Konkurenca hileqare

 

 

Shpetim Luku

 

Drejtuesit të një kompanie private të prodhimit të tullave iu desh të bëjë një investim prej disa dhjetra mijëra eurosh, me qëllim nxjerrjen e të njëjtit product, por me dizajn tjetër. Dhe këtë investim nuk e bëri sepse produkti me dizajnin e mërarshëm nuk ecte. Perkundrazi. Kompania ishte dhe është lider në sektorin e saj, me një diferencë shumë të madhe nga konkurentët e saj. Por arsyeja e investimit ishte modelimi i një produkti, anën vizuale të të cilit ata tashmë e mbrojnë me të drejtën e pronësisë tek Zyra përkatëse. Ajo që e bëri të nevojshëm këtë investim ishte konkurenca hileqare e kompanive të tjera, të cilët e imitonin produktin e mëparshëm të kësaj kompanie dhe e shisnin atë duke i krijuar iluzionin blerësve se po merrnin produktin e famshëm të kompanisë lider.

Raste të tilla ka sa të duash ne realitetin shqiptar. Nje restorant është bërë i njohur në Tiranë llojit të asortimenve që ofron dhe cmimeve. Por tashmë edhe në një qendër biznesi është hapur një restorant i tillë, që për nga slloganet që përdor, asortimentet të krijon menjëherë iluzionin se është pjesë e rrjetit të restorantit për të cilin folëm. Mirëpo një nga punonjësit e restorantit të njohur tha se nuk kishin asnjë lidhje me restorantin në qendrën e biznesit dhe se ai po iu prishte shumë punë. Sa për larmi shembujsh po sjellim edhe një tjetër në sektorin e makinave me qera, ku një kompani e re ka kopjuar në mënyrë precise germat, ngjyrat dhe emrin e përfaërt të një kompanie ndërkombëtare dhëniesh makinash me qera që operon në Shqipëri. Të gjithë këta shembuj, por që janë vetëm një pjesë e vogël, tregojnë atë që fare mirë mund të konsiderohet si konkurencë hileqare. E shpërndarë në cdo fushë e në cdo sektor.  Mjaft biznese nuk lindin si ide të mirëfillta biznesi, si identifikim i ndonjë nevoje shërbimi apo ofrimi produkti, por thjesht si deshirë dhe tentative për të pjesëtua e ndarë  suksesin me të suksesshmit e sektorit ky ata hyjnë. Sigurisht, një mënyrë e tillë të vepruari nuk është e kundraligjshme nga pikëpamja juridike.

tulla 2Por nga ana etike sigurisht që ka dicka që nuk shkon. Sepse ai që ka prodhuar sukses nuk e ka bërë këtë sa hap e mbyll sytë, por e ka arritur nëpërmjet një pune këmbëngulëse,  afatgjatë nëpërmjet racionalitetit, emrit të mirë që ka krijuar në treg nëpërmjet cilësisë së shërbimit apo produktit dhe cmimit. Ndaj, të përpiqesh ti “vjedhësh” të sukseshmëve frytin shumëvjecar të punës së tyre është më së paku një përpjekje hileqare. Por përpjekje të tilla në një ekonomi që bazohet në sipërmarrjen e lirë ka patur e do ketë gjithmonë. Pyetja është se cfarë mund të bëjnë të dëmtuarit për ti dekurajuar iluzionistët e tregut. Nuk është se mbetet shumë për të bërë sepse zgjidhjet mbeten vetëm dy. E para është mënyra që ka ndjekur fabrika e tullave, të cilës iu referuam në fillim të shkrimit. Pra prodhimi i një produkti dhe mbrojtja e tij në institucionet përkatëse të shtetit me qëllim ruajtjen e identitetit në treg. Dhe së dyti është edhe përpjekjet sqaruese, sensibilizuese të sipërmarrjeve të dëmtuara për konsumatorin nëpërmjet spoteve të kësaj natyre. Po qe se produkti mbrohet, atëhere beteja juridike në dyert e gjykatës është e fituar. Kurse përsa kohë nuk veprohet kështu, konkurenca e bazuar në hile do të vazhdojë të njohë lulëzim

Recent Posts

Paradoksi i Kukësit, qarku më i varfër, por me
Qarku i Kukësit është më i varfëri në Shqipëri. Dhe kjo nuk është cështje perceptimi. Pasi pasuritë e shumta natyrore që ndodhen në këtë qark si mineralet, pyjet, hidrocentrali, liqeni,...
January 16, 2025 Read More
Deputetë të dështuar, biznesmenë të parakalua
Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme ku do të votohet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. E sigurtë është që në adresë të biznesmenëve të ndryshëm do...
January 7, 2025 Read More
Cfarë makine të zgjedh e të blej?
Të blesh një makinë nuk është një vendim i lehtë. Përkundrazi është tejet i vështirë sepse pyetjet që e shoqërojnë këtë process e që iu duhet dhënë përgjigje janë të shumta. Cfa...
January 4, 2025 Read More
Drama e kursimtarëve
Egziston një rregull i pashkruar sipas të cilit kurrë nuk duhet shpenzuar aq sa fiton, por më pak. Sigurisht, këtij rregulli nuk mund ti nënshtrohen persona apo familje që bëjnë pjesë tek ka...
December 30, 2024 Read More
Keqkuptimi i madh me cmimet e supermarketeve!
Perceptimi se cmimet e produkteve të ndryshme në supermarketet e Shqipërisë janë më të larta se sa në vende si Italia, Kosova, Maqedonia apo Serbia ka një përhapje jo të pakët tek konsumat...
December 27, 2024 Read More
Si të mendojmë për një pension të rehatshëm?
Një kryetar i një shoqate pensionistësh ishte njëherë i ftuar në një auditor të rinjsh. “Sikur të ishe edhe një herë i ri, cfarë do bëje më mirë”, e pyeti moderatori i bisedës, duk...
December 24, 2024 Read More
A ia vlen të blejmë me kredi?
Të gjitha bateritë e marketingut të bankave apo institucioneve të tjera financiare janë adresuar tek konsumatori, me qëllim joshjen e tij për tu bërë marrës kredie. Shtëpi, makina, rinovim ...
December 18, 2024 Read More
Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More