SHPETIM LUKU/INSIFA, vëllezër e biznesmenë model

 

Teksa kryente një nga ato vizitat e tij të zakonshme nëpër kompani për të promovuar realitete të biznesit shqiptar, kryeministri Edi Rama iu drejtohet pronarëve të tij duke iu thënë se investim e teknologji të tillë nuk kishte parë kund. Nuk ishte një kompliment i zakonshëm për efekte kortezie, nuk ishte një përgëzim sa për të kaluar radhën, por ishte një impresion i vërtetë i shprehur nga ajo që shfaqej para syve të kryeministrit. Një fabrikë tërësisht e re me teknologji bashkëkohore të vitit 2020, e përbërë nga disa linja prodhimi që sigurojnë një proces të automatizuar plotësisht është edhe investimi kryesor i vëllezërve Osmani.  I realizuar ne vitin 2020, ky hap që ndërmorën vëllezërit aksionerë i dha INSIFA-s një dimension tjetër. Ky hap shërbeu për ta kaluar atë, nga një fabrikë e vogël, e aftë vetëm për të prodhuar produkte të ndryshme si biskota, cokollata, karamele, kekë, xhel etj vetëm për nevojat e vendit, në një fabrikë të zonjen për të prodhuar e cuar për eksport. Dhe punët duken se po fillojnë të ecin mirë. Mbi 40 për qind e prodhimit të INSIFA-s ka përfunduar në tregje të ndryshme ndërkombëtare me një gjeografi të tillë  si Maqedonia, Kosova, Franca, Italia, Spanjë, Holanda, Rumania e deri në Palestinë, Dubai e Irak. Është e qartë se me kapacitetin ditor që ka fabrika për të prodhuar mbi 50 ton produkte të ndryshme, drejtuesve të INSIFA-s do tju duhet të intensifikojnë lidhjet me partnerë potencialë të huaj në mënyrë që kuotat e eksportit të rriten nga njëri vit në tjetrit. Sepse deri tani, pjesa më e madhe e sasisë së eksportuar përfaqëson sasi që janë kërkuar nga vetë porositësit e huaj. Duke konfirmuar kështu emrin e mirë të kompanisë. Aftësinë mbresëlënëse të saj për të prodhuar produkte të pranuara, të mirëpritura e të dëshiruara nga konsumatorët e huaj.

Në axhendën e drejtuesve të saj janë futur pjesëmarrjet nëpër panarire të ndryshme, me qëllim ekspozimin e produkteve të tyre dhe për rrjedhojë, shtimin e shanseve për të nënshkruar kontrata të reja eksporrti. Aftësinë konkuruese kompania e ka. Pasi cilësia e produkteve që ajo ofron është e një niveli shumë të lartë, duke synuar pra, të kapë ato tregje që duan produkte cilësore.

Kompania e prodhimit të embëlsirave INSIFA është një avancim i mëtejshëm për vëllezërit Osmani. Nëpërmjet kësaj kompanie këta vëllezër dhe aksionerë u shndërruan  nga biznesmenë të shquar të sektorit të gastronomisë, si pronarë të një restoranti të mirënjohur që janë,  në industrialistë prodhues. Është një zhvillim i nevojshëm, që e ka kërkuar koha dhe që vëllezërit Osmani i janë përgjigjur kësaj kërkese të saj me mirëkuptimin, koordinimin dhe vendimin për të ndërmarrë këtë hap. Në Shqipëri mund të ketë edhe punishte të tjera që mund të prodhojnë produkte nga ato që ofron në treg INSIFA, por kjo e fundit mbetet kompania kryesore e këtij sektori. Me mbi 5 milionë euro xhiro, aktiviteti i kësaj kompanie është i diferencuar shumë nga “konkurentet” e saj, por tashmë me investimet e reja, INSIFA e ka garën me veten. Sfida e saj do të jetë dëshmimi i aftësisë ajo për të rritur kuotat e shitjeve në eksport. Për të rritur praninë e saj në këto tregje. Për të zgjeruar gjeografinë e tregjeve të huaja. Sigurisht, do ti duhet të kalojnë fillimisht pengesa që vijnë nga skepticizmi i të huajve për produkte “made in Albania”,  por vëllezërit Osmani kanë treguar se nëpërmjet një pune të palodhur, nëpërmjet  këmbënguljes dhe vendosmërisë së tyre do i realizojnë objektivat dhe qëllimet e tyre në raport me fabrikën e re.

Suksesi ka qenë refren i veprimtarisë së vëllezërve Osmani. I Ndricimit, Ismailit, Sulejmanit, Fatbardhit, Ilmiut dhe Altinit. Nuk besoj se ka rast më unik se sa ky i 6 vellëzërve Osmani, të cilët e kanë nisur një biznes familjar së bashku në fillim të viteve 90 dhe kanë përshkuar po së bashku një rrugë thuajsë 29 vjecare në biznes.  Sikurse ka thënë Artur Ashe, një ish-tenist amerikan, “suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Shpesh rrugëtimi  është më i rëndësishëm se sa përfundimi”.

Për vëllezërit Osmani rruga e suksesshme nisi në vitet e para të fillimit të sistemit të ri nëpërmjet një lokali të vogël. Në saj të dedikimit familjar, duke vepruar si një trup i vetem, shumë shpejt ky lokal u bë me emër dhe të shumtë ishin klientët që përcaktonin si destinacion të tyre “lokalin e Osmanëve”.

Pas lokalit, në vitin 1997, i erdhi radha ndërtimit të fabrikës të prodhimit të produkteve të ëmbla INSIFA, qëllimi i së cilës ishte përmbushja e kërkesës konsumatore të brendshme për produkte të këtij lloji.  Ndërkohë që në Gjirin e Lalëzit, nën brandin Insifa është edhe një resort turistik, i cili vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për pushuesit verorë.

Sikurse thamë edhe më sipër, me bërjen e fabrikës së re në një sipërfaqe mbi 6000 metra katror, përmasat e vëllezërve Osmani si biznesmenë rriten edhe më tej. Sfidat e tyre shtohen, por sikurse kanë fituar deri tani cdo sfidë e cdo betejë, po ashtu do të fitojnë edhe atë që kanë me eksportin, duke dërguar produktet e tyre në sasi gjithnjë e më të mëdha drejt tavolinave të konsumatorëve të huaj.

Recent Posts

Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More