MAHINDRA XUV 500, një fuoristradë me cilësi e cmim të shkëlqyer

Shpëtim Luku

 

Të blesh një makinë të re sot duket një zgjedhje e vështirë e plot dilema. Sepse larmia e markave dhe modeleve të tyre është aq e madhe sa duket se kjo e përligj “hutimin” e blerësit në treg. Por në realitet nuk ka pse të jetë kështu. Sot, kur kërkohet të veprohet me mendim të ekonomizuar e me racionalitet, orientimi në tregun e makinave të reja duhet të bëhet mbi raportin cilësi makine-cmim i saj. Sa më i mirë të jetë ky raport, aq me e goditur është blerja. Gjykuar sipas këtij raporti ne na ka surprizuar tej mase MAHINDRA XUV 500. Ky është një SUV i vërtetë,  prodhuar nga MAHINDRA MOTORS, pjesë e shumëkombëshes së mirënjohur indiane, Mahindra Group.  Ky grup i fuqishëm, përvec tregut të madh indian, prodhon automjete të mënyrë të dedikuar edhe për tregun europian dhe atë amerikan.  Mahindra Group eshte themeluar ne vitin 1945 dhe ka veprimtari ne mbi 100 vende anekend globit. Aktivitetet e Mahindra Group perfshijne sektorin automotiv, sherbime te IT, agrobiznes,  hoteleri e deri ne kompani ajrore.  I gjithe grupi ka realizuar per vitin 2018 nje turnover prej 20.7 miliarde dollare dhe ka mbi 240 mije punonjes. Per vende te vogla si Shqiperia, marka Mahindra mund te jete akoma e panjohur mire, por prodhuesi i saj eshte i “vjeter” ne tregun automotiv, me mbi 74 vite eksperience. Ne perberje te Mahindra Grup eshte edhe Ssang Yong Motors, kompania prodhuese e motoreve Piagio dhe Java. Gama e prodhimeve te saj ne fushen automotive eshte aq e madhe sa perfshin automjetet, kamionet, autobuzet, traktoret, motoret etj. Sa i takon automjeteve, e gjithe pervoja e saj eshte shpenzuar per te permbushur nevojat e nje tregu te stermadh sikurse eshte ai indian, ndersa  tani vemendja e saj eshte kthyer edhe nga tregje te tjera, ate europian dhe amerikan. Ne kete menyre, Mahindra i ka hyre nje gare dhe konkurence me industrite e mirenjohura automobilistike europiane, por e sigurte eshte qe, duke i dhene nje rendesi te madhe, sidomos dizajnit, ajo do te kete nje rol te rendesishem ne kete gare.

Meqënëse ekskluzivitetin e saj në Shqipëri e ka kompania e njohur ARTINEL 95, me një përvojë të gjatë në tregtimin dhe servisin e makinave të reja, ne patem mundësinë ta merrnin për një ditë një makinë Mahindra XUV 500  për ta shqyrtuar  dhe analizuar atë. Që në pamje të parë të bën përshtypje dizajni i vecantë i saj, stili i të cilit  duket se është frymëzuar prej leopardit. Mbulesa e ngritur simulon supet e ngritur e të hollë të tij. Projektoret LED janë në harmoni të plotë me grilën e përparme. Që në pamje të parë, Mahindra XUV 500 ka një pamje madhështore dhe magjepëse në rrugë. Dhe në këtë rast nuk ka asgjë për tu cuditur, përderisa dizajni i saj është realizuar as më shumë e as më pak, por nga vetë e famshmja PininFarina. E blerë për afro 168 milionë euro prej Mahindra Group, në vitin 2015, kjo studio dizajni e famshme per stilimin e automjeteve të Fiat-it, Ferrari-t, Maserati-t, Peugeot, Alfa Romeos, Lancia-s etj ka 4 vite që energjitë dizjanuese i ka të kanalizuara në funksion të Mahindra Motors. Dhe për rrjedhojë, ka  një kontribut të rëndësishëm në cilësinë e automjeteve që Mahindra Motors prodhon në Europë.

Nëse MAHINDRA XUV 500 ka një pamje impresionuese nga jashtë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për interiorin. Hapja e deres së makinës kryhet me një lehtësi të habitshme, mjafton edhe tërheqja e saj vetëm me një gisht. Hyrja brenda në makinë dhe ulja në vendin përkatës të shoferit apo pasagjerit është sërish një detyrë tejet e lehtë dhe sapo hyn brenda konstaton një automjet me një hapësirë të bollshme. Aty shikon që ky model është perfekti për ata që dëshirojnë makinë për nevoja familjare apo edhe për punë. Sepse Mahindra XUV 500 është e projektuar për të mbajtur 7 persona brenda saj, duke iu ofruar atyre udhëtim të sigurtë, komod dhe me konsum të ulët të karburantit e të pjesëve të këmbimit.

Por opsionale është edhe mundësia e përdorimit të makinës me 5 vende dhe në kategorinë e mjeteve tregtare të kategorisë N1.

Ne e provuam këtë tip automjeti në rrugën malore të Prezës, e cila eshtë një rrugë që të ofron situata të ndryshme dhe ku ti mund të konstatosh mënyrën e sjelljes së makinës në këtë terren të vështirë e plot kthesa. Edhe pse malorja është e fortë, Mahindra XUV 500, në saj të motorit të saj  MHAWK  2.2  ofronte një performancë shumë të mirë me një fuqi mbresëlënëse prej 155 kf. Asnjë deformim i rrugës nuk ndjehej brenda në makinë në saj të amortizimit të shkëlqyer që ajo ka. Nga Pateshi në Palaq është një segment rrugor që nuk mund të konsiderohet i mirë, por për Mahindra XUV 500 ishtë vështirësi e papërfillshme. Edhe në tatëpjeta të forta mjafton ta lësh makinën në marshin e parë dhe nuk ka nevojë as për këmbë ne frena e freksion, pasi ajo ka aftësinë të kontrollojë vetë shpejtësinë e zbritjes. I bazuar në traditën dhe përvojën e gjatë të Mahindra-s në ndërtimin e automjeteve fuoristradë dhe testimin e tyre në kushte terreni të vështira, përdorimin e patentave dhe teknologjive të avancuara perendimore dhe bashkëpunimin që ka Mahindra Motors prej dekadash me kompani të njohura europiano perendimore , XUV 500 është një SUV përvecse me stil unik, por që teknikisht e praktikisht ofron komoditet të lartë  e siguri  të niveleve më të larta bashkëkohore. Vetë afati i garancisë prej 5 vitesh, afat ky që është më i gjati në tregun e makinave të reja, tregon për besimin e madh që ka Mahindra Motors në cilësinë e automjeteve të prodhuara prej saj. Në kategorinë e tij, modeli i ri i Mahindra-s, XUV 500 ofron një raport unik, të pahasur në asnjë rast tjetër mes, të cmimit, cilësisë, shërbimit dhe vlerës së automjetit. Të marrësh një fuoristradë të këtyre përmasave e të kësaj cilësie për një cmim prej rreth 21 mijë euro, sa e ofron distributori zyrtar i saj ARTINEL 95, e për më tepër edhe me leasing, është një okazion dhe mundësi që duhet rrokur pa mëdyshje prej atyre që dëshirojnë të blejnë një makinë të kësaj kategorie. Sepse ndërmend më vjen dinamika që kanë pësuar makina analoge të Mahindra XUV 500.  Përpara disa vitesh,  për qëllime rritjeje pranie në treg janë shitur me cmime sa ai me të cilët shitet Mahindra XUV 500 sot. Për ta dyfishuar cmimin e tyre më pas. Ndaj për Mahindra XUV 500 cmimi prej 21 mijë euro, në raport me vlerën e makinës duket  modest, por që nuk mund të vazhdojë gjatë. Duhet përfituar nga kjo konjukturë.

 

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More