Genc Mataj


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së transportit “Pelikan”
Xhiro e biznesit 2021: 12.5 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +25
Numri i punonjësve: 124
Vendndodhja: Durrës

Gjatë vitit 2021 performanca e kompanisë së transportit “Pelikan” ishte shumë e mirë. Regjistroi një volum aktiviteti në vlerën e 1,56 miliardë lekëve ose rreth 25 për qind më të lartë se sa ai i një vitit më parë. Sic duke, dalja nga pandemia, ose më saktë heqja e masave kufi- zuese e gjallëroi biznesin shqiptar, e për rrjedhojë e ktheu në nivelet dhe ritmet e zakonshme vjetore të rritjes edhe kompaninë “Pelikan”.
Agjensia Pelikan u formua në vitin 1991 nga Feruz MATAJ. Nga viti 1991 deri në vitin 1994 agjensia ka operuar për shpërndarjen e Ndihmave Humanitare për Shqipërinë nga Italia dhe vendet e tjera të Europes nën emrin “Pelicano”.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Faik Curri


President i kompanisë “CURRI”
Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +30
Numri i punonjësve: 187
Vendndodhja: Tiranë

Faik Curri është një nga biznesmenët më të hershëm shqiptar. Me kompaninë e themeluar që në vitin 1995, ai është jo vetëm një biznesmen që e ka ushtruar për një kohë të gjatë aktivitetin e tij, por edhe në mënyrë të suksesshme. Dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe. “Maya Angelou, një ish-personazh i shquar i jetës amerikane thoshte “mos i bëni paratë qëllimin tuaj. Ju mund të jeni të suksesshëm vetëm në atë që doni. Shkoni në këtë jetë tek ato gjëra që doni dhe bëjeni aq mirë sa të tjerët nuk mund të heqin sytë nga ju”.
E pra këtë filozofi jete dhe pune ka patur Faik Curri. Nuk i është dashur të merret me ndonjë punë të improvizuar nga halli, nga nevoja, por ka zgjedhur të bëjë atë punë për të cilin është arsimuar, për të cilën është diplomuar e të cilën jo vetëm di ta bëjë por edhe dëshiron ta bëjë. Dhe përgjatë 27 viteve të gjitha energjitë menaxhuese, reformuese e përmirësuese i ka adresuar në rritjen dhe perfeksionimin e kompanisë së tij “Curri”, duke e bërë atë një nga kompanitë e rëndësishme në sektorin e punimeve të infrastrukturës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Robert Masha


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Maccaferri Balkans”
Emri i kompanisë: “Maccaferri Balkans”
Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +60
Numri i punonjësve: 170

Robert Masha është një djalë i ri 34 vjecar i diplomuar për financë në Universitetin e Bolonjës. Pas diplomimit filloi karrierën në profesionin e tij si auditues po në vendin fqinj. Mirëpo një ditë eprorët e kompanisë Maccaferri e thërritën Robertin dhe i bënë me dije se e kishin emëruar në krye të kompanisë “Maccaferri Balkans” që ushtronte aktivitetin në Tiranë. Ai nuk ndjeu asnjë farë pezmatimi pse po ndërpriste një karrierë profesionale në një vend si Italia e po vinte tashmë në Shqipëri, të cilën e kishte lënë për efekt studimesh që në vitin 2006. Në një vend, ku jo pak vetë kanë ikur apo programojnë të ikin për të vazhduar punët, jetën dhe karrierat e tyre në vende perendimore. “ Në Shqipëri jetohet mirë, nëse punët i ke mirë”- thotë Roberti.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Robert Lili


Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Illyrian Guard”
Xhiro e biznesit 2021: 14 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +70
Numri i punonjësve: 1604
Vendndodhja: Tiranë

Shoqëria “Illyrian Guard” sh.a është një kompani me kapital 100 % shtetëror e krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave në 4 Prill 2019, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë, publikë dhe privatë. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pro- nar të 100 % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.
Qëllimi i Shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a. është të ofrojë shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit dhe shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucioneve në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Hajri Elezi


Emri i Kompanisë: Lajthiza Invest
Xhiro e biznesit 2021: 15.5 milion EURO
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Lajthizë, Pukë

Të nisesh për të shkuar në Kukës nga rruga e vjetër e Qafë Malit ka qenë dikur një sipërmarrje e vështirë, shumë dekurajuese. Ishte një rrugë që bëhej nga halli. Por akoma edhe më e vështirë duket dhe përjetohet tashmë, duke marrë parasysh komoditetin që të ofron Rruga e Kombit. Kthesat e pafundme dhe të forta, përmasat e ngushta të saj, ngjitje zbritjet i bëjnë heronj të vërtetë ata që kalojnë në këtë korridor rrugor për arsye pune apo biznesi. Këtë rrugë përdorin edhe kamionët e shumtë të kompanisë “Lajthiza Invest”, që marrin ujin e ambalazhuar nga repartet e fabrikës për ti dërguar në njësitë e distribuimit të shumicës apo pakicës. Mjafton të shkosh njëherë për vizitë tek fabrika e mirënjohur në Lajthizë dhe ajo rrugë e vjetër mes maleve shërben si përfytyrim i gjithë ecurisë 22 vjecare e kompanisë. Një rrugëtim shumë i suksesshëm i saj, por që natyrisht ka kaluar mes vështirësish e problematikash të shumta. Dhjetë vitet e fundit kanë qenë vërtetë të suksesshme për “Lajthizën”, vite gjatë të cilave ajo është shndërruar në lider i padiskutueshëm i tregut përkatës, me afro 60 për qind të totalit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Etleva Laro


Emri i kompanisë: EFA Solution dhe Prodyn
Xhiro e biznesit 2021: 16 milionë euro
Numri i punonjësve: 1010
Vendndodhja: Tiranë

Etleva  Laro është një personazh rela- tivisht i ri i biznesit shqiptar. Jo vetëm për moshën e saj individuale, por edhe “moshën” e kompanive të themeluara nga ajo. EFA Solution është kompania e parë e krijuar prej saj në vitin 2015, kurse një vit më vonë, u krijua edhe Prodyn. Që të dyja me profil prodhimin e këpucëve. Që të dyja kompanite iu shtuan një morie kompanish të tjera të këtij sektori, vecse tek Eva Laro ka qenë primar qëllimi për të ndërtuar dhe organizuar kompanitë më të mira të sektorit. Sot, megjithëse koha e aktivitetit është e shkurtër, pra vetëm 5 apo 6 vite në veprim e aktivitet, mund të thuhet se ajo, është kthyer në një nga personazhet e rëndësishme të kësaj industrie. Me aktivitet që sa vjen e rritet. Me numër klientësh që sa vijnë e shtohen. Me organizimin e punëve që sa vjen e përsoset, duke synuar rritjen e produktivitetit të saj. Me aktivite- tin që vjen duke u modifikuar vazhdimisht, duke synuar përfubdimin e plotë të ciklit të prodhimit të këpucëve në kompanitë e saj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Vasil Llajo


Emri i kompanisë: Intermedica
Xhiro e biznesit 2021: 17 milionë euro
Numri i punonjësve: 186
Vendndodhja: Tiranë

Një mjek i mirë, kompetent e i përgjegjshëm, i dhimbsur e i kujdesshëm arrin të lërë gjurmë në jetën e individëve pacientë që “takon” gjatë ushtrimit të profesionit të tij. Me sqarimin e diagnozave. Me kurimin e problemeve shëndetësore. Me këshillat e vyera për një jetë të shëndetshme, etj. Mirëpo Dr. Vasil Llajo dëshironte të kishte një rol, një mision më të madh ndihmës në dobi të njerëzve. Dhe për të patur sukses i kishte komponentët më të nevojshëm që nevojiten për të. Kishte ëndërrën, pra, qëllimin për t’iu shërbyer sa më shumë e sa më mirë njerëzve, kishte besimin në vetëvete dhe sigurisht, kishte edhe këmbënguljen e madhe për një punë të palodhur ndër vite. Dhe ja sot “Intermedica” është një realitet i bukur, një realitet i rëndësishëm, një ëndërr e përmbushur e mjekut të njohur Llajo. Përgjatë një rruge 27 vjeçare.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Ram Geci


Xhiro e biznesit 2021: 20 milionë EURO
Ndryshimi në % 21/20: +70
Numri i punonjësve: 273
Vendndodhja: Tiranë

Për personat që kanë arritur një lloj protagonizmi në një fushë të caktuar nëpërmjet veprimtarisë së tyre thuhet zakonisht që ata janë njerëz të suksesshëm. Por kjo fjalë, pra i suksesshëm nuk e ka fuqinë dhe peshën e duhur për të shprehur e karakterizuar arritjet madhështore që kanë bërë në jetën e tyre njerëz të kalibrit të Ram Gecit. Sepse persona si ai kanë patur cdo ditë të suksesshme, persona si Ram Geci suksesin e kanë shndërruar në mënyre jetese. Që prej vitit 1994, kur ai vendosi ta ndryshojë realisht jetën e tij, duke u bazuar në iniciativën e lirë, në thurjen e ëndrrave dhe punën e madhe për ti realizuar ato. E filloi me themelimin e një subjekti privat “Geci”, me natyrë biznesi punimet në infrastrukturë, bazuar në parashikimin vizio- nar se ajo, pra infrastruktura e prapambetur, do i nënshtrohej investimeve me qëllim zhvillimin e saj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Kompania Teuta Durrës


Emri i kompanisë: Teuta Durrës
Të ardhurat bruto 2021: 20 milionë EURO
Numri i punonjësve: 170
Vendndodhja: Durrës

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën e import-eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, me bazë si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit, etj. Në fillimet e viteve 90′ për shkak të ndryshimeve ekonomike të kësaj periudhe shume ndërmarje nuk i rezistuan dot situatave të reja të tregut , por fale drejtimit me integritet profesional nga Eleni Babameto në pozicionin e specialistes kimiste menaxhimi i punës vazhdonte normalisht. Udhëhequr nga këto synime tashme drejtimi i kesaj kompanie private ishte besuar Eleni Babameto nga investitoret e huaj. Më shumë përpjekje dhe aftësi drejtuese Eleni arriti që të rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fillestare deri në 100% duke filluar nga viti 2009. Sot shoqëria TEUTA DURRES Sh.p.k është 100% nje kompani shqiptare me të vetmit aksionere bashkeshortët Babameto me dy djemte e tyre.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Gentian Karaj


Xhiro e biznesit 2021: 21 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +60
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Tiranë

Tregu i makinave të reja në Shqipëri karakterizohet një numur konstant shitjesh cdo vit. Ajo cfare mbetet të konstatohet në vitin pasardhës nuk ka të bëjë se sa është rritur ky treg, pasi ai prej vitesh duket i “ngrirë”, tek pak më shumë se sa 3000 automjete në vit. Por tek ndryshimi strukturor i këtij tregu ndërmjet operatorëve që funksionojnë në të. Pra, studimi dhe analiza përqëndrohet tek performancat e kompanive konkrete, kush ka fituar e kush ka lëshuar terren në këtë “tortë” prej 3000 automjetesh të reja. Prej disa vitesh, kompania që po performon jashtëzakonisht mirë është “Albanian Motor Company”. Një rezultat të tillë pati edhe gjatë vitit 2021. Madje, duhet theksuar se gjatë këtij viti, “Albanian Motor Company” regjistroi performancën më të mirë në të gjithë historinë e saj si kompani e tregtimit të automjeteve të reja.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”