frrokut. Me një siguri të arsyeshme mund të thuhet se nëse Mark Frroku nuk do ishte ngatërruar me politikën ai ndoshta do të ishte ai që kishte qënë para përfshirjes në të, një person me një të kaluar të dyshimtë, por pa u ngacmuar nga asnjë institucion ligjzbatues. Veprimi që bëri duke kaluar në politikë e ekspozoi në radhën e personave, kundrejt të cilëve vëmëndja e institucioneve ligjzbatuese është më e madhe. Dhe jo sepse ato janë të përkushtuar kundrejt zbatimit të ligjit, porse ato vihen në puna nga akuzat reciproke politike. Kur flitej për nevojën e dekriminalizimit të politikës emri i Mark Frrokut ishte argument kryesor me të cilën synohej të ilustrohej dukuria. Ka edhe mjaft biznesmene të tjerë që duket se kanë blerë telashet me para dhe publiku mund ti sjellë vetë lehtë ndër mend.

Por a ka biznesmenë që duke u shndërruar politikanë ia kanë parë hajrin politikës? Sigurisht që ka. Por e sigurtë është se numri i atyre që kanë vjelur pasoja të ndryshme nga pritshmëritë është shumë më i madh se sa i atyre që iu kanë dalë mirë llogaritë. Kjo të bën të mendosh se, të blesh të drejtën e kandidimit, të  të japin të drejtën e financimit, të eleminosh konfliktin e interesit duke u shkëputur qoftë edhe formalisht nga biznesi yt, pastaj të rrish vigjilent se mos të gjejnë gjurmë kompromentuese, nuk duket një biznes i mirë.

Recent Posts

Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More