SHPETIM LUKU/ “Kastrati Group” po i afrohet 1 miliardëshit

 

“Kastrati Group” e mbylli vitin 2021 me një aktivitet që iu afrua nivelit të 800 milionë eurove, duke qenë kështu padyshim, grupi më i madh i biznesit në Shqipëri. Nëse kompanitë përbërëse të këtij grupi vazhdojnë e përmirësohen me këtë ritëm dhe nëse Grupi  vazhdon të ndjekë politikën e diversifikimit të mëtejshëm të aktivitetit të tij nuk është aspak cudi që në një të ardhme të afërt ai të mbërrijë nivelin e 1 miliard eurove aktivitet vjetor. Duke iu bashkuar kështu “klubit të kompanive miliardere” të rajonit, të cilat në vende si Kroacia, Serbia janë të zakonshme. Por le të shikojmë se si u paraqitën pjesët përbërëse të këtij trupi të fuqishëm ekonomik gjatë vitit të kaluar.

Kastarti Group që është kompania e tregtimit me shumicë të hidrokarbureve regjistroi një aktivitet prej 61 miliardë lekësh. Ose Mbi 500 milionë euro. E krahasuar me një vit më parë rritja ishte me mbi 120 milionë euro, por duhet theksuar se kjo rritje kaq e ndjeshme ishte edhe si pasojë e vështirësive që iu krijuan tregut të hidrokarbureve gjatë vitit 2020 prej pandemisë së Covid 19.

Kastrati është kompania e tregtimit me pakicë të hidrokarbureve, process ky që realizohet nëpërmjet mbi 90 pikave të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Me afro 15.5 miliardë lekë xhiro ajo është kompania e dytë e grupit, që edhe kjo, krahasuar me vitin paraardhës njeh një rritje për më shumë se 25 për qind. Nuk ka diskutim se në fushën e tregtimit të hidrokarbureve Kastrati është një lider që prej shumë vitesh dhe mbajtja e këtij pozicioni ka qenë dhe mbetet motivi i kompanisë për tejkalimin e sfidave dhe vështirësive që ofron ekonomia e brishtë shqiptare. Gjatë gjithë këtyre viteve, Kastrati ka mbajtur një performancë të shëndetshme financiare duke rezultuar me flukse positive nga aktiviteti i saj operacional dhe duke e bërë një ndër bizneset më të qëndrueshme e me besueshmëri të lartë në treg. Korrektesa në marrëdhëniet me klientët, me furnitorët dhe institucionet financiare me të cilat shoqëria bashkëpunon janë guri i themelit ku mbështetet suksesi i saj. Përvec stabilitetit, cilësisë pa kompromis dhe besueshmërisë është fokusi drejt inovacionit dhe teknologjisë që ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kompanive që tregtojnë hidrokarbure. Kastrati është e para shoqëri që ka aplikuar skemën e kartave bonus të besueshmërisë, tollonat elektronikë si dhe shumë facilitete innovative për klientët e saj. Gjatë viteve burimet financiare të saj janë investuar në sektorë të ndryshëm dhe bashkëpunime të frytshme me partnerë ndërkombëtarë. Vetë ky diversifikim i portofolit të investimeve është strategjia e zhvillimit të grupit Kastrati. Duke vepruar në këtë mënyrë ndër vite, pjesë e Kastratit janë bërë kompani të ndryshme, të themeluara apo të blera prej tij. Kështu, “Albsig” është një kompani e rëndësishme e tregut financiar të sigurimeve. Gjatë vitit 2021 ajo ishte kompania nr 2 e këtij tregu me rreth 3.1 miliardë lekë prime. Me një rritje prej 24 për qind.

“Auto Star Albania” është një tjetër kompanie Grupit Kastrati, por gjithashtu një kompani e rëndësishme e tregut automotive shqiptar, e cila realizoi një aktivitet në kuotën e 2.5 miliardë lekëve. Edhe kompania Tenet ishte në nivelin e 4.5 miliardë lekëve me një rritje prej rreth 900 milionë lekësh krahasuar me një vit më parë. Kastrati Contruction ka performuar mirë, madje edhe Albania Highway Concession. Kurse burimi i vërtetë i një kënaqësie të shtuar është padyshim Tirana International Airport. Performanca e saj gjatë vitit 2021 ishte e fantastike, teksa nga 3.2 miliardë lekë aktivitet që kishte regjistruar në vitin 2020, arriti në 5.6 miliardë lekë. Dhe nuk është se kjo rritje erdhi vetëm si pasojë e clirimit të vendit nga masat shtrënguese të pandemisë, por më tepër erdhi si rezultat i marrëveshjeve të rëndësishme që stafi menaxhues dhe pronarët e rinj të koncensionit nënshkruan me kompani të njohura ajrore që operojnë “laë cost”. Cka bëri që avionic të bëhej një mjet udhëtimi më se i zakonshëm dhe i leverdisshëm për gjithnjë e më shumë shqiptarë.

Kompanitë e grupit kastrati nuk janë përmirësuar vetëm nga ana sasiore, por ato kanë performuar shumë mirë edhe sa i takon treguesit të përfitueshmërisë. Të gjitha kanë siguruar një fitim prej mbi 8 miliardë lekësh ose afro 70 milionë euro, ku padyshim kontributin më të madh e kanë Kastrati Group me 5 miliardë lekë fitim dhe Tirana International Airport me 2.1 miliardë lekë.

Kastrati  është e mirëpozicionuar në të gjitha rajonet më të rëndësishme të botës, ndonëse Ballkani, Adriatiku dhe Mediterrani Lindor janë bazat historike të tregtisë së kompanisë. Kastrati synon të mbështesë një rritje ekonomike afatgjatë, stabilitet social, mirëqënie dhe progress në rajonin ku operon. Kastrati ka për mision sigurimin e një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të biznesit të saj, duke u shndërruar kështu në një lider i tregut të energjisë në rajon. Është një kompani e mirëorganizuar dhe me kapacitete maksimale të depozitimit, transportit, shpërndarjes dhe tregtimit. Kompania ka investuar dhe zgjeruar aktivitetin në cdo cep të Shqipërisë duke patur mbi 90 pika, ka kapacitete depozituese në masën e 70 mijë tonëve si dhe një flotë me mbi 80 mjete.

Kastrati i ka vënë vetes synime për të krijuar vlera të reja, për të mbajtur e konsoliduar stabilitetin e biznesit dhe lidershipin në tregun e karburanteve. Duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion si përpjekjet për uljen e kostove, rritjen e efikasitetit operacional, përmirësimin e cilësisë së produktit dhe shërbimit, si dhe vënien në përdorim të teknologjive më të fundit. Si një kompani e orientuar drejt tregut, Kastrati është e prirur të përfitojë në mënyrë të plotë dhe të menjëhershme nga cdo mundësi që i jepet. Dija dhe eksperienca, mendimi individual dhe menaxherial, si dhe një strukturë e sheshtë për marrjen e vendimeve e bëjnë Kastrati Group një partner të fuqishëm dhe fleksibël.

Xhiro e biznesit e realizuar, fitimi, eksporti, por edhe numri i të punësuarve tregojmë se tashmë kemi të bëjmë me një kolos të biznesit shqiptar.

 

 

 

Recent Posts

Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More
Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More