Emri i kompanisë: Agro Iliria
Numri i punonjësve: 200
Vendndodhja: Lushnjë
Ekonomia shqiptare e ka një ndër sektorët e saj prioritarë bujqësinë. Dhe për mënyrën e zhvillimit të saj, për rrugën që duhet të ndjekë ajo për të arritur standartet e bujqësisë së përparuar të vendeve europiane mund të ketë diskutime të shumta. Por ama, në realitet ka një shembull që flet shumë. Një realitet që tregon dhe për më tej, të lejon të përfytyrosh se si do të ishte bujqësia shqiptare nëse investime të tilla do të ishin më të shumta dhe të atij niveli sikurse është shoqëria Agro Iliria. E ngritur në vitin 2015 si rezultat i investimeve të shumta, në një tokë pa asnjë vlerë nga pikëpamja e shfrytëzimit për efekte bujqësore sipas bujqësisë tradicionale shqiptare, Agro Iliria është sot jo vetëm ferma më e madhe bujqësore në Shqipëri e më tej, por edhe një shembull brilant që ilustron teorinë që të merresh me kultivimin e tokës duhet të dish. Po si lindi Agro Iliria, kjo e pazakontë dhe impresionuese e bujqësisë shqiptare?
Biznesmeni i mirënjohur Ilir Trebicka dhe ortaku i tij, Shpëtim Oseku kishin punuar së bashku prej vitesh në ndërtim. Po mendonin për të bërë një aktivitet që të ishte më pranë natyrës.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”