SHPETIM LUKU/
Pandemia e Covid 19 ka krijuar një situatë stresante jo vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset. Sepse fare kollaj, bizneset si qendra pune dhe grumbullimi njerëzish mundet fare mirë të shndërrohen ne vatra infeksioni. Ndaj, në këto kushte është e nevojshme një mënyrë organizimi pune e tilllë që të reduktojë sa më tepër të jetë e mundur shanset për infektim. Po si mund të bëhet i mundur një organizim i tillë pune? Këshilla mund të japë cdokush, por më tepër se sa këshillat kanë vlerë shembuj konkretë nga biznesi. Dhe një shembull të tillë të shkëlqyer e jep “Coca- Cola Bottling Shqipëria”. Edhe pse pademia ka nisur që në mars, tek Coca Cola nuk ka patur akoma një rast të prekur dhe kjo jo për arsye fati. Por sepse puna është organizuar në mënyre të tillë që rreziku të reduktohet në maksimum. Punonjësit, postet e punës së të cilëve ua lejojnë të punojnë nga shtëpia, janë lejuar që ti kryejnë detyrat e tyre online prej shtëpive të tyre. Kjo ka sjellë uljen e përqëndrimit të punonjësve nëpër ambiente. Një nga porositë e mjekëve është ruajta e distancës fizike dhe tek Coca- Cola këtë nuk e kanë lënë në mëshirë të ndërgjegjes së gjithkujt, por secilin e kanë furnizuar me një pajisje që mat largesinë nga njëri tjetri. Pak a shumë si sensorët e parkimit të një makine. Dhe kur distanca zvogelohet më shumë se sa 2 metra, atëhere pajisja jep sinjalin përkatës, cka lajmëron “pronarët” e tyre që kanë thyer rregullin e distancës fizike.
Përvec kësaj kompania herë pas here bën testimin e punonjësve të saj, duke patur kështu një panoramë të qartë dhe dinamike mbi gjëndjen shëndetësore të tyre.
Pa llogaritur këtu dizifektimin sistematik të ambienteve të kompanisë.
Masa të tilla janë të thjeshta, ato mund të zbatohen nga shumë kompani e biznese shqiptare, por ajo që e bën dallimin është sensibiliteti dhe vullneti për tu organizuar ashtu sikurse duhet dhe e imponon kjo situatë. Sigurisht, zbatimi i masave të tilla nuk do të thotë imunitet absolut ndaj sëmundjes vdekjeprurëse, por sidoqoftëzbatimi i masave që sugjerojnë e këshillojnë specialistët, të përkthyera në veprime konkrete prej bizneseve është një mundësi e mirë për të frenuar përhapjen e sj.