DELTA PHARMA, NJË HISTORI SUKSESI NË FARMACEUTIKËN BALLKANIKE!

 

“Delta Pharma Albania” është një nga kompanitë më të sukseshme farmaceutike në tregun ballkanik.

Historia e kësaj kompanie nis më 2002-in, me hapjen e “Curri Pharma” në veri të Shqipërisë.  Edhe pse vendi gjendej në vështirësi ato kohëra, “Curri Pharma” ndërmori një iniciativë jo pak sfiduese, për të filluar ndërtimin e një kompanie të re. Falë punës dhe përkushtimit të themeluesit të saj, zotit Eduard Curraj, “Curri Pharma” mundi të bëhej mjaft shpejt një prej distributorëve më të rëndësishëm farmaceutikë në mbarë zonën, duke ndihmuar edhe në revolucionarizimin e mëtejshëm të sektorit farmaceutik në Shqipëri.

Ishte pikërisht “Curri Pharma” që shërbeu si gurthemeli i “Delta Pharma”-s,  kompanisë, e cila kësaj here  nuk do të synonte thjesht ndërveprimin me zonën veriore të vendit, por me gjithë territorin Shqiptar.  Tashmë  me seli qendrore në Tiranë,  më 2006-n, “Delta Pharma” nis aktivitetin si distributor dytësor, por falë marrëveshjeve me kompanitë farmaceutike ndërkombëtare, dora-dorës ia del të shndërrohet në një prej kompanive më të mëdha farmaceutike në vend e rajon, duke ofruar jo vetëm  barna cilësore, por edhe shërbime sipas standarteve europiane në këtë fushë.

Nga viti në vit, historiku i zhvillimit të kompanisë “Delta Pharma Albania” ka njohur vetëm rritje.

Në 2007-n, kjo kompani filloi bashkëpunimin me kompani farmaceutike ndërkombëtare, duke nisur në këtë mënyrë edhe transformimin nga një pikë e vogël, drejt një kompanie farmaceutike të rëndësishme. Portofoli i saj, nis e shtohet tashmë edhe me produkte të shëndetit dhe mirëqenies së konsumatorit.

Në 2013-n, “Delta Pharma” nis e zgjerohet jashtë territoreve të Shqipërisë zyrtare, duke përcjellë risitë dhe përvojën e fituar edhe në Kosovë.

Në  2018-n, pas një investimi të konsiderueshëm dhe me ndihmën grupit “Schaffer”,  kjo kompani vë në punë Sistemin e Menaxhimit dhe Dorëzimit të Magazinës, i cili mundëson përpunimin e shpejtë të porosive nga “Quick Pick System”, si dhe përpunimin e paketimin automatik me kuti të përshtatshme transporti (në përputhje me Praktikat e Ruajtjes dhe Shpërndarjes së Mirë të Barnave), duke siguruar në këtë mënyrë përgatitjen e shpejtë të porosive, sigurinë dhe gjurmimin e tyre në çdo kohë, deri në mbërritjen tek klienti.

E orientuar në Shqipëri, por me një rol kryesor në tërë rajonin e Ballkanit, kompania farmaceutike “Delta Pharma Albania”  është tashmë një distributor rajonal, që  siguron një gamë të plotë shërbimesh për prodhuesit.  Aktualisht, në rajonin ku ajo operon, popullësia kumulative i kalon të 10 milion banorët, duke e renditur atë si tregun e tretë më të madh në Europën Qëndrore Lindore, pas Polonisë dhe Rumanisë.

Falë bashkëpunimit me më shumë se 30 partnerë ndërkombëtarë, si Novartis, Bayer, Bilim, Mylan, Arven, Sandoz, Galderma e shumë të tjera, kompania farmaceutike “Delta Pharma” ofron barna që mbulojnë shumicën e fushave terapeutike, si Neurologji, Psikiatri, Okulistikë, Pulmonologji, Sëmundje Infektive, Urologji, Reumatologji, Hematologji, Pediatri,  ORL, Dermatologji, Metabolizëm dhe Endokrinologji, Nefrologji, Alergologji,  Gastroenterologji, Gjinekologji, Ortopedi,  Radiologji dhe Onkologji. Gama e produkteve të saj, është zgjeruar edhe më tej me një sërë produktesh, si shtesa ushqyese, produkte për fëmijë apo kozmetike, në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut.

Një prej shërbimeve që “Delta Pharma” ofron falë skuadrës së specializuar, është edhe mbështetja në çështjet rregullatore të barnave dhe ndjekja e proceseve krah autoriteteve përkatëse, për të siguruar miratimin dhe vendosjen e produktit në treg në kohën e duhur.

Si pjesë e zgjidhjeve shumëdimensionale që kjo kompani ofron, një prej pikave më të forta të saj janë  edhe ekipet e shitjes e të marketingut në terren.

Përfaqësuesit mjekësorë dhe farmaceutikë, operatorët telefonikë dhe menaxherët e specializuar, janë përherë në dispozicion të partnerëve lokalë, dhe kjo, sepse “Delta Pharma” beson se bashkëpunimet frutdhënëse me profesionistët e kujdesit shëndetësor, janë mënyra e duhur për të arritur rezultate.

Kompania “Delta Pharma Albania” shtrihet në një sipërfaqe trualli prej 12 mijë metrash katrorë, ku 3100 metra katrorë zihen nga zyrat qendrore dhe magazina e ndërtuar sipas standardeve europiane të distribucionit farmaceutik.

Aktualisht, pas 15 viteve eksperiencë në treg, me mbi 4500 produkte, 10 milionë pacientë të shëndetshëm dhe mbi 80 përfaqësues të marketingut e të shitjeve, “Delta Pharma Albania” gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin ballkanik,  si një partner efikas dhe i besueshëm, nga bashkëpunëtorët e jashtëm dhe të brendshëm.

Kompania farmaceutike “Delta Pharma Albania”, synon të jetë lideri kryesor rajonal në inovacion, të japë kontributin e vet për një jetë sa më të shëndetshme të komunitetit, të sigurojë një cilësi sa më të mirë në sektorin farmaceutik, sigurisht përmes përkushtimit të stafit të saj me përvojë. 

Eduard Curraj

CEO & Themelues i “Delta Pharma Albania”

 

Të ndërtoje një kompani si “Delta Pharma” në fillimet e viteve 2000, nuk ka qenë aspak e lehtë, por falë vizionit, pasionit dhe vullnetit për punën, mundëm ta ngrinim këtë kompani, për të cilën mund të themi me plot gojën se jemi krenar. Dëshira për të përmirësuar sektorin farmaceutik, më dha shtysën kryesore, për t’u fokusuar në zhvillimin e kësaj fushe kaq të ndjeshme dhe tejet të nevojshme (në atë periudhë) për vendin tonë.

Themelimi fillimisht i “Curri Pharma”  ishte një eksperiencë  domethënëse, e cila na dha vizionin dhe kurajon për të bërë një hap më të madh përpara, sikundër ishte edhe krijimi i “Delta Pharma”-s, e cila nisi të operonte shume shpejt si një distributor dytësor në rang kombëtar. Realizimi i suksesshëm i marrëveshjeve me kompani ndërkombëtare farmaceutike, sollën ngritjen me hapa të shpejtë të “Delta Pharma”-s, në nivelin e një prej kompanive më të mëdha farmaceutike në vend. 

Falënderimi kryesor shkon për bashkëpunëtorët tanë, që na kanë besuar duke na dhënë mundësinë  të tregojmë aftësitë tona, e po ashtu edhe për stafin shumë të përkushtuar të “Delta Pharma”-s, i cili mbështet me dashuri, vullnet e dinjitet, vizionin tonë si drejtues, për të qenë lider në rajonin e Ballkanit në sektorin farmaceutik, e po ashtu për t’u zgjeruar edhe më tej në Evropë.

 

 

Recent Posts

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More