Maltin Korkuti


Drejtor i Përgjithshëm i “Credins Bank”

Xhiro e biznesit 2022: 100 milionë EURO

Ndryshimi në % 22/21: +8

Numri i punonjësve: 1038

Zyrat qëndrore: Tiranë

Ecuria e bankës Credins përgjatë 2022 ka qenë mjaft pozitive në shumë tregues financiar. Si një bankë që vazhdon të këtë pozita solide në treg dhe si banka e dytë më e madhe në total asetesh dhe depozitash, banka Credins është përballur me sukses me sfidat ekonomike lokale dhe ato globale.
Tregu bankar shqiptar, edhe pse në vitin 2022 ka qenë sfidues për industrinë bankare, ka vijuar të rritet me (5% në total asete dhe 7% në kredidhënie). Market share ishte 15.9% në total asete dhe 16.86% në total llogaritë e klientëve duke mbajtur në këtë mënyrë ritmin e rritjes së tregut.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Luan Muça


Founder & CEO DELTA GROUP

Emri i kompanisë: Delta Group

Xhiro e biznesit 2022: 153 milionë EUR

Numri i punonjësve: 1450

Zyrat qëndrore: Tiranë

Kur Luan Muca futi pllakat e para në një dyqan të vogël në Elbasan, ai e dinte se po hidhte hapat e para të një udhëtimi të gjatë. Jo të një udhëtimi rreth e qark botës, nga ai, që shumë njerëz e kanë si qëllim në vetëvete për të parë vende të ndryshme, për të njohur kultura të ndryshme. Por një udhëtim në botën e bukur, por edhe të vështirë të biznesit. E dinte që ky udhëtim do zgjaste në kohë, e dinte që do kishte sfida, pengesa e vështirësi, të cilat do të duhej ti kalonte. Por sado largpamës të ketë qenë Luan Muca, sado i qartë të ketë qenë për atë cfarë do të bënte, sado të kristalizuar të kishte objektivat dhe strategjinë e veprimit, vështirë të besohet se ai kishte kalkuluar se pas 25-26 vitesh do të arrinte këtë stad ku ka arritur faktikisht. Pasi realiteti që ka krijuar e tejkalon edhe endrrën më të cmendur që të lejonte Shqipëria e viteve 1996-1997. Delta Group ndodhet sot në piedestalin më të lartë të biznesit shqiptar, duke qenë një nga grupet më të fuqishme. Dhe ky nuk është një përfundim i egzagjeruar dhe euforik, por ajo cfarë tregojnë edhe shifrat.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Vasil Naçi


President & CEO i AGNA Group (AGNA sh.a, ALFA sh.a, ALBARTEX, AGNA Kosovë, International Alfa Contruction etj)

Emri i kompanisë: AGNA Group

Xhiro e biznesit 2022: 300 milion EUR

Ndryshimi në % 22/21: +8

Numri i punonjësve: 1500

Vendndodhja: Tiranë

Diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1991) dhe Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin e New York-ut në Pragë (2007).
Vasil Naçi është një ndër figurat me ndikim të thellë në shoqërinë shqiptare dhe në botën e biznesit. Me 32 vite përvojë në industri dhe me një pasion të pashoq për suksesin, ai është themeluesi dhe CEO i Agna Group, kompani e cila është sot lider në sektorin e FMCG në Shqipëri. Më shumë se 1,500 persona janë të punësuar prej kompanive pjesë të portofolit të investimeve të tij.
Përveç karrierës së pasur në sipërmarrje, Vasil Naçi është themelues i “Agna Leadership Academy,” një platfor më e cila synon të shpërndajë njohuri dhe mësime në fushën e lidershipit, menaxhimit, komunikimit, dhe shumë fusha të tjera të biznesit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Samir Mane


President i “Balfin Group”

Emri i kompanisë: Balfin Group

Xhiro e biznesit 2022: 350 milionë euro

Numri i punonjësve: 4500

Vendndodhja: Tiranë

Nëse do të shtrohet pyetja se cila ishte kompania apo grupi më i suksesshëm në terma absolutë gjatë vitit 2022 në Shqipëri, shumë kujtdo mund ti shkojë mendja tek biznesmeni i mirënjohur Samir Mane. Dhe jo pa shkak. Cdo vit kompanitë e krijuara dhe të menaxhuara nga ai performojnë në mënyrë më shumë se të kënaqshme, por gjatë vitit 2022 ato kanë patur rezultate ekonomiko financuare të tilla, që e bëjnë “Balfin Group”-in absolutisht më të suksesshmin e vitit. Ndonëse jo më të madhin. Megjithëse edhe sa i takon përmasave sasiore “Balfin Group” renditet ndër më të mëdhenjtë e vendit. 6 nga kompanitë e këtij grupi u futën ndër 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë. Spar Albania rezultoi kompania më e madhe e grupit Balfin për vitin 2002. Me një xhiro prej 9.3 miliardë lekë, ajo siguroi një rritje impresionuese krahasuar me vitin paraardhës. Operoi me 75 markete, nga të cilat, 34 nën menaxhimin e drejtëpërdrejtë, dy hipermarkete dhe 42 markete të tjera me modelin FRANCHISE.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Erdal Demir


Administrator i kompanisë “KURUM INTERNATIONAL”

Xhiro e biznesit 2022: 404 milion EUR

Ndryshimi në % 22/21: +15

Numri i punonjësve: 770

Vendndodhja: Elbasan

Ajo cfarë ndodhi gjatë vitit 2022, ishte e pazakontë. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës shkaktoi një tronditje të madhe cmimesh, sidomos të energjisë, duke i rritur ato e duke i cuar në qiell. Por ndërsa shumë biznese filluan të bëjnë llogaritë në kushtet e një situate të re, duke shqyrtuar e monitoruar realitetin e ri me gjithë problematikën e tij plot ankth e pasiguri, drejtuesit e “Kurum International” ishin shumë më të qetë se të tjerët. Pasi Kurumi duke qenë një konsumator i madh energjie, por nga ana tjetër, duke qenë edhe vetë prodhues energjie, ata e dinin që nuk do të kishin problemet me të cilat duhet të përballeshin të tjerët. Pra ata që iu duhet ta sigurojnë atë nëpërmjet të tretëve. E gjithë dilema e drejtuesve të kompanisë Kurum gjatë vitit 2022 ishte nëse duhet ta përdornin energjinë e tyre për fabrikën e prodhimit të celiqeve në Elbasan apo duhet ta shisnin në treg të lirë, duke reduktuar prodhimit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Kompania GSA


Xhiro e biznesit 2022: 470 milion EUR

Ndryshimi në % 22/21: +200

Numri i punonjësve: 171

Vendndodhja: Tiranë

Aktiviteti i kompanisë GSA për vitin e kaluar është rritur në mënyrë impresionuese. Nga afro 190 milionë euro që ai ka qenë gjatë vitit 2021, në vitin 2022 shkoi në rreth 470 milionë euro. Natyrisht, ky kapërcim sasior i aktivitetit të kësaj kompani nuk përfaqëson rritje të volumeve të punës së saj në këtë masë. Pasi, si një kompani që në natyrën e aktivitetit të saj ka sigurimin e energjisë elektrike nga tregje ndërkombëtare, ajo do të ishte e ndikuar edhe nga kriza botërore që u shkaktua nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ky veprim tronditi pikësëpari tregjet ndërkombëtare të energjisë, e mbi të gjitha atë të energjisë elektrike. Cmimet e saj u rritën disa here, por statistikat e performancës tregojnë se edhe pse periudhë krize GSA ka manovruar shumë mirë. Edhe bilanci energjitik i vitit 2022 tregon dhe konfirmon vështirësitë me të cilat është hasur vendi, sa i takon këtij produkti tepër të rëndësishëm. Prodhimi vendas i energjisë elektrike ishte në nivelin e 7 GWh nga 8.963 GWh që ishte një vit më parë ose me 21 për qind rënie. Ndërkohë, importi ishte 3.044 Gëh nga 2.253 GWh që ishte në viti 2021. Pra me
35.1 për qind rritje.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Marin Gjonaj


Emri i kompanisë: Info-Telecom, ENER TRADE, ProMarketing

Xhiro e biznesit 2022: 760 milion EURO (të tre kompanitë)

Numri i punonjësve: 200

Vendndodhja: Tiranë

Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku më të rëndësishmet prej tyre janë Info-Telecom, ENER TRADE dhe Promarketing. Natyrisht, Info- Telekomi është ajo që i ka paraprirë krijimit të grupit. Sepse, me sukseset e njëpasnjëshme që nga viti 2009 kur është krijuar e në vazhdim, ajo ka ndihmuar në krijimin e rrthanave të nevojshme, në krijimin e atmosferës së duhur, të rritjes së entuziazmit tek krijuesi i saj, Marin Gjonaj, që ai ti futet edhe sipërmarrjeve të tjera. Sikurse ka ndodhur realisht gjatë këtyre viteve. Vërtet Info- Telecom ka rrokur sukses vit pas viti, por ajo performancë që ka regjistruar gjatë vitit 2022 është kulminantja e saj përgjatë 13 viteve aktivitet. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat. Me 46 miliarde lekë xhiro Info-Telecom ishte kompania numur 6 sa i takon madhesise se biznesit, me një rritje prej 10 miliarde lekë krahasuar me vitin paraardhës. I mbarë ka qenë viti 2022 edhe sa i takon përfitueshmërisë së kompanisë. Mbi 1.2 miliardë lekët fitim i siguruar para tatimit, i garantuan kompanisë vendin e 27, ndër 200 kompanitë më të suksesshme shqiptare. Edhe dinamika e rritjes së fitimit nga viti paraardhës është impresionuese sepse janë rreth 460 milionë lekë më shumë fitim.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Shefqet Kastrati


Emri i kompanisë: Kastrati Group

Xhiro e aktivitetit 2022: 1 miliardë euro

Numri i punonjësve: 2500

Vendndodhja: Durrës

Kur në media autovizive shfaqen spote publicitare të kompanive përbërëse të Grupit “Kastrati”, ky element nuk harrohet të vohet në dukje. Pra sidoqoftë emri i kompanisë, çfarëdo produkti apo shërbimi të afrojë ajo, do ta shoqërojë “shënimi” që është “pjesë e “Kastrati Group”. Nuk është diçka e parëndësishme kjo, përkundrazi është dëshmi e vetëdijes për reputacionin që tashmë ka krijuar prej vitesh ky grup biznesi, më i fuqishmi i biznesit shqiptar. Me kompani të shumta që ushtrojnë aktivitete të ndryshme që fillojnë nga tregtimi i karburanteve, sigurimi, ndërtimi, trafiku ajror, menaxhimi dhe mirëmbajtja e rrugës së Kombit, hoteleria, turizmi etj etj. Kur folëm vjet rreth aktivitetit të këtij grupi parashikuam që në një të afërmë shumë të afërt dhe me ritmet e rritjes vjetore të tij, ky grup do ta kalonte kufurin e 1 miliardë euro xhiro vjetore. Dhe ja, treguesit e performancës së tij për vitin 2022 tregon se “Kastrati” Group u bë i pari grupim kompanish që e kaloi stekën e 1 miliardë eurove aktivitet vjetor. Pjesën më të madhe të kontributit në këtë rezultat historic e kanë kompanitë e karburanteve të shumicës dhe pakicës, të cilat regjistruan gjatë vitit 2022 një xhiro prej 93 miliardë lekësh. Natyrisht, një ndikim në këtë rritje ka patur edhe kriza që shkaktoi konflikti i Rusisë me Ukrainën, cka trazoi tregjet botërore të karburanteve, por edhe rritja e volumeve të shitjes nga dy kompanitë kryesore të Kastrati-t në këtë fushë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Kompania Zepa Natyral


Emri i kompanisë Zepa Natyral
Vendndodhja: Sukth, Durrës

Dashuria, Respekti për Natyrën, Pasioni, Inovacioni, si dhe lënda e parë 100% e freskët, zgjedhur me kujdes nga fermat më të mira, janë kombinimi perfekt për të sjellë produktin final Zepa Natyral. Zepa Natyral, pjesë e fabrikës së përpunimit të qumështit A G S sh.p.k , u krijua në vitin 2017 me qëllimin e vetëm për të sjellë tek konsumatori shqiptar, atë që mungonte, prodhimin vendas, qumësht dhe nënproduktet e tij me cilësinë e vërtetë sipas standarteve dhe kushteve të sigurisë ushqimore europiane. Duke mos u larguar nga qëllimi kryesor që nxiti krijimin e brandit Zepa, sigurimi i lëndës së parë qumësht bëhet vetëm nga fermerët vendas, kryesisht këto ferma janë të përqëndruara në zonën e veriut të Shqipërisë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Julian Bërxulli


Emri i kompanisë: AMBRA
Xhiro e biznesit 2021: 3 milion EURO
Numri i punonjësve: 400
Vendndodhja: Durrës

Disa kompani kanë një natyrë të tillë aktiviteti, ku pika e saj më e fortë është impakti social i veprimtarisë. Pra numri i të njerëzve që një kompani e tillë arrin të punësojë. Ndaj, edhe kur shqyrtohet dinamika e veprimtarisë së këtyre lloj kompanive nga njëri vit në tjetrin, nuk është fort e rëndësishme nëse volume i aktivitetit të saj në vlerë ka ardhur në rritje apo në zbritje. Mirë është që ky aktivitet të jetë me rritje, por sidoqoftë, treguesi më sinjikativ i tyre është numri i të punësuarve. Shembulli ilustrues më i mirë i kësaj që thamë më sipër është kompania AMBRA. Gjatë vitit 2020 arriti të regjistrojë vitin rekord në historinë e saj. Arriti të sigurojë rezultate që e diferencuan ndjeshëm nga kompanitë e sektorit të saj, por e renditën edhe mes kompanive më të mira shqiptare në tërësi. Ndërsa gjatë vitit 2021 aktiviteti i kompanisë pati një farë zbehjeje.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”