Robert Masha, i riu shqiptar që la karrierën në Itali, për ta bërë atë në Shqipëri

 

Robert Masha është një djalë i ri 34 vjecar i diplomuar për financë në Universitetin e Bolonjës. Pas diplomimit filloi karrierën në profesionin e tij si auditor po në vendin fqinj. Mirëpo një ditë eprorët e kompanisë Maccaferri e thërritën Robertin dhe e i bënë me dije se e kishin emëruar në krye të kompanisë “Maccaferri Balkans” që ushtronte aktivitetin në Tiranë.  Ai nuk ndjeu asnjë farë pezmatimi pse po ndërpriste një karrierë profesionale në një vend si Italia e po vinte tashmë në Shqipëri, të cilën e kishte lënë për efekt studimesh që në vitin 2006. Në një vend, ku jo pak vetë kanë ikur apo programojnë të ikin për të vazhduar punët, jetën dhe karrierat e tyre në vende perendimore. “ Në Shqipëri jetohet mirë, nëse punët i ke mirë”- thotë Roberti.

Atë nuk e pushtoi ngurrimi për të lënë cfarë kishte atje në Itali, por përkundrazi e konsideroi këtë emërim si një mundësi për fillimin e një karriere tjetër, atë të menaxhimit në nivele të larta.

Robert Masha emërimin nuk e përjetoi me frikë-  që edhe ajo është e natyrshme në të tilla raste- por me gëzim e frymëzim, që vinte nga domethënia e të qënit në krye të një kompanie si “Maccafferi Balkans”. Sepse vetë “Maccaferri” është një kompani globale me më shumë se 70 degë që operojnë në 5 kontinente, e pranishme në më shumë se 100 vende dhe me rreth 3000 punonjës.  Bëhet fjalë për një kompani, që ka shkruar një histori 130 vjecare që prej përpjekjes së Raffaele Maccaferri-it, i cili në vitin 1879 zbuloi Gabionin modern, deri në rrjetin e tanishëm që operon në tregje të shumta. “Maccaferri” është një kompani e superspecializuar në projektimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve komplekse në tregun e fushës së inxhinierisë së ndërtimit, gjeoteknikës dhe mjedisit. Rrjeti ndërkombëtar i “Macaferr”-it rritet përmes ripërtëritjes dhe larmishmërisë së sektorëve të tij dhe përmes gamës në rritje të produkteve dhe aplikimeve cilësore dhe miqësore me mjedisin.

“Macaferri” nuk shet thjesht produkte si: gabione, gjeogride, tela lidhes, rrjeta teli, gjeomat, materase, rrjeta perde etj, por ajo përpiqet të jetë pika kryesore e referimit në anën teknike për projektimin dhe zhvillimin e projekteve të avancuara. Specialistët e tij janë fort të angazhuar të zgjidhin problemet e klientëve të tyre, duke siguaruar zgjidhje më të mira për ta nëpërmjet dëgjimit të vëmendshëm të tyre, ripërtëritjes dhe bashkëpunimit me ta.

Sot Macafferri është pra lider i padiskutueshëm i prodhimit dhe furnizimit të gabionëve dhe produkteve të rrjetave të telit të lidhura me to, në industrinë globale të ndërtimit.

Kur drejtuesit e “Maccaferr”-it i njoftuan vendimin e emërimit të krye të kompanisë që ata kanë në Shqipëri, Robert Masha e mori atë si një sfidë të vërtetë. Sepse do të ishte në krye të një projekti, i cili synonte të transformonte “Maccaferi Balkans” nga një kompani e zakonshme e grupit, që prodhonte produkte për tregje të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Kosova apo Maqedoni në një kompani që duhet fuqizuar më shumë. Më me prioritet.  Më të aftë për të përmbushur deficite që krijonin maccaferra të tjerë në vende të tjera. Më potente për të shfrytëzuar pozicionin gjeografik të Shqipërisë, e cila mundëson eksportin kudo.

Dhe ky project i ka dhënë efektet e para. “Maccaferri Balkans” gjatë vitit 2021 regjistroi një volum aktiviteti prej 1.6 miliardë lekë, ose afro 13 milionë euro. Në pamje të parë shifra e volumit të aktivitetit mund të mos shprehë qartë ecurinë, por ajo që e bën më mirë këtë dhe që tregon që “Maccaferi Balkans ka filluar të përjetojë një situatë tjetër është ajo e dinamikës së rritjes. Pasi gjatë vitit 2021, aktiviteti i “Maccaferri Balkans” u rrit rreth 60 për qind nga ana sasiore. Por akoma më shumë del në pah transformimi i kompanisë, po qe se shikohet treguesi i fitimit të saj. Në vitin 2020, kompania përjetoi humje jo të vogla, prej rreth 85 milionë lekë, Kurse vitit 2021 e mbylli me një fitim prej 50 milionë lekë. Që “Maccaferri Balkans” ka hyrë në një fazë të re të fuqizimit të saj, në fazë të re ku objektivat kanë avancuar, ku statusi i kompanisë në raport me disa simotra të saj në tregje të tjera ka ndryshuar kjo duket nga investimet në kompani. Së fundi ajo është zhvendosur në një zonë prej 40 mijë metra katror, ku vetëm sipërfaqja e fabrikës është 15 mijë metra katror. Përvec teknologjive egzistuese, janë montuar edhe teknologji të reja, të cilat shtojnë gamën e produkteve të kompanisë.  Për të bërë të mundur kështu realizimin e objektivit që kjo kompani ka për të kryer në vitin 2023 “Maccaferri Balkans”  një volum aktiviteti prej 25-30 milionë euro.

Dhe kur ky objektiv të përmbushet, kur kompania të ngrihet në atë stad që këtë volum aktiviteti do ta ketë standart të zakonshëm vjetor, atëhere edhe Robert Masha si drejtues i “Maccaferri Balkans” do të ndjejë kënaqësinë e përligjur të një pune të madhe të realizuar, shoqëruar me përmbushje objektivash.

 

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More