Feston 10 vjetorin dhe prezanton modelet Ionic hibrid e elektrik dhe Genesis G 80
Nën shoqërinë ë shumë të ftuarve dhe në një ceremoni mbresëlënëse, kompania shqiptare e tregtimit të makinave të reja, Hyundai Auto Albania festoi 10 vjetorin e krijimit të saj. Janë 10 vite përgjatë të cilave kjo kompani është rritur në mënyrë graduale, për të bërë markën Hyundai një ndër market më të dashura të makinave të reja për shqiptarët. Është një sukses i gatuar nëpërmjet një përkushtimi të përditshëm karshi klientit, ku sic tha administrator i Përgjithshëm i saj, Artan Qesko “ ashtu sikurse është edhe simboli i hyundait, shtrëngimi i duarve, ne iu kemi dhënë respektin e vlerësimin tonë, karshi besimit që na keni dhënë ju”. Por ceremonia nuk ishte thjesht dhe vetëm për të festuar si qëllim në vetëvete me klientët, të apasionuarit pas markës Hyundai etj. Sepse kompania në këtë rast promovoi edhe dy modele të reja makinash: Ionic në variantin hibrid dhe elektrik dhe makinën Genesis G 80. Në këtë mënyrë, Hyundai Auto Albania ekspozon një qasja të re kundrejt tregut, duke ofruar produkte shumë miqësore me mjedisin, por edhe mjaft kursimtare e të leverdisshme për qytetarin. “Nëpërmjet kësaj filizofie veprimi keni hedhur bazat për sukses për dhjetë vitet e ardhshme”-tha drejtori rajonal i Hyundait.
Sigurisht, Shqipëria akoma nuk është e përgatitur sic duhet për infrastrukturën që kërkojnë mjetet elektrike dhe hibride, por futja e modeleve të tilla në treg është një shtysë e fuqishme që institucionet përkatëse të bëjnë ndërhyrjet e duhura në mënyrë që edhe Shqipëria të ecë me ritmin e vendeve të tjera në këtë drejtim.