Dizejnatori i turizmit

 

SHPETIM LUKU/

Janë të shumë shqiptarët që kanë shkuar në Turqi për pushime gjatë këtyre viteve. Në Antalia, në Alania apo në Kemer, kudo ku kanë shkuar  janë impresionuar prej madhështisë së resorteve turistikë dhe kushteve të pushimit që ofronin, duke u kthyer me përshtypjet më të mira. Por shumë pak prej tyre mund të jenë përfshirë nga meditimi dhe dëshira për të parë të tilla edhe në Shqipëri. Kurse njëri prej pushuesve të viteve të shkuara, Fatos Cerenishti sa herë shkonte në Turqi në këto lloj resortesh për pushime kthehej prej andej i frymëzuar. Kthehej nga Turqia me dëshirën për të qenë sfidues. Ai nuk e pranonte dot në logjikën e tij që dicka që kishte figuruar e suksesshme në Turqi, të mos të ndërtohej në Shqipëri. Sepse kushtet kryesore që e bënin të arsyeshme një biznes dhe investim të tillë egzistonin. Bregdeti i mirë i Durrësit dhe Kavajës, dielli me tepri dhe bujari, qytetet afër, natyra e bukur etj. Ndaj dhe ishte i fiksuar e i perbetuar për të bërë dicka analoge me  resortet luksoze turke. Sigurisht që e dinte që resortin mund ta ndërtonte, por mund të kishte vështirësi në cilësinë e shërbimit të ofruar, por cdo gjë e ka një pikënisje. Dhe gjërat përmirësohen rrugës. Duke shfrytëzuar background-in e tij si biznesmen ndërtimi, ai nuk e bëri të gjatë, por ndërtoi një kompleks turistik në Qerret të Kavajës ose sic njihet tani Fafa-n e vogël me rreth 200 dhoma gjithsej. Kurse ambicien e tij e plotësoi përfundimisht, kur në Golem bëri të mundur ngritjen e një resorti gjigand, më të madhin tani për tani në Shqipëri: “ Grand Blue Fafa”-n. Një resort ky me mbi 600 dhoma e që ka pak më shumë se tre sezone që operon në mënyrë shumë të suksesshme. Sezonin e kaluar, të dy resortet Fafa funksionuan në kapacitetin e tyre të plotë. Turistë të ndryshëm nga vende të huaja, polakë, cekë, suedezë shijuan kushtet shumë të mira të ofruara nga ky resort dhe u larguan prej tij mjaft të kënaqur. I kënaqur duhet të ndihet edhe Fatos Cerenishti. Jo më tepër për ecurinë e biznesit të tij konform apo përtej pritshmërive. Por sepse duke investuar në turizëm  ai ka ndërtuar një standart, ka përhapur një “modë” investimi, e cila është ndjekur nga të tjerët. Në bregdetin e Durrësit, por sidomos në zonën e Qerretit janë shtuar së tepërmi investimet në trajtën e ndërtimit të strukturave hoteliere apo resorteve cilësore dhe përvec sipërmarrësve që i kanë realizuar ato, një meritë e madhe shkon edhe për Fatos Cerenishtin. Sepse duke qenë pionier i këtyre lloj investimeve, ai fare mirë mund të quhet ndërkohë edhe arkitekti apo dizajnuesi i tablosë turistike të bregdetit të Durrësit dhe Kavajës. Fare mire mund te quhet edhe si biznesmeni qe solli pushimet e Turqise ne Shqiperi. Biznesmenët shqiptarë kanë manifestuar gjatë 3 dekadave të ushtrimit të iniciativës së lirë që kanë shumë guxim dhe shumë dëshirë për imitim. Ndaj, në rastin konkret, kjo prirje e kjo mani e tyre ka patur një rezultat pozitiv. Dhe Fatosi nepermjet menyres se veprimit dhe logjikes se investimit ka sherbyer si nje katalizator zhvillimesh te mirepritura ne sektorin me me perspektive te ekonomise e qe mbart potencialin  me te madh, turizmit shqiptar.

Gjatë vitit 2019 Shqipëria, sidomos zona e Durrësit u goditën nga një tërmet i fuqishëm me efekte shkatërruese. Qindra familje humben shtëpitë e tyre, ngaqë ato ku banonin më parë ose u shkatërruan ose u bënë të pabanueshme. Por këto familje nuk mbetën të pastreha. Sepse, si një biznesmen tepër social, si një njeri mjaft sensibël në raport me nevojat e njerëzve në situatë të vështirë, Fatos Cerenishti hapi dyert e komplekseve të tij, duke strehuar në të mbi 500 familje.  Dhe jo për pak ditë, por për plot dy muaj. Dhe sikurse veprohet zakonshëm në situata të tilla, ku kërkohet solidaritet me të dëmtuarit e njerëzit që halli u ka trokitur në derë, shembullin e tij e ndoqën edhe mjaft hotele të tjera. Duke bërë kështu që situara traumatike të kalojë më lehtë.

Fatos Cerenishti është një person që nuk kënaqet asnjëherë me atë që ka arritur. Gjithmonë do të përcaktojë sfida të reja. Gjithmonë e gjen duke punuar për to. Dhe kjo është plotësisht e kuptueshme. Duke qenë se bashkëpunëtorë të tij të biznesit janë tur operatorë të njohur ndërkombëtarë, janë pikërisht këta të fundit ato që ndihmojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të resorteve Fafa. Dhe fakti që turistët e huaj sa vijnë e shtohen tek këto resorte, fakti se sezoni turistik përpara fillimit të pandemisë po mbërrinte në 5 muaj, do të thotë se detyrat e tyre zbatohen me sukses. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse resortet Fafa kanë zhvilluar sezone shumë të suksesshëm turistikë dhe ku sezoni pasardhës është gjithmonë më i mirë se sa ai paraardhësi.

Tani që resortet e Fafa-s, “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa” kanë krijuar fizionominë e tyre, burimet e tyre të furnizimit me turistë të huaj, kanë arritur një nivel të lartë shërbimi, mundësuar nga mbi 500 punonjësit e tyre, përpara Fatos Cerenishtit është shfaqur një preokupim tjetër. I vetëdijshëm se një kompleks i mirë dhe i bukur stonon kur është i rrethuar nga ndërtime demode, i bindur se suksesi nuk kërkon vetëm resort të bukur, por edhe zonë të bukur, ai ka filluar nga puna për “korigjimet” e duhura. Kompleksit Fafa në Qerret të Kavajës i shtoi edhe një hotel tjetër tejet cilësor me afro 60 dhoma, duke arritur kështu në një kapacitet total prej 850 dhoma. Dhe nëse këtë kapacitet e shton edhe në të ardhmen, kjo nuk është qëllim në vetëvete i tij për sa më shumë kapacitete hoteliere, por thjesht përpjekje për të përmirësuar sa të jetë e mundur zonat përreth hoteleve të tij. E vërteta është se tashmë edhe hotelet e tjerë në bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës janë të standarteve më të larta bashkëkohore, të bukura e me projekte të shkëlqyera, por kjo nuk do të thotë se e kaluara anarkiste nuk ka lënë gjurmë që duhet eleminuar. Dhe ky është qëllimi kryesor i Fatos Cerenishtit dhe investitorëve të tjerë të sektorit turistik.

 

Gentian Karaj, Drejtor i Pergjithshem i kompanise “Albanian Motor Company”

SHPETIM LUKU/

Kompania e tregtimit të makinave, “Albanian Motor Company”, e cila prej 15 vitesh merret me shitjen dhe servisin e Fordit në Shqipëri, e mbylli vitin 2019 me një rezultat fantastik. Arriti në nivelin e afro 12 milionë eurove xhiro biznesi, cka shënon një rezultat historik për kompaninë. Nuk është niveli më i lartë absolut i siguruar gjatë vitit 2019 në sektorin automotive sepse janë dy kompani të tjera që kanë nivel më të lartë xhiroje. Mirëpo këto kompani kanë objekt të shitjes së tyre makina premium, cmimi i të cilave është i lartë. Ndaj, për nga numri i makinave të shitura, duket se performancën më të mirë e ka patur “Albanian Motor Company”. Përgjatë vitit të shkuar ishin 589 makina të markës Ford që iu shtuan flotës së kompanive të ndryshme, publike apo private apo edhe individëve të ndryshëm. Në këtë mënyrë, kompania shqiptare që tregton Fordin në Shqipëri vazhdon me performancat e mira vjetore të saj, vazhdon me protagonizmin e spikatur të saj, duke arritur të renditet për një kohë të gjatë ndër kompanitë kryesore të tregut automotive në Shqipëri. Dhe kjo eshte merite e te gjithe stafit te saj, nen udheheqjen e Drejtorit te Pergjithshem te saj, Gentian Karaj, te cilet, me rezultatet e arritura ne vazhdimesi i kane dhene “Albanian Motor Company” statusin e nje prej operatoreve kryesore ne tregtimin dhe servisin e makinave te reja.

Ndërkohë që vitin 2020 e filloi sërish me një eveniment të rëndësishëm për të. Sepse, tashmë, krahas Fordit dhe Ssang Yong-ut, kjo kompani ka fituar të drejtën të “kujdeset” edhe për markën Hyundai. Kjo e bën  “Albanian Motor Company”, tashmë një kompani, së cilës i forcohet akoma më shumë perspektiva dhe protagonizmi në tregun e shitjes së makinave të reja. Jo se ajo nuk ka qene e tillë përgjatë 15 viteve, përkundrazi, nëpërmjet një pune këmbëngulëse të stafit të saj marka Ford ka qenë ndër më të shiturat në tregun shqiptar. Por duke i bashkëngjitur veprimtarisë së saj edhe një marke te  njohur, sikurse eshtë Hyundai, shanset janë që “Albanian Motor Company” të ngjitet në majë të tregut automotive në Shqipëri.

Për hir të së vërtetës, Hyundai nuk është një markë e panjohur në Shqipëri, që po hyn dhe po fillon tregtohet për herë të parë në Shqipëri.  Ajo e ka një histori në tregun shqiptar dhe natyrisht është një histori suksesi nën menaxhimin e kompanisë tjetër të spikatur të këtij tregu, “Hyundai Auto Albania”. Mirëpo, suprizat nuk kanë munguar asnjëherë në këtë lloj tregu, pasi ai ka qenë në proces të vazhdueshëm ndryshimi dhe ristrukturimi. Psh Mercedes Benz, dikur menaxhohej nga “Auto Star Albania” në pronësi të biznesmenit Basri Rruka, ndërsa tani është pronë e Kastrati Group. Marka e mirënjohur japoneze dikur tregtohej nga Toyota Tirana, kurse tani nga një kompani tjetër. Marka e mirënjohur italiane, Fiat, dikur ishte nën menaxhimin e kompanisë Anas, në pronësi të biznesmenit Ferdinand Ibrahimi, por kjo përfaqësi iu hoq për mungesë rezultatesh dhe iu dha një kompani tjetër shqiptare. Fat të njëjtë pati edhe BMW, e cila kalo nën pronësinë e një grupi kroat dhe tashmë do të tregtohet prej kompanisë TAG Albania. Iu referohemi këtyr rasteve e ndodhive në tregun e shitjes së automjeteve të reja për të treguar që biznesi i këtij sektori është i vështirë. Është një biznes që ka problematika të shumta, një biznes që nuk garanton qëndrueshmëri afatgjatë. Ndaj, “Albanian Motor Company” dhe stafi i saj, me në krye drejtorin e përgjithshëm, Gentian Karaj, meritojnë fjalët më të mira, komplimente të pakursyera pse kanë arritur ta mbajnë kompaninë në 3-4 kompanitë kryesore të sektorit për një kohë kaq të gjatë.

Në përgjithësi, ndryshimet kanë ardhur si rrjedhojë e menaxhimit të dobët dhe e pakënaqësisë së kompanive mëma që kanë dhënë përfaqësinë, kundrejt partnerëve të tyre në Shqipëri. Përjashtim bën vetëm Hyundai, e cila, në tregun shqiptar ka qenë një histori suksesi për ato vite që ishte nën “juridiksionin” e “Hyundai Auto Albania”. Në këtë kuptim, për “Albanian Motor Company”, marrja edhe e Hyundai-t është një gjë pozitive, jo vetëm prej reputacionit të brandit, por edhe si trashëgim i një emri të mirë që ka krijuar kjo markë në tregun shqiptar përgjatë shumë viteve. Duke qenë edhe distributor dhe ofruese e shërbimit të servisit për markën Hyundai në Shqipëri, “Albania Motor Company” synon mbase të dyfishojë aktivitetin e saj dhe kjo si rezultat i performances që ka patur ndër vite Hyundai.

 

 

Nga tezgat e peshkut tek anijet dhe fabrikat “Coral Fish”, rruga e ndjekur nga Helidoni

SHPETIM LUKU/

Sikur Helidon Rruga do të dekurajohej nga ato cfarë flisnin nën zë bashkëqytetarë të tij kavajas, kur ai, vetëm 15 vjecar, vendosi një tezgë në qendër të qytetit, ai nuk do të ishte kurrë ai që është sot. Sikur Helidon Rruga  të vihej në sedër  nga ajo që i thoshte përditë babai i tij, Skënderi, kur ai në vitin 1992 iu fut rrugës së konkretizimit të inisiativës së lirë, ai kurrë nuk do të mbërrinte në këtë “stacion” ku ndodhet sot. Sikur Helidoni të dorëzohej përpara qortimeve të babait, sikur ai të ndiqte sugjerimet e tij për karrierën dhe “rregullimin” afatgjatë është e sigurtë që ai do të kishte ngatërruar “korsinë”, duke ikur në “drejtim tjetër”. Ndërkohë që instikti e shtynte drejt kësaj rruge që ka përshkuar për afro 28 vite. Por edhe po të thyhej përballë këshillave të të atit apo vërejtjeve të tij, sërish kjo nuk do të ishte dicka e cuditshme. Duke qenë bir i një figure të nderuar të Kavajës, djalë i një mësuesi dhe drejtori të shkollave të ndryshme të Kavajës ti nënshtrohej autoritetit të prindit nuk ishte herezi. Përkundrazi, ishte më normalja që mund të ndodhte. Sepse Skënder Rruga nuk mund të dilte jashtë botëkuptimit të tij prej një intelektuali të kohës, i cili perspektivën e mirë të fëmijëve të tij e konceptonte nëpërmjet përfundimit të studimeve në universitet, fillimin e punës atje ku kërkon atdheu etj. Mirëpo nuk mendonte kështu djali i tij. Instikti dhe “konkluzionet” që kishte nxjerrë Helidon Rruga, duke shqyrtuar ndryshimet e mëdha historike që po ndodhnin në Shqipëri nuk ia sugjeronin kete. Ikjet e shumta të njerëzve në emigracion, papunësia e madhe si rrjedhojë dështimit të sistemit të mëparshëm ekonomik, mbylljet e fabrikave te shumta në Kavajë dhe gjithë Shqipërinë, braktisjet e universitetit etj kishin bërë të kuptonte në mënyrë intuitive që një kohë tjetër ka ardhur. Një kohë, kur përgjegjës për mirëqënien tënde është vetë individi. Dhe duke vazhduar me “kokëfortësi” dhe me risi në rrugën e tregut, Helidon Rruga filloi të ngjisë në mënyrë të njëpasnjëshme shkallët e suksesit. Filloi të rritej, filloi të përmirësojë aktivitetin në mënyrë kreative, për të arritur në aktualitetin e sotëm, kur ai disponon dy fabrika të përpunimit të peshkut, ferma të rritjes së peshkut, anije për zënien e peshkut, restorante të konsumit të peshkut, dyqane të tregtimit të peshkut etj. Pra një aktivitet të specializuar e të plotësuar në të gjitha hallkat e tij. Dhe nuk është vetëm fizionomia e veprimtarisë ajo që e dallon atë nga të tjerët, por mbi të gjitha janë treguesit që arrin kompania cdo vit, është performanca që ajo manifeston cdo vit, cka  e bën kompaninë lider në sektorin ku operon. Kur iu referuam vjet performancës së kësaj kompanie, thamë që ai ishte viti më i mirë i kompanisë. Mirëpo, ja edhe në vitin 2019  sërish, “Coral Fish” arriti që të përmirësojë  performancën, duke i avancuar më tej treguesit, krahasuar me një vit më parë.

Kjo performancë është e konkretizuar të paktën në 2 tregues domethënës për veprimtarinë e një kompanie.

Së pari, në xhiron e realizuar. Ajo që u shënua gjatë vitit 2019, ishte xhiro më e madhe e realizuar ndonjëherë nga kjo kompani. Një volum prej rreth 2.4 miliardë leësh, ose afro 19 milionë euro nuk është arritur asnjehere  prej saj dhe i krahasuar me vitin paraardhës, rritja ishte rreth 12 për qind. “Coral Fish” u rendit në vendin e 131 midis kompanive më të mëdha shqiptare.

Së dyti është treguesi i eksportit. Edhe ky tregues është në nivelin më të mirë absolut përgjatë gjithë viteve veprimtari të “Coral Fish”-it. Gjatë vitit 2019, kompania realizoi një eksport në nivelin e 1.35 miliardë lekëve ose 11 milionë eurove. Po qe se bëjmë një raport mes sasisë së eksportuar dhe asaj të ofruar për tregun e brendshëm, raporti është 60 me 40 për qind. Pra 60 për qind e totalit të aktivitetit të “Coral Fish”-it përbëhet nga eksporti. Mbi 1000 ton peshk i përpunuar është dërguar në tregjet e Italisë dhe Spanjës e kjo konsiderohet një arritje e madhe për kompaninë.

“Coral Fish” operon në sektorin e përpunimit të produkteve të detit që nga viti 1994. Prej shumë vitesh, kjo kompani operon edhe në tregjet ndërkombëtare, marrëdhëniet me të cilën janë intensifikuar së tepërmi vitet e fundit. Produktet e ofruara nga “Coral Fish” janë produkte me origjinë nga vendi dhe importi. Gama e gjërë e produkteve përfshin produkte të freskëta dhe të ngrira duke kënaqur kështu nevojat e një numri të madh konsumatorësh. Që prej themelimit janë bërë përmirësime progresive persa i takon zgjerimit të hapësirave të aktivitetit dhe përshtatjes së normave të punës dhe cilësisë së produkteve me të gjitha standartet e BE-së. Një përparësi të madhe biznesit i jep vendndodhja e stabilimentit pranë portit të peshkimit. Për më tepër, zotërimi i anijeve të peshkimit i jep mundësi “Coral Fish” për peshkim në detin Adriatik dhe Jon duke garantuar kështu një itenerar të shkurtër nga moment i peshkimit deri në fazën e përpunimit dhe të ruajtjes.

Stabilimenti i ri me një imazh bashkëkohor është inaguruar në vititn 2008. Sipërfaqja e zhvillimit të aktivitetit është 6000 m2, ndërsa baza ftohëse zë një hapësirë prej 5000 m3. Teknologjia e përdorur është mjaft bashkëkohore, gjë që i krijon kompanisë një avantazh konkurues.

Helidon Rruga ka në background-in e tij 28 vite përvojë në biznes, kurse “Coral Fish” rreth 26 vite. Dhe meqënëse tregimin e nisëm me disa hipoteza dhe supozime rreth fatit të Helidon Rrugisë, a do të arrinte vallë ai të bëhej një personazh i rëndësishëm i biznesit shqiptar, një person, veprimtaria e të cilit e bën të dobishëm atë për komunitetin durrsak dhe atë kavajas, nepermjet punesimit te qindra grave dhe vajzave ku ushtron veprimtarinë, po qe se do të thyhej përballë opinionit të atëhershëm?!

Biznesmeni të cilit qumështi i zbardh fytyrën

SHPETIM LUKU/

Kompania e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një subject, perfomanca e së cilës përmirësohet nga viti në vit. Të paktën në tre vitet e fundit, aktiviteti i kompanisë njeh rritje me një ritem vjetor 15-20 për qind. Në vitin 2017 kompania regjistroi një aktivitet prej 810 milionë lekësh, në vitin 2018, afro 1.1 miliardë lekë, kurse në vitin 2019 rreth 1.25 miliardë lekë. Të njëjtën kurbë ka ndjekur edhe efektiviteti i kompanisë, i dëshmuar nëpërmjet fitimit të realizuar prej saj, tregues ky që ka ardhur në rritje të konsiderueshme. Një fakt tjetër i rëndësishëm është se aktiviteti i kompanisë në vitin e fundit është padyshim më i miri gjatë gjithë historisë së kësaj kompanie. Me një aktivitet të filluar në vitin 1992, atëhere kur sapo ishin ndarë tokat dhe kafshët e gjalla të ish-kooperativës, “Erzeni” lindi si një dëshirë e Isuf Begës për të bërë progres në rrethanat e reja të krijuara prej një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inisiativën e lirë. Isuf Begës i pëlqen që të bëjë retrospektivë, ai i rikthehet me dëshirë kujtimeve të atyrë viteve tashmë të largëta, por është një rikthim prej të cilit sjell ndërmend rrugën e vështirë, por të suksesshme që ka përshkuar kompania që ka themeluar e drejton edhe sot e kësaj dite. Nëpërmjet një retrospektive të tillë bëhet edhe më e qartë zhvillimi i kompanisë, nga një kompani e një komune si Samatica, në një kompani kombëtare, produktet e ndryshme të së cilës shpërndahen anekënd Shqipërisë.

Sot fabrika e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një fabrikë moderne, e  pajisur me të gjithë teknologjinë bashkëkohore, e aftë për të prodhuar produkt të sigurt e cilësor. Sot “Erzeni” është një fabrikë ku investohet në mënyrë të vazhdueshme për ta përmirësuar e përsosur aktivitetin e prodhimit. Në fakt cilësia është një merak i hershëm dhe i përhershëm i  Isuf Begës. Sepse “qumeshti është i bardhë, por ta nxin faqen nëse nuk punon sic duhet”-thotë ai.

“Dua që produktet e mia të jenë të pëlqyeshme për një kategori të gjerë konsumatorësh, që nga punëtori i thjeshtë e deri tek ministri”-e shpjegon me fjalë të thjeshta filozofinë e punës ai. Një filozofi  që është e mbështetur tek dedikimi karshi cilësisë. Ndaj, edhe kur nëpër media të ndryshme dëgjohet mesazhi promocional: si Erzeni zor se gjeni, kjo nuk është ndonjë sforco ekipesh marketing për të bërë gjetjen e duhur. Jo, është sinteza e të punuarit dhe të vepruarit të kompanisë “Erzeni”, është përpjekja e vazhdueshme e stafit të saj, punonjësve, drejtuesve, Presidentit për të bërë diferencën në treg. Dhe duhet pranuar se ia kanë arritur kësaj. Sot fabrika e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një nga operatorët kryesorë në sektorin e saj. Është një kompani që ka një impakt të gjërë social, pasi mjafton të kujtojmë se më veprimtarinë e saj është i lidhur aktiviteti i rreth 10000 fermerëve të shpërndarë në afro 40 fshatra të zonës së Lushnjës, Beratit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës e deri tek fermat e Lezhës etj. Është e sigurtë që kemi të bëjmë me një histori suksesi të krijuar me punë e djersë, me pasion e përkushtim, por njëkohësisht edhe mes dhjetra vështirësish. Mjafton të kujtojmë faktin se teknologjia e kësaj industrie ka një amortizim mjaft të shpejtë moral e duhet zëvëndësuar për të kuptuar se cfarë kokëcarjesh të mëdha ka biznesi i Isuf Begës dhe i të tjerëve që duan të ecin me hapin e kohës. Mjafton të kujtojmë informalitetin e përhapur tek dyqanet e tregtimit me pakicë, të cilët nuk pranojnë mall me faturë, për të kuptuar sërish cfarë kokëcarjesh iu duhet të përballojnë biznesmenët e kësaj fushe. Mjafton të kujtojmë kontradiktën mes parave në dorë që duan fshatarët në momentin e grumbullimit të qumështit me pagesat e vonuara nga supermarketet apo minimarketet për të kuptuar më mirë vështirësitë e këtij lloj biznesi.

Mjafton të kujtojmë që kemi të bëjmë me një kompani të rëndësishme, me aktivitet të rëndësishëm, të cilës i duhet të sigurojë vetë energjinë elektrike e po ashtu të vuajë edhe për pak kilometra rrugë të shtruar. Dhe për më tepër, bëhet fjalë për një biznes  plot mundim, në një industri të vështirë sikurse është përpunimi i qumështit, ndërkohë që persona të papërgjegjshëm me lehtësinë më të madhe e pergojojnë dhe e përbaltin këtë industri me thashatheme dhe gënjeshtra të neveritshme.

Megjithatë Isuf Begaj i është futur kësaj rruge biznesi dhe për të nuk ka kthim pas. Sfida të tij e të kompanisë që ai drejton mbeten ato të ruajtjes së pozicionit në treg, pse jo edhe i përforcimit të tij, modernizimi i vazhdueshëm i fabrikës, përmirësimi i komponentëve të ndryshëm të biznesit, me qëllim uljen e kostove të prodhimit etj. Një nga investimet më të fundit në kompani është pikërisht teknologjia që merret me prodhimin e ambalazheve të produkteve, si dhe ajo për larjen automatike të kutive të djathit, investime këto që cojnë ujë në realizimin e qëllimit të fiksuar e të përhershëm të Isuf Begës, rritjen e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e procesit teknologjik të prodhimit.

Sikur Isuf Begaj të kishte ndjekur atë rrugën rutinore të një fermeri të zakonshëm, ai sot do të ishte një pensionist i zakonshëm. Mirëpo rruga që ka zgjedhur është e tillë që nuk njeh moshë pensioni. Përkundrazi, në kokë ka një mori planesh e objektivash. Nëse gjithcka e nisi me 1000 metra katror tokë, aktualisht ka blerë dhe është zgjeruar në sipërfaqe, duke e rritur vazhdimisht kompaninë. Dhe e di fare mirë se cfarë duhet bërë në të ardhmen për ta forcuar më tej atë.

Janë disa drejtues kompanish në sektorin ushqimor që me skrupulozitetin dhe seriozitetin e tyre të japin besim të madh për atë cfarë ofrojnë në treg. Janë si kujdestarë të sigurisë ushqimore. Pa dyshim që edhe Isuf Begaj është një person i tillë.

 

 

Një shembull se si një biznes të organizojë punën në kushtet e pandemisë

 

SHPETIM LUKU/

Pandemia e Covid 19 ka krijuar një situatë stresante jo vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset.  Sepse fare kollaj, bizneset si qendra pune dhe grumbullimi njerëzish mundet fare mirë të shndërrohen ne vatra infeksioni. Ndaj, në këto kushte është e nevojshme një mënyrë organizimi pune e tilllë që të reduktojë sa më tepër të jetë e mundur shanset për infektim. Po si mund të bëhet i mundur një organizim i tillë pune? Këshilla mund të japë cdokush, por më tepër se sa këshillat kanë vlerë shembuj konkretë nga biznesi. Dhe një shembull të tillë të shkëlqyer e jep “Coca- Cola Bottling Shqipëria”. Edhe pse pademia ka nisur që në mars, tek Coca Cola nuk ka patur akoma një rast të prekur dhe kjo jo për arsye fati.  Por sepse puna është organizuar në mënyre të tillë që rreziku të reduktohet në maksimum. Punonjësit, postet e punës së të cilëve ua lejojnë të punojnë nga shtëpia, janë lejuar që ti kryejnë detyrat e tyre online prej shtëpive të tyre. Kjo ka sjellë uljen e përqëndrimit të punonjësve nëpër ambiente. Një nga porositë e mjekëve është ruajta e distancës fizike dhe tek Coca- Cola këtë nuk e kanë lënë në mëshirë të ndërgjegjes së gjithkujt, por secilin e kanë furnizuar me një pajisje që mat largesinë nga njëri tjetri. Pak a shumë si sensorët e parkimit të një makine. Dhe kur distanca zvogelohet më shumë se sa 2 metra, atëhere pajisja jep sinjalin përkatës, cka lajmëron “pronarët” e tyre që kanë thyer rregullin e distancës fizike.

Përvec kësaj kompania herë pas here bën testimin e punonjësve të saj, duke patur kështu një panoramë të qartë dhe dinamike mbi gjëndjen shëndetësore të tyre.

Pa llogaritur këtu dizifektimin sistematik të ambienteve të kompanisë.

Masa të tilla janë të thjeshta, ato mund të zbatohen nga shumë kompani e biznese shqiptare, por ajo që e bën dallimin është sensibiliteti dhe vullneti për tu organizuar ashtu sikurse duhet dhe e imponon kjo situatë. Sigurisht, zbatimi i masave të tilla nuk do të thotë imunitet absolut ndaj sëmundjes vdekjeprurëse, por sidoqoftëzbatimi i masave që sugjerojnë e këshillojnë specialistët, të përkthyera  në veprime konkrete prej bizneseve është një mundësi e mirë për të frenuar përhapjen e sj.

Tërmeti nuk i trembi shqiptarët prej vërteti

 

Shpetim Luku

Kompania e sigurimeve “Sigal” kishte marrë para pak kohësh inciativën e një spoti të ri publicitar, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve mbi nevojën e sigurimit të pronës e të pasurisë së tyre. Spoti  ishte informativ dhe bazohej në disa të dhëna e statistika rreth dëmeve që shkaktuan termetet e vitit të kaluar në Shqipëri. Të përpiqesh të edukosh publikun me kulturën dhe dobine e sigurimeve është jo vetëm një sjellje profesionale e kompanisë, por njëkohësisht edhe një veprim i dobishëm për të gjithë. Pikësëpari për vetë ata që duhet të sigurojnë pronat dhe pasurinë e tyre. Sepse jeta është plot të papritura të hidhura. Jeta rezervon surpriza të pakëndshme për këdo. Natyra mund të “shkrijë” brenda minutit gjithcka ke krijuar, duke të detyruar të nisësh gjithcka nga zero nëse ke akoma energji dhe vullnet. Nje sipërmarrësi të njohur shqiptar i ndodhi para pak kohësh një fatkeqësi e tillë, pasi iu dodj nga zjarri një fabrikë e tërë, me një dëm kolosal prej afro 2 milionë eurosh. Por dëmi ishte edhe më i madh, pasi një fabrikë e tillë, e ngritur në një qytet të vogël të shqipërisë punësonte një numur të konsiderueshëm grash dhe vajzash të atij qyteti. Mospërfillja e një sigurimi të pronës dhe pasurisë, pikërisht nga rreziqe të tilla I hoqi mundësinë biznesmenit të rikuperonte fabrikën dhe të siguronte vazhdimësinë e punës.

Të sigurohesh është një veprim racional, një veprim që dëshmon për largpamësi, për moslënie të fateve të jetës në duart e fatkeqësive natyrore dhe ngjarjeve madhore. Ndonëse pra është një përpjekje e lavdërueshme e kompanisë tentative për të “trokitur” në arsyen e gjithkujt që ka një pronë për të siguruar, gjasat janë që nisma të tilla të mos kenë sukses. Ashtu sikundër nuk kanë patur sukses edhe në të shkuarën. Janë vetë statistikat që dëshmojnë ecurinë e tregut të sigurimeve, ato që tregojnë se tërmeti nuk i trembi shqiptarët prej vërteti. Fizikisht dhe psikologjikisht po, i trembi sa ska më. Mjafton të kujtojmë ankthin dhe terrorizimin e popullatës nga tërmeti i nëntorit dhe mijëra paslëkundje që e shoqëruan atë. Mjafton të kujtojmë vargun biblik të makinave për të ikur nga Tirana pas një lajmi idiot, sipas të cilit në orën 22 pritej një tërmet tjetër. Mjafton të kujtojmë viktimat në njerëz dhe mbetjen pa shtëpi të shumë e shumë familjeve. Mirëpo duket që fatkeqësi të tilla nuk shërbejnë si një sinjal alarmi për të korigjuar sjelljen tonë. Mënyrën e organizimit të jetës tonë. Parashikimin së gjëra të tilla nuk janë rreziqe teorike, por fatkeqësi që kanë ndodhur e do të ndodhin sërish. Sepse shifrat e buletinit statistikor të Autoritetit të Mbikqyerjes Financiare tregojnë se totali i primeve për periudhën janar shtator në llojin e sigurimin pasurisë nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore jo vetëm që nuk është rritur, por përkundrazi është ulur me afro 5 për qind. Kështu,  nga 1.35 miliardë lekë që ka qenë ky zë në 9-mujorin e vitit 2019, për të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky sigurim ka qenë në shumën e 1 miliardë e 278 milionë lekëve. Sikurse shihet qartë, mungon tërësisht reflektimi e qytetarëve me arsye dhe racionalitet. Të thuash se kjo është rrjedhojë e mungesës së besimit se kompanitë e sigurimit nuk paguajnë, këtë nuk mund ta thuash, pasi ato kane qenë aktive, duke iu përmbajtur detyrimeve të tyre sa I takon dëmshpërblimit për ata që kanë patur largpamësinë të sigurohen. Nga 628 milionë lekë dëme të paguara për periudhën janar shtator 2019 për sigurimin e pronas nga zjarri dhe fatkeqësitë e tjera të natyrës, ky dëmshpërblim për 9 mujorin e vitit 2010 u rrot me 324 për qind, duke shkuar  2 miliardë e 668 milionë lekë.  Tradita e  keqe e  të mossiguruarit vazhdon të jetë e fortë ndër shqiptarë. Kultura e sigurimit mbetet në nivele të dobëta, ndërkohë që kompanitë e sigurimeve duhet të bëjnë akoma më shumë për të edukuar dhe ngulitur më nedjen e klientëve potenciale mendimin dhe idenë se të sigurohesh është investimi më I mirë që mund të bësh.