Kompania e njohur e tregtimit të automjeteve të reja, Classic Tirana bën të ditur se ka sjellë në Shqipëri furgonin elektrik Maxus e D9. Ky është një lajm i rëndësishëm për të gjitha kompanitë e distribuimit që veprojnë në vendin tonë, pse jo, edhe për transportimin e punonjësve. Sepse furgoni ka një volum prej 12 metra 3 dhe 350 kilometra pavarësi, cka e bën atë mëse të përshtatshëm për këtë lloj shërbimi. Nga pikëpamja e volumit është e krahasueshme me Sprinter-in e Mercedes-it dhe me Crafter-in e VW. Ndërkohë që në curricullumin e këtij mjeti transporti bën pjesë edhe cmimi si furgoni më i mirë i vitit.
Po pse duhet apo këshillohet një kompani të fillojë të mendojë e të përqëndrohet tek zëvëndësimi i flotës së automjeteve të tyre klasike me mjetet elektrike, sikurse është furgoni Maxus e D9? Pse edhe kompanitë shqiptare duhet të ndjekin gjurmët e të mirënjohurave ndërkombëtare, sikurse IKEA, e cila ka filluar përdorimin në masë të këtij furgoni transporti?
Janë llogaritë ato që e bëjnë këtë furgon të preferueshëm, pasi nëpërmjet tij eleminohen shpenzimet kryesore të distribucionit si karburanti, mirëmbajtja e tij(vaj, ferrota, personelin që mbulon furnizimin apo mirëmbajtjen etj. Sipas kalkulimeve përkatëse mund të kursehen 12-15 mijë euro në vit, cka e bën vërtet të leverdisshme operacionin e zëvëndësimit të mjeteve klasike, apo shtimin e flotës me këto lloje automjetesh elektrike.
Sjellja e këtij furgoni në tregun shqiptar është vazhdim i filozofisë që po ndjek “Classic Tirana” kohët e fundit, duke u përqëndruar shumë në përfaqësimin dhe tregtimin e mjeteve elektrikë. Duke sjellë brande të reja të kësaj natyre, por me avantazhe krahasuese karshi konkurenteve sa i takon pavarësisë së tyre. Sigurisht, sjellja e kësaj kompani në këtë mënyrë e ka kthyer atë në pararojë të procesit, që është në fillesat e tij, ndonëse vështirësitë dihen. Sepse pikësëpari ato lidhen me mungesën e një plani nga ana e shtetit apo operatorëve privatë për të filluar të mendojnë për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme të karikimit të këtyre mjeteve. Edhe ato kompani që kanë guxuar duke blerë automjete të tilla, e kanë zgjidhur vetë këtë problem, por që gjithsesi është i pamjaftueshëm dhe shumë kufizues për situatën aktuale.