Biznesmenet politikanë, fituesit dhe humbësit

 

Shpëtim Luku

Të klasifikohesh tek humbësit nuk i pëlqen askujt. Kjo vlen për cdo njeri, por është një ndjesi negative akoma më e fortë për biznesmenet. Sepse të mësuar për të fituar cdo garë, të stërvitur për të qenë konkurues, humbja e një beteje ua prish komfortin psikologjik atyre. Gjatë këtyre zgjedhjeve konkuruan nën sigla të ndryshme partish edhe një numur i konsiderueshëm biznesmenësh. Disa prej tyre tashmë do të jenë në Kuvendin e Shqipërisë me statusin e ri të deputetit, kurse disa të tjerë duhet të pajtohen me faktin se e tentuan dicka të tillë, por nuk ia arritën. Po kush janë fituesit?

Lawmaker Tom Doshi speaks to a Parliament’s commission discussing the prosecutors’ request to lift his immunity, Wednesday, March 25, 2015, after his claims Speaker Ilir Meta had been behind an assassination plot. Parliament on Thursday, March 26, 2015 voted in favor of the prosecutors’ call to arrest Doshi, expelled from the governing Socialists three weeks ago after the claims, and also for Christian Democrat Mark Frroku for false testimony in the case. (AP Photo/Hektor Pustina) Një nga emrat kryesorë që vërtetoi  dhe verifikoi edhe njëherë aftësinë e tij konkuruese  ishte Tom Doshi. Deputet në tre legjislatura të kaluara, Doshi këtë radhë konkuroi në rrethana tërësisht të pafavorshme për të. Sepse shumicën e katërvjecarit të fundit në Parlament e shpenzoi më së shumti në Prokurori për akuza nga më të ndryshmet.  U braktis nga grupi parlamentar ku bënte pjesë dhe të shumta ishin edhe sharjet e akuzat kundër tij. E megjithatë biznesmeni i njohur më së shumti si pronar i “Profarma” dhe “Aldosh Farma” tregoi se i mjafton edhe një sigël partie joaktive prej kohësh, sikurse është ajo e PSD-së, për të qenë fitues.

Një tjetër biznesmen fitues është Bujar Muca. Konkuroi në emër të PDIU-së. Biznesmeni i njohur i karburanteve dhe pajisjeve hidrosanitare bëri të mundur që partia e camëve të marrë në Elbasan një mandat të dytë, ndërkohë që në legjislaturën paraardhëse kjo parti  kishte vetëm një mandat në Elbasan. Kush e njeh nga afër Bujar Mucën e krijon menjëherë përshtypjen se persona të tillë dinë ta klasifikojnë veten tek fituesit, edhe pse mund të konkurojnë nën flamurin e një partie që nuk ka shumë elektorat.

Agron Shehaj është një tjetër biznesmen fitues. I renditur i pari në listën e PD-së për qytetin e Vlorës  fitorja e tij ndoshta nuk është ndonjë habi e madhe, pasi ndodhej në vendin më të sigurt të mundshëm të listës. Mirëpo për Parlamentin e ri shqiptar dhe sidomos për grupin parlamentar të PD-së, themeluesi dhe ish administrator i kompanisë “Intercom Data Service” besoj se do të jetë një vlerë e shtuar. Aq më tepër që bëhet fjalë për një person që vjen nga Italia, vend ku ka emigruar që në moshë të re.

Një biznesmen tjetër që i shtohet Parlamentit shqiptar është edhe Ilir Ndraxhi, Administratori i kompanisë IAM. Deri tani Iliri është marrë me tregtim plehrash kimikë, ushqimesh për blegtorinë apo import drithërash për industrinë e blojës, kurse nga shtatori do I duhet të mendojë e veprojë si ligjvënës. I kandiduar në listën e PS-së së Durrësit, Ndraxhi u identifikua nga kjo forcë poltike si një nga individët më të zotë për të konkuruar në një zonë si Shijaku. Dhe ia doli me sukses.

Tek biznesmenët fitues u rendit edhe Arben Pëllumbi i PS-së.

Agron DukaDhe sikurse thamë edhe më lart, cdo betejë ka fituesit, por edhe humbësit e saj.  Dy nga biznesmenët humbës më të mëdhenj janë Agron Duka dhe Astrit Veliaj. Të dy kandiduan në emër të PD. Agron Duka është jo vetëm një biznesmen i mirënjohur, por gjithashtu edhe një politikan aktiv në Shqipëri. Disa herë deputet, por edhe ministër, ndoshta edhe atij vetë nuk mund ti ketë shkuar kurrë në mëndje se ai do të rreshtohej tek humbësit. Nëse do të shpreheshim me gjuhën e futbollit, ai është blofi i madh i zgjedhjeve. Gjë që e pranoi edhe vetë në një deklaratë të fundit kur tha se” ns do ta njihja mirë situatën, atëhere do konkuroja me sigël tjetër e do të fitoja me siguri”.

Pronari i “Albania University”, Astrit Veliaj e pasuron listën e humbësve. I kandiduar i dyti në listën e PD-së së qarkut Berat, Veliaj pa se kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar. Ndaj dhe atij i duhet të ngushellohet me faktin se për një katervjecar ishte deputet dhe se mund të tentojë sërish herë tjetër

Astrit VeliajListës së humbësve i bashkëngjitet edhe Adi Haxhiymeri, Administrator i kompanisë së mirënjohur “Prima”. Haxhiymeri ishte propozim i kreut të Partisë Agrare Ambientalistë, Agron Duka dhe pjesë e negociatave që ky bëri me kreun e PD-së Basha për të vendosur edhe një kandidat tjetër, vec vetes, në zonë të sigurtë. Por me sa duket numri 13 në listën e PD-së së qarkut Tiranë nuk paska qenë zonë e sigurtë, ndaj dhe Haxhiymerit i duhet të pajtohet me humbjen e parë në jetë të një gare.

Jeta vazhdon, biznesmenët që morën mandatin e deputetit do iu duhet të nisin një rrugëtim të ri d he vetëm në fund të mandatit do të bëjnë një bilanc nëse bënë mirë apo keq që ndërruan statusin e biznesmenit me atë të politikanit.

Telekomunikacionet 2016, keq kompanitë, por mirë për qytetarët

celular 3

Shpëtim Luku

A i keni vënë re tendat e hapura nga kompanitë celulare si risi në kërkim të konsumatorëve të rinj nëpërmjet ofertave joshëse? Me numura falas apo internet, sms e minuta pa fund? A i keni vënë re se si përpiqen që në kushtet e një tregu tejet të mbingopur, përpiqen të joshin konsumatorët egzistues të kalojnë nga një kompani në tjetrën, duke ruajtur numrin egzistues?!

Sigurisht që po, pasi, secilit i ka rënë rasti të përballet me të tilla oferta. Janë lëvizje e manovra tregu të  natyrshme e të zakonshme, por që dëshmojnë një realitet: ditë të këqija kanë ardhur për kompanitë e telefonisë celulare. Statistikat që tregojnë performancën ekonomiko -financiare të këtyre kompanive gjatë vitit 2016 e përforcojnë konkluzionin e  stimuluar nga vëzhgimi vizual. Një nga treguesit më të rëndësishëm që tregon efektivitetin e një kompanie është fitimi dhe gjatë vitit 2016 ky tregues ishte respektivisht: 400 milionë lekë për Vodafonë Albania, 155 milionë lekë për Telekom Albania dhe 1.17 miliardë lekë për Plus Comunication. Kurse ALBTelekom duket se ka qenë edhe me dobët se sa kaq, sa i takon këtij treguesi. I krahasuar me një vit më parë treguesi i fitimit ka njohur një përkeqësim të ndjeshëm në dy kompanitë kryesore të këtij tregu: Vodafonë Albania dhe Telekom Albania, pasi në vitin 2015, Vodafonë regjistronte një fitim prej 1.5 miliardë lekëve, pra afro tre herë ë gjysëm më shumë se sa vitin pasaardhës. Edhe më e madhe është rënia tek Telekom Albania, pasi fitimi i kësaj kompanie ka rënë rreth 6 herë në vitin 2016, krahasuar me një vit më parë. Një realitet intrigues sa i takon fitimit paraqet Plus Comunication, e cila e ka përmirësuar këtë tregues mbi 1.5 herë. Por duket se me teper se sa permiresim performance, ky tregues rezulton i tille nga disa masa, sikurse eshte clirimi i kompanise nga barra kreditore, te cilen e kane marre persiper aksioneret e kompanise ne menyre private.

foto cel 2Interneti dhe aplikacionet e ndryshme nëpër smartphonë, masivizimi i përdorimit të tyre duket se ka dhënë ndikimin e tyre negative edhe sa i takon volumit të aktivitetit të kompanive të telekomunikacioneve në Shqipëri. Sepse edhe sa i perket këtij treguesi, tre kompani kanë renie dhe vetëm njëra ka rritje. Konkretisht, Vodafonë Albania ka regjistruar një aktivitet prej  17.4 miliardë lekë gjatë vitit 2016, ndërkohë që një vit më parë aktiviteti i saj ishte  20 miliardë lekë. Telekom Albania ka regjistruar në vitin e fundit një aktivitet prej 11.4 miliardë lekë, ndërkohë që në 2015 aktiviteti i saj ishte 17.8 miliardë lekë.  Po kështu Albtelekon ka regjistruar një aktivitet prej 9.3 miliardë lekë, ndërkohë që në vitin paraardhës ky tregues ishte në nivelin e 14.6 miliardë lekëve.  Plus Comunication vazhdon të thellojë intrigën dhe misterin pasi, gjatë vitit 2016, regjistroi një xhiro biznesi prej  6.5 miliardë lekësh, ndërkohë që në 2015, aktiviteti i saj ishte 2.7 miliardë lekë.

Nga kjo panorama shifrash del konkluzioni se tregu i telekomunikacioneve tashmë është tërësisht i liberalizuar, me të gjitha përfitimet e mundshme të qytetarëve prej këtij liberalizimi. Koha kur kompanitë fitonin shuma marramendëse duket e largët.

 

Makina më e shtrenjtë në Shqipëri? Ja biznesmeni që e ka

 

Një makinë e mirë është  luks që një biznesmen mund tia lejojë vetes. Dhe në fakt, përgjithësisht, biznesmenët shqiptarë lëvizin në makina të shtrenjta dhe komode. Për këtë mjafton psh një eveniment biznesi për të kuptuar që parku i automjeteve personale të biznesmenëve është i larmishëm në marka e modele makinash. Inagurimi i sallonit të ri të Auto Star Albania-s ishte një rast i mirë shpalosjeje të këtij luksi, pasi aty ishin të ftuar rreth 2500 persona, kryesisht nga fusha e biznesit. Dhe në këtë mori mjetesh një kuriozitet është i pashmangshëm. Cili është ai që ka makinën më luksi, cili është personi që e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri? Ky status I takon biznesmenit Ramë Geci me Roll Royce-n e tij. Makina është blerë në Gjermani për 428 mijë euro. I pyetur nëse makina e tij është më e shtrenjta që lëviz nëpër rrugët shqiptare, Geci përgjigjet me sensin e tij të njohur të humorit: sbesoj se ka ndonjë person tjetër që mund të bëjë budallallëk të paguajë 12 milionë lekë të reja TVSH për një makinë personaleJ. E parkuar cdo ditë në ambientet e Hotel Tiranës, Rolls Royce është edhe një dëshmi fuqie financiare të biznesmenit të njohur shqiptar.

Por ka edhe biznesmenë të tjerë, të cilët preferojnë makina tepër luksoze. I tillë është edhe Samir Mane me BENTLEY-n e tij, një makinë, cmimi i së cilës fillon me 150 mijë euro. Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL-it, Avni Ponari përdor një Range Rover, po kështu edhe biznesmenet Artan Mene dhe Irfan Hysenbelliu. Cmimi i kësaj makine shkon diku tek 100-120 mijë euro. Agron Papuli si biznesmen i tregtimit të makinave të reja shquhet për përdorimin e modeleve të reja të makinës që tregton. Psh kohet e fundit ka në përdorim makinën Genesius G80 të Hyundait, një makinë premium që kushton 96 mijë euro. Edhe shumë biznesmenë të tjerë me makina të këtyre niveleve lëvizin.

Hyundai Auto Albania, dy gëzime në një dite

 

Feston 10 vjetorin dhe prezanton modelet Ionic hibrid e elektrik dhe Genesis G 80

Ionic hibrid

Nën shoqërinë ë shumë të ftuarve dhe në një ceremoni mbresëlënëse, kompania shqiptare e tregtimit të makinave të reja, Hyundai Auto Albania festoi 10 vjetorin e krijimit të saj. Janë 10 vite përgjatë të cilave kjo kompani është rritur në mënyrë graduale, për të bërë markën Hyundai një ndër market më të dashura të makinave të reja për shqiptarët. Është një sukses i gatuar nëpërmjet një përkushtimi të përditshëm karshi klientit, ku sic tha administrator i Përgjithshëm i saj, Artan Qesko “ ashtu sikurse është edhe simboli i hyundait, shtrëngimi i duarve, ne iu kemi dhënë respektin e vlerësimin tonë, karshi besimit që na keni dhënë ju”. Por ceremonia  nuk ishte thjesht dhe vetëm për të festuar si qëllim në vetëvete me klientët, të apasionuarit pas markës Hyundai etj. Sepse kompania në këtë rast promovoi edhe dy modele të reja makinash: Ionic në variantin hibrid dhe elektrik dhe makinën Genesis G 80. Në këtë mënyrë, Hyundai Auto Albania ekspozon një qasja të re kundrejt tregut, duke ofruar produkte shumë miqësore me mjedisin, por edhe mjaft kursimtare e të leverdisshme për qytetarin. “Nëpërmjet kësaj filizofie veprimi keni hedhur bazat për sukses për dhjetë vitet e ardhshme”-tha drejtori rajonal i Hyundait.

Sigurisht, Shqipëria akoma nuk është e përgatitur sic duhet për infrastrukturën që kërkojnë mjetet elektrike dhe hibride, por futja e modeleve të tilla në treg është një shtysë e fuqishme që institucionet përkatëse të bëjnë ndërhyrjet e duhura në mënyrë që edhe Shqipëria të ecë me ritmin e vendeve të tjera në këtë drejtim.