Një biznesmen i mirënjohur shqiptar bën një ofertë të pazakonte, një ofertë që deri më tani nuk ishte artikuluar asnjëherë më parë publikisht nga ndonje tjeter. Luan Leka, pronar i disa kompanive, ku ndër më të njohurat janë EHW, CONAD Albania dhe fabrika e prodhimit të ujit QAFË-SHTAMA fton cdokënd, klient apo jo i rrjetit të supermarketeve CONAD dhe i atyre franchise, por që furnizohen nga Conad, të zgjedhin një vaj ulliri ku të duan dhe shishen që duan. Më pas, këtë shishe ta dërgojnë në një laborator të certifikuar, kundrejt shpenzimeve të biznesmenit dhe po qe se vaji nuk do jetë 100 % vaj ulliri, atëhere biznesmeni është i gatshëm të paguajë cfarë do shumë që i kërkohet apo do permbushe cfaredo deshire qe do i kerkoje personi qe ka vertetuar te kunderten.
I njohur si një biznesmen skrupuloz, deri ne mani, i dalluar si një biznesmen me dedikim e përkushtim të madh kundrejt cilësisë, reagimi i Luan Lekës merr shkas nga një status në rrjetin social facebook i një qytetari pak ditë më parë, i cili pretendonte se ishte ballafaquar në një nga dyqanet Conad(franchise) me një shishe vaji të fallsifikuar. Sic ndodh rëndom, negativiteti përhapet edhe nga ndonjë portal me një zell të tillë a thua se mezi e prisnin një lajm të tillë dhe duke shperndare konfuzion tek qytetaret. Si një njeri që merret edhe me detajet më të vogla, pronari i Conad-it, pra biznesmeni Luan Leka, ka shkuar ne dyqanin në fjalë, ka takuar edhe menaxheren përkatëse dhe e ka sqaruar situatën. Sipas tij, ai lloj vaji që klienti pretendon që është i fallsifikuar është vaj 100 % ulliri i filtruar. Ndryshe nga vajrat e tjere me ngjyre me te erret, qe jane produkte jo te filtruara plotesisht, ndaj kane edhe ngjyren me te theksuar. Ndaj, biznesmeni nuk mjaftohet vetëm me përgënjeshtrimin e këtij fakti, por shkon edhe më tej. Ai ka lëshuar dorashkën e sfidës për këdo që ngutet duke bërë komente dashakeqëse në rrjete sociale.Dhe jo vetem per vajin e ullirit, por per cdo produkt qe tregtohet tek CONAD-i ne Shqiperi.
“Conad Albania garanton që do të gjeni gjithnjë saktësisht produktin me karakteristikat e etiketës. Garantojmë siguri ushqimore, konform ligjeve europiane, cilësi dhe kujdes maksimal për klientin”-thonë biznesmeni Luan Leka.
Conad Albania është lideri i tregut të supermarketeve në Shqipëri, me tregues ekonomiko-financiarë që përmirësohen nga viti në vit. Cka do të thotë se besimi i klientëve të saj sa vjen e forcohet.