Marka e famshme ndërkombëtare e automobilave tashmë do të ketë një një tregtues të ri në Shqipëri. Ajo është kompania AVEL sh.p.k, kompani e cila ka të drejtën njëkohësisht edhe të tregtimit të makinës franceze Peugeot. Pra, të gjithë ata kandidat blerës të Toyota-s, të cilët e perceptonin deri më tani atë si “Toyota në Sukth” tashmë nuk kanë pse të shkojnë atje, por duhet të ndalen tek salloni luksoz i makinave ku përvec Peugeot do të jetë edhe marka japoneze. Më parë këtë markë e tregtonte Toyota Tirana me seli në Sukth të Durrësit, por “terreni po pastrohet”. Cka me fjalë të tjera do të thotë se ndryshime të dukshme po ndodhin në biznesin e tregtimit të makinave të reja. Kalimi i Toyota-s nga kujdestaria e kompanisë së drejtuar nga Xhevat Shakaj në kompaninë e drejtuar nga Adrian Totokoci nuk është i vetmi. Disa vite më parë Auto Star Albania, biznes i Basri Rrukës u ble nga Shefqet Kastrati. Edhe Volkswageni ka ndryshuar përfaqësi, pasi ajo nuk tregtohet më nga Classic Volksvagen, por nga Porsche Albania. Por ky eshte nje rast i ndryshem nga te tjeret, pasi pas shume vitesh tregtimi te suksesshem nga ana e kompanise Classic, pas rekordeve te thyera nga kjo kompani ne tregtimin e markes se famshme gjermane, duke arritur deri ne 1000 makina ne vit, ajo preferoi ta shese te drejten e tregtimin te saj. Kurse rastet e tjera perfaqesojne kryesisht ndryshime “pronesie” si rrjedhoje e ecurise jo te mire, nen perfaqesite e meparshme.
Ndërsa më herët, kompania Prestige, që merrej me tregtimin e tre markave të makinave, Renault, Daccia dhe Nissan kaloi nën administrimin e Auto Master. Biznesit të makinave të reja i është larguar edhe Ferdinand Ibrahimi. I njohur më tepër me kompanine e tregtimit të pjesëve të këmbimit, Ferlut, Ai ndërkohë ka patur deri para disa kohësh përfaqësinë e Fiat-it Italian, të cilën e tregtonte me kompaninë Anas. Mirëpo kjo kompani është tashmë thuajse ingzistente në treg, ndërkohë që përfaqësinë e Fiat-it e ka marre kompania Auto Master. Tregut të makinave të reja i janë shtuar gjithashtu edhe ato marka që I mungonin sikurse është Volvo apo Tata indiane