Simon Gjoka, suksesi që flet më shumë se leksionet e teoricienëve

 

 

Shpëtim Luku

“Shpëtim,  jam Simoni, ku mund ta gjej librin “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022” për ta blerë”. Mesazhi që mbërriti në whatsapp-in tim kishte shenja koefidence, por unë spo kujtohesha që spo kujtohesha dot se kush ishte Simoni që më shkruante në një mënyrë të tillë. Ndaj u përpoqa që nëpërmjet sms-ve pasaardhëse të orientohesha pak, por sërish pa rezultat. Sepse, sado që Simoni më tregoi se ishim takuar nja 6 vite më parë, unë sërish nuk arrija të krijoja një ide rreth tij. Megjithatë, nisur edhe nga kureshtja, por edhe i prekur në sedër nga memorja e cënuar që e paska humbur statusin e padiskutueshmërisë, vendosa tia dërgoj vetë një kopje të botimit të ri e me këtë rast edhe ta takoj personalisht Simon Gjokën. Dhe bëra shumë mirë që veprova kështu sepse nëpërmjet këtij takimi unë u ballafaqova me një rast suksesi të vërtetë, me një nga ato historitë e suksesit që flasin më shumë se sa  dispensat e leksioneve të Universitetit apo predikimet dhe këshillat e teoricienëve të ekonomisë dhe biznesit. Tabloja mu qartësua gjatë takimit. Simon Gjokën e kisha takuar përpara 6-të viteve, sërish për të njëjtin motiv. Kishte mbaruar Fakultetin Ekonomik e më pas kishte bërë një master për IT. Atë kohë ai ishte punonjës i një kompanie shumë të njohur të tregtimit të teknologjive të informacionit në Tiranë. Por gjatë këtyre 6 viteve që  kishin kaluar ai kishte pësuar ndryshime të mëdha në statusin e tij sepse nga një i punësuar tashmë ai kishte kompaninë e tij me mbi 25 ekspertë të punësuar.  Të cilët kanë në zotërim mbi 50 certifikata. Pra kishte pësuar një nga ato metamorfozat e shumëdëshiruara prej të gjithëve, por që i bën realitet vetëm ai  që është më i qartë në qëllimet e tij, në mënyrat se si përmbushen këto qëllime. Është një nga ato metamorfozat që  shërbejnë në fakt për të bërë edhe dallimin mes atij grupi njerëzish që ecën me kohën, që dallon tendencat e saj, që rri i përditësuar vazhdimisht e që për suksesin punon përditë nga ajo kategoria tjetër që progresin dhe suksesin e quan atë fat, dhuratë të rënë nga qielli apo llotari. Simon Gjoka është nga ata të rinj, të cilët nuk dëshirojnë ta kërkojnë e ta krijojnë fatin e tyre në vende të tjera të zhvilluara, duke braktisur Shqipërinë, por dëshiron të ndërtojë atë këtu. Duke kontribuar edhe në zhvillimin e Shqipërisë. Dhe i vendosur në sfondin e një atmosfere depressive, shkaktuar nga ububutë e përditshme rreth emigrimit të vazhdueshëm, sidomos i të rinjve, suksesi i tij merr akoma më shumë trajta romantike.  Sepse ai nuk ben pjesë tek ai kontigjent i të rinjve militantë e fanatikë partie, të cilët më pas pësojnë zhgënjimet e pritshme. Nuk bën pjesë as tek ai kontigjenti i të rinjve që kanë ndjekur formalisht një nga ato universitetet private kioska e tashmë iu duhet të përjetojnë krizën që sjell përfundimi i iluzioneve dhe ballafaqimi me realitetin e ashpër dhe konkurues. Simoni përbën kështu një shembull brilant se si ecet përpara, si përmbushet e si realizohet njeriu. Si përballohen vështirësitë, si shfrytëzohen mundësitë.  Simon Gjoka i kishte kuptuar tendencat dixhitale të kohës në të gjithë botën, “modë” kjo që do të vinte edhe në Shqipëri, ndaj nuk ngurroi të themelojë kompaninë  OneTech, një kompani kjo e specializuar dhe e certifikuar nga Microsoft për implementimin e sistemeve ERP dhe CRM. Zgjidhjet e kësaj kompanie automatizojnë proceset e shitjeve, të blerjeve, logjistikën, magazinën, financën, kontabilitetin etj. Prej zgjidhjeve dhe shërbimeve që ofron OneTech kanë përfituar mjaft kompani, pjesë të industrive të prodhimit, të distribucionit, farmaceutikës, rrjetet e dyqaneve të shitjeve me pakicë. Janë mbi 100 projekte që janë realizuar nga ekipi i OneTech dhe të gjitha janë projekte që e kanë cuar veprimtarinë e kompanive ku janë implementuar në stade të tjera të avancuara.  Në Shqipëri ka rritje impresionuese të kompanive teknologjike dhe OneTech është një prej tyre. Por ama dallimi i saj me kompanitë e tjera të së njëjtës natyrë është se OneTech është fokusuar tek implementimi i shërbimeve dhe zgjidhjeve vetëm tek biznesi, tek klientët privat. Kompani të mirënjohura si Albaelettrica, Teuta Durrës, Billa, OPA, Rossmann, Rejsi Farma, ITE, KMY, Intermed, AlbMarket, Conad, Pharma One, Teoren,  Zepa Natyral,  AGS, AlbHealth, Sali Elektrik, Best Seller, FIX, Mireli  e shumë komani të tjera i kanë lehtësuar proceset e tyre  apo janë zhvilluar më tej pikërisht prej zgjidhjeve që ka bërë OneTech. Dhe si një biznes që nuk njeh ndarje gjeografike, që nuk njeh kufij, veprimtaria e kompanisë nëpërmjet implementimit të zgjidhjeve është shtrirë në më shumë se 15 shtete, duke garantuar kështu edhe një rritje graduale nga viti në vit. Duke qenë një kompani që ofron shërbime të kërkuara nga koha është e sigurtë se edhe perspektiva e saj do të jetë ndoshta më e mirë se e tashmja. Për këtë punon i gjithë stafi i kompanisë. Për këtë punon edhe Simon Gjoka si themeluesi dhe administruesi i saj.

Recent Posts

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More