Avantazhi që u kthye në skllavëri

 

Shpëtim Luku

Përpara syve në  një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të kryejë një punonjësi benzinate, e përvec kësaj ka në administrim edhe një minimarket. Nga ata që janë tashmë pjesë përbërëse e stacioneve të karburantit. Në fakt, i habitur jam vetëm unë sepse të tjerët, pra banorët e Dhërmiut, Palasës apo Himarës tashmë janë mësuar me faktin se filipinasit janë pjesë e komunitetit të tyre.

Ca më tutje, në Qeparo, Elseni, pronari i  një kompleksi që ka një bar restorant, 9 dhoma për pushues, një lavazh makinash është i kapluar nga fataliteti. Nuk gjen punonjës, askush nuk vjen të punojë thotë ai, mes një trishtimi që i lexohet lehtë në fytyrë.

“Kam investuar rreth 1 milionë euro këtu, nëse këto lekë do investoja për të blerë apartamente në Tiranë do të isha ku e ku më mirë e nuk do të kisha këto problem”, thotë ai.

Në fakt, probleme me gjetjen e fuqisë punëtore kanë të gjithë bizneset, pavarësisht se disa prej tyre, kryesisht bizneset e mëdha, janë munduar ta zbusin problemin nëpërmjet agjensive të punësimit, duke sjellë punëtorë nga Azia. Por si erdhëm në këtë ditë, ku vende pune ka, por punonjës të gatshëm për ti pranuar ato nuk ka? A ishte kjo një rrufe në qiell të hapur, pra një krizë akute, apo ishte një krizë e përgatitur në mënyrë graduale dhe sistematike ndër vite?

Sa herë që qeveritarëve shqiptarë iu duhej të ftonin investitorë të huaj për të investuar në Shqipëri, krahu i lirë i punës rreshtohej si një ndër argumentët kryesorë për ti bindur ata. Dhe nuk është se ky argument ishte pa baza. Një vend i dalë nga një system i falimentuar ekonomik, sikurse ishte Shqipëria, papunësinë e kishte plagën kryesore të saj. Ndërsa punësimi i tyre ishte premtimi dhe sfida kryesore e politikanëve dhe qeveritarëve. Investitorët e huaj që erdhën në Shqipëri patën rastin ta verifikonin realitetin, duke gjetur këtu  kontigjente të mëdha të papunësh, madje edhe të papunë të kualifikuar, por edhe persona të gatshëm për të punuar, me qëllim sigurimin e mbijetesës së tyre. Krahun e lirë të punës filloi ta shfrytëzoi edhe biznesi vendas. U shtuan tej mase kompanitë që punonin me material porositës dhe ato të sigurisë fizike, që në thelb të veprimtarisë së tyre kishin shitjen e krahut të punës. Në garë për shfrytëzimin e punonjësve u vunë edhe bizneset e tjera, pavarësisht llojit të aktivitetit dhe pavarësisht rentabilitetit të tyre. Dy ishin drejtimet e fitimeve ekstra të biznesit shqiptar gjatë viteve. E para pagat. Marrëdhënia mes biznesmenit dhe punëtorit shqiptar ka qenë gjithmonë një kontradiktë, ku biznesmeni ishte i pakënaqur me punëtorët e tij dhe mendonte se edhe aq sa i paguante, i paguante kot. Ndërsa punonjësi është ndjerë i shfrytëzuar dhe që nuk ka marrë atë që i takon, pikërisht nga pangopësia e punëdhënsit të tij. Pak a shumë si realiteti I dikurshëm kur thuhej se “shteti bën sikur na paguan e ne bëjmë sikur punojmë.  Dhe puna arriti deri aty sa nëse dikur, në fillimet e sistemit të ri, të ikje nga shteti e të punoje në privat, quhej sikur kishe bërë progress të rëndësishëm, tani, të ikësh nga privati për në shtet është një zgjidhje e arsyeshme. Sepse paga mesatare bruto në shtet ka arritur në 85 mijë lekë, ndërsa në sektorin privat kjo pagë është rreth 110 euro më e ulët. Ndërkohë që shteti flet për objektiva konkretë, për ta rritur këtë pagë në 900 euro, kurse privati duket se nuk ka as dëshirë e as vullnet për të ndjekur këtë kurs. Edhe nëse paga mesatare është rritur disi në sektorin privat, arsyeja kryesore lidhet me rritjen e pagës minilae të herëpashershme, të kushtëzuar e të detyruar me ligj nga shteti.

Aspekti i dytë i shfrytëzimit të punonjësve ka qenë mospagimi i sigurimeve shoqërore të tyre. Ose me saktë dhe drejtpërdrejtë vjedhja e kontributeve të tyre, të cilat normalisht duhet të arkëtoheshin në skemat e sigurimeve shoqërore. Si rezultat i kësaj manie, puna arriti deri aty ku për 1 pensionist kemi vetëm 1,1 kontribues. Dhe pjesën e kontributit të munguar të biznesit në këtë drejtim, e kompenson buxheti i shtetit, ndërkohë që këto fonde mund të përdoreshin në drejtime të tjera. Dëmi është akoma më i madh sepse ndër vite është përgatitur një bombë sociale, e cila tashmë ka ardhur në prag të shpërthimit të saj. Duke harruar që vjen një ditë dhe njerëzit plaken e duhet të dalin në pension, biznesi shqiptar ka “meritën” e krijimit të kontigjenteve të tëra njerëzish, për të cilët pensioni është “mollë e ndaluar”.  Mbi 75 për qind e atyre që punojnë në të zezë apo pjesërisht në të zezë janë me atstusit e të varfërit, ndaj të kapluar nga paniku, ata tashmë kanë filluar të vrasin mendjen e të veprojnë për të korigjuar atë cmund të korigjohet. Kanë ikur dhe ikin në emigracion me shpresën se do të arrijnë të kapin disi kohën e humbur. Sa për ofertat për punë nga biznesi shqiptar ato nuk mbërrijnë në veshët e tyre sepse zhgënjimi duket i madh dhe besimi i pathyeshëm.  “Skllevërit” e krijuar nga biznesi ndër vite duket se janë nisur në kërkim të një padroni më të drejtë

Recent Posts

Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More
Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More